Albatlanta

Shqipfolės apo shqiptar?
Sami Islami
Gjuha ėshtė njėri nga elementėt kryesor pėr tė pėrcaktuar indentitetin kombėtar, por jo edhe i vetmi, sepse pėr t’u identifikuar ndryshe nga popujt e tjerė nevojitet edhe kultura, tradita, historia e vaēantė, tė cilat e plotėsojnė identitetin. Kėsaj radhe nuk do tė ndalemi pėr tė shtjelluar ēėshtjen e identitetit, por do tė pėrqendrohemi vetėm tek njė segmet i tij, qė ėshtė gjuha. Nė kėtė kontekst e shoh tė arsyeshme tė ndalemi pak te njė problem i gjuhės shqipe, e pikėrisht tek pėrdorimi i fjalės (mbiemrit) “shqipfolės” dhe fjalės (emrit)“shqiptar”. Shpesh mė ka rėnė tė dėgjoj, por edhe t’i ndesh tė shkruara kėto dy fjalė, tė pėrdoren me kuptim jo tė qartė (nė tė shumtėn e rasteve tė pėrdoret fjala “shqipfolės” pėr “”shqiptar”) gjė qė, sipas mendimit tim, ėshtė gabim. Menjėherė e mora Fjalorin e Gjuhės Shqipe pėr ta konsultuar. E hapa dhe e gjeta. Fjala SHQIPFOLĖS-E mb. shpjegohej me:“ qė ka shqipen si gjuhė amtare, qė flet shqip (edhe si em. ) Popullsi shqipfolėse. Treva shqipfolėse.“ (!)
(Fjalor i Shqipes sė Sotme, Tiranė, 2002, f. 1288). Mirė pėr ata qė „shqipen e kanė gjuhė amtare“ , por ata „qė flasin shqip“ a duhet domosdoshmėrisht tė jenė shqiptarė? Dhe kėtu ėshtė edhe problemi qė shpesh po dėgjohet nė media por edhe nė institucione tė tjera. Fundja gabimi, ndoshta edhe mund tė mos konsiderohet edhe aq i mediave apo i institucioneve. Gabimi qėndron tek fjalori. Si duket nė kohėn kur ėshtė botuar fjalori pėr herė tė parė (kėtu e njėzetė pesė vjet mė parė) , mbase, asnjėrit nga pėrpiluesve tė tij nuk i ka shkuar ndėr mend se shqipfolės mund tė jetė edhe njė i huaj (qė e flet gjuhėn shqipe). Nė qoftė se “shqipfolės” do ta quajmė vetėm atė, siē “prferon” fjalori, „i cili e ka shqipen si gjuhė amtare”, atėherė si duhet tė quhet ky tjetri, i cili gjuhėn shqipe nuk e ka gjuhė amtare, „shqiptar“ apo „shqipfolės“? Besoj se s’ka nevojė pėr koment!

Nė vazhdim le tė shohim se si shpjegohet fjala „shqiptar-i“ nė Fjalorin e Shqipes sė Sotme, qė e kemi nė duar, e qė ėshtė botim i vitit 2002(!), siē thamė . Kjo fjalė shpjegohet kėshtu: “Banor vendės i Shqipėrisė ose ai qė e ka prejardhjen nga Shqipėria”. Kaq. (!) Nėse kėta zotėrinj, kur e kanė pėrpiluar kėtė fjalor me fjalėn (emrin) “ Shqipėri” i kanė menduar tė gjitha trojet shqiptare, pra vetė Shqipėrinė bashkė me Kosovėn, Ēamėrinė (sado qė Ēamėria tani pothuaj ėshtė zbrazur nga elementi shqiptar, por tė gjithė e dimė sa ajo ka qenė dhe do tė jetė shqiptare), Iliridėn, Kosovėn Lindore, ky pėrkufizim ėshtė krejt nė rregull, po nėse ky fakt nuk ėshtė marrė parasysh (pėr arsye tė ndryshme politike, ose thjesht nga mosdija), atėherė del se shqiptarė paska vetėm nė Shqipėri(!). Po ēfarė gjuhe flitet atėherė nė Kosovė, Ēamėri, Iliridė, Kosovė Lindore…? A janė edhe kėta shqiptarė? Se “shqipfolėsi” nuk ėshtė gjithnjė vetėm shqiptar, mund tė ilustrohet me shembuj tė shumtė nga kombe ose popuj tė tjerė tė botės. Ka shumė vende nė botė, qė flitet njė gjuhė, por njerėzit qė e flasin atė gjuhė nuk i pėrkasin tė njėjtit popull ose komb. Po ta marrin, pėr shembull, gjuhėn angleze. Kjo gjuhė flitet nė shumė vende tė botės , pėrveē qė flitet nė Angli (ose pothuaj nė tėrė Britaninė e Madhe), ajo flitet edhe nė Amerikė (SHBA), nė Australi, nė Zelandėn e Re, nė Xhamajkė etj.…Tė gjithė kėta popuj janė “anglishtfolės” por a janė “anglezė”?.

Pastaj kemi gjuhėn frenge, e cila, poashtu, pėrveē qė flitet nga francezėt (pra nė Francė), ajo flitet edhe nė Belgjikė, Kanadė etj. (as kėta popuj nuk ėshtė e thėnė tė jenė “francezė”). Nė kėtė kontekst mund tė pėrmendet edhe gjuha spanjolle, e cila flitet pothuaj nė gjithė Amerikėn Jugore (por kėta a janė spanjollė, apo jo ?), etj. etj. Kemi edhe shqiptarė qė nuk janė edhe aq shqipfolės. Kėta janė disa shqiptarė qė jetojnė nė Gorė. Dhe po t’i pyesish se ēfarė kombi janė , ata do t’ju pėrgjigjen se janė shqiptarė , por nė fakt ata flasin kryesisht serbisht. Kėta edhe mund tė quhen lirisht “serbishtfolės”, por jo edhe “serbė”! Numri i shqipfolėsve sot nė botė ėshtė duke u rritur vazhdimisht. Kjo pėr arsye se shqiptarėt me kulturėn dhe me gjuhėn e tyre tė lashtė, kanė ngjallur interesim tek popujt e tjerė, qe edhe ata ta mėsojnė gjuhėn shqipe. Ka plot pjesėtarė tė popujve tė ndryshėm qė e flasin gjuhėn tonė. Disa e flasin shumė bukur bile. Dhe tė tillė ka shumė. Kurse numri i shqiptarėve nė botė ėshtė aq sa ėshtė, qoftė ata qė jetojnė nė Shqipėri, Kosovė, nė Kosovėn Lindore, nė Iliridė, apo jashtė trojeve shqiptare. A mund tė quhen sot ata tė huaj qė e flasin gjuhėn shqipe shqiptarė? Gjithsesi jo. Po a mund tė quhen kėta tė huaj “shqipfolės”? Sigurisht se po. Pra kėtu ėshtė edhe diferenca kuptimore nė mes tė kėtyre dy fjalėve, qė fatkeqėsisht shpesh po artikulohen duke iu referuar zakonisht fjalės “shqiptar”. Mbiemri “shqipfolės-e” nė fund tė fundit edhe nuk ka nevojė tė pėrdoret, kur ėshtė fjala pėr ato treva, shtete, ose thjesht vende tė caktuara ku jemi tė bindur se ata janė shqiptarė. Sepse kjo “shqiptar” e ka nė vetėvete edhe kėtė tjetrėn “shqipfolės”.

Ndėrkaq “shqipfolėsi”, siē thamė, nuk domethėnė tė jetė shqiptar. Nė fjalor edhe sintagmat “popullsi shqipfolėse” , “trevė shqipfolėse“ janė shpjeguar gabim. Nga se, po tė mos dihen edhe elementet e tjera qė e karakterizojnė kombin, nuk dihet qartė nėse kjo popullsi apo trevė ėshtė shqiptare apo jo? Sepse siē thamė edhe mė lart “shqipfolėsi” nuk pėrmbush kuptimin e “shqiptarit”. Fundja, ky fjalor, mund tė themi se ka edhe mangėsi tė tjera. Pėrveē mangėsive nė leksik (gjuha shqipe ka disa herė mė shumė fjalė se ato qė sot gjenden nė fjalor), lypset qė, nė tė ardhmen, me rastin e njė ribotimi eventual, tė bėhen korrigjime kuptimore (sematike). Kjo pėr arsye se, siē ėshtė kėshtu , nuk do t’u ndihmonte aq shumė pėrdoruesve tė fjalorit, si atyre shqiptarė, por edhe tė huajve.
Albanian Mail | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com