Albatlanta

Gjendje natyrore
Artan Fuga
Kur shohim pamjet e banesave, fushave, rrugėve - tė gjitha me kėmbė nė ujė - pa dyshim qė mendimin e parė e kemi pėr banorėt e atyre zonave, pėr fatkeqėsinė qė u ka rėnė, ndjenjėn e shprehim qė shqetėsimi qytetar tė jetė solidar me ta dhe urimi ėshtė qė gjithēka tė kalojė sa mė shpejt dhe pa lėnė shumė pasoja dhe pėr tė mos u pėrsėritur mė. Nuk ishte kjo dhurata qė Viti i Ri duhej t’u bėnte atyre. Por, nuk ke ēfarė i bėn nė njėfarė kuptimi. Gjithmonė kam qenė skeptik pėr konceptime naivėsh se tani historia ka marrė fund dhe nuk presim veēse rritjen progresive tė mirėqenies nė njė botė gjithmonė e mė demokratike, brenda njė universi pa dramė ose ku tė gjitha dramat janė luajtur nė tė kaluarėn dhe ne nuk jemi veēse spektatorėt e dramave tė tė tjerėve, tė atyre qė kanė pas jetuar para nesh. Jo, historia nuk ka mbaruar, drama edhe mė tė mėdha do tė kemi sigurisht pėrpara. Kėshtu e kanė brezat, ca kanė pėsuar luftėra mbi kurrizin e tyre, ca tė tjerė burgje, internime dhe kampe pėrqendrim, tė tjerė shumė mė parė kanė pėrballur kryqėzatat, murtajėn, leprėn, brezat e tanishėm duhet tė pėrballojnė SIDA-n, krizėn ekonomike, si edhe jo pak ndryshime atmosferike e katastrofa natyrore. Duket sikur Zoti, sikurse thuhet, i jep gjithkujt mundimin e vet, ēdo ditė me mundimin e vet... qė i mjafton!

Nuk kemi se si, nga ana tjetėr, tė mos inkurajojmė nė mėnyrė qytetare tė gjithė ata tė emėruar, tė zgjedhur, nėpunės civilė, shoqata, individė me zemėr tė madhe qė ndihmojnė me aq sa munden vullnetarisht pėr ta pėrballuar me sukses kėtė katastrofė natyrore, ēka nuk mund tė mos jetė pa pasoja pėr shėndetin, kapitalin trupor tė njeriut, gjendjen psikologjike tė tij, bagėtinė, pasuritė e paluajtshme, mirėqenien e njerėzve etj. Ėshtė kollaj tė shkruash duke ndenjur para kompjuterit a tė flasėsh para njė kamere televizive, a tė pėrsiatesh nė tė thatė, nė njė akuarium pa ujė dhe tjetėr tė veprosh nė terren, tė gjendesh pranė njerėzve dhe tė marrėsh masat e duhura pėr ta pėrballuar ndeshjen me natyrėn.

Ndėrkaq, kthehemi te refleksionet pėr aq sa ato mund tė jenė konstruktive pėr njė kohė tė ardhshme.

Shoqėria industriale e dikurshme, por edhe shoqėria pasindustriale e tanishme, nė pėrgjithėsi, nuk ėshtė se ka mė shumė mbrojtje nga dukuritė e ēekuilibruara natyrore sesa shoqėritė ta zėmė tė disa shekujve mė parė.

Optimistėt, tė cilėt pėr vite mė radhė kanė pretenduar se njerėzimi tani ka aq shumė mjete dhe fuqi sa ta kontrollojė pak a shumė natyrėn dhe tė jetė nėn strehė mbrojtėse nga agresiviteti i saj, kanė rast pėr ta riparė fletėn e tyre tė hartimit. Jo vetėm qė natyra na fsheh mistere tė pafundme, por ka brenda vetes sė vet energji, fuqi, forca goditėse qė sado tė ecim pėrpara si civilizim njerėzor nė shpikjen dhe pėrdorimin e mjeteve teknike tė sofistikuara, pėrsėri, asnjėherė nuk do tė ketė dhe nuk mund tė ketė mbivendosje midis koncepteve, praktikave njerėzore, dhe dinamikave natyrore. Kėto tė fundit nuk mund tė zbuten pėrfundimisht dhe tė shtrihen pranė vatrės sė zjarrit si njė mace e qetė qė gėrhet, e lumtur nėn kontrollin human tė zotėrve tė saj. Miti prometean i njė lufte gati mbinjerėzore pėr tė marrė nė pėrdorim mjetet e jetesės dhe vendosur nėn kontroll dukuritė natyrore, zjarrin, por nė raste tė tjera ujin, sėmundjet, tėrmetet, pėrmbytjet, tajfunet gjigante nuk ėshtė aspak i kapėrcyer. Puna ėshtė se nuk ka libėr tė natyrės qė ne ta lexojmė. Libri qė ne kujtojmė se ėshtė i natyrės, nuk ėshtė veēse njė tekst yni, tekst alternativ, qė ndryshon sipas shekujve, shkruar me simbole tė kuptueshme pjesėrisht vetėm nga disa breza e jo mė gjatė, kurse “objekti”, vetė natyra, ėshtė krejt tjetėr nė pjesėn e vet tė brendshme, e pareduktueshme nė format e leximit qė ne realizojmė.

Aq mė shumė, sikurse edhe konferenca e fundit ndėrkombėtare pėr mjedisin dhe ruajtjen e tij tregoi me shqetėsim, problemi mbetet ende edhe mė i ndėrlikuar sepse vetė krijimi i energjive materiale prej njeriut, shkon pėr paradoks dhe nė shumė drejtime shoqėrohet nė njė dėmtim tė pashoq tė natyrės. Duket sikur njeriu ka hyrė nė njė pėrpjekje absurde sizifiane, ku ajo qė ai krijon nga njėra anė prish njėkohėsisht aq shumė gjėra tė tjera, saqė i duhen pa fund energji shtesė pėr tė korrigjuar dėmet qė kanė ardhur nė mėnyrė tė paparashikuar nga krijimet dhe arritjet e mėparshme. Duket si njė rrotė mundimi... qė vėrtitet rreth vetes.

Hidrocentralet e mėdha sjellin elektricitet qė ėshtė nga energjitė bazė tė sotme pėr njė jetė me nivel, por pikėrisht edhe aty fle rreziku, sepse ato masa gjigante uji qė qėndrojnė mbi kokat tona majė malesh mund ta derdhin aksidentalisht gjithė atė ujė mbi supet tona nė formėn e njė dushi tė ftohtė shkatėrrimtar. Tė paktėn kėtė rrezik malėsori apo fusharaku i dy shekujve mė parė nuk e kishin.

Pa pesimizėm, pėrkundrazi me besim tė plotė te progresi, pėrsėri themi se duhet tė mėsohemi tė jetojmė me rrezikun, jemi njė shoqėri e riskut; risku duhet tė merret parasysh nė tė gjitha pėrllogaritjet teknike, ekonomike, urbanistike, shėndetėsore etj. E them kėtė, sepse ende nuk jemi mėsuar me konceptin dhe me praktikat e asaj qė quhet “shoqėri e riskut”. Shoqėria e sotme e zhvilluar ėshtė ndofta shumė mė tepėr sesa ajo e mėparshmja njė shoqėri e riskut. Nuk ka vend mė asnjėherė tė thuhet se kjo lloj energjie apo njė lloj tjetėr, ndėrtimi i njė spitali, i njė krematoriumi, i njė rezervuari apo i njė centrali bėrthamor, ėshtė njė projekt me risk zero. Jo, kjo nuk mund tė gjykohet nė kėtė mėnyrė. Risku “zero” nuk ėshtė veēse njė neglizhim i risqeve dhe pėr pasojė mund tė sjellė pasoja shumė tė rėnda. Puna ėshtė se ka vend tė mendohet nga institucionet qė merren me sigurinė kombėtare se cilat janė risqet e sotme, kush duhet t’i pėrllogarisė risqet kombėtare dhe si tė bėhet medoemos pėrmasa e pėrballimit tė riskut njė element pėrllogaritjesh qysh nė fazėn e projektimit tė kantiereve tė mėdhenj apo tė vegjėl ndėrtimtarė.

Agjencitė e parashikimit tė risqeve duhet tė vendosen patjetėr nė statuse dhe funksione tė tjera, krejt tė tjera, nga ato qė janė sot.

Nė letėrsinė klasike politike terminologjia “gjendje natyrore” ka njė kuptim tė caktuar. Ajo mbetet e lidhur me simbolikėn qė shėnjon njė periudhė tė imagjinuar kur njerėzit jetonin pa shtet dhe pa ligje, por nisur nga kode tė tjera rregulluese, tė negociuara mes tyre individualisht, pa institucione autonome nga shoqėria dhe tė specializuara pėr tė vendosur rregullat dhe mbi tė gjitha, ku parimi i “vetėruajtjes sė jetės individuale”, si prirje natyrore e qenies sė gjallė njerėzore, pėrcaktonte pastaj tė gjitha marrėdhėniet e tjera. Por, pa dashur tė hyjmė nė kėtė pistė arsyetimi, themi se gjithnjė e mė shumė termat “gjendje natyrore” po shėnjojnė edhe ato raste kur dukuritė e natyrės dalin nga kontrolli njerėzor, kapėrcejnė mbi veprimtaritė njerėzore dhe derdhen pėrtej dhe mbi institucionet dhe krijimet e njeriut. Nė kėto raste, natyra duket si njė luan qė ka dalė nga kafazi i kopshtit zoologjik, i ka shpėtuar ruajtėsit, dhe i inatosur, apo i gėzuar, endet i frikshėm nėpėr qytet.

Cuname qė bėjnė kėrdinė mbi brigjet turistike tė oqeanit, tėrmete qė rrafshojnė po me aq egėrsi ndėrtesa mbushur me banorė si nė Turqi, po aq edhe nė Itali, tornado tė fuqishme qė fshijnė nga faqja e dheut apo dėmtojnė rėndė duke i bėrė tė pabanueshme me qindra banesa nė Shtetet e Bashkuara, pėrmbytje qė i bėjnė njerėzit tė hipin majė ēative tė shtėpive nė shumė vende tė Evropės, rrugė tė mbuluara nga dėbora dhe qė brenda njė nate bėhen tė papėrdorshme duke i detyruar perėndimorėt tė lėnė e braktisin automobilat rrėzė kodrave pėr t’i besuar forcės sė kėmbėve nė marshime absurde mbi dėborė dhe nėn ngricė - informacione qė nuk mungojnė tė na vijnė nga cepa tė ndryshėm tė planetit tonė fare tė vogėl.

Lebra, malaria, sifilizi, murtaja duken tė sunduara prej njeriut sė paku nė botėn teknologjikisht tė zhvilluar, ndėrkohė flama tė tjera si kanceret, infarktet, sida, gripet, alzaimeri etj., bėjnė kėrdinė mbi mijėra dhe miliona njerėz.

Duke iu ankuar njė inxhinieri tė huaj pyjesh se furtuna e hatashme kishte rrėnuar mijėra pemė e shkatėrruar pjesė tė tėra pyjesh shekullore nė njė vend tė Evropės, ai m’u pėrgjigj me sarkazėm: “Ti flet pėr gjendje tė jashtėzakonshme sepse gjykon nga pozitat e njeriut, mė keq akoma tė njė banori tė zonave urbane. E jashtėzakonshme gjendja natyrore ėshtė ndofta pėr njeriun, por jo pėr pyllin dhe “martesėn” e tij me furtunėn. Pylli kėshtu mbijeton nė shekuj, duke u shkatėrruar nga era e fortė qė nė fakt rrėzon vetėm pemėt e dobėta, i kalb ato, i bėn humus ku gėlojnė mikroorganizmat, sepse pa plehun pylli shkatėrrohet tėrėsisht. Kjo qė ju njerėzit e qytetit quani katastrofė, ėshtė e tillė pėr njeriun, pėr njerėzit, sigurisht, por jo pėr natyrėn; pylli mbijeton e ripėrtėrihet vetėm duke u shkatėrruar pjesėrisht nga furtunat e mėdha”.

Natyra ėshtė ajo qė ėshtė, as e mirė dhe as e keqe. Nuk shahet asnjėherė natyra, puna ėshtė sesa njerėzit kanė aftėsitė tė bashkėjetojnė me tė. Nuk ėshtė e kollajtė kjo bashkėjetesė. Sikurse po del tani nė vende tė ndryshme perėndimore, edhe roli i ekspertit nė parashikimin e katastrofave natyrore apo i rreziqeve, sado i zoti dhe i pavarur tė jetė ai, pėrsėri nuk ėshtė i sigurt.

Janė prodhuar miliona vaksina kundėr epidemisė sė tanishme tė gripit, por ato nuk po pėrdoren sa duhet. Shpenzime kolosale. Duket se epidemia hėpėrhė ka kaluar disi anash nesh, fatlumturisht. Por, shpenzimet pėr vaksinat e papėrdorura janė tė kushtueshme. Ekspertėt e kishin vlerėsuar mė shumė sa duhet mundėsinė e riskut. Para frikės sė mbajtjes sė pėrgjegjėsive ligjore, sikurse thuhet, e kishin hapur ēadrėn e mbrojtjes mė shumė se duhet. Janė gjykime thjesht probabėl, jemi gjithmonė brenda njė loje probabiliteti qė askush nuk mund tė jetė aq i marrė sa tė thotė: “Unė e di se si do tė jetė e ardhmja”. Tė paguash mė pak pėr tė prodhuar miliona vaksina dhe tė marrėsh rrezikun e pasojave tė rėnda nėse ajo shpėrthen mė me forcė sesa mund tė mendohet apo tė prodhosh mė shumė vaksina duke rrezikuar tė bėsh shpenzime tė kota? - Kjo nuk ėshtė e lehtė pėr t’u zgjidhur.

Nuk ka ekspert apo gjykatės qė e zgjidh kėtė dilemė logjike.

Duke qenė kėshtu, kėrkohet megjithatė qė aparatet e vlerėsimit teknik tė risqeve dhe agjencitė e ngarkuara pėr zbatimin e rregullave ligjore dhe teknike tė vendosura tė jenė sa autonome, sa mė tė pėrgjegjshme pėr rolin e tyre, por nuk mund t’u besohet gjithēka atyre. Opinioni publik duhet tė jetė i informuar dhe gjithmonė aktiv nė kėtė drejtim qė ka tė bėjė pikėrisht me atė qė quhet “zhvillim i qėndrueshėm”. Zhvillimi i qėndrueshėm ėshtė shumė i lehtė pėr t’u thėnė teorikisht, por shumė i ndėrlikuar pėr t’u zbatuar praktikisht. Mbi tė gjitha ka tė bėjė me njė strategji tė tėrė, gjithmonė tė pasigurt, shpėrndarjesh buxhetesh kombėtare, private, tė pushteteve lokale etj.

Tė bėjmė mė shumė rrugė, por pa pasur teknikė pėr pastrimin e tyre nga dėbora apo tė bėjmė mė pak rrugė, por shoqėruar me shpenzime pėr mirėmbajtjen e tyre? Tė bėjmė mė shumė ndėrtesa shumėkatėshe duke pėrfituar tokė, por me nivel mė pak tė sigurt pėrballjeje tėrmetesh apo t’i bėjmė mė tė ulėta, tė harxhojmė mė shumė tokė nė formė trojesh, por me siguri mė tė lartė ndėrtimesh ndaj riskut tėrmetor? Janė dilema tė cilat nuk zgjidhen duke pretenduar dije tė sigurt, por kemi tė bėjmė me zgjedhje nė formė vlerėsimi risqesh. Kėtu kemi dy metodologji vlerėsimi buxhetesh dhe politikash sociale qė janė shumė larg nga njėra-tjetra. E para ėshtė autoritare dhe e tejkaluar, e dyta kėrkon medoemos debat publik dhe marrje pėrgjegjėsish nė forma tė shumta.

Ja qė politika nuk ėshtė vetėm debat pėr ēėshtje tė formalizmit tė proceduarave demokratike. Pa i neglizhuar aspak ato, politika dhe veprimtaria qytetare i tejkalon kėta kufij tė ngushtė pėr tė shkuar drejt menaxhimit qytetar tė proceseve tė inxhinierisė sociale.

Aktorėt politikė dhe tė shoqėrisė civile nė zonėn rurale te ne janė shumė, shumė tė dobėt. Federatė sindikale fermerėsh as nuk ndihet, parti prodhuesish bujqėsorė as qė bėhet fjalė, partia ekologjiste pothuajse nė shpėrbėrje dhe inekzistente, shoqatat ekologjiste rendin nėpėr zonėn urbane pėr projekte krejt tė tjera nga ato ku shfaqen risqet e vėrteta.

Politika te ne ėshtė bėrė shumė urbane, ne i kemi braktisur zonat rurale, demokracia lokale ėshtė shumė e dobėt, presioni i lėvizjeve ekologjiste ndaj politikave publike ėshtė pothuajse i papėrfillshėm, kurse aktorėt privatė nė shumicėn e kohės nuk mendojnė veēse pėr fitimin e menjėhershėm dhe maksimal tė tanishėm, pa pyetur dhe menduar njė sekondė pėr zhvillimin e qėndrueshėm dhe pėrballimin e rreziqeve tė mundshme qė lindin vetiu.

Kjo na lejon tė shpjegojmė se pėrse ne, sikurse edhe shoqėri tė tjera, por ne mė shumė se ato, rrezikojmė tė rrėshqasim shpejt e shpejt nga gjendja shoqėrore institucionale drejt gjendjes natyrore. Ne jetojmė si shoqėri shumė afėr gjendjes natyrore nė kuptimin e pėrdorur nė kėtė shkrim. Jemi shumė pak tė mbrojtur nga risqet e kėsaj shoqėrie dinamike ku ka hyrė bota e sotme. Aq mė shumė qė edhe agjencitė e sigurimeve nuk i kemi tė shtrira nė tė gjitha fushat e mbrojtjes sė individit, familjes dhe kolektiviteteve. Shtėpi tė pasiguruara, aktivitete tė pasiguruara, tė pasiguruar individėt nga aksidentet nėpėr punė tė ndryshme, bagėti e pasiguruar... Tė gjitha shenja tė jetesės pranė gjendjes natyrore si tejkalim brutal dhe thyerje aksidentale prej katastrofave natyrore apo aksidenteve tė rrethit mbrojtės tė njeriut me norma dhe ligje.

Dikush ndėrton mu sipėr kokės sonė. Dikush e ka benzinatėn e vet mu poshtė katit tė pallatit ku banojmė. Asnjė pikė telefonie nė rrugė ku mund tė sinjalizohen aksidente tė ndryshme. Sinjalistika rrugore prodhon aksidente. Ashensorė pa afate riparimesh. Vite tė tėra pa kaluar nėpėr kontrolle mjekėsore dhe sisteme analizash. Gremina tė pandara nga xhadeja me breza mbrojtjeje. Ilaēe qė i rekomandon farmacisti nė kokė tė vet shitur pa receta mjekėsore. Plazhe me mijėra dhe dhjetėra mijėra turistė pa qendra shėndetėsore korresponduese. Derdhje ujėrash tė zeza tamam mbi rėrėn e plazhit dhe askush nuk ndihet. Pronari ndot detin dhe ndėrton pishinė brenda territorit tė hotelit tė tij pėr klientėt e vet. Tela elektriku qė ngatėrrohen bash mbi kokat tona mbajtur nėpėr shtylla prej druri tė kalbur, rakitike dhe nė moshė pensioni tė shtyre pleqėrie. Kafene ku nuk ka ujė tė ngrohtė pėr tė larė enėt e pėrdorimit. I pamėsuar me mbrojtje, njeriu bėhet “trim”, duke jetuar pranė gjendjes natyrore.

Njė reformė e tėrė ligjore dhe administrative presim tė bėhet, por ka ngecur e rrėshqet ngadalė. Jemi nė kushtet e “gjendjes natyrore” nė kuptimin e plotė tė fjalės, pra tė njė shoqėrie qė pėr pėrballimin e riskut natyror, tė katastrofave, tė aksidenteve, ka pak ose shumė pak ligje dhe praktika mbrojtėse administrative. Jemi pra njė shoqėri nė kėtė kuptim pothuajse natyrore, primitive, jetojmė afėr materies dhe pa asnjė mbrojtje prej dėmeve.

Kush i mbron tė tretėt nga dėmet? Si do t’i sigurojmė shtėpitė tona tė banimit kur pėr to na mohohen arbitrarisht letrat e pronėsisė? Fito sot sa mė shumė, mos mendo pėr riskun qė krijon pėr tjetrin, pėr brezat e tjerė, pėr veten, kjo ėshtė logjika e njė konkurrence natyrore, e njė pėrzgjedhjeje natyrore, gjendje tė cilėn e ka tejkaluar shoqėria e ligjit. Nuk i prishėm pyjet? Nuk e zhdukėm faunėn e tyre? Nuk e betonuam bregdetin? Nuk e hėngrėm tokėn bujqėsore? Nuk janė kėto risqe qė i kemi lėnė si mina nė fusha paslufte pėr brezat qė vijnė? Nuk prodhojmė pėrditė risqe? Kolektivisht, bashkėrisht. Nuk i shtyjmė kėshtu dukuritė natyrore qė tė na shėrbejnė ne sot, egoistėve tė sotėm, neve pra, nė dėm tė brezave qė do tė vijnė? Nuk i detyrojmė ata qė tė ndeshen nė tė ardhmen me natyrėn si gladiatorėt pa mburoja me tigra e luanė nėpėr arena? Kushedi, mbase kjo lloj jetese na bėn mė tė fortė, mė tė rezistueshėm, na lė mė pranė natyrės - do tė replikonte ndokush. Mbase! Por me ēfarė pasojash se!

Nejse, nuk ėshtė koha pėr fjalė. Urojmė qė dėmet tė shmangen sa mė shpejt e pėrballja e njerėzve dhe e shtetit me katastrofėn natyrore tė kurorėzohet me sukses. Pėr tė nisur tė mendojmė pak mė ndryshe paskėtaj
Facebook | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com