Albatlanta

Mbi katastrofėn nė Veri
Fatos Lubonja
Njė i njohur qė punon nė njė dikaster, kur e pyeta sesi shkonin punėt atje, mė tha njė ditė: “Ē’tė tė them? Kėta nuk shtojnė nė organikė njerėz qė bėjnė punėn, por kėshilltarė dhe zėdhėnės shtypi”.

Nuk di se sa ėshtė e vėrtetė kjo pėr ēdo dikaster, por edhe nėse nuk ėshtė e vėrtetė, ėshtė shumė e gjetur pėr tė shprehur filozofinė e “punės” sė politikanėve tanė. Kėshilltarėt dhe zėdhėnėsit janė simbole tė dy aspekteve tė kėsaj “pune”. Kur themi “kėshilltarėt”, duhet tė kemi parasysh gjetje pune pėr miq e militantė tė partisė, kurse kur themi “zėdhėnės shtypi”, duhet tė kemi parasysh faktin se propagandimi i punės ėshtė shumė mė i rėndėsishėm sesa vetė puna.

Vlen tė thuhen kėto fjalė, veēanėrisht duke pasur parasysh katastrofėn qė po ndodh nė Veri, me pėrmbytjen e afro 10 mijė hektarėve tokė e tė mijėra shtėpive. Unė nuk di se sa e vėrtetė ėshtė akuza e hedhur nė shtyp nga opozita, se portat nuk janė hapur sipas rregullores, kur ka arritur njė nivel i caktuar i ujit, me synim qė tė grumbullohej ujė pėr tė shitur pastaj energji. I takon prokurorisė me ekspertėt e saj tė hetojė pėr kėtė. Por, ama, ėshtė njė akuzė e besueshme, pikėrisht kur ke parasysh filozofinė e punės me “kėshilltarė” dhe “zėdhėnės” e jo me specialistė.

Katastrofat natyrore mund tė jenė ndonjėherė vėrtet tė mėdha, por ato nuk janė thjesht dhe vetėm natyrore, sepse reagimi ndaj tyre dhe, pėr mė tepėr, aftėsia pėr t'i parandaluar ato janė njerėzore. Nuk ėshtė rastėsi qė fatkeqėsitė mė tė mėdha natyrore, me pasoja mė tė rėnda, zakonisht ndodhin nė vendet qė kanė shtete tė dobėt. Madje, pėrsa u pėrket katastrofave tė lidhura me kushtet klimaterike, Shqipėria bėn pjesė nė ato vende qė mund tė konsiderohen fatlume, sepse ka njė vendndodhje nė glob pėr t'ia pasur zili shumė shtete.

Katastrofa jonė e fundit, pėrtej tė paevitueshmes natyrore, po tregon thjesht se ne kemi njė shtet tė dėshtuar. E keqja ėshtė se askush nga forcat politike nuk kėrkon t'i hyjė me themel njė diskutimi se pėrse kemi njė shtet tė dėshtuar. Qeveria fshihet pas fatkeqėsisė natyrore, qė ka ndodhur edhe nė vende tė tjera, kurse opozita ka vetėm njė hall: sesi ta shfrytėzojė kėtė fatkeqėsi pėr tė ardhur nė pushtet, por jo pėr tė nxjerrė konkluzione qė kanė tė bėjnė me gjithė politikat qė janė ndjekur. Dhe mė e keqja ėshtė se, kur edhe pas katastrofash tė tilla nuk ndodh kjo, atėherė vendi duket pa shpresė.

Sigurisht, po tė tentosh tė kėrkosh shkaqet njerėzore tė kėsaj katastrofe e tė japėsh mendim se ēfarė mund tė bėhet nė tė ardhmen, do tė duhej tė shkruheshin libra. Nuk mjafton pra njė shkrim si ky. Por, si qytetar dhe gazetar, dua tė them me kėtė shkrim, se kjo ngjarje duhet tė ngrinte me tė madhe njė debat mbi dy tri gjėra:

Sė pari, duhet tė fuste nė sitėn e analizės dhe kritikės karakterin e investimeve publike nė vendin tonė. Si dhe ku janė derdhur paratė e taksapaguesit shqiptar. E kėtu besoj se nuk mund tė mos kesh parasysh se, kur flitet pėr investime publike nė Shqipėri, tė vijnė ndėrmend vetėm politika rrugėsh - a thua se njė vend ka nevojė vetėm pėr rrugė. E nė kėtė kontekst, nuk mund tė mos tė tė vijnė ndėrmend qindra milionėt euro qė janė derdhur nė rrugėn Durrės-Kukės, ndėrkohė qė i gjithė Veriu ėshtė lėnė nė pikė tė hallit, siē e tregon edhe kjo katastrofė.

Sė dyti, lidhur me tė parėn, kjo katastrofė duhet tė rikthejė edhe njė herė nė vėmendje njė problem qė, pas krizės ekonomike botėrore, ėshtė bėrė temė e ditės kudo nė botė. E kam fjalėn pėr atė se, duke ēuar deri nė ekstrem modelin neolibaral perėndimor, te ne roli i shtetit u pakėsua nė maksimum dhe zhvillimi i vendit u la nė dorė tė spontanitetit tė iniciativave private. (Pėr tė mos folur pėr atė se shteti edhe u kap nga interesat mafioze private). Pra, gjoja nė emėr tė interesave tė vendit, por, nė tė vėrtetė, nė emėr tė interesave tė grupeve tė caktuara u tha sikur shpėtimi pėr ēdo problem do tė nė vijė nėpėrmjet privatizimit. Mirėpo edhe nė vende ku morali ėshtė shumė mė i lartė dhe ku gjyqėsori punon, si SHBA, kjo filozofi tregoi dobėsinė e rrezikshmėrinė e saj, sepse shpesh lėnia nė dorė tė gjithēkaje dhe pa kontroll privatit, mund tė sjellė spekulim e pasurim tė njė pakice dhe katastrofa pėr shumicėn. Mjafton tė kesh parasysh shkatėrrimin qė u ka bėrė lumenjve dhe pyjeve privati nė vendin tonė, pėr tė vėrtetuar kėtė e pėr tė kėrkuar rishikimin e kėtyre politikave.

Sė treti, lidhur me tė dytėn, kjo katastrofė po nxjerr nė pah se njė nga karakteristikat e njė shteti tė dėshtuar ėshtė mungesa e kontrollit tė territorit. Krahas privatėve qė kanė shkretuar pyje, kanė gėrryer lumenj e kanė shkatėrruar toka buke me investimet e tyre, kemi edhe njė ushtri vandalėsh qė kanė ndėrtuar ku kanė mundur, pa leje dhe me leje abuzive dhe sot ndodhen nėn ujė. Mė qesharakja ėshtė se kėtyre njerėzve sot u premtohet dėmshpėrblim nga paret e taksapaguesit shqiptar. Nuk mund tė mos kujtosh me kėtė rast, se edhe shtėpitė e Gėrdecit qenė tė gjitha abuzive. Nė njė shtet qė funksionon, nuk lejohen kėto ndėrtime, ndėrsa nėse ato janė dhėnė me leje korruptive, ndėshkohen ata qė i kanė dhėnė kėto leje. Ndėrsa te ne, ndėrkohė qė premtimet e Sali Berishės pėr kontroll territori kanė rezultuar thjesht demagogji, shohim se opozita, edhe ajo, premton dėmshpėrblim sikur tė vijė nė pushtet. Pėrmenda shkurt dy-tri gjėra, qė tė vijnė vetvetiu nė mendje. Sigurisht kėto tema dhe tė tjera kanė nevojė pėr punėn e hollėsishme tė ekspertėve e tė specialistėve tė fushės. Edhe opozita, nėse ka ekspertė dhe jo “kėshilltarė”, kėtė analizė duhet tė bėjė, e tė ndėrtojė njė projekt alternativ daljeje nga shteti i dėshtuar dhe jo thjesht tė kėrkojė dorėheqjen e Dritan Priftit, a thua se sikur tė kishte qenė ndonjė tjetėr nuk do tė kishte ndodhur kjo qė ndodhi.

Qė njerėz si Berisha, por edhe si Rama, por edhe shefat mė tė vegjėl nė krye tė dikastereve mė tė ulėta nuk kanė nevojė pėr kėshilltarė tė vėrtetė, tė cilėve t'u kėrkojnė mendim me tė vėrtetė, kėtė e provon qėndrimi i tyre ndaj kritikave publike nė media. Me gjithė problemet e shumta qė ka media jonė, nuk kanė munguar ide e kritika racionale nė tė mirė tė zhvillimit tė qėndrueshėm tė vendit nga intelektualė e gazetarė e politikanė. Kujtoj se edhe pėr piramidat financiare Berisha ka qenė i paralajmėruar, e megjithatė nuk reagoi, derisa erdhi katastrofa. Ashtu sikurse Rama pėr politikat e tij nė ndėrtim. Shkaku i mosreagimit tė tyre pėr mua qėndron nė lidhjet korruptive qė nuk i lėnė tė dalin nga hullia ku janė futur, plus deliri i tė plotfuqishmit. Ata nuk dėgjojnė dot fjalėt e kėshilltarėve tė vėrtetė specialistė, qė dinė mė shumė se ata nė fushėn pėrkatėse, sepse, nė mė tė shpeshtėn, kėshillat e tyre do tė binin ndesh me ato tė sekserėve tė tyre (prandaj dhe shpesh kėshilltarėt qė zgjedhin bėjnė edhe punėn e sekserit), si dhe sepse ata e konsiderojnė veten edhe kryeekspertė, ndjenjė qė ua jep deliri i gjithėpushtetshmėrisė. Le tė mos harrojmė se vijmė nga njė periudhė kur diktatori Hoxha, gjithėpushtetshmėrinė e tė cilit duket sheshit se kėta e kanė zili, vendoste se Shqipėria kishte naftė dhe i ēonte ekspertėt nė gjyq e i pushkatonte si sabotatorė kur nuk dilte naftė atje ku kishte thėnė ai.

Kur politika, pėr qėllimet e pushtetit e tė parasė, komandon teknikėn e injoron edhe ligjet e natyrės, kėshtu ndodh. Kemi dėgjuar se edhe tuneli Rrėshen-Kalimash u shemb (sipas disave nuk bėhet dot mė, kurse sipas disa tė tjerėve do tė hajė edhe kushedi sesa miliona tė tjerė), pasi politika ka komanduar teknikėn e ndėrtimit tė tuneleve, meqė ai duhej tė inaugurohej pėrpara zgjedhjeve. Edhe pėr kėtė kėrkohet transparencė ekspertėsh, sepse ato nuk janė paratė e Sali Berishės, por janė paratė tona.

Tė keqen e madhe tė injorimit tė specialistėve e kėshilltarėve tė vėrtetė pėr arsyet e pėrmendura mė sipėr politikanėt tanė kėrkojnė ta kompensojnė me tė keqen tjetėr: fenomenin “zėdhėnės”. Punėn duhet tė dish ta shesėsh, jo ta bėsh. Ja pse duhen zėdhėnėsit, rolin e tė cilėve, pėr fat tė keq, e marrin edhe shumė gazetarė. Dhe kjo shkon deri nė atė shkallė, sa shitja zėvendėson edhe vetė punėn.

Rezultatet duken sheshit: Shqipėria ėshtė e pėrmbytur e gjitha, jo vetėm nė Veri. Kjo katastrofė ėshtė vetėm pjesė e pėrmbytjes sė gjithė Shqipėrisė gjatė kėtyre 20 vjetėve nga diletantizmi dhe korrupsioni i njė klase politike kriminale dhe e papėrgjegjshme, qė ėshtė mėsuar tė mos pėrgjigjet edhe pėr gjėra mė tė mėdha (mjaft tė kesh parasysh 97-ėn) e qė sa mė shumė kalon koha, aq mė tepėr e katandis punėn e saj nė politika kėshilltarėsh dhe zėdhėnėsish, ndėrkohė qė specialistėt dhe njerėzit e ndershėm, i lė pa punė, i shpall armiq e i detyron tė ikin jashtė shtetit.
SHQIP | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com