Albatlanta

Rregjistrimi i Popullsisė, letėr e hapur kryeministrit Berisha
Xhovalin Delia
Madhėshtia e marrėzia njerėzore janė si dy anė tė sė njėjtės medalje, nuk dihet ku fillon njėra e ku mbaron tjetra; njeriun qė bėn kalanė bėn edhe hatanė.

Nėse do ta shikonit veten ashtu siē ju shikoj e nga ku ju vėzhgoj unė, me siguri do t'ju vinte turp e do ti binit hasha vetvetes; "Ta marrė vesh gjithė Bota mbarė se ne s'jemi shqiptarė"! (kėshtu do na shpėtonit nga marrja edhe ne qė kemi kėtė kombėsi).

Po ju drejtohem bash Ju zotni Berisha, si Kreu i vendit e si zot shtėpie nė Shqipėri, jo se tė gjitha fajet pėr krizėn e dyfishtė qė ka mbėrthyer vendin janė tė qeverisė, e tė kryetarit tė saj, Jo! Njė pjesė e mirė e pėrgjegjėsisė politike, peshon edhe mbi opozitėn e mbi kryetarin e saj. Por, sepse Ju jeni Kryeministėr dhe shqiptarėt presin zgjidhje prej teje. Nėse kriza zgjidhet "merita" vesh me "serm" fronin e Berishės, nė tė kundėrt i faturohet "faj" selisė rozė e harxhet do ti paguaj Edi Rama. E drejtė apo e pa drejtė do ta marrim vesh mė vonė, ( o mbase kurrė), por ajo ēka ėshtė destinuar pėr tė ndodhur sot nuk pret pėr nesėr, prandaj, tė gjithė krerėt tanė politikė duhet ti bėjnė mirė hesapet, por ai qė duhet ta mprehė mirė kalemin sot, ėshtė "humbėsi", sepse "fituesi" ėshtė kaluar.

Pas gjashtė muajsh nga zgjedhjet,"sovrani" popull ėshtė akoma nė "fushė tė mejdanit, i ndarė mė dysh; nė "tė vjedhur" e "vjedhės". Ndėrsa "gushėbardhi" i LSI-sė fėrkon duart e ēukit nė "thėrrimet e "luanėve". As Rama e as Berisha nuk mund tė tėrhiqen mbrapa. Jo se nuk duan, por sepse janė me shpatulla pas "murit", tė cilin ata vetė kanė krijuar me tė "vėrtetat a rrenat" e tyre. E vetmja gjė qė ata mund tė bėjnė sot para zgjedhėsve tė tyre, ėshtė; aty ku janė, nė istikamet e tyre, tė "zhvishen" nga egoja e tyre, qė njerėzit ta shohin tė vėrtetėn lakuriq. I pari, se ka pėr herė tė parė, del nudo edhe nė sheshin Skėnderbeg. Problem ėshtė i dyti, i cili edhe pse flet frėngjisht nuk ėshtė "allafrėnga" e nuk mund tė zhvishet nė hallk, aq mė tepėr nė kėtė moshė e nė bisht tė karrierės. Jo Edvin, harroi kutitė! Se ēfarė do ti japė nė vend tė kutive, vetėm Sala e di, ēdo gjė, veē Fronit. Mirėpo Edvini bash aty e ka syrin. Ky ngėrē politik, qė po kthehet edhe social ekonomik, mund tė zgjidhet me njė kompromis politik tė arsyeshėm e tė pranueshėm pėr tė dyja palėt, nė tė kundėrt, zgjidhet vetėm nga zgjedhjet, me votėn e lirė tė sovranit popull.

Na ishte seē na ishte; Kaherė e mot, njė kryelepur, me famė pėr bėmat e tij nė mbrojtje tė drejtave themelore tė lepujve, i dėshpėruar nga persekutimi i vazhdueshėm i mė tė fortėve tė pyllit, mblodhi gjithė lepujt, dhe, mbasi pranuan se ishin mė tė dobėtit e mė frikacakėt e pyllit, pėr ti dhėnė fund, njėherė e mirė tmerrit tė pafund, vendosėn unanimisht tė mbytėn nė pellgun mė tė afėrt dhe, u turrėn me tė katra, teposhtė. Kur mbėrritėn nė breg tė gjolit, panė bretkosat qė u zhytėn nė ujė nga frika.

"Ndaloni trima!" reflektoi kryelepuri, "nuk qenkemi ne tė fundit, qenka dikush nė kėtė botė qė na e paska frikėn", u trimėrua kyelepri dhe deklaroj; -"ta marrė vesh gjithė bota mbare se lepujt nuk janė shqiptarė!" (morali i fabulės; mė mirė mut se "mė i vogėl").

Qė nga ajo ditė e deri mė sot, edhe lepujt, tė lumtur e tė gėzuar, (si ne e ma zi), mbijetojnė nė kėtė dynja me dhelpra, ujqėr, luanė e elefantė, si gjithė qytetarėt e tjerė tė botės, tė regjistruar, me karta identiteti e pasaporta por, ndryshe nga ne shqiptarėt, pa deklaruar as shtetėsi, as kombėsi, as etni e as besim fetar; e jo vetėm ata tė bjeshkės, por edhe ata tė fushės, madje edhe ata tė Vorio - Epirit.

"Nė kėtė kontekst tė mendosh se deklarimi i besimit fetar pėrbėn njė element supozojmė pėrēarės fetar, kjo nuk qėndron. Nuk ka asnjė bazė reale, sepse kėtu nė Shqipėri si askund tjetėr njerėz me besime tė ndryshme fetare kanė jetuar nė harmoni nė tė gjitha kohėrat", (S. Berisha - shekulli ).

Po Zoti kryeministėr, po! Qė shqiptarėt mysliman, katolik, bektashinj e ortodoks, kanė jetuar e po jetojmė, fal Zotit e urtėsisė sė tyre, edhe sot nė harmoni shqiptare, e dimė e jemi tė lumtur e pse jo edhe krenar, pasi ėshtė shenjė qytetarie, mbase nga tė paktat qė na kanė mbetur nga qesja e vlerave tradicionale shqiptare. Zaten bash pėr kėtė jam i preokupuar; pse po doni me na e prish kėtė shqiptari, tė vetmen "fe" qė na bashkon? Jo, Salih, jo!

Tė kam parė qė shkon nė kishė, por nuk e di a falesh nė xhami? Emrin e ke mysliman e mbiemrin shqiptar; ēfarė je ti zoti Kryeqeveritar; i krishterė, mysliman, laik, ateist apo shqiptar?

Shqiptarėt janė katolik, mysliman, bektashinj e ortodoks, laik e ateistė dhe, bashkėjetojnė nė harmoni, po shteti i tyre qė ju kryesoni i ēfarė besimi ėshtė?

Nėse ėshtė vėrtetė shtet laik, ashtu siē duhet tė jetė, pse u dashka qė makina qeveritare duhet tė hyjė nė "shpirtin" e lirė tė populli tė vet, pėr ta trazuar? (me njė perspektivė pėr ta rrėnuar).

Apo edhe kjo i bashkohet iniciativės sė qeverisė kinse "evropiane" pėr tė legalizuar martesėn gay?

Pse shtireni e kėrkoni tė bėni gjėra banale e tė mbrapshta nė vend qė tė bėni tė vyera e nė dobi tė shqiptarėve? Jo, Salih, jo!

Pėr tė fituar simpatinė e Evropės dhe tė njė populli tė cilit i kėrkoni votėn, ka plot rrugė e mėnyra mė tė thjeshta e mė tė denja se falja tokės dhe e ujit, shitja e shpirtit, dhunimi i dinjitetit dhe cenimi i identitetit.

Ju thoni se "populli shqiptar nuk ka nevojė pėr identitet", (S. Berisha- shekulli), uroj tė jetė kėshtu, por nuk ma do mendja, sepse nuk ka se si tė jetė kėshtu, pasi edhe shqiptarėt, ndonėse "vrima e fundit e kavallit", nė Ballkan e nė Evrope, bėjnė pjesė nė racėn njerėzore, pėr tė cilėn identiteti ėshtė ndėr kushtet themelor tė ekzistencės dhe, jo vetėm pėr shqiptarėt, njė grusht njerėz e dy gisht tokė, por edhe banorėt superfuqi botėrore, ai qė i mbanė tė ngjizur ėshtė bash identiteti, nė bazė tė cilit, ėshtė toka ku ata gjallojnė, tė vdekurit mbi tė cilėt ata ndėrtojnė historinė e tyre, qielli nėn tė cilin njerėzit bashkėjetojnė duke ėndėrruar e projektuar tė ardhmen,(me qiell, simbolikisht kam parasysh besimet dhe relacionet me universin), gjuha me tė cilėn komunikojnė, kultura qė ata ndėrtojnė dhe nė fund politika me tė cilėn ata organizohen e qeverisen.

Po tė gėrmojmė nė rrėnjėt e identitetit me siguri do hasim nė instinktin e vetėmbrojtjes, njė ndėr kushtet esenciale tė mbijetesės qė tek njeriu, si qenie e arsyeshme, shfaqet nė forma tė ndryshme, nga mė tė rafinuarat racionale tė cilat shpesh degjenerojnė nė pasione etnike, fetare, nacionaliste, raciste, politike, shoviniste, etj.

Ndalova nė kėtė "lapsus", jo pėr ti "treguar babait arat" pasi e di qė doktori profesor, i di mirė kėto punė, kulturėn, pjekurinė e dijen e tė cilit e ēmoj, por ajo qė mė bėn tė vė gishtin nė plagė ėshtė "dyshimi" mos ky lapsus, i shkarė nga pasioni, ėshtė i famshmi "lapsusi Frojdian"?!

Nėse ka njė gjė qė ne shqiptarėt duhet tė krenohemi, ėshtė bash bashkekzistenca paqėsore midis nesh e me popujt pėr rreth. Bash kėta tė fundit dhe tė tjerė edhe "mė tė mėdhenj" na kanė tkurrur e cunguar si "kokoshin nė njė thelė". Dhe sot, sikur tė mos na mjaftojė gjėma e shkuar historike, prijėsit tanė modern, luajnė "cinglash" me ne duke na detyruar edhe sot tė marrim rrugėt e kurbetit, dhe "lojė botash" pėr tė fituar pėr vete duke "falur" trojet tona: nuk janė tė kėnaqur me ē'na kanė marrė por duan edhe me iu dhėnė, jo vetėm njė rriskė det, por po u pėrgatisin edhe tortėn, "Tokėn e premtuar" komshinjve tė moēėm pėr Vorio - Epirin. Jo Salih, jo! Strategji, diplomaci por jo "Allah, Allah Sali"!

E ēfarė duhet tė bėjmė sot nė njė shoqėri demokratike pėr tė mbrojtur identitetin e tėrėsinė tokėsore shqiptare? Tė ngjeshim armėt e ti shpallim luftė, kujt? Grekut qė na e ka "kėrkue", apo Saliut qė po do me ia "dhurue"? Jo Salih, jo!

Zoti Kryeministėr i vendit tim, nėse nuk pėrbėn sekret politik as shtetėror, na shpjego me dy fjalė; Ē'dobi do na sjellė ky pazar uji, besimi, etnie dhe identiteti?

Pėr njė vizė Athine? Pėr njė pasaportė greke? Pėr njė kafshatė bukė me gjak qė na japin efendikojtė grekė? Pėr dy deputet minoritar nė parlament? Apo pėr tė rritur fetėn elektorale nė Jug? Si strategji politike mund tė jetė e dobishme e pėrkohshme pėr ju si individ lider, edhe e pėr partinė tuaj, por do tė ishte njė pazar i ulėt me pasoja tė rėnda afatgjata pėr partinė demokratike, e mbi tė gjitha popullin e vendin tonė qė quhet Shqipėri e jo Jug e Veri e as Vorio - Epir. Jo, Salih, Jo! Besa, besė, edhe grekėt por pa pre nė besė shqiptarėt! Ajo ēka Shqipėria ka nevojė mė shumė se kurrė sot, ėshtė; mos me e pėrēa pėr ta sunduar, e mos me shitė pėr tė "fituar".

"Nė kėtė kontekst, dua te shtoj se nėse ndokush nuk do tė dojė tė deklarojė besimin e tij, le tė mos e bėjė, si dhe ai qė ndihet ateist le ta deklarojė qė ėshtė ateist. Kjo ėshtė njė shoqėri e lirė. Sigurisht ka dhe ateistė. Nuk shoh kėtu as dėmin mė tė vogėl. (S. Berisha, shekulli)

Zoti kryeministėr, nėse nuk e shihni ju nuk do tė thotė se "nuk ka dėm". Ka qė ē'ke me tė, bile tė madh fare. E bash kjo, qė ju nuk e shihni o bėni sikur nuk e shihni, mė preokupon.

Pėr njė qėllim tė mirė dhe orientuar drejt principeve tė larta, ėshtė e drejta legjitime e ēdo lideri shpirtėror e politik, tė rrisė masėn e dishepujve, pasi ky ėshtė misioni i tij pėr tu realizuar, por e kundėrta, do tė ishte e pa moralshme, madje tradhti e lartė ndaj tyre, e nė fund bash vetėvrasje.

Jo pėr tė lėnduar e as pėr tė akuzuar, pasi ju ēmoj vėrtetė si burrė tė menēur, tė ndershėm, tė fjalės e patriot, por thjeshtė pėr t'iu kujtuar e pėr tė reflektuar; nė "'97" famėkeqe, kur FMN-ia lėshonte alarmin kundra sistemit piramidal me fajde('96), Ju, asokohe nė rolin e Presidentit tė shteti, mė i besuari i shqiptarėve, qė jetoje nė apartament me popullin, njėsoj si ata, pėrgėnjeshtrove Fondin Monetar dhe u bėre garant pėr mashtruesit fajdexhinj kapterė,ish hafije e oficerė tė sigurimit.

Kėtė faj tė rėndė, ta kemi fal, por e kemi tė filmuar e incizuar nė memorie dhe, nuk duam qė tė pėrsėritet mė kurrė! Asokohe nuk qemė nė gjendje tė dallonim ēiltėrsinė tuaj nga miopia, para njė mashtrimi masiv nėn dritėn e diellit nėn hundėt dhe nė bashkėpunim me qeverinė demokratik. Nisur nga fakti qė Ju ishit ngujuar nė "kullėn e fildishtė tė Presidencės"; jam i predispozuar t'iu konsideroj "tė pafajshėm" pėr ēka kishte ndodhur deri atėherė kur FMN-ia lajmėroj rrezikun qė kėrcėnonte shoqėrinė e demokracinė nė pėrgjithėsi, rrezik qė shqiptarėt e paguan shtrenjtė, madje edhe me gjak e jetė, por nė momentin kur Ju, Presidenti im, u bėtė garant pėr hajdutėt e vrasėsit, ēfarė duhet tė mendojmė pėr Ju? Qė je naiv e miop, burrė i fjalės, i pabesė apo bashkautorė me ta?

Jo, Salih, jo! Kėtė tė fundit damkė, veē kundėrshtarėve tuaj politikė, nuk ta kemi vėnė, pėrkundrazi; tė kemi besuar si politikan i ndershėm e i papėrlyer, ta kemi falur si "gabim nga nxitimi", madje tė kemi rizgjedhur pėr nė krye tė vendit dhe, pėr tė qenė mė tė sigurt nga "mijtė hajdutė e dallkaukė", tė kemi bėrė bash kryetar qeverie.

Tė njėjtin gabim je duke bėrė edhe sot. Po bėhesh garat pėr "ujkun" duke i besuar "delet" e tua. Jo, Salih, jo! Tepėr bujare pėr tu besuar!

Tė gjithė shqiptarėve e, sidomos atyre myslimanė emigrant nė Greqi u ėshtė dashur tė ndėrrojnė emrat dhe fenė, pėr njė copė letėr nė kėmbim tė identitetit, madje edhe tė konvertuar me dy fe e me dy emra, u duhet tė durojnė e tė kapėrdinė me dhimbje turp pėrēmimin, racizmin e njė feudali afendiko qė ka pese dhrahmģ mė shumė. Ne nuk e kemi bėrė njė gjė tė tillė me tė parėt e tyre kur vinin nė Vorio - Epir, me lyp. Jo, Salih, jo! Ne u kemi dhėnė bukė, e nuk duam tė na e kthejnė me gurė! E po t'iu bjerė nevoja u japim prapė, bukė, kripė e ujė me gjithė zėmėr, por nuk mund tu falim det, as tokė. Gjymert e bujar por me karar, jo altruist fodull. S'kemi pse tu lajmė kėmbėt feudalėve moderne grek qė fryhen si kaposha nė Akropolin antik e as ti nėnshtrohemi kamxhikut qė fshikullojnė me arrogancė nga maja e Olimpit.

Duke u falur ujė, tokė e njerėz, athua do ta fitojnė dinjitetin motrat e vėllezėrit tanė nė Greqi?

A nuk do tė ishte mė e udhės qė qeveria e shteti jonė tė krijonit kushte politike dhe ekonomike shtetasve shqiptarė nė Dheun e tyre, nė shtėpinė e tyre, se sa tė shpėrblejė padronėt e tyre nė Athinė?

"Pavarėsisht se jo nė ēdo vend bėhet kjo formė regjistrimi, ne na takon ta bėjmė. Ėshtė njė dėshirė absolutisht legjitime dhe shumė e drejtė, (S. Berisha -shekulli, 27. 01. 2010)

Dėshira dhe e drejta e kujt zoti Kryemistėr i shqiptarėve; e juaja, e jona apo e atyre?

"Regjistrimi i popullsisė mbi baza etnike e fetare ishte njė ndėr 6 pikat e ultimatumit qė ish-kryeministri grek Miēotaqis i paraqiti nė korrik 1993 Berishės sė Parė. Berisha i Dytė, deri mė sot, kishte zbatuar pesė nga gjashtė pikat, madje nė 2009 i bėri sė bijės sė Miēotaqisit, zonjės Bakojanis, njė dhuratė tė papritur, marrėveshjen pėr faljen e hapėsirės detare, qė babai i saj nuk kishte guxuar ta kėrkonte nė 1993...Shqipėria, qė me kushtetutė vetė-shpallet shteti i qytetarėve pa dallim kombėsie e besimi, detyrohet tani, nėn presionin grek, tė zbresė nė nivelin e njė shteti qė vendos shenja dallimi midis shtetasve tė vet. (P.Xhufi, shekulli)

Mos vallė edhe ky historian politikan e diplomat, ėshtė sharlatan si politikanėt, ekspertėt e historianėt e tjerė qė kanė ngritur zėrin pėr bashkatdhetarėt e truallin e tyre? (mirė Nano, se atje e ka barkun, po ti o Salih i Lokes qė t'ka pjell pushka prej qarku?) Kėsaj si t'ia vė emrin; bujari, largpamėsi, ēiltėrsi, ndershmėri, burrėri, besnikėri, naivitet, pabesi, miopi, apo strategji politike? (nė favor tė kujt?). Jo Salih, jo, nėse historiani diplomat thotė tė vėrtetėn, kjo nuk ėshtė besnikėri, as bujari por marrģ.

Zoti Kryeministėr, a do tė kenė ndonjė herė njė pėrgjigje kėto "mistere", apo do tua shisni shqiptarėve tė varfėr bashkė me paketėn "Dixhitalcom" si fiction mediatik? (nuk pretendojmė tė vėrtetėn, por tė paktėn njė rrenė tė besueshme e tė pranueshme)

Le tė ndalojmė edhe njė herė tek nyja e krizės politike qė po pėrjetojmė qė nga viti i kaluar e nuk e dimė sa do tė vazhdojė e si do tė pėrfundojė. Njė gjė ėshtė e sigurt; qė "happy end" nuk do tė ketė dhe lotėt do ti derdhin spektatorėt e dhembshur shqiptar. Supozojmė se lideri socialist ėshtė bash "Ai" dhe "ashtu" siē Ju e ēmoni. Po partia e tij, mė e madhja nė Shqipėri e gjysma e shqiptarėve qė ajo pėrfaqėson tė cilėt ndjehet e fyer nga "vjedhja e fitores", e gjysma jote e akuzuar si "vjedhėse", nuk e meritojnė njė pėrgjigje, qė tė qetėsojė palėn e hidhėruar e tė verė nė vend nderin e palės tjetėr dhe dinjitetin e demokracisė kaq tė pėrbaltur nė Shqipėri?

Nuk pretendojmė tė vėrtetėn, pasi ajo do tė rrėzonte njėrin nga tė ju o tė dy bashkė, por presim pėrgjigjen mė tė besueshme, e njė zgjidhje tė arsyeshme e tė pranueshme nga tė dy palėt, nė interes tė vendit, tė demokracisė e tė shtetit ligjor, ēka do tė thotė: kompromis politik midis subjekteve politike e jo pakte djallėzore midis dy individėve, sepse; as kolltukėt, as partitė qė kryesoni e aq mė pak shteti e Shqipėria nuk janė pronat tuaja. Ajo qė ėshtė e juaja; janė tė ndenjurat, (nėse nuk i keni shitur), besimi,(nėse nuk do ta humbisni rrugės), dinjiteti (nėse nuk do ta shkelni me kėmbėt tuaja), dhe emri, (nėse nuk do ta pėrdhosni).

Zoti kryeministėr, shqiptarėt tė kanė dhėnė mandatin, me besimin se Ju do tė ndėrtoni njė shtet ligjor, qė do tė administroni me pėrgjegjėsi tė lartė politikėn dhe me nikoqirllėk ekonominė e shtetit e paret publike, pėr interesat e vendit. Sot keni hyrė nė tė V-in vit tė mandatit dhe jo vetėm dishepujt e tu por tė gjithė shqiptarėt, pa dallim feje e ngjyre politike mbėrthyer nga kriza e dyfishtė; politike dhe ekonomike, po shohin tė zhgėnjyer si majmen administratat partiake e qeveritare, dhe po ndjekin tė fyer teatrin banal politik.

I Pari i Amerikės, superfuqisė ekonomike botėrore, flet ēdo ditė pėr krizėn dhe nė axhendėn e ditės ka punėn, sigurinė, shėndetin e edukimin e qytetarėve tė tij. Nė Shqipėri fjala "krizė", si ekonomike edhe politike nuk pėrmenden, bile janė tė ndaluara. Falė Evropės, u lejua qė fjala "krizė" tė pėrdoret por me "k" tė vogėl e vetėm pėr krizėn politike. Pėr atė ekonomike shqiptarėt nuk mund ta pėrdorėn fjalėn "krizė" as me "k" tė vogėl, nė axhenden e Berishės ėshtė "Edi Rama mafioz pa brekė", ndėrsa nė atė tė Ramės; "Berisha hajdut me kutia".

A ėshtė e mundur qė qeveria e vendit mė tė varfėr nė Evropė, nė kohėn e nė njė krize qė ka gjunjėzuar kolosėt e ekonomisė botėrore jo vetėm qė nuk ėshtė e preokupuar por mburret me rritjet e treguesve ekonomikė, madje i shet beleg euros me lek? Mbase! Nė Shqipėri ē'farė nuk ban vaki! Edhe nė kohėn e "Bllokadės ekonomike, kur ne hanim barė, "Zėri i popullit" i asaj kohe bėnte karshillik me "begatinė shqiptare" e shante krizėn rėndė kapitaliste, madje fliste "pėr revolucion, jo si aspiratė, por si problem i shtruar pėr zgjidhje"!!! Mos vallė na ka ngel ora nė kongresin e VI tė PPSH?!?! (bane Zot andėrr! thotė nėna ime)

Zoti kryeministėr, kur thoni se nė Shqipėri nuk ka krizė ekonomike, e keni fjalėn pėr popullin qė e merr bukėn me listė, apo pėr ministrat, zėvendės ministrat, shefat e drejtorėt e deputet qė mbushin xhepat me paret publike? Sa kohė keni qė nuk keni shkuar nė fshatin e fėminisė? Nėse ke qenė, a jeton ndokush mė nė ato shkrepa, apo tė gjithė kanė ardhur nė Bathore? Po ata qė i "zuri ēatia" e nuk zbritėn dot nė fushė, a i ke parė si jetojnė?

I kam parė unė doktor; si mos ma keq! "...mjerim, mjerim, viket gjithkah malėsia...!"

Kush e ka jetuar dhe ata qė po e jetojnė sot mbi kurriz, nė vetėn e parė, e dinė mė mirė se ai qė e ka rrėfyer nė vetėn e tretė dhe, shumė mė mirė akoma se politikanėt e sotėm shtihanė qė recitojnė Migjenin e Ēerēiz Topullin "gju me gju me popullin", nė Valbonė e nėn hijen e rrapit nė Mashkullorė.

Zotėrinj politikanė e qeveritarė, pa dallim feje, krahine, tė majtė e tė djathtė, dilni nga ahuri i intrigave tė pushtetit e tė tarafeve ku jeni ngujuar, dhe shikoni si jetojnė tri hise tė shqiptarėve qė shtrėngojnė rripin e grushtet para "mollėve tė ndalueme" ; nė Jug e veri, bjeshkė, fushė e vrrģ, nė katund e nė qytet e nė Kryeqytetin e begatisė. Mos u mburrni me punėn e biznesmenėve e as me mirėqenien e tyre, sepse e kanė krijuar ata vetė, madje edhe pėr Ju, mos u mburrni pėr pallatet e as pėr asfaltet sepse janė fryt i kapitalizmit e jo meritė e juaja, janė djersa e paret e shqiptarėve e jo tė politikanėve e tė qeveritarėve. Merita e jua ėshtė tė vidhni sa mė pak, tė bėni detyrėn si administratorė nė shėrbim tė populli sepse fal Atij sovran ziut jeni aty ku jeni dhe Ai ju paguan e po iu bėn zengjinė.

Zoti Kryeministėr i vendit tim; pyetjet e lartpėrmendura, nuk janė tė njė kundėrshtari politik, as tė njė socialisti, as tė njė mafiozi, as tė komunisti, as tė njė bllokmeni por bash tė njė ithtari tė demokracisė, tė njė demokrati pa tesere partie, e nuk janė vetėm tė miat, por tė shumė e shumė shqiptarėve tė ndershėm tė pavarur nga e djathta dhe e majta, pa kurrfarė konflikti interesash ekonomike e as politike, qė nuk kanė frikė tė thonė tė vėrteta, pėrkundrazi ndjejnė detyrė para vetes, vendit e njerėzve tė vet, tė pėrballen me korrupsionin kriminal politik e shtetėror, e kur pyesin, nėse e kanė kėtė tė drejt, si qytetarė tė thjeshtė, duan jo vetėm pėrgjigje. E nėse nuk keni kahė as pėr kėtė, tė paktėn reflektoni pėr njė zgjidhje, tė pjekura e tė qėndrueshme.

Ta marrė vesh gjithė bota mbarė, unė kam le e do vdesė shqiptar!
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com