Albatlanta

Regjistrimi si burim problemesh
Mentor Nazarko
Debati qė po zhvillohet nė opinionin publik, nė lidhje me regjistrimin e popullsisė mbi bazė etnike dhe fetare, ėshtė aq i gjerė sa gjithmonė dhe gjithkush mund tė gjejė hapėsirė pėr tė thėnė diēka tė re. Po filloj tė rendis disa prej pėrfundimeve shtesė, qė mund tė thuhen nė lidhje me kėtė proces.

Ky regjistrim nuk ka sesi tė jetė ndonjė kusht i Bashkimit Evropian, siē pretendohet. Bashkimi Evropian vetė, pra brenda vetes, nuk ka ndonjė politikė unike, kuadėr rregullativ unik, praktikė tė unifikuar nė lidhje me kėtė proces, apo me vetė konceptet e shtetėsisė, kombėsisė apo origjinės etnike e fetare. Pra ky Bashkim nuk mund t’i imponojė njė vendi aspirant diēka qė nuk e ka vetė pjesė integrale apo inherente. Nėse vėrtet nė rekomandimet e Bashkimit Evropian pėr Shqipėrinė (rekomandime ama) mund tė ketė ndonjė paragraf pėr kėtė regjistrim, ky rekomandim mund tė jetė futur prej Greqisė, dhe pėr pasojė edhe mund tė mos pėrmbushet. Greqia ka aq fuqi sa tė pėrfshijė nė kėto rekomandime njė paragraf tė tillė. P.sh Bashkimi Evropian nuk ka ndonjė problem me emrin e Maqedonisė, por pėr shkak tė anėtarėsisė sė Greqisė nė tė, ndihet solidar dhe i kėrkon Maqedonisė tė ndryshojė emrin e vet kushtetues.
Ky krahasim, megjithatė s’do tė thotė se ēėshtja e regjistrimit tė popullsisė sė Shqipėrisė me bazė etnike dhe fetare ėshtė njėlloj me kėtė ēėshtje tė Maqedonisė. Greqia nuk e bėn kėtė kėrkesė me tė njėjtėn publicitet, sepse s’do tė dėshirojė tė dalė si vend qė bllokon anėtarėsinė e Ballkanit nė BE (pėrkundrazi do tė dalė sikur e inkurajon, siē duket nga iniciativa greko-austriake).

Procesi i regjistrimit fetar dhe etnik nė Shqipėri, duhet tė bėhej nėse vendi ynė ka probleme etnike dhe fetare. Vendet qė dolėn nga ish Jugosllavia e bėnė kėtė regjistrim pėr shkak tė lėvizjeve tė popullsisė dhe nė kuadėr tė ndarjeve tė gjithēkaje tė pėrbashkėt. Shqipėria nuk ka probleme tė tilla, ajo nuk ėshtė e njohur pėr politika diskriminuese ndaj minoriteteve, nė asnjė moment tė historisė sė vet dhe as tė sė tashmes sė vet.
Aq e vėrtetė ėshtė kjo, sa dhe kėrkesa pėr regjistrimin e popullsisė mbi baza fetare dhe etnike nuk vjen nga popullsia minoritare, por nga shoqata apo parti politike, si PBDNJ qė po e humbin mbėshtetjen popullore apo nuk kanė fare mbėshtetje. Atje ku ka minoritete tė forta, ku ka probleme etnike apo fetare, ka dhe kauza pėr zgjidhjen e tyre, edhe subjekte qė i ēojnė para ato kauza. Maqedonia pėr shembull ka parti etnike sepse statusi kombėtar i shqiptarėve nuk ėshtė i pėlqyeshėm prej tyre, madje pėr pėrmirėsimin e tij ėshtė derdhur gjak, janė bėrė luftėra.
Nuk ėshtė ky rasti i Shqipėrisė, ku e vetmja parti e madhe me bazė etnike, po rrudhet. Ekspertė tė pavarur grekė, qė nė 2001 e kanė konsideruar tė padobishme mbėshtetjen e PBDNJ prej Greqisė, ndėrsa kanė sugjeruar mbėshtetjen e politikanėve minoritarė nė parti tė mėdha. Regjistrimi mbi bazė etnike dhe fetare pra nuk vjen si pasojė e problemeve tė brendshme, por mund tė bėhet burim problemesh nė tė ardhmen, tė cilėt po planifikohen qė sot. Sa pėr shembull, kur nė opinionin publik u bė e ditur njė shifėr tjetėr e komuniteteve fetare, e ndryshme nga ajo qė dimė, pati reagime tė forta tė Komunitetit mysliman i cili s’donte se mund tė kishin ndodhur ndryshime tė tilla.

Ja njė radhė problemesh. Brenda komuniteteve fetare mė sė pari. Prej krijimit artificial tė minoriteteve etnike apo zmadhimit tė tyre. Nė procesin e dhėnies masive tė shtetėsisė nė Greqi, ditėt e fundit ne mėsuam se janė regjistruar 160 mijė homogjenė, pra shqiptarė qė janė deklaruar si tė kombėsisė greke. Qė tani ne duhet t’i llogarisim kėta individė si grekė etnikė: askush nuk mund tė kundėrshtojė vetėdeklarimin e tyre, pėr mė shumė tė mbėshtetur dhe nga dokumente tė njė vendi anėtar tė BE-sė. Konfirmimi zyrtar i njė shifre tė tipit qindra-mijėra pėr minoritetin grek, nuk do tė ishte thjesht fitore politike pėr Greqinė e vjetėr, por dhe premisė pėr njė proces qė duhet tė mbaronte me garantimin e helenizimit tė Shqipėrisė me paratė publike tė shqiptarėve, pra financimin e shkollave greke. Nė tė gjithė nivelet pėr “minoritarėt”.

Ndryshimi i identitetit pėr njė pjesė tė shqiptarėve nuk ėshtė njė ēudi, qė ka pėr protagonistė vetėm shqiptarėt. Edhe maqedonasit e kanė bėrė, duke u shpallur si bullgarė, para disa vitesh. Edhe rumunėt qė janė shpallur hungarezė, etj, etj. Mund tė kemi realitete tė ēuditshme: vllehė qė mund tė shpallen edhe rumunė, edhe grekė. Apo sllavishtfolės qė mund tė deklarohen bullgarė edhe maqedonas duke e shndėrruar Shqipėrinė nė njė terren pėrplasjeje tė shteteve fqinjė.

Premisė e gabuar juridike
Mbi tė gjitha, ky regjistrim ndėrtohet mbi njė premisė tė gabuar juridike. Ēdo me thėnė pėrkatėsi etnike dhe fetare? A ka njė pėrkufizim juridik tė kėtyre koncepteve? Jo, nė asnjė konventė, nė asnjė dokument ndėrkombėtar, nė asnjė ligj tė brendshėm. Atėherė ne duhet ta shpikim kėtė pėrkatėsi? Si pėrcaktohet pėrkatėsia etnike dhe fetare e fėmijėve? Ky nuk ėshtė njė problem i vogėl ndėrsa grupmosha nga 0 nė 18 vjeē ėshtė deri nė 30% tė popullsisė. Kush do tė vendosė pėr fėmijėt? Po kush do tė vendosė pastaj pėr emigrantėt jo tė pranishėm kėtu? Edhe ata pėrfaqėsojnė njė fetė tjetėr prej 30% tė popullsisė, me njė pėrbėrėse tė vogėl fėmijėsh. Pra qė nė start procesi i regjistrimit ka hije pėr njė pjesė tė madhe tė popullsisė, ndoshta pėr gjysmėn e saj.

Regjistrimi mbi bazė fetare dhe etnike, duke u mbėshtetur te vetėdeklarimi, absolutizon si kriterin e vetėm dhe unik tė pėrcaktimit tė etnisė dhe fesė, momentin subjektiv-dėshirėn e individit. Vėrtet kushtetuta e lejon vetėdeklarimin nė nenin 20, por nė nenin 23, paragrafi 3, ndalohet detyrimi mbi individin qė tė bėjė publik besimin e tij fetar. Pra ēfarė axheleje e shtyn shtetin shqiptar tė varfėr qė tė bėjė njė regjistrim qė shkon kundėr Kushtetutės sė vet apo prirjeve evropiane? Ky regjistrim i kryer nga shteti, nė siglėn e tij, me paratė e tij praktikisht legalizon tė gjithė ambiciet apo aspiratat edhe mė tė paarsyeshme tė individėve shqiptarė, qė nė nevojė apo pėr arsye tė tjera e kanė ndėrruar identitetin e tyre. Ai e shndėrron kėtė vetėdeklarim nė njė moment me vlerė juridike, tė cilin nuk mund ta zhbėsh kollaj.

Ky regjistrim popullsie pra nuk ėshtė njė nevojė e brendshme, por e jashtme. E atyre shteteve qė janė xhelozė pėr avancimin e statusit tė kombit shqiptar, qė sot ka dy shtete. Dhe qė duan tė mbjellin nė tokėn tonė farėn e ndarjes, duke sponsorizuar minoritete tė rreme apo duke zmadhuar minoritetet ekzistuese. Duke goditur shtyllat ku qėndron mbijetesa e kėtij kombi. Pavarėsisht se ky sponsorizim mund tė vijė nė formėn e ndonjė rekomandimi jo detyrues tė BE-sė, ai nuk duhet tė lejohet. Shqipėria sot nuk mund tė pranojė ēdo lloj presioni, aq mė tepėr tė qarqeve ekstremiste greke qė kanė njė histori tė pėrgjakshme spastrimi etnik dhe genocidi ndaj minoritetit shqiptar mysliman, hebre, dhe atij sllavomaqedonas. Spastrime pėr tė cilėt nuk ėshtė kėrkuar kurrė ndjesė.
Panorama | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com