Albatlanta

Punė batakēinjsh
Kam ndjekur me vėmendje nė shtyp akuzat e ndėrsjella lidhur me shitblerjen e 1300 metrave katrorė nė qendėr tė Tiranės, tek “Tajvani”, qė sė fundi ėshtė bėrė edhe “casus belli” midis mazhorancės dhe opozitės, aq sa mazhoranca ka hedhur nė gjyq pėr kėtė Edi Ramėn dhe ky, nga ana tjetėr, ka hedhur nė gjyq Sali Berishėn (tė paktėn kėshtu thonė tė dyja palėt). E kam ndjekur me kuriozitet edhe pasi pikėrisht nė atė kohė kam shkruar njė artikull me titullin “Pse u shit/ble gazeta “Tema” (nga pronari i “Tajvanit”), i cili nė thelb hidhte alarmin se mazhoranca e re, nė vend qė ta luftonte sistemin e korrupsionit, po fillonte ta kalėronte atė.

Duke bashkuar copat e puzzellit qė shkruhen nė gazetat e opozitės me ato qė shkruhen nė gazetat e mazhorancės, historia qė po na del nė skenė lidhur me “Tajvanin” ėshtė emblematike pėr tė ilustruar sesi funksion politika jonė, biznesi ynė, mediat tona. Del se ndėrtesa e “Tajvanit” si pronė publike (jo ajo copa e tokės) na qenka privatizuar dhe shitblerė disa herė me ēmime qė brenda njė kohe tė shkurtėr qenkan dhjetėfishuar: pazari ka filluar me famėkeqen shoqėri “Shqiponja” qė nė vitin 1997, ia paska shitur njė biznesmeni pėr njė shifėr tė ulėt, i cili, ky biznesmeni, pastaj ia paska shitur njė greku pėr 750 000 dollarė, i cili, ky greku, vetėm pas gjashtė muajsh ia paska shitur Besos sė “Tajvanit” pėr 1 milion e 200 mijė. (Ndėrkaq, sipas gazetave tė mazhorancės, kėto shifra tė dhėna nga “Tema” nuk pėrputhen me ato tė regjistruara te noteria, ēka ėshtė bėrė pėr evazion fiskal).

Me njė fjalė kemi tė bėjmė me historinė tipike tė privatizimeve tė pronės publike nė Shqipėri, gjoja nė emėr tė ndėrtimit tė njė ekonomie tregu tė lirė dhe qė, nė realitet, ka rezultuar nė punėn e grabitjes sė pronės publike nga njė grup i vogėl njerėzish tė lidhur me politikėn, qė ka ndėrtuar njė sistem ekonomik, ku mbizotėron monopolizimi, spekulimi, informaliteti, evazioni, kriminaliteti.

Mirėpo, pėr tė vazhduar historinė, Besos sė “Tajvanit” nuk i ka mjaftuar kaq tokė, por i duheshin edhe ato 1300 e ca metrat katrorė pėrreth. Duket se i duheshin pėr lulishte, edhe sepse nė tokėn qė kishte blerė, kishte prishur, i patrazuar, koeficientin e ndėrtimit. (Nė fakt, kujtoj se atė kohė njė ndėrtues erdhi tek unė i shqetėsuar dhe mė tha se themelet qė ishin hedhur atje nuk qenė pėr njė ndėrtesė dykatėshe, por pėr njė pallat mbi njėzetkatėsh. Por kjo ėshtė njė tjetėr histori). Dhe pėr tė blerė kėtė copė tokė, Besos i duheshin edhe votat e kėshilltarėve tė PD-sė, sepse kėshilltarėt e PS-sė sė Ramės, qė i kishte nė xhep, nuk mjaftonin. Dhe ky ishte njė problem, pasi nė fushatėn elektorale PD-ja kishte premtuar se do ta hiqte kazinonė e Besos nga “Tajvani” dhe e kishte akuzuar kėtė biznesmen si simbol tė korrupsionit tė socialistėve. E kėtu hynė nė lojė demokratėt, qė na kishin premtuar tė luftonin korrupsionin. Sipas dėshmive qė na jep Mero Baze dhe Mitro Ēela, qė janė dy nga kėshilltarėt e PD-sė qė kanė votuar pėr Beson, votimi ėshtė bėrė me bekimin e Berishės, tek i cili paskan ndėrhyrė qė nga Fatmir Mediu e Gramoz Pashko e deri te Merua e Mitrua, tė cilėt kėta dy tė fundit paskan shkuar nė zyrėn e Berishės njė ditė para votimit pėr ta biseduar ēėshtjen. Ishin tė armatosur edhe me atė qė Besua u kishte thėnė nė njė takim tė organizuar pėr kėtė punė te shtėpia e Pashkos, se ai kishte sponsorizuar edhe Partinė Demokratike pėr zgjedhjet (pyesni Bertin e PD-sė nė Ballsh po deshėt), prandaj Berisha mund tė kandisej. Sigurisht ky allishverish ose punė e pisėt - siē e quan PD sot - nuk bėhej pa bekimin e Berishės, prandaj dhe Merua e Mitro kanė shkuar dhe e kanė biseduar me tė dhe ky u paska dhėnė dorė tė lirė. Sesi ėshtė tamam e vėrteta e atyre bisedimeve ne nuk e dimė, por dimė se shitja “u kry”. Dhe fakti qė shitja u krye nuk mund tė mos na bėjė tė mendojmė disa gjėra: si p.sh., se kjo punė nuk bėhej dot pa miratimin e Berishės, por edhe se nuk bėhej dot pa votat e Meros dhe Mitros e tė disa prej kėshilltarėve tė tjerė tė PD-sė. Dhe, po ashtu, nuk mund tė mos kujtojmė se nė kėto kohė gazeta “Tema”, megjithėse me humbje, u shit nga Merua te Besua pėr 500 000 euro dhe se versioni qė na ka servirur Baze, si njė nga njerėzit mė tė afėrt tė Berishės, se ky ka qenė i ndershėm nė ato kohė, por u prish mė vonė, pasi u bė peng i korrupsionit tė fėmijėve, ėshtė i rremė. Dhe tė gjitha kėto nuk duhet tė na bėjnė tė harrojmė se kjo shitje korruptive nuk kryhej, nėse nė krahun tjetėr tė mos kishte njė kėshill tė tėrė tė Edi Ramės qė e ka votuar nė grup, siē kishte pas votuar mė parė edhe shumė bėma tė tjera si kėto, pasi shumica e kėshilltarėve socialistė ndanin me thikėn e kryetarit, tortėn e pėrfitimeve nė formėn e lejeve tė ndėrtimit e tenderėve e mė the tė thashė.

Nė fakt, historia e 1300 metra katrorėve tek “Tajvani” ėshtė metaforė e asaj sesi i kanė trajtuar 28000 km katror Shqipėri kėta batakēinj tė vjetėr dhe tė rinj. Si histori privatizimesh, ajo ėshtė aq e rėndomtė sa ndoshta tė vetmen vlerė qė ka, pėr tė marrė mundimin ta shkruash, ėshtė qė t’u lihet njė dėshmi mė shumė nipėrve dhe mbesave tė kėtyre batakēinjve, qė njė ditė tė dinė sesi janė pasuruar gjyshėrit e tyre nė kurriz tė tė gjithė shqiptarėve, sesi gjyshėrit e tyre politikanė punėn publike e kanė pasur thjesht si mundėsi pėr tė marrė ryshfete dhe pėrfitime nga gjyshėrit biznesmenė, qė biznesin e tyre nuk mund ta ndėrtonin pa ryshfete dhe se kėto biznese mund tė lulėzonin edhe mė mirė me ndihmėn e gjyshėrve gazetarė, qė nė vend tė punės sė gazetarit bėnin punėn e sekserit.

Por historia e rėndomtė e ‘Tajvanit” ka edhe njė specifikė qė e bėn tė veēantė. Ajo ėshtė ndėr tė parat, nė mos e para, qė shėnjon njė datė tė re kur sistemi i korrupsionit filloi tė punojė tashmė me dy shina, qė vende-vende kryqėzoheshin dhe vende-vende ndaheshin. Dhe kėtu duhet tė ndalemi nė analizėn tonė, sepse ky ėshtė njė moment i rėndėsishėm pėr tė kuptuar edhe ēfarė po ndodh sot. Viti 2005 shėnon, pra, herėn e parė nė historinė e paskomunizmit tonė ku instalohen jo mė njė, por dy pushtete tė korruptuar qė punojnė paralelisht me njėri-tjetrin, por edhe nė konflikt me njėri tjetrin: ai qendror i Berishės dhe ai lokal, i Ramės.

Ajo qė mė duket pėr t’u vėnė nė dukje nė kėtė kontekst ėshtė se konflikti midis tyre, nė mėnyrėn se si po kryhet sot, zbulon krizėn nė tė cilėn ndodhen tė dy bandat. Duket se vėshtirėsia nė tė cilėn ndodhen i ka bėrė tė humbasin edhe vetėdijen se punėt e pista bėhen nėn tryezė, por nuk thuhen nė publik. Tė duket gati-gati sikur tė jenė tė arrestuar dhe tė kapur me presh nė duar dhe po akuzojnė, si tė penduarit e mafies, njėri-tjetrin se kush ka qenė mė i poshtri nė kėtė histori. Si shpjegohet kjo, kur ke parasysh qė s’ka gjykatė pėr ta?

Pėr mua kjo nuk shpjegohet vetėm me karakterin konfliktual e irracional tė liderėve Berisha dhe Rama, pavarėsisht se mendoj se njė maturi dhe urtėsi e tyre do tė ndikonte, pėr mirė dhe pėr keq, pėr ta bėrė mė racional konfliktin. Nė fakt, vetėm nė sipėrfaqe duket sikur situatėn e ka acaruar konflikti politik, por, sipas meje, nėn tė duhet tė kėrkojmė edhe konfliktin ekonomik prej nga gjeneron ai. Normalisht duhet pohuar se ne kemi dy grupe interesi (po pėrdor kėtė eufemizėm kėsaj here) qė janė nė konflikt me njėri-tjetrin, sepse ushqimi nė xhungėl ėshtė nė skarcitet. Nė kėtė situatė tė rrezikuarit mė tė mėdhenj, ata rreth Ramės, kanė shtuar agresivitetin, kurse Berisha nga ana e tij, duke pasur nė dorė pushtetin qendror, po pėrdor luftėn e akuzave ndaj tyre pėr punėra tė pista, duke bėrė pa dyshim njė luftė selektive, nė emėr tė fuqizimit (apo mbijetesės) tė grupit tė tij tė interesit. Pse nuk flitet p.sh. pėr shitjen e njė cope trualli publike edhe mė nė qendėr se “Tajvani”, pėrsėri me njė ēmim qesharak? Nė parim ėshtė e njėjta gjė: Kisha Ortodokse kishte edhe ajo nevojė, si Besua, pėr mė shumė tokė pėr ndėrtimin e kishės sesa ē’i takonte nga kompensimi pėr tokėn qė i ishte marrė nga regjimi te hotel “Tirana”. Dhe kjo tokė iu shit/fal atje ku u kompensua, te lulishtja prapa ministrive, duke shkelur me kėtė kompensim e shitje edhe konventėn e Ahrusit, edhe ligjin e mbrojtjes sė monumenteve tė kulturės tė hartuar nga Rama dhe tė aprovuar nga vetė Meta, nė dėm tė tė gjithė banorėve tė Tiranės qė sot po u merret fryma pėr pak gjelbėrim. Mirėpo kjo shkelje (mesa di, e Metės dhe Ramės bashkė), Berishės nuk i intereson, se s’ka pse prishet me Janullatosin dhe Metėn, ashtu sikurse nuk i interesojnė batakēillėqe tė tjera, tė bėra nė vende tė tjera nga Rama, nė favor tė klientelės sė tij tė sotme.

Ndėrkaq, i dėmtuari i madh i kėtyre batakēillėqeve, populli shqiptar, asiston i neveritur dhe i rrasbitur nė luftėn qė po bėhet gjithnjė e mė lakuriqe, gjithnjė e mė e vėshtirė pėr t’u mbuluar me gjethen e fikut politik. Vizat dhe sabotimi i tyre, hapja apo mbyllja e kutive, hyrja ose dalja nė Europė, korrupsioni e lufta kundėr tij, gratė e Edi Ramės dhe familja e Berishės janė gjethe fiku qė mbulojnė kėtė luftė sa tė egėr aq edhe banale pėr para. Ata qė s’janė dhe s’duan tė jenė apo s’mund tė jenė pjesė e kėsaj lufte janė tė destinuar tė shohim nga shtėpia, tė pafuqishėm, pėrleshjen e kėtyre dy bandave nė rrugė, ndėrkohė qė interesi i tyre ėshtė sesi tė ēlirohen prej terrorit tė tyre moralvrasės e ekonomivrasės.

Tė mendosh se shpėtimi mund tė vijė nga ngrėnia e kokės qė ata do t’i bėjnė njėri tjetrit, d.m.th. qė hundėleshi i radhės tė vijė e t’i thyejė hundėn agresorit tė radhės, sipas meje rezulton nė pėrforcimin e sė keqes.

Sigurisht ėshtė absurde tė mendosh se tė gjithė pjesėtarėt e kėtyre bandave do tė duhet tė eliminohen. Personalisht, mendoj se brenda kėtyre partive/banda ka shumė qė duan tė ēlirohen nga kjo situatė ashtu sikurse edhe brenda biznesit dhe mediave, por kanė frikė tė ndėrmarrin hapa, sepse imponimi dhe komprometimi qė u ėshtė bėrė nga kapobandat i nxjerr jashtė loje. Megjithatė, mendoj se kjo krizė duhet tė ndihmojė qė dikush nga politika apo edhe nga biznesi dhe nga mediat tė bėjė pėrpara pėr tė ngulmuar pėr njė projekt, qė do tė synonte transformimin e sistemit kriminal politik, ekonomik e mediatik qė kemi ngritur. Kjo kėrkon njė projekt qė do tė synonte ēarmatosjen e partive/banda nga armėt e tyre tė paligjshme ekonomike dhe mediatike, ēarmatosjen e bizneseve nga mbėshtetja e tyre e paligjshme politike dhe mediatike dhe ēarmatosjen e gazetarisė nga lidhjet imorale me politikėn dhe me ekonominė. Pėr t’u lehtėsuar kjo do tė ishte mirė qė nga kjo betejė/krizė tė “vriteshin” protagonistėt kryesorė tė tė dyja palėve dhe tė dilte nė skenė njė prapavijė e dytė mė e pakomprometuar dhe mė racionale. Dikush do tė mė thotė se dashkam tė shembet ngrehina dhe tė na zėrė brenda tė gjithėve. Por, pėr mua, ngrehina ka filluar tė kėrcasė nga tė katėrta anėt.
Korieri | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com