Albatlanta

Tatimi pėr shitjen e shtėpive, Qeveria ndryshon ēmimet nė tė gjithė vendin
BLEDAR HOTI
Qeveria rrit vlerat e apartamenteve nė tė gjithė qytetet e Shqipėrisė. Vendimi mė i fundit i Qeverisė pėr ēmimet mesatare tė apartamenteve flet pėr njė rritje tė tyre nė krahasim me vitet e kaluara. Pėrllogaritjet e kryera nga ana e Entit Kombėtar tė Banesave janė tė ndryshme nga viti 2008. Nė koston mesatare tė shitjes mbi bazėn e qyteteve ėshtė llogaritur njė rritje qė varion nga 3.000-5.000 lekė tė reja. Nė disa raste ekzistojnė dhe rritje maksimale qė nė krahasim me vitin e kaluar ka njė diferencė deri nė 8 mijė lekė tė reja. Kėtu vlen tė pėrmendet rasti i Vlorės ku ēmimi mesatar i shitjes sė apartamenteve pėr kėtė vitit ėshtė 59.101 lekė/m2, nė njė kohė qė nė 2008 ky ēmim ishte pėrcaktuar 50.988 lekė/m2. Pėrcaktimi i kėtyre ēmimeve ndėrmerret me qėllimin pėr tė sanksionuar mė pas taksėn qė do tė pėrdorin Zyrat e Regjistrimit tė Paluajtshme gjatė hipotekimit tė banesave. Nė bazė tė ligjit personi qė i shet shtėpinė e tij njė tjetri duhet tė paguajė tatimin mbi fitimin, i cili ėshtė nė masėn 10 pėr qind. Nėse shtėpia dikur ėshtė blerė me 400 lekė metri/2 dhe tani shitet me 800 lekė metri/2, diferenca qė mbetet nga kjo duhet tė paguhet nė formėn e tatimit mbi vlerėn e shtuar nė hipotekė. Njė vendim i tillė ndėrmerret dhe pėr tė shmangur ēdo abuzim tė mundshėm qė realizohet gjatė shitjes sė apartamenteve, duke ulur vlerėn reale tė shitjes, pėr shkak tė shmangies sė pagesės sė tatimit. Kjo shihet si masa parandaluese nga ana e qeverisė. Ndėrsa pėrcaktimi i ēmimeve fikse mund tė sjellė dhe pėrfitime pėr banorėt e zonės sė kryeqytetit, ku vlera e shitjes reale sė tyre shkon dhe deri nė 3 mijė euro pėr metėr katrorė. Ēmimi mesatar nė zonėn e Bllokut, nė pjesėn mė tė lakmuar tė Tiranės ėshtė 175.000 lekė pėr metėr katrorė. Ēmim tjetėr maksimal pėr metropolin shqiptar ėshtė ai qė prek rrugėn e Durrėsit, tė Kavajės, Sheshin "Skėnderbej", nė 140.000 lekė/m2. Qeveria e ka rritur me 1 mijė lekė ēmimin pėr kėtė zonė. Nė vlerėn e kostos mesatare, sipas vendimit tė qeverisė nuk janė pėrfshirė vlerat e "rrjetit inxhinierik; projektit,3. studimit gjeologjik, lejes sė ndėrtimit, truallit, shpenzimeve operacionale tė EKB-sė qė janė nė masėn 4%". Ēdo vit qeveria, nė bashkėpunim me Entin Kombėtar tė Banesave dhe tė Ministrisė sė Punėve Publike dhe Transportit kryen rivlerėsimin e ēmimeve mesatare tė apartamenteve, kjo pėr tė gjitha qytetet e Shqipėrisė. Nė vendim ėshtė pėrcaktuar se nė rast se mungon ndonjė qytet nė tabelat pasqyruese, do tė merret pėr bazė ēmimi mesatar qė ka qyteti mė i afėrt.

kostoja

Kostoja mesatare e ndėrtimit tė banesave, nga Enti Kombėtar i Banesave, nė shkallė republike, pėr vitin 2007, ishte 29.874 lekė/m2, pėr sipėrfaqe shfrytėzimi.

Kostoja mesatare e ndėrtimit tė banesave, nga Enti Kombėtar i Banesave, nė shkallė republike, pėr vitin 2008, ishte 33. 464 lekė/m2, sipėrfaqe shfrytėzimi.

Pėr pėrcaktimin e vlerės mesatare pėrdoret metoda e krahasimit a) Kjo metode bazohet ne krahasimin e raporteve qe rezultojnė nga kėmbimi i truallit me sipėrfaqe ndėrtimi ne zonėn pėrreth truallit qe do te zhvillohet dhe nxjerrjen e njė mesatare aritmetike.

Institucionet
Tė dhėnat e Tregut tė lire tė apartamenteve 
sipas tė dhėnave tė Entit (Ēmimi mesatar i shitjes, lekė/m2 sip. Shfrytėzimi)

1    Tirana (mesatare)    84.750
2    Vora            50.000
3    Kamza             49.980
4    Durresi            73.968
5    Kavaja            58.327
6    Shijak            43.794
7    Shkoder            51.405
8    Puke            13.290
9    Laē-Vau Dejes        26.350
10    Koplik            39.256
11    Fushe-Arrez        6.922
12    Lezhe            52.200
13    Vlore            59.101
14    Orikum            48.600
15    Himare            53.400
16    Korēe             45.500
17    Pogradec        46.057
18    Bilisht            35.680
19    Erseke            24.959
20    Maliq             29.406
21    Leskovik        20.243
22    Fier            56.094
23    Lushnje            41.202
24    Ballsh            34.800
25    Patos             31.692
26    Divjake            46.671
27    Roskovec        36.772
28    Berat             37.281
29    Kuēove            32.672
30    Poliēan            20.848
31    Corovode        15.946
32    Ura Vajgurore        29.750
33    Elbasan            48.984
34    Librazhd        42.240
35    Cerrik            39.658
36    Gramsh            38.666
37    Peqin             39.796
38    Prrenjas            38.650
39    Rrogozhine        3.700
40    Gjirokaster        48.035
41    Permet            27.456
42    Sarande        49.500
43    Delvine            39.800
44    Tepelene        20.260
45    Memaliaj        9.340
46    Kelcyre            23.250
47    Konispol        34.170
48    Libohove        29.400
49    Laē             40.552
50    Kruje             52.230
51    Fushe-Kruje        52.230
52    Mamurras        27.147
53    Rreshen        39.193
54    Kukes             34.030
55    Tropoje            27.300
56    Krume             27.060
57    Peshkopi        40.410
58    Burrel            36.860
59    Bulqize            36.610
60    Klos             35.000
61    Sukth             41.000
62    Belsh             34.300
63    Selenice        25.200
64    Rrubik            28.000
65    Komuna Krrabe        24.505
66    Komuna Shengjin    52.000
67    Komuna Molot        29.481
68    Komuna kashar        58.200
69    Komuna Dajt        57.000
70    Komuna Farke        70.000
“Diplomatėt tė ndėrhyjnė pėr pronat nė Jug”

Shoqata e pronarėve "Bregdeti" nė njė letėr drejtuar trupit diplomatik nė Tiranė kėrkojnė qė tė bėjnė presion ndaj qeverisė pėr tė realizuar zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes sė pronėsisė nė perlėn e jugut tė Shqipėrisė. Nė kėtė letėr theksohet se shteti vazhdon te shkeli detyrimet kushtetuese dhe tė drejtėn e pronės sė trashėguar. Shoqata Bregdeti i kėrkon ambasadorėve tė trupit diplomatik nė Shqipėri qė tė ndikojnė qė nga shteti Shqiptar tė respektohet e drejta e pronės private edhe nė zonėn turistike dhe ashtu siē ėshtė bėrė nė zonat veriore tė Shqipėrisė dhe nė afro 75% tė vendi , prona qė nuk ėshtė e shtetit, por qė ėshtė e grabitur nga shteti i diktaturės tė kthehet fizikisht tek pronari i ligjshėm. "Ligjet aktuale synojnė qė toka turistike tė pėrvetėsohet nga oligarkia politike dhe shkelėsit e ligjit. Qė kthimi i pronave tė futet nė rrugėn e zgjidhjes duhet qė procesi i kthimit tė ndahet nga ai i kompensimit, duke pėrcaktuar njė afat kohor tė shpejtė pėr pėrfundimin e procesit tė kthimit fizik nė pėrputhje me nenet 41 dhe 181 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė nė fuqi, dhe nė pėrputhje me kėrkesat e nenit 191 tė dokumentit nr. 11115 datė 20 dhjetor 2006 tė Asamblesė Parlamentare tė KE", thuhet nė letėr. Kush shet shtėpinė, tatohet 10% Me udhėzim tė veēantė qeveria ka pėrcaktuar mėnyrėn e tatimit tė pasurisė sė paluajtshme nė tė cilėn ajo shitet. Masa e tatimit ėshtė 10 pėr qind, mbi diferencėn mes vlerės sė pronės qė shet dhe asaj qė ke blerė. Nė pikėn 1 tė udhėzimit tė firmosur nga ministri i Financave, Ridvan Bode ėshtė pėrcaktuar se "Kalimi i sė drejtės sė pronėsisė mbi pasuritė e paluajtshme, tokė dhe ndėrtese, tatohet me 10 pėr qind tė fitimeve kapitale tė realizuara". Ky paragraf nuk zbatohet nė rastet e shkėmbimit tė sė drejtės sė pronėsisė mbi tokėn me tė drejtėn e pronėsisė mbi ndėrtesėn e ndėrtuar mbi tokė. Nė kėtė rast tatimi i tė ardhurave kryhet sipas ligjit " Pėr tatimin mbi tė ardhurat. Individi qė kalon tė drejtėn e pronėsisė mbi pasurinė e paluajtshme, paguan tatimin para kryerjes sė regjistrimit tė kėsaj pasurie, nė pėrputhje me aktet ligjore pėrkatėse. Pasuria e paluajtshme nuk regjistrohet, pa provuar pagimin e detyrimit pranė Zyrave Vendore tė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme. "Me kalim tė sė drejtės sė pronėsisė, kuptohet akti i shitjes apo akti i dhurimit tė pasurisė sė paluajtshme. Nė kuptim tė nenit 11 tė Ligjit "Pėr tatimin mbi tė ardhurat", me termin "fitim kapital i realizuar" kuptohet diferenca ndėrmjet vlerės nė shitje dhe vlerės nė blerje tė pasurisė ndėrtese apo tokė", thuhet nė pikėn tre tė udhėzimit. Gjithashtu ėshtė dhėnė dhe njė shembull pėr mėnyrėn e tatimit tė njė personi qė shet shtėpinė e tij. Njė shoqėri ndėrtimi i ka shitur individit A njė apartament me vlerėn 5.000.000 lekė. Ky individ e shet kėtė apartament pas disa vjetėsh, tek njė individ tjetėr B, pėr 6.000.000 leke. Individi A, do tė tatohet me 10% tė diferencės midis vlerės sė shitjes 6.000.000 lek dhe vlerės sė blerjes 5.000.000 Lekė. Pra 10% x (6.000.000-5.000.000) = 100.000 lekė, do tė jetė tatimi mbi tė ardhurat personale nga kalimi i sė drejtės sė pronėsisė, i cili paguhet nga individi A. Nė rastet e shitjes njėkohėsisht tė tokės truall dhe tė ndėrtesės "njollė" brenda kėtij trualli, pėr pėrllogaritjen e detyrimit tatimor do tė merren nė konsiderate tė dy elementėt: vlera e shitjes sė ndėrtesės dhe vlera e shitjes sė truallit. Ēmimet e Tiranės Nr. Zonat Vlera mesatare e shitjes lekė/m2 sip.shfrytėzimi 2008 2009 1 1/1 Unaza-Materniteti i Ri 90.000 90.000 2 1/2 Uzina e Autotraktorėve 67 500 68.000 3 2/1 Zona e Bllokut, Liceu 160 000 170.000 4 2/2 Sheshi A. Rustemi-Unaza-Rruga e Elbasanit 120.000 123.000 5 2/3 Min. Jashtme-Rruga e Elbasanit-Q.Studenti 105.000 105.000 6 2/4 Mihal Grameno-Sauk-Parku kombėtar 115.000 110.000 7 2/5 Zona e Parkut 80 000 74.500 8 3/1 Spitalet - Shkolla e Bashkuar 77.500 78.500 9 3/2 Kinostudio 62.500 60.000 10 4/1 Unazė-Shishtufinė 67.500 70.500 11 4/2 Bregu i Lumit 62.500 61.000 12 5/1 Zona e Bllokut, Pallatet Agimi 175.000 175.000 13 5/2 V. Shanto, St.Dinamo, Garda 112.500 120.000 14 5/3 Pishinat, rruga "Komuna e Parisit" 100.000 105.000 15 5/4 Rr. "K.Parisit", Unaza, sh.Teknologjike 82.500 88.000 16 6 Unaza e re-Kombinat-Misto Mame 67.500 68.000 17 7/1 Ish-Ekspozita-Gjykata-Myslym Shyri 117.500 120.000 18 7/2 21 Dhjetori, Zogu i zi, Rr. e ambasadave 117.500 117.000 19 7/3 Ish-Uzina Enver, Rr. e Durrėsit 85.000 87.500 20 7/4 Fusha e aviacionit, Unaza e re 65.000 61.500 21 8/1 Pazari i Ri 102.500 110.000 22 8/2 Rruga Bardhyl, Tregu ushqimor, Unazė 87.500 90.000 23 8/3 nga Tregu te i ish-Kombinati 67.500 67.500 24 9/1 Sheshi Skėnderbej, Muzeu, St. Trenit 130.000 130.000 25 9/2 Politeknikumi, St. i Trenit, Siri Kodra 102.500 100.000 26 9/3 Don Bosko 80.000 70.000 27 10/1 Qendra, Kafe Flora, Sheshi Skėnderbej, ish-Ekspozita 140.000 140.000 28 10/2 Rruga e Durrėsit, e Kavajės, Myslym Shyri 130.000 140.000 29 10/3 Qemal Stafa, Kafe Flora, Zogu i Zi 120.000 105.000 30 11/1 Rruga e Durrėsit, Don Bosko 85.000 86.000 31 11/2 Lapraka 70.000 69.000 32 11/3 Laprakė, Kthesė e Kamzės 65.000 64.000
Panorama | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com