Albatlanta

Kuinti ia terheq verejtjen Beogradit per politikat ndaj Kosoves
Vendet e anėtare tė kuintit (SHBA, Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia) pėrkatėsisht Grupi i Kontaktit pa Rusinė, kanė paralajmėruar Beogradin se nė tė ardhmen nuk do tė tolerohet fushata e drejtuar kundėr tyre dhe ...
... shteteve tė tjera tė cilat e kanė njohur Kosovėn, kanė thėnė pėr gazetėn "Dnevnik" tė Novi Sadit burime tė kuintit nė Bruksel, transmeton QIK-u.


Sipas gazetės, disa vende tė kuintit tashmė i kanė pėrcjellė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Serbisė nota diplomatike, nė tė cilat qartė kanė bėrė me dije se nuk do tė tolerohen pėrpjekjet e minimit tė prestigjit tė tyre ndėrkombėtare dhe tė ndikimit nė zbatimin e politikės ndaj Kosovės tė diplomacisė serbe.
"Deri mė tash nė masė tė madhe kemi toleruar politikėn e jashtme tė Serbisė sa i pėrket ēėshtjes sė Kosovės, sepse kemi besuar se me kohė kjo ēėshtje do tė hiqet nga agjenda", ka thėnė njė funksionar nga shtetet e kuintit.
"Kemi besuar kur na ėshtė thėnė se paraqitjet e ministrit Jeremiq pėr Kosovėn janė me qėllim tė mbrojtjes sė Presidentit Tadiq nga sulmet e nacionalistėve nė Serbi. Kemi besuar edhe kur iniciativa nė OKB na ėshtė prezantuar si mėnyrė qė ēėshtja e Kosovės tė hiqet nga agjenda. Mirėpo Kosova ėshtė edhe mė tutje temė kryesore politike.
Prandaj disa anėtare tė BE-sė kanė vendosur qė sa mė parė t'i bėjnė me dije Beogradit se mė nuk do tė tolerojnė qė kushdoqoftė nga Serbia tė shkojė nėpėr botė dhe tė pėrpiqet qė tė luhasė reputacionin dhe influencėn e tyre. Askush nuk nuk mundet qė nė takimet me shtetet e treta tė akuzojė BE-nė dhe SHBA-tė se po shkelin tė drejtėn ndėrkombėtare, ndėrsa nė tė njėjtėn kohė synon tė ketė marrėdhėnie tė mira me ne", citohet tė ketė thėnė njė bashkėbisdues i gazetės "Dnevnik".
Ai ka shtuar se meqė ende nuk ka paralajmėrime publike nga BE-ja, por vetėm tė tilla tė balancuara, kryesisht nga kantaktet diplomatike ose nė takimet nė katėr sy, Beogradi nuk duhet kuptuar aq lehtė. Kuinti paralajmėron pėr Beogradin pėr fushatėn kundėr tyre.
Albeu | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com