Albatlanta

Kriminalizimi i politikės dhe dėshtimi i shtetit
Shinasi Rama
Nė disa shkrime tė ditėve tė fundit, e veēanėrisht nė “Punė Batakēinjsh” tė botuar nė gazetėn Korrieri, z. Fatos Lubonja ka vėnė nė dukje se problemi themelor me tė cilin pėrballet shteti shqiptar ėshtė problemi i kriminalizimit tė parisė sė Tiranės dhe lidhja nė kėrthizė qė kjo pari ka me krimin e organizuar. Pėr Lubonjėn, edhe pse segmentet politike tė parisė grinden publikisht e nė media, paria e Tiranės ėshtė shumė mė kohėzive thjesht sepse elementėt qė i mbajnė krahėt e parisė tė lidhur bashkė janė influenca e jashtėzakonshme e krimit tė organizuar, interesat e saj tė ngushta ekonomike e politike, si dhe mbi tė gjitha, mendėsia kriminale e vetė parisė. Shembulli qė pėrdor z. Lubonja pėr tė ilustruar tezėn e tij ėshtė shitblerja e kalimi dorė mė dorė e ish-Taivanit, sot njė lokal kumari tek Shallvaret nga njėra palė e parisė tek tjetra e anasjelltas thjesht me qėllime pėrfitimi personal. Ndėrsa shembulli ėshtė shumė domethėnės, dhe unė pajtohem plotėsisht me analizėn e z. Lubonja, mendoj se kjo dukuri ia vlen tė analizohet edhe pėr disa aspekte tė tjera, e veēanėrisht pėr rolin qe luan ky kriminalizim i gjithanshėm i parisė nė dėshtimin e shtetit shqiptar dhe nė kapjen e tij nga bota e krimit pėrmes vetė strukturave politike, ekonomike e shoqėrore te parisė. SHTETI DHE KRIMI I ORGANIZUAR

Shteti normal ėshtė kundėrshtari mė i rreptė i kriminelit dhe armiku i pakompromis i krimit tė organizuar. Nė njė shtet normal, ligjet dhe strukturat janė formuluar e ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė jeta, nderi, pasuria, mirėqenia e qytetarėve si dhe rregulli shoqėror tė mos cėnohen nga askush. Shoqėria normale jo vetėm i respekton kėto norma e rregulla, por gjithkund kriminelėt dėnohen e humbin tė drejtat bazė e shpesh edhe jetėn. Megjithatė nė shtetin shqiptar, siē del edhe nga shembulli qė sjell z. Lubonja, vėrehet se sjellja kriminale nuk ėshtė e kufizuar, e paorganizuar, apo e dėnueshme. Nė fakt, e kundėrta ėshtė e vėrtetė. Ajo qė del nga analiza e tij por edhe nga shumė tė tjera, ėshtė se kapja e hapur e shtetit shqiptar nga bota e krimit, legjitimimi i sjelljes kriminale, pranimi nga ana e shoqėrisė e kėsaj sjellje kriminale si normale, dhe kriminalizimi fund e krye dhe i padiskutueshėm i parisė dhe i institucioneve tė shtetit janė thelbėsore pėr realitetin shqiptar. Duke qenė se shteti nuk iu jep zgjidhje problemeve tė tyre, individė dhe shtresa tė tėra tė shoqėrisė i janė drejtuar dhe i drejtohen botės kriminale, tolerojnė sjellje kriminale dhe bėhen bashkėfajtore nė krimin e parisė. Duke i zgjidhur problemet e tyre imediate si individė, ato e shkatėrrojnė fabrikėn e shtetit dhe tė instituticoneve si dhe dėmtojnė rėndė mundėsitė e tyre pėr njė jetė normale nė tė ardhmen.

Si shembuj tė njohur tė kapjes sė shtetit nga krimi i organizuar mjafton te pėrmenden 400,000 ndėrtimet pa leje, dhjetėra, mijėra vajza qė shiten rrugėve tė botės, plakat qe arrestohen pėr rritje droge, fushat e mbjella me kanabis, katundet qė ruhen nga bandat e armatosura, motelet e hotelet e prostitucionit, 40,000 te droguarit ė Tiranės, 20,000 shqiptarėt qė janė nė burgjet e botės, grabitja e hapur dhe sistematike e pronės shtetėrore, shkalla marramendėse e informalitetit nė ekonomi qė shkon deri nė 70%, ryshfetet qė merren nga gjykatėsit e zyrtarėt, shitblerja e posteve zyrtare, deputetėt qė arrestohen ‘gabimisht’ me thika e kobure apo politikane qė vdesin rrugėve, pasi dalin nga motelet me sekretaret, politikanėt qė gdhihen nė fund te mandatit mė disa milionė euro pasuri ‘tė fituar nė bursė’ dhe nė fund, por jo mė e fundit, numri ne rritje i kriminelėve, tė akuzuarve, vrasėsve me pagesė, i hajnave dhe i gangsterėve tė deklaruar edhe si eksponentė tė politikės nga tė dyja krahėt e parisė sė Tiranės.

E natyrisht, shembujt e korrupsionit e tė kriminalitetit, tė vjedhjes dhe tė shfrytėzimit tė paskrupullt tė shtetit e tė shoqėrisė nga ana e parisė janė tė panumėrt. Kėtu mund tė pėrmendėn privatizimet, gomonet, piramidat, viti 1997, bandat e shumta, Gėrdeci, Kinostudio, Taivani, Porto Romano, Fazlliēi, pallatet e Tiranės, Jala, e mė radhė. Tė gjithė kėto shembuj shėrbejnė pėr tė ilustruar qartė se shteti nuk ėshtė normal por se ėshtė njė shtet i kapur dhe i dėshtuar, se krimi sundon dhe se paria e Tiranės ėshtė vegėl e krimit te organizuar.

Njė shembull shumė domethėnės por pėr tė ardhur keq i kėtij kriminaliteti tė gjithanshėm ishte edhe falja me aq ceremoni e pompe ė ndėrtimit tė paligjshėm tė vilės sė z. Ismail Kadare nga ana e qeverisė. Do tė ishte njėmijė herė mė mirė qė qeveria shqiptare ta kishte blerė njė vilė mbretėrore apo private dhe t’ia bėnte dhuratė, apo te ndėrtonte njė vilė tė re posaēėrisht pėr tė e kudo tjetėr qė mund tė ndėrtohej, se sa ta shtynte shkrimtarin e njohur qė tė bėhej bashkėfajtor nė kėtė krim; z. Kadare herėt a vone, mė zė apo nė mėnyrė tė heshtur do tė duhet qė ta falėnderojė shtetin pėr faljen e vilės sė tij tė paligjshme. Atėherė, edhe ai do tė bėhet bashkėfajtor nė krimin e saj.

Nuk ka fare dallim midis palėve tė parisė se sa janė te lidhura me krimin e organizuar. Dallimi thelbėsor ėshtė se nėse PD e kontrollon botėn kriminale mė dorė tė hekurt, PS ėshtė e kapur nga bota kriminale. Sali Berisha i kontrollon strukturat e krimit vetė apo pėrmes familjes sė tij. Udhėheqja e PS-sė ėshtė tė kontrolluar nga krimi ose pėrfaqėsues tė familjeve janė nė politikė pėr tė mbrojtur ato interesa.

Por ky dallim zbehet e bėhet i parėndėsishėm kur tė gjitha palėt shihen ashtu siē janė, pjesėtarė tė segmenteve tė parisė sė Tiranės, klane e individė tė pasuruar pėrmes politikės dhe qė sillen e veprojnė si instrumente tė vetėdijshme tė krimit tė organizuar, qoftė si ushtarė, qoftė si shefa tė strukturave tė tilla. Pėr tė kuptuar kėtė lidhje simbiotike tė krimit me politikėn duhet analizuar ajo qė ndodhi gjatė sistemit tė kaluar, sepse atje janė edhe disa nga shkaqet kryesore tė kriminalizimit tė sotshėm tė parisė sė Tiranės.

ORIGJINAT E KRIMINALIZIMIT TĖ SHTETIT DHE TĖ PARISĖ SĖ TIRANĖS Nė thelb, origjinat e kriminalizimit tė shtetit e tė parisė nė shtetin shqiptar janė katėr. Ka edhe shkaqe tė tjera, por kėto janė mė kryesoret dhe ia vlen tė qėmtohen me kujdes, edhe pse shkurtimisht kėtu. Sė pari, shoqėria shqiptare doli nga sistemi i mėparshėm thellėsisht e kriminalizuar nė tė gjitha nivelet. Kriminalizimi, korrupsioni e zvetėnimi ishte mė pak i dukshėm nga paria, tek intelektualėt e tek njerėzit e thjeshtė. Sa kohė qė kishte shtrėngesa, paria e intelektualėt vepruan nė mėnyrė makiavelike. Sa u zhdukėn shtrėngesat, paria e tregoi fytyrėn e vet tė vėrtetė dhe ajo ishte shumė e pakėndshme. Natyrisht qė kishte njė shtresė tė madhe kriminelėsh ordinere, pėr tė cilėt kjo lloj sjelljeje ishte normale dhe pėr tė cilėt shkatėrrimi i shtetit ishte edhe ēlirimi i vėrtetė i tyre. Pra, pavarėsisht nga rruga nga e cila erdhėn, si paria, ashtu edhe keqbėrėsit ordinerė, pėr shkak se ndanin tė njėjtėn mendėsi, pėrfunduan nė tė njėjtin predikament. Njė element i rėndėsishėm qė e shpjegon kėtė shkrirje tė natyrshme tė parisė me llumin e shoqėrisė ishte edhe struktura e ndryshuar e marrėdhėnieve shoqėrore gjatė sistemit tė kaluar. Pėr shkak tė varfėrisė sė thellė, proletarizimit ekstrem, mungesės sė materialeve e produkteve, nevojave nė rritje, e me radhė, shoqėria nga poshtė-lart e nga lart-poshtė, zhvilloi mekanizma tė komplikuar, por shumė efektive pėr zgjidhjen e problemeve tė tyre jetike, si b.f., pėrmes tramit e shkėmbimit tė mallrave tė vjedhura, punės vetjake nė orarin e punės, pėrdorimit tė mjeteve e tė pozicionit pėr interesa vetjake, deri edhe favoreve seksuale e me radhė. Gradualisht, hajnia, mashtrimi, zvetėnimi e korrupsioni u bėnė mėnyrė e nderuar apo e pranuar jetese nga shoqėria e nga paria e Tiranės dhe zhveshja e shtresave tė gjėra nga sistemi i vlerave morale normale ishte e frikshme. Rrėnjėt e ‘kapitalizmit’ ekstrem shqiptar tė derisotėm, duhen kėrkuar pikėrisht nė marrėdhėniet shoqėrore qė u zhvilluan gjatė kėsaj periudhe. Shoqėria iu pėrgjigj dėshtimit tė shtetit tė atėhershėm duke zhvilluar njė sistem tė tillė, mjaft efektiv tė ekonomisė informale, ku gjithēka e kishte njė ēmim dhe ku gjithkush e dinte se ēka i kishte borxh tjetrit. Shoqėria u transformua nė njė rrjetė merimange ku tė gjithė vareshin nga njėri-tjetri dhe i ruheshin shtetit, qė nė fakt ishte dorėzuar para kėsaj mendėsie.

Sė dyti, duke qenė e vetėdijshme se shteti i konsoliduar ėshtė armiku kryesor i pasurimit tė saj, paria e Tiranės dhe intelektualėt qė iu bashkėngjiten asaj (dhe hajnat e cubat e transformuar nė militante, natyrisht) e bėnė si detyrė parėsore shkatėrrimin sistematik tė shtetit. Shteti ishte pengesa, edhe duke mos qenė mė ai shteti terrorist, prapė frika se mund tė rindėrtohej nga dikush e dikur e bėnte parinė tė ishte e vėmendshme karshi ēdo pėrpjekjeje pėr fuqizimin e tij. Duke qenė e zvetėnuar deri nė palcė, paria e Tiranės nuk mundej e nuk mundet me pranue qė shteti tė arrinte ta shtrėngonte parinė, tė vinte kufizime nė pasurimin e saj, ta taksonte, ta dėnonte, ta kontrollonte e ta mbante parinė nėn fre e tė ndėrtonte njė shoqėri normale. Kėshtu qė paria e Tiranės ka luftuar e lufton me shumė konseguencė kundėr forcimit tė shtetit, tė cilin e sheh si njė tė keqe tė domosdoshme; asaj i duhet njė shtet i dobėt por nė shėrbim tė saj, njė shtet qė kap hajnat e xhepave por qė nuk prek peshqit e mėdhenj. Ajo do tė vazhdojė qė tė luftojė kundėr shtetit efektiv edhe nė tė ardhmen me tė gjitha fuqitė e saj. Sė treti, tregu i pakontrolluar dhe i painstitucionalizuar, kapitalizmi pa kufij, e mbi tė gjitha, liberalizmi u bė ideologjia e preferuar e parisė, jo vetėm pse ishte ajo platformė e ndėrtimit tė shtetit qė kėshillohej nga tė huajt, por mbi tė gjitha, sepse ajo platformė i pėrshtatej dhe i pėrshtatet interesave tė saj jetike. Nė thelb tė liberalizmit qėndron njė shtet i dobėt. Ndėrsa sipėrmarrėsit qė vinin nga shtresa e proletarėve tė djeshėm u turrėn tė blinin e tė shisnin mallra nga e gjithė bota me para nė dorė, paria e pėrdori liberalizmin si njė instrument tė fuqishėm ideologjik, pėr tė justifikuar shpėrbėrjen, rrėnimin e vjedhjen sistematike tė shtetit dhe ruajtjen e pasurisė sė saj nga shteti e nga shoqėria.

Sė katėrti, njė popull qė kishte vuajtur aq shumė nga njė shtet i mbrapshtė gjatė kohės sė sistemit tė mėparshėm, nuk kishte se si tė dyshonte nė sjelljen e mbrapshtė por tė qėllimtė tė parisė pėr shkatėrrimin e shtetit. Shkatėrrimi i shtetit dukej si objektiv normal e parėsor pėr tė gjithė. Nė fillimet e tranzicionit, shkatėrrimi sistematik dhe i tėrėsishėm i shtetit ishte dukuria mė vrastare dhe mė e dhimbshme qė mund tė pėrjetohej. Ndėrsa paria e Tiranės, dhe ato 1500-2000 vetė qė e dinin mirė se ē’ishte shteti i sė ardhmes ishin pjesė integrale e saj, u turr qė tė pasurohej vetė, pikėrisht dukė pėrdorur dijet e fituar nė kurriz te shqiptarėve e me paratė e tyre pėr ti skllavėruar ata, shqiptarėt e thjeshtė prenė pemėt, mollėt e hardhitė, shkulen edhe vidat e fundit nga tornot e makinat dhe i shiten pėr hekur nen duartrokitjet e parisė sunduese. Shumė shqiptarė u turren nė emigrim dhe ndėrsa shumė prej tyre e gjetėn veten dhe mė shume vuajtje u integruan si njerėz normale nė njė shoqėri normale, shumė te tjerė, pa atė pėrgatitje qytetare e nivel vlerash, atje e gjetėn veten tė pėrballur me shtet shumė efektiv dhe qė pėr mė tepėr i kishte vėnė shqiptarėt nė shėnjestėr. E vetmja mėnyrė pėr mė mbijetuar, pėr shumė nga kėto individė qė kishin njė tė shkuar jo tė pastėr, ishte kriminalizmi e pasurimi pėrmes krimit. Me prostitutat ne qoshe tė rrugės, me qesen e drogės nė njė dorė e koburen nė dorėn tjetėr, kėta u turren “me u pasuru” mė ēdo kusht. Njėlloj si paria e Tiranės edhe kėta, nuk kishin kurrfarė skrupujsh morale e njerėzorė, shumė bėnė atė qė dinin, atė gjė qė deri dje e kishin bėrė nė forma tė tjera. Dhe ato qė nuk pėrfunduan nė varreza e burgje, u kthyen nė shtetin shqiptar ku u benė mbėshtetėsit kryesorė tė politikės sė parisė ė tė partive tė saj.

Tėrheqja e politikės nga krimi dhe ajo e krimit nga politika ka qėnė gati magnetike. Asgjė nuk e nxori nė pah kriminalitetin e parisė, as veshja si oficerė e kuadro e hajnave me patente, as gradat e postet qė iu dhanė banditėve tė rrugės e vrasėsve ordinerė, as tolerimi e bashkėpunimi midis strukturave tė partive, udhėheqėsve tė tyre e gangsterėve tė lagjes, se sa kriza e thellė e vitit 1997. Nė atė kohė u pa qartė se pa mbėshtetjen e krimit, paria nuk kishte fuqi te kontrollonte shoqėrinė. Aleancat e deriatėhershme u ēimentuan dhe kanė vazhduar qe tė pėrkufizojnė sjelljen e parisė. Banditėt u bėnė bodigardė, shefa informalė kuadri, drejtuan komisione zgjedhore, pėrcaktuan se kush zgjidhet e disa u bėnė edhe figura tė shquara politike, bile po botojnė edhe kujtime te shkruara nga shkrimtarė te blerė. Dhe kjo gjendje ėshtė e konsoliduar dhe vazhdon e pandryshuar te mbysė shpresėn pėr njė shtet tė shėndoshė, edhe deri mė sot.

A MUNDET QĖ PARIA E TIRANĖS TĖ NDĖRROJĖ RRUGĖ?
Shqiptarėve iu duhet njė shtet disi i forte, pėr aq sa i kemi kushtet e mundėsitė. Mbi tė gjitha, shqiptarėve iu duhet njė shtet normal, i ndershėm, nė shėrbim tė qytetarėve, qė ruan rendin, qė nderon tė ndershmit e dėnon krimin. Mirėpo, mė kėtė pari qė ėshtė nė Tiranė, kjo nuk ka gjasa qė tė ndodhė. Paria e Tiranės ėshtė e lidhur nė kėrthizė me krimin e organizuar, me tė paligjshmen, me tė pandershmen, me vjedhjen e me shkeljen e ligjit.

Prandaj kjo qė po ndodh nuk ėshtė thjesht pune batakēinjsh, si e pėrkufizon z. Lubonja por shumė mė tepėr se kaq, sepse si rrėnjėt ashtu edhe pasojat e kėsaj lidhjeje tė parisė me krimin shkojnė thellė. Lidhja e parisė mė botėn e krimit ėshtė njė nga aspektet mė tė frikshme tė tranzicionit dhe nuk ka aspak gjasa qė kjo lidhje do tė kėputet. Mbrapa ēdo figurė qendrorė tė njė klani tė parisė, qėndrojnė vrasėsit e hajnat e gatshėm pėr ti zėnė vendin “shefit” e pėr ti ngrėnė kryet. Kėto nuk dine rrugė tjetėr, nuk njohin sjellje tė tjera, dhe nuk do tė pranojnė shtrėngesat qė vijnė me njė shtet tė konsoliduar e tė qėndrueshėm. Prandaj edhe paria duhet trajtuar ashtu si ėshtė, njė shtresė kriminale, nė shėrbim te krimit, qė mbijeton nė sajė tė krimit dhe si kancer i shoqėrisė shqiptare. Faza e tanishme ėshtė edhe me tragjike, sepse nuk kemi mė njė aleance tė thjeshtė tė parisė me krimin, por kemi parinė qė prodhon krim dhe krimin qė e riprodhon e fuqizon parinė e Tiranės.
Panorama | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com