Albatlanta

Pėrse llapaqenėt e politikės po na ēojnė nė vetėgjyqėsi
Kico Blushi
Njelloj si ne diktature edhe sot, po dole kunder me siguri neser do te gdhihesh armik i perbetuar i demokracise
... E pra, sot “grup armiqėsor” mund tė shpallet jo vetėm njė njeri, po edhe njė institucion i njė rėndėsie themelore si Gjykata Kushtetuese. Sot nuk habitet kush kur sheh se si mallkohesh, ndyhesh e poshtėrohesh me rrėnjė e me degė, qoftė edhe po tė jesh Prokuror i Pėrgjithshėm, anėtar i Kushtetueses, pronar i njė medie “kundėr”, le mė pastaj tė jesh i pambrojtur nga asnjė parti...Pėrbaltja vjen nga brenda e jashtė Shqipėrie dhe bėhet aq e mėnxyrtė, sa e vetmja zgjidhje qė mbetet ėshtė: tė mbulosh kokėn me jorgan e tė mos pipėtish d.m.th, tė futesh si kėrmilli nė guaskė, ose tė ikėsh sa mė parė e sa mė larg nga Shqipėria pėr shkak tė nėmosjes qė tė bėn ish-”partia e dashtun”, e cila deri dje tė pat dhėnė ndere e “favore” e sot tė quan “tradhtar” meqė na dole kundėr. Thelbi i sistemit tė sotėm “demokratik” ėshtė ky: “Ku ishe ti dje e ku je sot, e kush tė dha mundėsi tė jesh ky qė je?”... Ose: “Kush tė bėri deputet, ministėr, anėtar tė GJK-sė, tė Gjykatės sė Lartė, tė KLD-sė, akademik, etj?...Ndaj ul kokėn, shkel ligjet e dinjitetin, firmos tenderat, mashtro e gėnje, brohorit nėpėr mitingje edhe kur pėrmbytet vendi apo hidhet nė erė”!

Kėshtu pra, nėse dje tė rrasnin nė burg ose tė degdisnin nė internim, sot llapaqenėt e paskrupullt tė politikės “demokratike” (ndoshta mė saktė duhet thėnė: tė kryetarit tė partisė), janė tė vetėyshtur tė dalin sakaq nėpėr ekrane e podiume, si pilotė tė vdekjes sė moralit qė t’ia bėjnė jetėn sa mė sterrtė kujtdo qė del kundėr. Sot nuk ka gjė mė tė rrėnuar, mė tė pabesueshme e njėkohėsisht edhe mė tė papėrgjegjshme se Fjala publike qė i serviret popullit si tagji, sidomos ajo Fjalė qė del nga foltoret (nga bunkerėt) e zėdhėnėsve tė partive. Ja pra, pėrse nė kėtė gjasme-demokraci tė gjithė ndihen tė hasmosur e tė kundėrvėnė. Kjo dukuri “arnaute” e vetėkarfosjes, e vetėshpalljes VIP i plotfuqishėm e person “historik” e ka tė ndyrė gjuhėn, ndaj e pėrkeq shoqėrinė tonė “tranzicionale” moralisht, materialisht, mendėrisht, fizikisht, strukturalisht...Kjo llapaqenėri nuk ka asnjė lidhje me hallet e popullit; kulmi arrin kur nga gjirizet e pushtetit ekzekutiv derdhet vrer e helm e zift edhe mbi organet “e pavarura” tė Drejtėsisė, gjė qė nuk pėrmbyt vetėm shpresėn tonė pėr njė shtet tė sė drejtės, po vagėllon edhe mundėsinė qė nesėr tė kemi njė shoqėri demokratike, ku tė gjithė tė ndihen tė barabartė e tė sigurt para Ligjit! Nėpėrkėmbja e kėsollojshme dhe e qėllimshme e Drejtėsisė ėshtė vetėvrasje e demokracisė! Sulmet mė tė fundit ndaj Gj. Kushtetuese dhe “pleqve” tė saj janė shėmbėlltyra e njė shteti tragjikomik qė nuk funksionon normalisht e ligjėrisht pėr shkak tė kapjes, tė ngutit pėr kapje sa mė tė shpejtė e totale tė tij (d.m.th, tė shtetit), po edhe tė frikės pėr moskapje; andaj kėto “fletėrrufe” nė qiell tė hapėt janė atentate qė nuk na vijnė nga kriminelėt e ikur “nė drejtim tė paditur”, po nga udhėheqėsit e lartė tė vendit, gjė qė e bėn situatėn edhe mė absurde, edhe mė tė pashpresė, edhe mė dėshpėruese. Sepse, aty ku nuk jepet drejtėsi, nuk ka e nuk mund tė ketė as demokraci, dhe as liri!

***

Pėr tė kuptuar se ndėr ne Drejtėsia dhe gjykatat po veprojnė a mosveprojnė drejt, nėse ato japin drejtėsi nė varėsi tė interesit publik apo vetjak, nė favor tė qytetarit apo nėse janė tė prirura qė vendimet t’i pėlqejė kryetari i partisė nė pushtet, mjafton tė shihet se si po sillet kėto ditė partia nė pushtet ndaj Gj. Kushtetuese. Morali ėshtė fare i thjeshtė: vendimi i gjykatave quhet i drejtė e pranohet si i tillė vetėm po t’i pėlqejė kryetarit tė partisė, pėrkatėsisht Berishės!...Nė kėto njėzet vjet, janė tė panumėrt shembujt qė dėshmojnė se drejtėsi quhet vetėm ajo qė “mė pėlqen mua”! Nė tė kundėrt, gjykatat, pėrfshi edhe Gj. Kushtetuese bashkė me anėtarėt e saj, do tė shpallen armiq, njerėz tė lidhur me krimin, mafien, korrupsionin, madje edhe me krimet e komunizmit...E kjo klimė mbytėse e bėn cilindo horr mediatik tė hedhė ēfarėdo lloj akuze, shpifje e ndyrėsi mbi ta, sigurisht nėse dėshiron tė bėjė karrierė e tė pėrfitojė merita e pasuri qė nuk i takojnė, si shpėrblim pėr kėtė shėrbim amoral.

Ėshtė pikėrisht kjo sjellje bashibozukėsh partiakė, ky terror i papėrballueshėm qė ka shkatėrruar nė themel Drejtėsinė. Kjo trysni e ka detyruar shumicėn e gjyqtarėve dhe prokurorėve tė shfaqen herė pas here si shėrbėtorė tė emėruar, pa dinjitet profesional e integritet moral. Me dhunėn psikologjike e tė frikėsimit “me ligj”, pra me mjetin ēudibėrės tė njė “pushteti tė pavarur”, gjykatėsit janė detyruar (shtrėnguar) tė japin mė shumė padrejtėsi se drejtėsi. Ēėshtja “Gėrdec” ėshtė padyshim mė e shėmtuara, qė do tė mbetet e paharruar nė analet e Drejtėsisė sė pėrēudnuar. Gjykatėsit e kėsaj ēėshtjeje, pėrfshi sidomos ata tė Gjykatės sė Lartė, i lanė vetes njė njollė qė nuk do ta shuajė dot harresa kolektive, as justifikimi se “ne nuk kishim si t’ia bėnim, pasi ashtu na detyronte Sali-politika”... Pėr njė pėrfaqėsues tė lartė tė Drejtėsisė turpi dhe nderi janė cilėsi vetjake, por ato nuk shpėlahen dot nga fytyra as me para, e as me fuqinė e pushtetit!

Por, si shpjegohet atėherė qė ndryshe nga gjykatat e tjera, si ajo e Lartė, si Kolegji Zgjedhor e nivelet mė tė ulėta tė gjykatave, anėtarėt e Gj. Kushtetuese u treguan me integritet, meqė me njė “guxim historik” shpallėn si antikushtetues dy ligje tepėr tė rėndėsishme e jetike tė qeverisė Berisha, atė pėr kufirin detar e atė pėr spiunėt?...Kjo ngjarje tė mbresėshėnjon, po tė mendosh se vitet e fundit gjen pak raste, nė mos aspak, qė drejtues tė lartė tė organeve tė “pavarura” tė kenė guxuar t’i dalin pėrballė makinės mediatike tė Berishės, si i doli sė fundi Gj. Kushtetuese! Ndaj kėto vendime, sa tė gėzojnė, aq edhe tė dėshpėrojnė! Sepse, tė gjithė anėtarėt e GJK-se e dinin (edhe mė parė kishin provuar nė kurrizin e tyre dajakun gjithėpėrfshirės ndaj “Mark-Avdisė”), se me vendimin qė dhanė do tė sulmoheshin nė grup si “armiq tė demokracisė” e “kriminelė tė diktaturės”. Ndaj, pas kėsaj lind pyetja: si shpjegohet atėherė qė ata nuk u tutėn e nuk u frikėn tė jepnin ato vendime “historike” qė dhanė? Mos vallė mė nė fund erdhėn edhe nė Shqipėri burrat e vėrtetė tė Drejtėsisė, “Di Pietrot”? Mos vallė tė nėntė anėtarėt e GJK-se mė nė fund e kuptuan misionin e tyre, e papritur e pakujtuar u bėnė tė pėrgjegjshėm e tė ndėrgjegjshėm ndaj shoqėrisė shqiptare, e cila siē dihet, po vuan e po heq tė zitė e ullirit nga mungesa e frikshme e Drejtėsisė, e cila pėrditė e mė tepėr po pėrfundon nė vetėgjyqėsi?! A thua atyre u ka dalė frika nga lukunia e propagandės sė sotme?

Kėto pyetje meritojnė njė analizė, nė mos shteruese, sadopak shpjeguese. Pėrgjigja e tyre ka lidhje jo vetėm me kuadrin ligjor e me cilėsinė profesionale tė drejtuesve tė organeve tė Drejtėsisė (tashmė shumica e institucioneve “tė pavarura” janė rrėmbushur me shėrbėtorė lapėrdharė tė emėruar nga partia nė pushtet, tė cilėt edhe kur zgjidhen nga Kuvendi janė tė detyruar tė mbeten nė borxh ndaj kryetarit tė partisė), e veēanėrisht me domosdonė pėr njė reformė rrėnjėsore (e lėnė qėllimisht e pakryer), por e detyrueshme pėr t’u realizuar sa mė shpejt...Ky ėshtė kushti parėsor i Brukselit, qė kėrkon tė nxjerrė nga theqafja e tranzicionit shoqėrinė tonė pėr ta futur nė rrugė tė mbarė. Ndaj, shembujt e Gj. Kushtetuese vlejnė pėr tė parė se si duhet tė funksionojnė organet e tjera tė Drejtėsisė sonė tė cunguar.

Dihet qė njė pjese tė anėtarėve, pas disa muajsh do t’u mbarojė mandati. Veē kėsaj ata janė nė njė moshė qė nuk i lejon tė kėrkojnė njė tjetėr karrierė, pra nuk do tė presin “nė oborrin e partisė” me shpresėn qė kryetari i partisė t’i thėrresė e t’i emėrojė nė njė post tjetėr...Pėr mė tepėr, ata kanė krijuar tashmė njė emėr vetjak, tė cilin nuk duan ta lėnė pėr kapar e si njė njollė turpi pėr shitjen pėr herė tė dytė tė “Shėn Naumit”...Pėr mė tepėr, edhe ekonomikisht, pas largimit e pas zėvendėsimit tė tyre, nė gjallje, me ligj, statusi i tyre ėshtė i garantuar; pra ata do tė jenė tė pavarur nga dita e pensionit, gjė qė do tė thotė se ata do tė kenė tė ardhura tė mjaftueshme pėr njė pleqėri me dinjitet...Tė gjitha kėto janė argumente nė favor tė integritetit tė tyre. Pra, nėse do tė duhet tė kryhet njė reformė qėllimmirė, kushti duhet tė jetė: garanci e plotė qė organet e Drejtėsisė tė jenė vėrtet tė pavarura nga politika; tė hiqet pra njėherė e pėrgjithmonė mundėsia e pakufizuar dhe e pakontrolluar qė i kanė dhėnė vetes kryetarėt e partive pėr tė emėruar/shkarkuar/nėpėrkėmbur gjyqtarėt e prokurorėt, nj’ashtu si veprojnė ata me emėrimet nė parti, me pėrzgjedhjet e listave pėr deputetė, ministra, doganierė a komisarė policie...Me njė ligj organik tė votuar me shumicė tė cilėsuar (jo si Presidenti i Republikės qė tani zgjidhet e shkarkohet me 50% plus njė), ata duhet tė zgjidhen nė KLD, nė KLSH, nė atė mėnyrė qė tė mos mbeten borxhlinj tė njė partie e tė njė kryetari, d.m.th, tė jenė aq tė pavarur, tė sigurt e tė mbrojtur sa ē’janė kolegėt e tyre nė SHBA e Angli, po edhe nė Itali, ku prokurorėt dhe gjykatėsit nuk frikėsohen tė thėrresin pėr hetim e gjykim edhe manjatin Berluskon!

Se mos ėshtė mė i fuqishėm Berisha se Berluskoni? Jo, por nė Itali njerėzit e Drejtėsisė janė mė tė mbrojtur nga Ligji se sa kėta tanėt, qė detyrohen tė pėrthyhen e tė vetėleqendisen pėr hiēmosgjė!
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com