Albatlanta

Ylli Bufi: Propozimi im pėr njė pakt mes Ramės dhe Berishės
Aristir Lumezi
Ish kryeministri i PS-sė dhe pėr njė kohė tė gjatė anėtar i kryesisė sė kėsaj partie, Ylli Bufi, negociatori kryesor i PS gjatė tė gjitha krizave politike dhe elektorale nė vend, jep propozimet e tij pėr daljen nga situata e rėndė politike ku ndodhet vendi. Ai shprehet se tė dyja palėt, si PS ashtu dhe PD duhet tė ulen dhe tė bėjnė njė marrėveshje, qė tė pėrfshijė dhe hapjen e kutive.
Mbi bazėn e defekteve qė do tė dalin, tė bėhen pėrmirėsimet e ardhshme nė Kodin Zgjedhor, ku tė pėrcaktohet qartė detyrimi i hapjes sė kutive sa herė e kėrkon njė parti politike.

Zoti Bufi, ju keni qėnė disa herė pjesmarrės nė negociatat e ndryshme qė janė bėrė midis PS dhe PD pėr kapėrcimin e krizave qė ka pėrjetuar vendi mė parė. Cili ėshtė mendimi i juaj, pėr zgjidhjen e krizės qė po pėrjeton vendi aktualisht, e parė kjo pas rezolutės sė Kėshillit tė Europės?

Pėr tė dhėnė njė mendim pėr zgjidhjen e krizės duhet, sė pari, tė saktėsojmė se si ėshtė krijuar ajo, ose mė mirė se ēfarė pėrfaqėson ajo, dhe sė dyti, kjo ėshtė dhe mė e rėndėsishmja, tė dimė se ēfarė kėrkojnė tė dy protagonistėt e saj, zoti Rama dhe zoti Berisha.
Krizėn e ka dėshiruar zoti Rama si drejtues i opozitės, prandaj dhe e ka krijuar nėpėrmjet bojkotimit tė Parlamentit. Bojkoti i zgjatur i deputetėve tė PS me insistimin e Ramės kishte pikėrisht kėtė qėllim, tė “institucionalizonte” krizėn nėpėrmjet njė deklarate apo rezolute tė institucioneve ndėrkombėtare.
Natyrisht qė zoti Berisha nuk e dėshironte njė situatė tė tillė, por rruga e ndjekur prej tij, pėr tė krijuar imazhin se vendi nuk ka krizė, se parlamenti po miraton normalisht ligjet e propozuara nga qeveria, e shoqėruar kjo dhe me pėrpjekjet “pėr t’i treguar vendin” Ramės, nuk mund tė kishte efekt pėr parandalimin e qėllimeve tė Ramės.

Berisha duhet mė parė, qė nė fillim, tė vendoste dialogun real me opozitėn dhe Ramėn. Tani qė kriza “u institucionalizua”, ėshtė e natyrshėm qė Rama tė shprehet dakord pėr vendosjen e dialogut pėr zgjidhjen e krizės. Kjo ėshtė e vetmja mundėsi e tij, sepse edhe “oksigjeni” i bojkotit ka pėrfunduar. Kjo ėshtė ē’ka ka ndodhur. Tė gjykojmė atė qė po ndodh aktualisht. Ēfarė duan realisht palėt nė kėtė situatė?

Nė kushtet e tensionit tė fortė tė krijuar midis palėve, mė shumė ne mund tė mendojmė pretendimet logjike, tė arsyeshme, qė realisht mund tė jenė tė mundura pėr t’u arritur, sesa ēfarė thonė ata nė deklaratat e pėrditshme tė tyre, qė kanė si mision tė mbajnė tensionin e lartė. Pra, Rama do tė jetė i kėnaqur tė mbyllė “nė mėnyrė dinjitoze” bojkotin, tė garantojė qė nė zgjedhjet e ardhshme tė mos ndodhė mė ai gabim i rėndė, bile shumė i rėndė, qė bėri KQZ dhe Kolegji Zgjedhor pėr mos hapjen e kutive tė votimit, duke pėrligjur kėshtu qėndrimin e opozitės.
Zoti Rama ėshtė shprehur disa herė se nuk dėshiron tė ndryshojė rezultatin, dhe nė fakt, kėtė gjė ligjėrisht ai nuk mund ta pretendojė. Pas kėsaj, edhe zgjedhjet e parakohshme, qė pret populli opozitar, tė cilat i janė premtuar nga drejtuesit e tij, nuk ėshtė e besueshme se mund tė arrihen. Natyrisht, Rama ndoshta do tė “qetėsohej” edhe nga lėshime tė karakterit pragmatist, por kėto nuk e di sa reale dhe tė besueshme janė. Pėr sa i pėrket asaj qė dėshiron zoti Berisha, besoj se ėshtė mė e thjeshtė: opozita tė kthehet nė Parlament, dhe ai tė vazhdojė qeverisjen e vendit. Natyrisht, ai nuk mund tė pranojė rinumėrimin e votave, qoftė edhe nė disa kuti, sidomos nė ato tė pretenduara nga opozita.
Atėherė cila do tė ishte zgjidhja? Ēfarė mund tė pėrmbante marrėveshja politike e bėrė midis tyre, me ndėrmjetėsinė e Presidentit Topi? Nėse arsyetimi im i mėsipėrm do tė konsiderohej korrekt, ose mė mirė i pranueshėm, atėhere mendoj se marrėveshja duhet tė pėrmbajė dy ēėshtje kryesore: Sė pari, marrėveshja duhet tė garantojė qė gabimi i KQZ dhe i Kolegjit Zgjedhor tė mos pėrsėritet mė nė zgjedhjet e ardhshme, domethėnė, palėt do tė garantojnė se hapja e kutive dhe numėrimi i votave do tė bėhet gjithmonė sa herė do tė kėrkohet nga njė forcė politike, gjithmonė brenda kohės sė administrimit tė rezultateve tė votimit dhe kushteve tė parashikuara nga ligji. Njė gjė e tillė natyrisht do tė shoqėrohet me ndryshimet e nevojshme nė Kodin Zgjedhor. Kjo do t’i jepte fund tė gjitha veprimeve abuzuese tė komisionerėve nė fazėn e numėrimit tė votave.

Nė gjykimin tuaj a duhet tė hapen kutitė e votimit?
Kėtu doja tė dilja, marrėveshja duhet tė institucionalizojė ngritjen dhe mėnyrėn e funksionimit tė njė komisioni parlamentar hetimor me objekt, transparencėn e proēesit tė votimit dhe tė numėrimit tė votave, nėpėrmjet shqyrtimit tė dokumentacionit qė ndodhet edhe nė kutitė e votimit. Pra, pėr tė bėrė transparencėn e nevojshme, palėt bien dakord qė tė hapet njė numėr i caktuar i kutive tė votimit, tė pėrcaktuara nga opozita dhe maxhoranca, sipas njė marrėveshjeje tė bėrė midis tyre. Pra, qėllimi i hapjes sė kutive, tė caktuara nga tė dy palėt tė bėhet pėr efekt tė transparencės dhe raporti i hartuar nė fund tė kėtij hetimi tė parashikojė tė gjitha masat qė duhet tė merren pėr pėrmirėsimin e Kodit Zgjedhor. Marrėveshja duhet tė garantojė qė tė gjitha kėto masa do tė miratohen me ndryshimet pėrkatėse nė Kodin Zgjedhor. Formulimi dhe rėnia dakord pėr kėto dy ēėshtje, do tė ishte, le tė themi, pėrmbajtja minimale e kėsaj marrėveshjeje, qė do tė sillte situatėn nė njė normalitet me kthimin e opozitės nė Kuvend. Nė kontekstin e proēesit tė integrimit nė BE, kam bindjen se vendi ka nevojė pėr njė sjellje dhe qėndrim ndryshe tė partive politike, qė vėshtirė se do tė mund tė arrihet nė njė marrėveshje tė tillė, tė paktėn pėr situatėn ku ndodhemi aktualisht.
Panorama | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com