Albatlanta

Njeriu dhe kriza e shoqėrisė sonė…
Gezim Tushi
(Duhet pėrsosur shoqėria, apo duhet “ripėrkufizuar” njeriu?)
Ēfarė po ndodh me njeriun nė shoqėrinė tonė ? Pse po shtohen pėrditė dozat e shqetėsimit social pėr orientimin dhe drejtimin individualist, tejet asocial qė ka marrė jeta jonė? A mund tė ndėrhyhet pėr tė ndihmuar nė “rigjetjen e rrugės” sė drejtė, qė tė jetė njėherėsh individualisht dhe socialisht normale? A ėshtė e mundur qė shoqėria dhe njeriu ynė tė ecin sė bashku, “tė pėrputhur midis tyre”, apo ato do vazhdojnė tė ecin nė kahe krejt tė kundėrta me njėri-tjetrin, pa pasur asnjė pikė takimi, pa mundur tė gjejnė “zonat e interferimit” tė nevojshėm dhe tė domosdoshėm?

Kėto janė ēėshtje me rėndėsi, tejet shqetėsuese pėr realitetin social tė shoqėrisė shqiptare, qė duhen vlerėsuar me seriozitet dhe jo duke qėndruar individualisht indiferent, apo duke luajtur rolin e “sehirxhiut social”. Padyshim, kemi tė drejtė si qytetarė, qė jemi tė shqetėsuar me dukuritė me tė cilat po pėrballemi nė realitetin tonė. Tė drejtė ka edhe shoqėria jonė, qė ėshtė e alarmuar pėr pėrmasat e devijimeve qė ka marrė jeta personale dhe sjellja sociale e shumė njerėzve. Kėto shqetėsime nuk janė dukuri ekskluzive vetėm tė jetės sonė, nuk janė fenomene nacionale, por dukuri sociale me shtrirje tė gjerė dhe impakt social universal. Ndaj shumė sociologė nė vendin tonė janė tė frikėsuar nga dimensioni i pakontrolluar me tė cilin kanė filluar tė shfaqen, tė shpėrthejnė shumė dukuri sociale tė reja, duke filluar nga sjelljet anomike tė njeriut, deri te prishja e lidhjeve sociale, zbehja e traditave, zakoneve dhe lidhjeve tė tjera tė gjakut, fisit, komunitetit etj.

Ndaj ata kanė tė drejtė kur thonė se sot gjendemi tė gjithė nė krizė sociale tė pėrgjithshme, qė shfaqet jo vetėm nė kaosin social tė jetės njerėzore, por edhe nė pėshtjellimin e madh natyror, sepse po ndodhin disa gjėra sė bashku, qė ndikojnė paralelisht nė dimensionin e realitetit tonė, nė tė cilin shoqėria po “helmohet”, natyra po “qelbet” dhe nė tė njėjtėn kohė edhe njeriu po “prishet”.

Fetarėt nga ana e tyre, tė traumatizuar nga prania e shumė dukurive atipike, tė panjohura mė parė, nga shume sjellje devijante dhe ekscentrike, thonė jo pa shqetėsim se “njerėzimi gjendet para njė kataklizmi me pėrmasa universale”. Ndėrkaq, tė gjithė sė bashku kemi bindjen se nuk mund tė ecet pambarimisht kėshtu, nė kaos, nė gjendje tė plotė tė anomisė sociale, tė mungesės sė rregullave morale. Ca mė pak, duke u ftohur nga pikėpamja sociale. Unė nuk kam qejf tė besoj nė profecira dhe parashikime ogurzeza planetare, por ama nuk mund tė mos pranoj idenė racionale, se nėse nuk bėhet njė ndryshim i “kursit tė anijes” tė jetės shoqėrore, pa dyshim qė mund tė vijė koha qė tė mbėrrijmė deri te “fundosja” e saj.

Nė kėtė kontekst, shoqėria dhe njerėzit tanė kanė nevojė tė ndihmohen, sepse realisht ato janė nė njė situate patologjike, qė vėrtet kėrkojnė ndihmė. Kjo nuk mund tė vijė nga jashtė, as mund tė na e sjellin tė tjerėt. Rrugėdalja nga kjo krizė ėshtė nė dorėn e shoqėrisė tonė, akoma mė saktė ėshtė nė brendėsinė e natyrės sė njerėzve tanė.

Koha kėrkon qė tė mendojmė se ēfarė mund tė bėjmė qė tė ndalim shpėrbėrjen sociale, humbjen e orientimit human dhe braktisjen totale tė vlerave sociale e morale tė shoqėrisė shqiptare. Ēfarė mund tė bėjmė pėr tė vėnė nė eficiencė procesin e pėrgjithshėm tė kthimit tė vlerave etiko-morale, natyrisht ato qė i duhen kohės, shoqėrisė modern dhe njeriut pėr tė bashkėjetuar nė harmoninė e duhur midis tyre. Kjo ėshtė punė e vėshtirė, qė nuk bėhet vetiu, aq mė tepėr qė nuk bėhet, nėse tė gjithė vazhdojmė tė ecim pa kuptim, pa fre, nė drejtim tė qėllimit tė plotėsimit vetėm tė kėrkesave material, vetėm me obsedime tė ekzagjeruara konsumistike, duke jetuar tė budallepsur, tė dhėnė totalisht dhe vetėm pas parasė, konsumit kėmbėngulės dhe botės sė qejfeve seksuale.

Kėto pasione nė jetėn e njeriut modern kanė vlerėn e tyre tė pamohueshme. Ne nuk mund tė jemi mė asketikė, qė tė mohojmė vlerėn e veēantė qė kanė kėnaqėsitė trupore tė njeriut. Por kėto kėnaqėsi tė kthyera nė epidemi sociale, e kanė futur shoqėrinė tonė nė kaos, jetėn e njeriut nė dėshpėrim, nė krizė identiteti, nė paqėndrueshmėri, dhe pėr pasojė edhe nė njė beteje tė pakuptimtė me veten dhe shoqėrinė. Nuk mė duket pa bazė ideja e sociologjisė moderne, se njeriu i kohės sonė pėr kėto shkaqe dhe shumė tė tjera si ato, duket sikur ėshtė radikalisht “jashtė qendrės”. Padyshim ne jetojmė nė kohė dhe shoqėri moderne, dhe ndryshimet e natyrės sė njeriut dhe beteja pėr pėrsosjen morale individuale tė tij nuk bėhen duke i mbajtur sytė nga qielli, sepse “bota nuk mbahet me mite dhe legjenda artificiale”, A. Pajaziti “Ese sociologjike f 132-133”.

Koha moderne ka sjellė nė shoqėrinė shqiptare tė ditėve tona, njė situatė shqetėsuese nė marrėdhėniet konfliktuale tė kėrkesave tė njeriut me mundėsitė e shoqėrisė, kontradiktė e cila ėshtė kaq e zgjeruar, e vazhdueshme dhe me njė intensitet kaq tė lartė, saqė nga shumė pikėpamje tregon se jemi shkencėrisht nė limitet e njė krizologji ontologjike, teorike dhe fenomenologjike. Sepse nėse do tė analizojmė situatėn e shoqėrisė sonė, sjelljen dhe komportimin e njeriut me veten e vet dhe shoqėrinė nė tė cilėn jeton momentalisht, tė krijohet bindja e plotė se realiteti ynė ėshtė bėrė njė “konglomerat i ēėshtjeve sociale”, cila pėrmbledh nė esencėn e vet shumė gjėra tė jetės, shoqėrisė dhe njeriut modern, duke filluar nga pasojat negative tė jetės sė shkujdesur, deri te degradimi shpirtėror, dehumanizimi dhe shumė probleme tė tjera me rėndėsi thelbėsore ekzistenciale.

Nė kėtė kohė, shoqėria shqiptare nga njėra anė ėshtė bėrė moderne si asnjėherė mė parė, dhe nga ana tjetėr ėshtė duke pėrjetuar njė krizė, tė cilėn gjithashtu nuk e ka ndjerė kaq tė thellė nė tė kaluarėn. Kjo ka bėrė qė shoqėria dhe njerėzit tanė tė jenė pėrballė dilemės mė tė madhe historike, qė ka tė bėjė jo vetėm me nevojėn e “ripėrkufizimit” tė natyrės sė shoqėrisė dhe njeriut, por edhe me rishikimin e raportit midis tyre. Kriza ėshtė e tillė qė e detyron njeriun tė mendojė ēdo ditė pėr konfliktualitetin e tij tė pėrditshėm me shoqėrinė tonė, me jetėn e tij dhe me vetveten.

Sepse nė situatėn qė ndodhemi, shumė gjėra po shkojnė keq nė shoqėrinė tonė, ngaqė kanė marrė deformim tė thellė raportet e natyrshme tė njeriut individualist me natyrėn e jetės sociale tė shoqėrisė. Kėto dy elemente thelbėsorė tė jetės tonė kanė marrė rrugė tė kundėrt, dhe sipas mendimit tim, nė kėtė realitet ndikon negativisht dimensioni absurd i individualizmit, qė ushqehet nga ideja e ēmendur e vetėmjaftueshmėrisė sė jetės sė pavarur, pa nevojėn e lidhjes sociale, mendimi ambicioz i disa njerėzve tanė qė mendojnė se, duke qenė tė aftė pėr tė jetuar materialisht, duke i pasur tė gjitha gjėrat e trekėndėshit material (para-konsum-qejf) nuk kanė asnjė nevojė qė tė kenė lidhje me tė tjerėt, sepse sipas tyre, jeta moderne ėshtė tė jetuarit vetėm, individualisht, pa pasur nevojė pėr lidhje sociale tė domosdoshme.

Njė gjė duhet tė kuptojnė kėta qė mendojnė kėshtu, por dhe ne tė tjerėt qė bėjmė sehir dhe nuk ndikojmė shoqėrisht pėr tė rivendosur ekuilibrin e duhur midis njeriut individualist padyshim, por dhe shoqėrisė sociale domosdo. Shoqėria jonė nuk mund tė jetė njerėzore, nėse lidhjet sociale do vazhdojnė tė shpėrbėhen, nėse anomia, mungesa e lidhjeve sociale, miqėsore, komunitare, njė ditė do tė bėhen “rregull social i pėrgjithshėm” pėr shoqėrinė tonė. Padyshim, fenomenet qė po shfaqen nė shoqėrinė tonė, individualizimi i skajshėm i jetės sociale dhe prishja e lidhjeve sociale, humbja e traditave dhe zakoneve pozitive, qė kanė mbajtur nė kėmbė jetėn e shoqėrisė tonė, tregon se shoqėria shqiptare ka probleme ekzistenciale serioze, qė lidhen me prishjen e strukturės shoqėrore dhe shpirtėrore tė saj. Reduktimi nė dimensionin mė tė ngushtė biologjik tė pėrmasave tė jetės sė njeriut, dominimi i “dimensionit konsumues” mbi “dimensionin shpirtėror” dhe njėherėsh deformimi i lidhjeve sociale, kanė sjellė pasoja tejet negative pėr jetėn tonė, pėr tė sotmen dhe tė ardhmen e njerėzve tanė, pėr marrėdhėniet midis tyre, tė cilat e kanė vėnė shoqėrinė tonė nė krizė tė vėrtetė sociale.

Padyshim qė tė kapėrcehet kjo krizė nuk ėshtė gjė e lehtė, sepse atė nuk e bėn as ligji, as shteti. Kjo do tė kėrkonte njė aksion tė madh tė pėrgjithshėm qytetėrues, nė tė cilin tė mendojmė dhe tė vėmė nė lėvizje tė gjithė fuqinė e pashtershme tė botės edukative, tė institucioneve tė specializuara tė saj, veēanėrisht duke shfrytėzuar kapacitetet e konsiderueshme tė shoqėrisė civile, duke gjetur rrugėn efektive, mėnyrėn sesi mund tė rindėrtojmė atė mekanizėm social qė bėn tė mundur afrimin e botės shpirtėrore dhe interesave tė shoqėrisė me ato tė individit, natyrisht pa pretenduar qė ato tė pėrputhen plotėsisht. Ne nuk mund tė kėnaqemi duke matur vlerat e jetės sonė me sasinė e mallrave qė konsumojmė, apo mjetet qė pėrdorim nė familjen tonė, nėse nė tė njėjtėn kohė nuk vlerėsojmė sa dhe si duhet nevojėn qė kemi pėr tė qenė tė ndėrlidhur me njerėzit e tjerė, tė afėrm, miq, kolegė etj.

Pajtueshmėria sociale e njerėzve tanė me shoqėrinė tonė, ruajtja e lidhjeve sociale me tė tjerėt, janė kusht i parė pėr ekzistencėn dhe funksionimin e shoqėrisė tani dhe nė tė ardhmen, sado moderne qė tė bėhet ajo. Qė tė realizohen kėto kėrkesa nė kushtet e sotme, duhet qė nė shoqėrinė tonė, nė familjet tona, nė shkollat dhe institucionet tona fetare, tė fillojė njė aksion moral i tė gjithė strukturave dhe institucioneve sociale, qė tė bėjmė ēdo gjė pėr tė rikthyer “ekuilibrin e nevojshėm” dinamik dhe tė domosdoshėm, nė mėnyrė qė ato tė ndikojnė nė pėrsosjen e brendshme morale tė njerėzve tanė, ose nė atė proces tė gjerė tė qytetėrimit tonė, i cili kurrė nuk mund tė realizohet me sukses, nėse nuk vėmė nė lėvizje njeriun, shoqėrinė dhe veten tonė nė njė proces permanent tė “krijimit tė pandėrprerė tė vetes”...
Korieri | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com