Albatlanta

Balla rrėfen fyerjet e Berishės: Meta ėshtė trafikant, Hajdari shėrbėtor i Ramizė Alisė
Sali Berisha do tė mbahet mend nė politikėn shqiptare si gojėpėrdali mė i shfrenuar qė me shpifjet, fyerjet dhe sharjet e veta nuk ka kursyer askėnd, duke shkelur ēdo normė morali, e ligji, por edhe pėr paburrėrinė pėr tu pėrballur nė gjykatė e prokurori sa herė qė kėto institucione i kanė kėrkuar tė dėshmojė lidhur me pisllėqet qė nxjerr prej gojės sė tij.
Sot po sjell nė vėmendjen e shqiptarėve ē'ka thėnė Sali Berisha pėr tė ndjerin Azem Hajdari e pėr Ilir Metėn.

Kėshtu ka nisur deklaratėn e tij, deputeti i Partisė Socialiste, Taulant Balla sot para mediave duke thėnė:

Ja ēfarė thoshte Sali Berisha pėr Ilir Metėn pak vite mė parė: Pėr PD-nė, Ilir Meta ėshtė njeriu qė pėrfaqėson klanin mė tė rrezikshėm tė trafiqeve nė Shqipėri, tė trafikut tė drogės, tė trafikut tė fėmijėve dhe tė trafikut tė vajzave tė mitura. Nė historinė e vendit, ky mbetet njeriu qė me bandat e tij ngjiti Shqipėrinė nė krye tė listės sė vendeve tė planetit, tė trafiqeve tė skllevėrisė sė seksit, tė fėmijėve tė drogės dhe armėve.

Sali Berisha pėr Ilir Metėn dhe bashkėshorten e tij, pak vite mė parė akuzonte se mbi kėta tė dy rėndojnė dy varre dhe dy krime tė fshehura pas malit tė Dajtit. Dhe e mbyll duke thėnė qė nuk do tė jetė e largėt dita kur Ilir Meta do ta mbylli jetėn e tij pas hekurave tė burgjeve
tha Balla duke vujuar me fyerjet qė Sali Berisha ka thėnė nė drejtim tė tė ndjerit Azem Hajdari.

Sipas Sali Berishės, Azem Hajdari mbetej njė bashkėpuntor i sigurimit tė shtetit, njė shėrbėtor i Ramiz Alisė.
Cili ėshtė dhe kujt i shėrben nė tė vėrtetė, Z. Azem Hajdari, thotė Sali Berisha rreth vitit '95-'96:
Sipas tij: Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalėt kemi tė drejtė tė themi se kishim dy Azem. Ai i mitingjeve qė bėnte gjėmėn, kurse ai nė jetė qė bėhej mik me Irakli Koēollarin, e sigurimsa tė tjerė, dehej sa nuk e kontrollonte se ēnxirrte nga xhepat.

Pėrsėri pėr Azem Hajdarin, Azem Hajdari si Rita Marko -Rita Marko ka qenė i vetmi pushtetar qė ishte dhe kryetar i sindikatave.

Lidhur me grevėn e urisė sė Azem Hajdarit Sali Berisha ka thėnė: Vendosi tė ndėrpresė grevėn e mezeve dhe tė rakisė: Nė kafenenė e Xhelės thuhet se deputeti Hajdari, i pėrfolur nga shtypi dhe nga zėra tė tjerė pėr problemin e vrasjeve dhe nė prag tė zgjedhjeve tė 22 marsit, i futur nė grevėn e urisė, i aramtosur , rast unikal nė historinė e grevave tė urisė, i braktisur nga tė gjithė, i shtryshur nga Ēupi dhe Kėndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekshat (dhe ata janė tė shumtė), vendosi tė ndėrpresė grevėn e mezeve dhe tė rakisė tha Balla.

Me tej Balla tregon se Sali Berisha ka thėnė pėr Azem Hajdarin: Dje, deputeti Azem Hajdari hyri nė grevėn e urisė. Kureshtarėt e shumtė, tifozėt e politikės u gjendėn tė befasuar nga veprimet e zotit Hajdari dhe sollėn versionet tė ndryshme nė shpjegimet e tyre, duke akuzuar mė pas Azem Hajdarin pėr lidhje tė shumta kriminale, lidhje me sigurimsat e shtetit, nė shėrbim tė Ramiz Alisė e tė tjera me radhė.

Pėrsėri Hajdari dėshton, askush nė dhjetorin e vitit '90 nuk i shkoj pas Azem Hajdarit. Studentėt dhe rinia ju bashkuan PD, me tė vetmin qėllim madhor, shkatėrrimin e totalitarizmit, por jo nė shėrbim tė Azem Hajdarit.

Mė lejoni tė theksoj se ky njeri mbetet modeli i vetėm i politikanit nė Shqipėri, qė ku pėshtyn, lėpin. Prandaj unė jam sot kėtu e nė ditėt nė vijim pėr ti kujtuar kėtij , dhe ēdo qytetari shqiptar pėr pisllėqet qė Sali Berisha ka hedhur pėrkundrejt ēdo politikani qė nė njė moment tė caktuar ka qenė kundėrshtari i tij, por mė pas ėshtė vėnė nė shėrbim tė tij.
Sigurisht qė unė pres prej Sali Berishės tė reagoj lidhur me ēfarė thashė, lidhur me akuzat qė ai ka bėrė kundėr Ilir Metės, me pėrbetimin e tij pėr ta ēuar nė burg Ilir Metėn, por lidhur edhe me pisllėqet qė ai ka thėnė pėrkundrejt Azem Hajdarit.

Nesėr do tė vazhdojmė me gjithēka ka thėnė Sali Berisha pėr Arben Imamin, pėr Neritan Cekėn, pėr Sabri Godon, e pėr shumė e shumė tė tjerė pėrfundoi deputeti socialist. k.k/NOA
Infoarkiv | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com