Albatlanta

Ēka duhet ti kėrkojė presidenti i Kosovės Sejdiu presidentit tė Turqisė Abdulah Gul?
Valon Kurtishi
Presidenti aktual turk Abdulah Gul i ka bėrė njė ftesė presidentit tė Republikės sė Kosovės Fatmir Sejdiu, qė ky tė vizitojė Ankaranė nė dy ditėt nė vazhdim. Protokolli parasheh njė takim kokė mė kokė mes dy presidentėve, njė takim mė tė gjerė mes delegacioneve respektive si dhe nėnshkrimin e njė protokolli tė bashkėpunimit me njė organizatė tė quajtur TIKA, e cila ėshtė shumė aktive nė zonėn e Ballkanit dhe mė gjerė. Nė shikim tė parė ky ėshtė njė lajm thjesht telegrafik i cili ndoshta edhe nuk meriton ndonjė vėmendje tė veēantė veē faktit se kjo ėshtė vizita e parė nė Turqi e njė zyrtari tė kėtij niveli pas pavarėsimit tė Republikės sė Kosovės.

Vizita e Sejdiut nė Ankara vjen pas njė turi vizitash qė diplomacia dhe rrethet ekonomiko-financiare tė kėtij vendi aziatik nė krye me presidentin Gul dhe ministrin e jashtėm Davutogllu, realizuan kohėve tė fundit nė Europėn juglindore, nga Zagrebi nė Tiranė. Nė kėto vizita u shpalos qartė intenca e elitave politiko-ekonomike turke pėr njė rikthim tė tyre politik, ekonomik dhe kulturor nė pajtim me rethanat e reja kuptohet, nė zonat qė ata njė kohė tė gjatė i kanė mbajtur nėn okupim. Kuptohet se ky nuk ėshtė nė rikthim i pastėr fizik me kuaj, por duhet tė realizohet nė pajtim me rrethanat dhe kushtet e botės sė sotme si dhe nė bazė tė formave moderne tė neoimperializmit kulturor dhe ekonomik.

Gjithė kėto vizita, takime, propozime, oferta pėr bashkėpunime tė ndryshme ekonomike e ndėrveprime kulturore, etj tė rretheve tė sipėrmendura turke me mikpritėsit e tyre ballkanikė, vlen tė analizohen nga mė tepėr kėndvėshtrime, tė kushtėzuara kėto nga e kaluara, e sotmja dhe planet qė secili prej pėrbėrėsve nė kėto lojėra strategjike i bėn pėr tė ardhmen. Njė analizė e tillė ėshtė jashtė temės dhe hapėsirės sė kėtij teksti tė shkurtėr por njė diēka e vogėl na shėrben pėr tė dalė nė temėn e kėtij shkrimi.

Kėshtu, presidenti Gul deklaroi nė Beograd se Sėrbia ėshtė partneri kyē ekonomik dhe politik i Turqisė nė rajon kurse nė Bosnjė tha se kufijtė e kėtij vendi janė tė pacėnueshėm. Kėto qėndrime kontradiktore tregojnė qartė se Turqia i shikon interesat e saja politike dhe ekonomike dhe pėr tė shumė mė e rėndėsishme si partner ėshtė Sėrbia e fuqishme sesa Bosnja e dobėt dhe e vogėl, edhepse kėta boshnjakėt mund edhe tė jenė tė fesė myslimane. Nga kėto deklarata tė cilat pasohen pastaj nga veprime konkrete nė praktikė, shihet qartė se Republika e Turqisė i ka objektivat e veta strategjikė tė pėrcaktuar qartė tė cilat nuk marin parasysh dhe nuk bazohen aspak nė sentimente fetare apo emocione e nostalgjira historike, por nė objektiva tė qartė nacionalistė/influencues dhe nė pėrfitime tė pastra ekonomike. Kjo ėshtė maksimizimi i fuqisė sė shtetit kombėtar turk duke shfrytėzuar nė maksimum resurset njerėzore dhe ekonomike tė kombeve tė Europės juglindore. Duke pasur parasysh se tėrheqja nė kėto skema asimiluese e shfrytėzuese tė popullsive ortodokse ballkanike ėshtė shumė e vėshtirė nė mos e pamundur shkaku i trashėgimisė konfliktuoze nga e kaluara, tehu i goditjes turke ėshtė drejtuar drejt kombit shqiptar dhe atij boshnjak tė cilat mendohen si mė tė dobėt dhe mė tė lėndueshėm nė kėtė drejtim.

Nė kuadėr tė kėsaj strategjie djallėzore duhet shikuar dhe “ftesa “ drejtuar presidentit Sejdiu pėr tė vizituar Ankaranė (Angorėn e dikurshme bizantine), e cila rastėsisht ndodhet nė zemėr tė rajonit tė Anadollit – varr pėr miliona shqiptarė tė zhdukur e asimiluar atje si rezultat i konventave dhe e marrėveshjeve xhentėlmene, jugosllavo-turke e greko-turke pėr shkėmbimin e popullsisė tė viteve 30 e 60 tė shekullit XX.

Kjo ėshtė njė ftesė interesante e cila do tė shfrytėzohet me siguri nga mikpritėsit turq pėr tė zhvatur koncensionet e radhės nga Kosova e dobėt, me njė sovranitet tė kufizuar dhe pa strategji tė qartė shtetėrore nė lidhje me prioritetet kombėtare. Njė tendencė e tillė ėshtė parė tashmė nė Kosovė dhe reth Kosovės kudo ku banojnė shqiptarė. Janė bėrė pėrpjekje sa sekrete aq edhe publike pėr tė shtėnė nė dorė sektorėt strategjikė tė ekonomive tė dobėta shqiptare nė Shqipėri e Kosovė. Ėshtė po e njėjta strategji shoviniste e neoimperialiste e cila ndiqet nga Greqia qė nga viti 1992. Nė kėtė drejtim, njė numėr i bankave, kompanive tė naftės, ndėrtimit e deri telekomunikacioneve turke janė paraqitur si blerės potencialė tė aseteve strategjike shqiptare si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė e Fyrom. Ata kanė pasur sukses nė kėtė, edhepse duket qartė se kėto kompani turke e greke janė shumė tė dobėta dhe ofrojnė shėrbime shumė mė tė shtrenjta se tė themi kompanitė respektive gjermane, angleze apo amerikane. Megjithatė duke shfrytėzuar korrupcionin e klasės politike antishqiptare nė Shqipėri dhe nė Kosovė, kėto ndėrmarje tė dobėta turke apo greke kanė aritur rezultate mahnitėse nė grabitjen e resurseve natyrore tė kombit shqiptar duke skllavėruar hap pas hapi njė komb tė tėrė. Penetrimi ekonomik shkon pastaj dorė mė dorė me penetrimin kulturor me synimin final, asimilimin e e njė pjese tė konsiderueshme tė rinisė sonė duke i shkaktuar njė dėm tė madh vetė identitetit kombėtar dhe tė ardhmes sė shqiptarėve.

Nė kėtė kuadėr edhe ftesa dejtuar Sejdiut pėr tė vizituar Ankaranė ėshtė mė tepėr njė “urdhėr” nga pozita e fuqisė pėr tu paraqitur tek zotėria dhe pėr tė dėgjuar kėrkesat tė cilat pastaj duhet tė plotėsohen, sesa njė ftesė e njė presidenti drejtuar njė homologu tė tij.

Njoftimi publik se nė sytė e presidentit turk delegacioni i Kosovės pritet tė nėshkruajė njė marėveshje me organizatėn TIKA, tregon qartė karakterin imperialist dhe shovinist tė kėsaj vizite tė ēuditshme atje. TIKA ėshtė njė organizatė shtetėrore turke e cila nė shikim tė parė duket e ngjashme nė objektiva dhe rolet e saj me organizata tjera ndėrkombėtare qė meren me punė tė tilla humanitare. Ajo ėshtė themeluar nė kohėn e ndryshimeve tė mėdha politike nė Europėn juglindore dhe Azinė qėndrore, zona kėto ku ėshtė pėrqėndruar vėmendja e saj kryesore. Mė saktėsisht, kjo organizatė themelohet me vendim tė kabinetit turk nė Janar 1992. Ndėr qėllimet kryesore tė organizatės mes tjerash janė, “dhėnia e ndihmės ekonomike, komerciale, teknike etj vendeve nė zhvillim, si dhe themelimi i organizatave “qeveritare” nė vendet nė zhvillim nė fushat e sistemit bankar, tregtisė ndėrkombėtare, sigurimeve, financave, tatimeve”, etj.

Kuptohet se Turqia duke qenė edhe vetė njė vend nė zhvillim e sipėr nuk mund ti arijė kėto objektiva, prandaj shihet qartė se paraqitja e tyre publike ėshtė mė tepėr njė maskė pėr tė fshehur qėllimet e vėrteta tė organizatės, tė cilat shpalosen nė njė mėnyrė interesante dhe shumė publike nė informacionin qė jep vetė organizata. Sipas web-faqes zyrtare tė TIKA, gjithė kėto programe dhe gjithė kjo “asistencė” ofrohet pėr vendet ku “flitet turqishtja”. Sa pėr gjethe fiku pastaj ėshtė shtuar edhe fjalia, “edhe nė vendet kufitare”. Nė kuadėr tė aktiviteteve tė veta, projekti kryesor i TIKA ka tė bėjė me pėrhapjen e gjuhės turke nė vendet ku flitet “turqishtja”. Nė kėtė drejtim janė themeluar 18 qendra tė turkologjisė nė zona tė tilla interesante gjeografike si Maqedonia, Shqipėria, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Tataristani, Krimea, Ukraina apo Uzbekistani. Shihet qartė se TIKA ėshtė dorė e zgjatur e nacionalizmit dhe neoimperializmit turk, e cila ka pėr detyrė qė nėpėrmjet gjoja “ndihmės ekonomike” tė pėrhapė sa mė shumė gjuhėn dhe kulturėn turke. D.m.th, tė asimilojė sa mė shumė shqiptarė tė ēoroditur tė Maqedonisė, Kosovės dhe Shqipėrisė nė turq. Kjo ėshtė realizimi nė praktikė dhe me metoda supermoderne i atyre planeve tė vjetra turke dhe sėrbe pėr “turqit” nė realitet shqiptarėt e Maqedonisė, Kosovės, Sanxhakut, tė cilėt kur do vijė koha duhet tė shpėrngulen nė Anadoll. Kėtė madje ministri i jashtėm turk Davutogllu e shpalosi shumė haptas dhe ndoshta si “rastėsisht” nė mes tė Sarajevės. “Anadolli ėshtė i juaji” u tha ai mikpritėsve boshnjakė tė cilėt me gojė hapur e ndiqnin ministrin e jashtėm turk, “ju jeni tė mirėseardhur, Anadolli u takon juve vėllezėr e motra!!!. (Vi ste dobrodošli! Anatolija pripada vama, naša braęo i sestre). Njė mėnyrė e tillė imperialiste e tė parit tė gjėrave e cila ēdo fenomen e sheh nga prizmi i vet dhe nuk i mer fare parasysh interesat nacionale tė kombit shqiptar apo atij boshnjak, ėshtė tipari karakteristik i politikės sė jashtme turke nė Ballkan nga viti 1912 e deri mė sot.

Qė shqiptarėt nė Kosovė dhe nė pėrgjithėsi nė Ballkan tė mos vazhdojnė tė jenė skllevėr tė verbėr nė lojėn e madhe politike tė “machtpolitik”-ės qė luajnė imperializmat turk dhe ata sllavė nė kėtė pjesė tė botės, qeveritė shqiptare tė Shqipėrisė dhe Kosovės duhet tė marin masa urgjente qė tė ndryshojnė krejtėsisht objektivat dhe qėndrimet e tyre nė raport me nacionalizma tė tillė agresivė. Nė kėtė kuadėr gjatė vizitės sė tij nė Turqi, presidenti shqiptar i Republikės sė Kosovės, zoti Fatmir Sejdiu, duhet nė mėnyrė rezolute dhe nė maniret e burrėshtetasve tė mėdhej dhe seriozė qė nuk bėjnė tregti me interesat e popullit tė vet, t’ia bėjnė tė qartė presidentit turk dhe gjithė bandės imperialiste anadollake qė i fėrkon duart prapa skenės bashkė me tė, disa propozime konkrete pa pėrmbushjen e tė cilave as qė duhet tė diskutohet ndonjė marėveshje me kėtė shtet aziatik.

Sė pari, Presidenti dhe qeveria e Republikės sė Turqisė duhet ti kėrkojnė falje publike popullit shqiptar nė pėrgjithėsi dhe popullit shqiptar nė Kosovė nė veēanti, pėr tė gjitha masakrat, dhunėn, pėrndjekjen, pėrdhunimet, deportimet ēnjerėzore, asimilimin etnik dhe fetar, si dhe prapambetjen historike tė popullit tonė gjatė 500 viteve tė errėt tė okupimit turk. Kėtė do ta demonstrojnė mė sė miri publikisht duke u pėrkulur nė gjunjė para kėshtjellės sė Skėnderbut nė Krujė, njėjtė siē u pėrkul Wili Brandi i madh mė 7 dhjetor 1970 para memorialit tė kryengritjes sė getos sė Varshavės.

Sė dyti, presidenti Sejdiu tė kėrkojė nga homologu i tij turk qė Republika e Turqisė tė shfuqizojė me efekt tė menjėhershėm marrėveshjet raciste, terroriste, shoviniste, antinjerėzore tė viteve 30 “pėr emigrimin nė Turqi tė muslimanėve nga viset jugore tė shtetit tonė sėrb”, qė i kanė nėnshkruar Miladin Stojadinoviqi e Ruzhdi Arasi dhe tė cilat nė fakt janė marrėveshje qė e dėnojnė me vdekje gjysmėn e kombit shqiptar. Tė kėrkojė shfuqizimin edhe tė marėveshjeve xhentėlmene tė Fuat Koprulut me Josip Broz Titon tė viteve 50 qė ishin vazhdim i shkatėrimit tė mėtejshėm tė popullit shqiptar nė Ish Jugosllavi.

Sė treti, presidenti Sejdiu tė kėrkojė qė nė bazė tė parimit tė reciprocitetit nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, Republika e Turqisė tė bėjė regjistrimin etnik tė popullsisė dhe tė tregojė saktė sa shqiptarė jetojnė atje. Njė numėr i zyrtarėve tė lartė turq kanė deklaruar haptas se janė 5 milionė qytetarėt turq me origjinė shqiptare. Kėtė obligim ndėrkombėtar tashmė e kanė realizuar qeveritė e Republikės sė Kosovės dhe Maqedonisė duke bėrė regjistrimin etnik dhe fetar tė popullsisė si dhe duke pranuar njė grup popullsie prej reth 20.000 vetėve nė Kosovė dhe reth 38.000 mijė personave nė IRJM si minoritet etnik turk. Kėta janė nė fakt qytetarė tė vjetėr shqiptarė tė Kosovės dhe IRJM qė shpallen artificialisht si turq etnikė dhe qė skanė asnjė lidhje antropologjike me turqit e Anadollit.

Sė katėrti, Republika e Turqisė tė fusė nė mėnyrė tė menjėhershme dhe tė pakusht nė kushtetutėn e saj nenin me tė cilin e pranon ekzistencėn e grupit etnik shqiptar si kategori tė veēantė kushtetuese atje, dhe tė pranojė me kushtetutė qė gjuha shqipe tė jetė zyrtare nė ato zona tė Republikės sė Turqisė ku shqiptarėt jetojnė nė pėrqindje tė konsiderueshme. Republika e Kosovės dhe IRJM e kanė bėrė tashmė kėtė. Nenet e kushtetutės sė Kosovės dhe Fyromit e pėrcaktojnė nė mėnyrė tė padrejtė edhe gjuhėn turke si zyrtare nė disa pjesė tė territorit tė tyre. E pėrsėrisim, nė mėnyrė krejtėsisht tė padrejtė, pasi minoritet i vėrtet turk etnik nė Kosovė dhe IRJM nuk ekziston. Ka vetėm njė shtresė tė vogėl tė popullsisė qytetare shqiptare e cila pėr inerci e pėrdor kėtė gjuhė aziatike nė komunikimin e pėrditshėm.

Sė pesti, presidenti Sejdiu tė kėrkojė qė vetė Republika e Turqisė nė pajtim me konventat ndėrkombėtare nėnshkruese e tė cilave ėshtė ajo, tė hapė dhe financojė me para publike tė shtetit turk, mijėra shkolla fillore, tė mesme e universitete, ku minoriteti i madh shqiptar prej 5 milionė banorėve nė Turqi tė ketė mundėsi tė shkollohet lirisht nė gjuhėn e vet amtare. Republika e Kosovės dhe qeveria shqiptare e IRJM e kanė bėrė tashmė kėtė nė kuriz tė interesave tė veta kombėtare duke pranuar disa mijėra turqishtfolės shqiptarė tė Prizrenit, Mamushės apo Gostivarit si turq etnikė. Shkollimi i kėtyre pseudo turqve paguhet me paratė publike tė qytetarėve shqiptarė tė Kosovės dhe Fyromit. Ekzistojnė kopshte, shkolla fillore, tė mesme e madje edhe katedra nė gjuhėn turke nė Prishtinė e Shkup pėr minoritetin e zbuluar (invented) artificial turk nė Kosovė e IRJM.

Sė gjashti, Republika e Turqisė pėrfundimisht dhe pakushte tė heqė dorė nga ekzistenca e tė ashtuquajturit “minoritet turk” nė Kosovė dhe IRJM, pasi njė grup i tillė etnik nė kėto vende realisht nuk ekziston dhe ėshtė rezultat i politikave tradicionale sėrbe pėr asimilimin e shqiptarėve tė pavetėdishėm myslimanė nė turq, nė mėnyrė qė kėta sa mė lehtė tė emigrojnė nė Turqi. Tė heqė dorė gjithashtu nga financimi i partive politike turke nė Kosovė dhe IRJM dhe tė urdhėrojė mbylljen e tyre tė menjėhershme.

Sė shtati , tė kėrkojė qė Republika e Turqisė tė heqė dorė menjėherė nga financimi i kolegjeve private me mėsim nė gjuhėn turke nė Kosovė, Shqipėri dhe IRJM, tė cilat ndikojnė nė mėnyrė negative nė identitetin kombėtar shqiptar duke ēoroditur njė pjesė tė rinisė shqiptare e cila bie nėn ndikimin e propagandave tė ulta nacionaliste dhe nėn ndikimin e botėkuptimit turk dhe jo shqiptar mbi jetėn.

Sė teti, Presdidenti Sejdiu tė kėrkojė nga Republika e Turqisė qė tė mos pėrzihet nė Organizatat e bashkėsive fetare islame nė Kosovė, Maqedoni dhe Shqipėri, pasi ato janė organizata etnike shqiptare dhe nuk kanė nė pėrbėrjen e tyre turq etnikė tė cilėt nė kėto territore nuk ekzistojne dhe janė prodhim i politikave asimiluese antishqiptare tė Vasa Ēubriloviqit dhe Josip Broz Titos. Qeveritė e Kosovės dhe Shqipėrisė nuk pėrzihen nė ēėshtjet e brendshme tė Komunitetit islamik tė Turqisė, edhepse kėta kanė tė drejtė tė pėrzihen pasi atje jetojnė reth 5 milionė shqiptarė tė vėrtetė e jo tė imagjinuar si pseudo-turqit nė kėto tre shtetet shqiptare nė Ballkan. Gjithashtu, trashėgimia kulturore materiale e proviniencės islamike nė territoret shqiptare e ngritur gjatė viteve tė okupimit turk tė mos identifikohet asesi nga Turqia me kombėsinė turke, pasi ajo ėshtė krejtėsisht shqiptare dhe nuk mund tė denacionalizohet.

Sė nėnti, presidenti shqiptar i Republikės sė Kosovės tė kėrkojė qė investimet turke nė Kosovė, Shqipėri dhe IRJM tė ndjekin rrugėn dhe formėn e njėjtė ligjore dhe etike si financimet e vendeve dhe investitorėve tė tjerė europianė dhe tė mos ndjekin rrugė agjenturore, mafioze dhe influencuese duke kushtėzuar punėmarėsit shqiptarė mė ndėrim tė pėrkatėsisė kombėtare apo fetare.

Sė dhjeti, Shteti turk dhe qarqe tė caktuara akademiko-shtetėrore turke, tė mos pėrzihen nė ēėshtje tė brendshme identitare tė shqiptarėve nė lidhje me shkrimin dhe interpretimin e historisė kombėtare, pasi as Republikat shqiptare tė Shqipėrisė, Kosovės dhe Maqedonisė dhe as kombi shqiptar nuk pėrzihen nė shkruarjen apo interpretimin e historisė sė kombit turk dhe Republikės sė Turqisė.

Kur tė realizohen pikė pėr pikė kėto dhjetė kėrkesa atėherė mund tė flitet pėr bashkėpunim tė ndėrsjellė mes dy shteteve “mike” dhe “aleate” nė Ballkan dhe mė gjerė. Pa jetėsimin e kėtyre kėrkesave minimale as qė mund tė diskutohet bashkėpunimi me njė shtet tė tillė i cili nė mėnyre brutale pėrzihet deri nė ēėshtje tė brendshme substanciale identitare tė kombit shqiptar. Presidenti Sejdiu tė ketė parasysh se ēka presin shqiptarėt prej tij, nė kėtė vizitė “historike” nė varrezėn masive tė popullit shqiptar tė quajtur - Anadoll.
Mekuli Press | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com