Albatlanta

FESTIMI MONIST I PLURALIZMIT
Andrea Stefani
Edhe njėherė pushteti berishist na dha njė shfaqje tė mendėsisė dhe verbimit monist. Dita e shpalljes sė pluralizmit politik, 8 dhjetori, u festua nga Partia Demokratike nė mėnyrėn mė moniste tė mundshme. Sheshi "Skėnderbej" u mbush me simpatizantė tė kėsaj partie. Ndėr flamujt partiakė shikoje vetėm flamuj blu, flamujt e Partisė Demokratike. Madje nuk u panė tė paktėn as flamuj tė partive aleate tė PD, as tė atyre nė bashkėqeverisje. Nuk ėshtė njė harresė, nuk ėshtė njė rastėsi. Pėr shkaqe tė manipulimit politik, Sali Berisha nuk do ta ndajė pluralisht as meritėn dhe as festimin e ngjarjes historike tė lindjes sė pluralizmit.

***

Festa dhe mitingu i pluralizmit u bėnė njė ilustrim i krizės sė pluralizmit nė Shqipėri, i degjenerimit tė tij nė konfliktualitet. Nė radhė tė parė mes liderėve politikė. Partitė e opozitės mungonin nė shesh. Flamujt e tyre, simpatizantėt e tyre gjithashtu. Nė sheshin e festės sė pluralizmit nuk ishin gjithė flamujt e pluralizmit, nuk ishte i gjithė populli i pluralizmit. Ishte vetėm "populli" i partisė. Prandaj dhe mitingu i pardjeshėm i ngjasonte shumė mitingut tė organizuar mbi 20 vjet mė parė nga partia nė pushtet, qė e nxori pėrdhunshėm "popullin" tė demonstronte solidaritetin me partinė dhe liderin kundėr atyre tė rinjve dhe tė rejave qė u arratisėn nė ambasada nė kėrkim tė lirisė dhe si protestė ndaj izolimit e shtypjes. Partia e atėhershme nė pushtet e nxori popullin nė miting, e frikėsuar nga ajo protestė masive, mė e hershmja kundėr sistemit komunist, qė e sfidoi publikisht me aktin e arratisjes masive nga robėria. Hyrja nė ambasada ishte njė protestė. Partia e sotme nė pushtet e nxori popullin nė rrugė, e frikėsuar nga protesta e paradokohshme e opozitės qė kėrkon hapjen e kutive. Tamam si dje, edhe pushteti i sotėm populist kėrkon t‘i kundėrvihet opozitės, lirisė sė saj tė protestės, pra lirisė qė lindi mė 8 dhjetor, duke nxjerrė "popullin" nė rrugė. Reaksioni i pushtetit tė sotėm ndaj protestės i ngjason si njė pikė loti pikės sė lotit reaksionit tė pushtetit tė djeshėm ndaj protestės. Dhe po tamam si dje, kur tė rinjtė dhe tė rejat qė kapėrcyen muret e getos komuniste, duke refuzuar tė jetojnė nė izolim, u etiketuan si "jashtėqitje tė kombit", po ashtu edhe opozita sot u etiketua nė miting si "mbetje e sė shkuarės". Gjuha ėshtė thelbėsisht e njėjtė, sepse edhe mendėsia e pushteteve ka mbetur, pėr fat tė keq, thelbėsisht e njėjtė. Por si mund tė rinovohet ajo kur kemi ende nė krye tė politikės dhe qeverisė politikanė tė stėrvjetėr tė fillimit tė tranzicionit si Sali Berisha?

***

Pluralizmi politik mori fund nė Shqipėri, kur menjėherė pasi komunistėt erdhėn nė pushtet, i shpallėn tė gjithė ata qė nuk e mbėshtesin pushtetin e tyre, partinė e tyre, liderin e tyre, armiq tė popullit, qė meritonin tė zhdukeshin, tė burgoseshin, tė internoheshin. Sot pėrsėri dhe pėrsėri, opozita politike shpallet nga Berisha nė pushtet armike e popullit qė meriton tė burgoset, sepse ajo ėshtė njė mafie. Sepse a mund tė mos jetė mafia armike e popullit? Ėshtė mjerim tė shikosh sesi njė Kryeministėr, ditėn e pluralizmit nuk bėn thirrje pėr bashkim pluralist tė partive dhe njerėzve rreth vlerave tė lirisė, por nė tė kundėrtėn u bėn thirrje shqiptarėve tė bashkohen "pėr lirinė" rreth tij dhe partisė sė tij.
Ejani "me ne" - tha Berisha. Ky bashkim qė po kėrkon Berisha, nuk ėshtė bashkimi pluralist, nuk ėshtė "e pluribus unum" e SHBA, por ėshtė uniteti i popullit rreth partisė, rreth Stalinit, Hitlerit, Musolinit, Enverit, ėshtė thirrja pėr njė unitet qė vret pluralizmin ditėn e pluralizmit! Fjalimi i Sali Berishė nė miting qe, fund e krye, njė retorikė boshe, njė thes me thirrje pėr "lirinė", por me thelb antiliri. Ai synoi tė eksitojė pasionin e turmės, por jo tė injektonte arsyen. Ai i thuri hosanara lirisė, por dha njė tjetėr provė se nuk ka asnjė koncept tė qartė pėr lirinė, e cila ėshtė nė thelb drejtėsi. Tha se liritė e shqiptarėve janė mė tė sigurta se kurrė dhe kėrcėnoi: Mjerė kush do guxojė t‘i kėrcėnojė ato! Njė kėrcėnim qė Berisha duhet t‘ia adresonte vetvetes. Se vrasėsit mė tė mėdhenj tė lirive tė popullit shqiptar kanė qenė pushtetarėt e tij tė kthyer nė sundimtarė pėr shkak tė grumbullimit tė pushteteve tė pakufizuara. Dhe Berisha ėshtė njė nga ata qė, bashkė me klanin e tij politik, kanė dalė deri edhe mbi ligjin. Ndėrkaq, liria nuk ėshtė vetėm liria nga i huaji, sikundėr kėrkon ta shesė Berisha, duke spekuluar me anėtarėsimin nė NATO (kėtė bėnte dhe Enveri dikur duke betonuar bunkerė kundėr NATO-s) por, sot mbi tė gjitha, liria dhe liritė janė tė drejta. Liria ėshtė e drejta e punės, e drejta e pronės, e drejta e fjalės, e drejta e organizimit. Sa shqiptarė janė sot tė sigurt se pushteti nuk do t‘i flakė nga puna? Sa shqiptarė janė sot tė sigurt se prona e atyre apo dhe e drejta e pronės sė tyre nuk do dhunohet, nuk do pėrqeshet nga njerėz me pushtet? Sa tė sigurt janė gazetarėt se e drejta pėr tė thėnė atė qė mendojnė, e drejta pėr tė kritikuar rreptė pushtetin, qeveritė, Kryeministrin, nuk do t‘i nėnshtrohet njė hakmarrjeje tė hapur ose tė fshehtė? Mijėra njerėz tė pėrzėnė nga puna pėr shkaqe politike apo korruptive, qindra ish-pronarė qė nuk kanė marrė dot edhe pas 20 vjetėsh nga rėnia e komunizmit pronėn e tyre tė rrėmbyer nga komunizmi, gazetarėt dhe mediat qė vuajnė reprezaljet e hapura dhe tė fshehta tė pushtetit, faktojnė dhimbshėm se nė ē‘gjendje tė mjeruar ėshtė katandisur liria, liritė dhe tė drejtat nė Shqipėri. Dhe a ėshtė e mjaftueshme pėr tė gėnjyer veten se liria po triumfon nė kėtė vend vetėm sepse lideri i pushtetit del nė tribunė dhe bėrtet rroftė liria! Harruam qė kėshtu bėrtiste edhe lideri i diktaturės?
Berisha doli nė tribunė dhe tha se "mafies do t‘i tregojmė ligjin me tė gjithė rreptėsinė e tij". Tė gjithė e kuptuan se e kishte me opozitėn, me liderėt e saj dhe nė radhė tė parė me Edi Ramėn. Por a nuk ėshtė kjo njė deklaratė fund e krye antiliri? Sepse a nuk ėshtė njė pushtet tjetėr, dhe jo ai i Kryeministrit, nuk janė tė tjera institucione ato qė i tregojnė ligjin mafies dhe shkelėsve tė tij? Deklarata e Berishės, e pėrsėritur shumė herė kėto kohėt e fundit, ėshtė pohimi se darėt e ligjit nuk janė nė duart e pushtetit tė pavarur tė drejtėsisė, por nė duart e Kryeministrit. Dhe atje ku zbatimi i ligjit ėshtė nė dorė tė Kryeministrit, atje nuk ka mė as drejtėsi dhe as liri. Atje ku drejtėsia nuk ka dhėmbėt e saj, por ėshtė njė protezė nė gojėn e Kryeministrit, atėherė ky i fundit shndėrrohet nė njė monstėr, nė njė Leviatan qė kafshon dhe kollofit lirinė. Edhe atė qė u lind thuajse 20 vjet mė parė, nė 8 dhjetor.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com