Albatlanta

Tiparet e njė ērregullimi kombėtar
Bajram Peēi
Nė veprėn e respektuar, "Demokracia ėshtė njė mjet, jo njė qėllim", tė Michael Munger, (politolog i shquar i kohėve moderne), gjendet njė referencė e cila mund ta bėjė politikėn tonė tė mendojė gjatė, pėr sjelljen e papėrgjegjshme, ashtu sikundwr edhe mund ta bėjė, pėr shkak tė megalomanisė sė saj, qesėndiswse. "Roli i demokracisė nuk ėshtė qė tė zhdukė mosmarrėveshjen, por qė tė parandalojė pėrshkallėzimin e mosmarrėveshjeve politike drejt konflikteve...".
Shqyrtimin e kėtij pohimi nė hapėsirėn shqiptare, tashmė tė mbushur me urrejtje, pėr hir tė sė vėrtetės, ēdokush do tė ishte nė gjendje ta vėrente pa vėshtirėsi se nė ē‘rrjedha tronditėse i kanė futur fatet popullore; do ta kishte tė vėshtirė ēdokush tė gjente e tė jepte versionin e pranueshėm pa hasur vėshtirėsi; do tė dėshpėrohej pėr gjendjen ku ndodhet demokracia shqiptare. Pėrdorimi i gjuhės sė urrejtjes, me kulmimin e tij nė seancėn e Kuvendit tė 26 nėntorit, u pa qartė se hodhi nė erė tė gjitha urat e mundshme tė komunikimit ndėrmjet pozitės dhe opozitės, tė qeverisjes me popullin e pse jo edhe tė njė pjese tė popullit kundėr njė pjese tjetėr. Aroma e njė konflikti tė mundshėm u ndje kudo nė ajėr. Populli, i paaftė pėrballė daljes sė kėtij armiku, qė jo pak herė i ėshtė shfaqur befas nė histori (dy tė fundit nė 1997 dhe 1998), jo pa ēoroditje serioze tė shpirtit tė tij, mallkon me gjithė shpirt ATA qė e ēuan nė festat e fundvitit mė tė dėshpėruar se kurrė. Njė ndjenjė elementare mirėnjohjeje nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, nga Sali Berisha dhe Edi Rama, duhej tė flinte diku brenda tyre dhe formacioneve qė i ndjekin, qė tė tregoheshin mė tė pėrmbajtur nė njollosjen e nderit tė tyre, pėr tė mos lejuar veten tė pėrfshiheshin, siē u pėrfshinė, nė njė kėnetė me afsh mbytės aluzionesh tė lira. Tani askush nuk di mė tė thotė se ē‘do tė ndodhė mė tej dhe bėjnė sikur gjėrat anormale bėhen normale kinse duke nisur njė lumė kartolinash urimi tė vitit tė ri, qė po bėhen nga viti nė vit edhe mė luksoze. Kėto kartolina ia arrijnė qė tė nxjerrin festat e dhjetorit edhe mė nė dukje nė varfėrinė e historisė sonė tė brendshme, ku spikat kartolina e urimit pėr qytetarėt e Graēanicės, me 400 mijė euro dhuratė brenda zarfit.

Pa dyshim, mitosjet e munxat e Kryeministrit tonė tė nderuar luajtėn njė rol tė madh nė pleksjen mė tej tė intrigave politike paszgjedhore dhe nderjes sė kėsaj atmosfere tė rėnduar. Sė pari, ai shndėrroi nė mit tė paprekshėm vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ-sė pėr moshapjen e kutive, pa pranuar tė thotė se "ishte lojė" pėrfshirja nė Kodin Zgjedhor e pranimit tė kėrkesės pėr hapje nga tė paktėn dy anėtarė tė saj. Kurthin nė tė cilin ra Edi Rama nuk duhet ta kėrkojė kurrkund pėrpos te vetja. Ėshtė pėr faj tė tij e vetėm tė tij, sepse ėshtė ai qė caktoi negociatorė tė paaftė nė ndėrtimin e projektligjit pėr Kodin Zgjedhor, ndėrsa dinte se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor ishin e janė gjithė ditėn formacione tė mirėfillta politike, nė pėrbėrje tė tė cilave partitė, te ne tė shndėrruara armike, i propozojnė Kuvendit nga ithtarėt e tyre mė tė flaktė. Kur Partia Socialiste ankimoi nė Kolegjin Zgjedhor dhe kėrkoi hapjen e kutive nė Berat, Shkodėr e Tiranė, shkonte me shpresėn se dikush nė atė organ tė pushtetit gjyqėsor do tė ishte i aftė tė kuptonte marrėzinė e papėrshkrueshme tė marrjes sė vendimit "Jo, nuk do hapen". Fataliteti i kėtij vendimi politik ka sjellė kėtė frymė urrejtjeje qė zotėron sot tėrė hapėsirėn.

Nga momenti qė tė zhgėnjyer nga institucionet "demokratike" Kolegji Zgjedhor e KQZ, prej tė cilave ata, socialistėt, nė mėnyrė tė pakuptimtė prisnin shumė mė tepėr nga ēka ata i lejonte faza foshnjore ku ndodhen kėto institucione, shpirti i fyerjes dhe asgjėsimit nuk vonoi tė kultivojė me shpejtėsi, nga Kryetari tek anėtarėsia e thjeshtė revoltėn, qė pas 26 nėntorit arriti papajtueshmėrinė. Kryetari i nderuar i Partisė Socialiste, duke lejuar qė nė mitingjet e protestės tė ngjiten tė ftuar, tė cilėt artikuluan termat "forcė", "me forcė", "forcėrisht", tė cilat nuk kanė qenė nė traditėn e kėsaj partie, as i shkonte ndėrmend tė distancohej e jo mė tė parashikojė rrjedhojat.

Lexues i dashur! Lejomė tė tė sjell nė vetėdijen tėnde se nė botė ka dy lloj luftėrash, ajo kundėr individėve tė veēantė dhe ajo kundėr njė klase. Fjala e Kryeministrit nė Kuvend ishte luftė kundėr individit Edi Rama, kryetar i Partisė Socialiste, me synim poshtėrimin e tij, duke pėrdorur ēdo mjet. Pasi u artikulua termi "forcė" dhe u hartua njė "plan revolucioni", luftės kundėr individit, Kryeministri i bashkėngjiti luftėn kundėr klasės socialiste. U dhanė sqarimet e nevojshme nė organet e partisė se kush ėshtė armik? Pėr kėtė duhet, sė pari, tė bėhej pyetja, cilės partie i pėrket? Nė shėrbim tė kėsaj, shtypi pranw qeverisė botoi dhe listat e bijve tė ish-komunistėve qė sot militojnė nė Partinė Socialiste. Bash, nė funksion tė kėsaj lufte, arroganca e fyer e Kryeministrit organizoi mitingun e 8 dhjetorit, me njė luks dekori provokues, jo si festė e pluralizmit politik, por si ballafaqim forcash, ku nėpėrmjet shumės pjesėmarrėse i tregohen kundėrshtarit muskujt. A do tė arrijnė dot ATA tė ēojnė delirin e tyre apo shpirtin e hakmarrjes deri nė dhunė. Jo zotėrinj! Harrojeni. Martirėt nuk rriten nė kėtė tokė. Mjerisht vetėdija jonė na sjell ndėrmend sjelljet e njohura pėr ne nga politika e vitit 1996-1997, ndonėse ankimi i kufomave ėshtė i pagojė. Pikėrisht pėr kėtė, ata qė e qeverisin kėtė vend dhe ata qė bėjnė opozitėn, nuk duhet tė harrojnė se kjo histeri fjalėsh, ēdo njeriu me mend nė kokė do t‘i jepte menjėherė tė drejtėn t‘u bėnte pyetjen, "Kush ėshtė bėrė kaq i zoti sa tė na ndėrsejė kundėr njėri-tjetrit?", "Kush mundet me kaq ftohtėsi tė orvatet tė hedhė fizikisht njė forcė politike kundėr njė tjetre?". Dijeni, ju administratorė tė politikės, se nuk keni mė tė bėni me ata tė ‘97-ės. Instinkti popullor i vetėmbrojtjes edhe nė atė vit i mėsoi qė nė momentin e duhur, t‘ju braktisnin. Nuk ka asgjė mė vetėtreguese sesa tė shohėsh brenda fjalorit tė njė politikani, kur vjen puna pėr tė zgjedhur midis aventurės dhe urtėsisė.

Gabimet e bėra 12-13 vjet mė parė, duhet tė mjaftojnė pėr tė mbushur shtetin me ankth e frikė, pėr marrėzitė e mėtejshme tė politikanėve tanė tė fryrė. Zelli i tyre pėr urrejtje e armiqėsi mbart me vete shumė rreziqe dhe rreziku i parė duket qartazi i mbėrritur. Gjėrat kanė ardhur nė atė gjendje sa nuk ėshtė mė e mundur tė bėhen pėrpjekje pėr tė shmangur krizėn me debate gojore. Edhe Presidenti i Republikės, i parė si shpresė pėr negocim, dje hoqi dorė pėr t‘i bashkuar palėt nė njė takim, qoftė edhe formal. Pėr ta thėnė me pak fjalė, jemi bėrė gazi i botės. Presim tė ndėrhyjnė ndėrkombėtarėt (jo kėta nė Tiranė). Duke qenė se nė shtetin tonė, nė hierarkinė mė tė lartė kanė qenė e gjenden cinikėt dhe egoistėt, asnjė nga institucionet civile, bota akademike apo opinionistė nė zė tė shtypit tė shkruar, nuk marrin mė mundimin tė paraqesin argumente pajtuese. Ia vlen gjithashtu tė shėnohet se edhe heqja e sė drejtės pėr deputetėt e PS-sė, pėr tė pasur pasaporta diplomatike, ėshtė njė shenjė tjetėr e hakmarrjes, e zemėrimit, e dhunės, e mosdėshirės pėr zbutjen e marrėdhėnieve, tipar ky qė flet qartazi se s‘bėhet fjalė pėr gjetjen e konsensusit. Qėndrimi i kėtyre burrave inatēinj nė llogoret e tyre, nė bindjet e "shenjta", ėshtė shndėrruar nė ēėshtje nderi.

Nė kėtė cep tė izoluar tė Europės, ku partitė politike kanė nė krye tė programit premtimin pėr t‘i ēuar shqiptarėt nė kontinentin plakė pa viza; ku ēdo gjė ėshtė e paqėndrueshme, prona, taksat, tatimet, ēmimi i energjisė; ku e qėndrueshme ėshtė vetėm ndjenja zotėruese e pasigurisė; ku renditja e gabimeve nė qeverisje po i gudulis shtetarėt; ku jemi bėrė leshko deri nė atė gradė sa me sjelljet tona, nė rrethet e ngushta tė trupit diplomatik tregojnė anektoda; ku ligji nė sytė e njė shumice ėshtė i personalizuar nė figurėn e Kryeministrit, njerėzit, nė kėto ditė festash shtyhen drejt dėshpėrimit. Ėshtė plogėshtimi qė na ka ēuar nė humbjen e shpresės, ndaj arratisja nga ky vend udhėheq programet e partive. Cila vallė do tė jetė pala politike e para qė do tė duhet tė pėrtypė poshtėrimet, tė shtypė nevojėn e sėmurė pėr t‘u dukur dhe tė ulet nė tavolinė konsensusi? Sa e vėshtirė. Njė frymė mirėkuptimi, njė aleancė pėr drejtimin e kėtij vendi nuk arrihet me ndėrhyrjet pa vend tė Ilir Metės, qė nė kėtė konflikt, me "kėshillat" e tij pa vend prish mė tepėr punė, ndaj ėshtė mė mirė tė heshtė. Sa kohė nuk ekziston ndjesia e pėrgjegjėsisė ndaj popullit, marrėdhėniet armiqėsore mes palėve do lulėzojnė mė tej. "Ai qė ėshtė pa asnjė mėkat midis jush, le tė hedhė gurin e parė", u tha Jezusi pjesėmarrėsve nė ndėshkim tė mėkatares. Le tė shpresojmė se shembulli i mėsipėrm do tė shėrbejė si ilustrim pėr zotėrit "e sė vėrtetės" nė tėrė kėtė histori tė shėmtuar tė zgjedhjeve shqiptare.

Le tė shpresojmė pėr kohė mė tė mira, pėr tė parė rolin e demokracisė nė parandalimin e konflikteve. Njeriu nga natyra e do lirinė, por shpesh ndjehet mė mirė si skllav. Tė tillė janė tė gjithė ata, tė menēur e tė marrė nė politikė, qė skllavėrisht u qėndrojnė besnikė bindjeve e qėndrimeve tė tyre. Anglezėt thonė se vetėm i vdekuri dhe budallai nuk ndryshon mendim.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com