Albatlanta

Rėnia e Shengenit dhe rrethimi i shqiptarėve
Ditmir Bushati
Sot ėshtė njė ditė e shėnuar pėr qytetarėt e Maqedonisė, Serbisė dhe Malit tė Zi, pasi do tė kenė mundėsi tė lėvizin pa viza nė hapėsirėn Shengen pėr njė qėndrim afatshkurtėr deri nė 90 ditė, si pasojė e vendimit tė Kėshillit tė Ministrave tė Bashkimit Europian. Heqja e regjimit tė vizave ėshtė pikėnisja e rėnies sė "murit" Shengen dhe treguesi mė kuptimplotė i pėrpjekjeve tė BE-sė pėr tė nxitur politika qė synojnė ribashkimin e kontinentit. Pas dy dekadash frustrimi, vendimi i BE-sė pėr heqjen e regjimit tė vizave me tre shtetet e lartpėrmendura, po pėrcillet psikologjikisht me optimizėm tė justifikuar nga qytetarėt e rajonit. Krahas titujve tė gazetave, tė cilat kanė pasqyruar nė vijimėsi gėzimin e qytetarėve, operatorėt e fluturimeve ajrore janė treguar tė kujdesshėm qė tė pėrshtatin ofertat e tyre turistike pėr destinacionet europiane.

Nė kontrast me kėtė atmosferė, shqiptarėt vazhdojnė tė vuajnė pasojat e papėrgjegjshmėrisė sė parisė e cila qysh prej 2006-s premton se heqja e regjimit tė vizave do tė ndodhė brenda 6-mujorit tė ardhshėm, megjithėse kanė kaluar disa tė tillė dhe shqiptarėve nuk u mbetet gjė tjetėr veēse tė presin pėr 6-mujorin e radhės, por tashmė me sytė nga BE-ja e jo mė nga qeveria. Sot ėshtė momenti qė tė nxirren mėsime e pėrgjegjėsi nga dėshtimi i qeverisė nė pėrmbushjen e standardeve tė kėrkuara pėr heqjen e vizave. Kėto mėsime e pėrgjegjėsi do tė na vlejnė edhe pėr procesin e aplikimit tė Shqipėrisė nė BE dhe mė pas gjatė procesit tė aderimit. Trajtimi i tė gjitha vendeve njėsoj nė njė proces tė vetėm, por duke shpėrblyer ata qė pėrmbushin standardet, ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė nxitur pėrpjekjet kombėtare pėr tė pėrmbushur kriteret e kėrkuara tė aderimit nė BE.

Ėshtė e udhės tė kujtojmė se Shqipėria e filloi e para kėtė proces, por nuk po e mbyll dot. Jemi i vetmi vend nė rajon qė si pjesė tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit negociuam njė nen dhe deklaratė tė posaēme qė pėrcaktonte qė nė 2004 kriteret qė duhet tė plotėsonte Shqipėria nė mėnyrė qė tė pėrfitonim nga heqja e regjimit tė vizave. Kėto kritere u detajuan mė tej nė Udhėrrėfyesin e Liberalizimit tė Vizave qė iu dorėzua vendeve tė rajonit nė vitin 2008. Procesi i liberalizimit tė vizave ėshtė njė shembull i shkėlqyer i pushtetit tė butė tė BE-sė. Tė gjitha vendet u vlerėsuan duke u bazuar mbi tė njėjtat kritere, shoqėruar kėto me njė proces rigoroz me objektiva dhe afate. Kjo krijoi njė konkurrencė shumė tė shėndetshme midis pesė vendeve pjesėmarrėse. Ndaj me tė drejtė nė vrojtimin e fundit tė "Gallup Balkan Monitor", shqiptarėt fajėsojnė qeverinė dhe jo Bashkimin Europian pėr veēimin e Shqipėrisė nga grupi i vendeve qė pėrfituan heqjen e regjimit tė vizave sot. Rrethimi qė sot pėrjetojmė e ka origjinėn nė dėshtimin e parisė me pasaporta diplomatike nė xhep, e cila nuk ka vullnet pėr tė jetėsuar dėshirėn e shqiptarėve pėr tė udhėtuar lirisht nė Europė, pasi tė gjitha energjitė e saj janė tė drejtuara te gara e ethshme pėr pasurim tė pandershėm nė kurriz tė shoqėrisė shqiptare. Gjithsesi, nėn vėzhgimin dhe bekimin e familjes sė Sulltanit.

Nė vend qė t`u kėrkonte ndjesė qytetarėve tė vendit tė tij pėr kėtė situatė tė papranueshme, Kryeministri zgjodhi sėrish armėn e tij tė preferuar, gjuhėn e urrejtjes, shpifjet e mashtrimin, tė cilat bota demokratike ku duam tė integrohemi ka kohė qė i refuzon me pėrbuzje. Guxoi qė publikisht tė bėjė pėrgjegjėse opozitėn pėr kėtė dėshtim. Mė pas sajoi njė histori duke mė akuzuar personalisht se kisha ndikuar pranė institucioneve tė BE-sė qė Shqipėria tė mos pėrfshihej nė grupin e vendeve qė do tė pėrfitonin nga heqja e regjimit tė vizave. Pėr ta bėrė mė tė besueshme historinė para opinionit publik, e pėr tė fshehur njėkohėsisht dėshtimin e qeverisė sė tij, "grupit armiqėsor" i shtoi elementin ndėrkombėtar, duke pėrfshirė edhe Pierre Mirel, drejtorin pėr Ballkanin Perėndimor nė Komisionin Europian. Nga studio televizive ku emetonte me qesėndi historinė konspirative, sfidoi pjesėmarrėsit qė sipas tij nuk kishin guxim ta pėrgėnjeshtronin.

Komisioni Europian pėrgėnjeshtroi menjėherė Kryeministrin, duke i bėrė njė shėrbim tė vyer demokracisė sė brishtė shqiptare, por duke na bėrė tė skuqemi ne qytetarėve tė kėtij vendi, pėr faktin se pėr herė tė parė nė historinė e saj BE-ja po certifikonte si mashtrues Kryeministrin e njė vendi qė po troket nė dyert e saj. Nė fakt, kjo ėshtė njė surprizė e pakėndshme pėr BE-nė, e cila ndėr vite ka ditur si tė pėrballet me kryetarė shtetesh autokratė, tė korruptuar apo euroskeptikė, por sė fundmi i duhet tė pėrballet edhe me njė mashtrues, tashmė tė certifikuar.

Pėr tė vazhduar spiralen e mashtrimit me vizat, pa u shuar ende jehona e skandalit tė pėrgėnjeshtrimit ndaj Kryeministrit, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, bėri njė plagjiaturė tė shpifjes sė Kryeministrit, por duke e zhvendosur "grupin armiqėsor" nė Parlamentin Europian. Veēantia kėsaj radhe qėndron nė faktin se kjo shpifje mvishet dhe me injorancė, pasi Parlamenti Europian deri nė momentin e hyrjes nė fuqi tė Traktatit tė Lisbonės para pak ditėsh, ka pasur vetėm rol kėshillimor e jo vendimmarrės nė procesin e liberalizimit tė vizave.

Pėr fat tė keq, gjendemi tė rrethuar nga njė pari qė ka humbur fillin e arsyes bashkė me durimin pėr shkak tė shpėrhapjes sė metastazave tė korrupsionit dhe mungesės sė legjitimitetit pėr tė qėndruar nė krye tė punėve tė vendit. Kjo sjellje mund ta vonojė sėrish procesin aq shumė tė ėndėrruar tė liberalizimit tė vizave. Por, fatmirėsisht, pėr shkak tė angazhimit serioz tė Bashkimit Europian sot nuk shtrohet mė pyetja nėse do tė hiqet regjimi i vizave me Shqipėrinė, por kur do tė hiqet ky regjim. Me heqjen e regjimit tė vizave nuk mund tė abuzohet pafundėsisht nga paria qė e la Shqipėrinė tė fundit. Nė tė kundėrt, ky proces duhet tė konsiderohet si njė vullnet i qėndrueshėm i Bashkimit Europian pėr t`u dhėnė edhe shqiptarėve lirinė e munguar tė lėvizjes.

19.12.2009
Nene Shqiperi | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com