Albatlanta

Letra e z.Kokėdhima drejtuar ambasadorit Withers
(20 fakte tė presionit qeveritar)
Koco Kokėdhina
Drejtuar: Ambasadorit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nė Shqipėri, Z. John L. WITHERS II

Me anė tė kėsaj letre dėshiroj tė sjell nė vėmendjen tuaj situatėn tejet kritike, nė tė cilėn ndodhet liria ime si botues dhe e gjithė liria editoriale e mediave tė "2K Group", prej sulmeve dhe praktikave arbitrare e tė paligjshme tė drejtuara nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nga kryeministri shqiptar, Sali Berisha.

Zoti Berisha, fill prej ardhjes nė pushtet nė vitin 2005, ideoi dhe udhėhoqi njė politikė presioni ndaj aktivitetit mediatik dhe sipėrmarrės tė "2K Group" me synimin e qartė pėr tė kufizuar, kontrolluar apo edhe likuiduar lirinė tonė botuese.

(Ėshtė pėr t'u theksuar fakti se, gjatė viteve 2000-2005 me zotin Berisha kemi pasur komunikime tė rregullta, shkėmbime opinionesh dhe respekt tė ndėrsjellėt. Ai, gjithashtu, mė ka falėnderuar disa herė personalisht pėr qėndrimin e drejtė tė medieve tona gjatė zgjedhjeve tė vitit 2005).

Si pasojė e kėsaj politike abuzive, kompanitė e "2K Group" sulmohen dhe diskriminohen nė ēdo marrėdhėnie me institucionet shtetėrore tė kontrolluara nga Qeveria.

Ndaj tyre aplikohen gjoba dhe pengime tė shumta tė paligjshme e tė padrejta, ndėrkohė qė tė mbėshtetur nė njė frymė armiqėsore, tė pėrēuar direkt nga Kryeministri Berisha, titullarėt e kėtyre institucioneve lėshojnė urdhra abuziv, duke na shkaktuar dėme tė konsiderueshme nė aktivitetin tonė mediatik dhe sipėrmarrės.

(Njė praktikė tė 20 fakteve kryesore tė presionit tė Qeverisė Berisha ndaj aktivitetit mediatik dhe sipėrmarrės tė "2K Group" mund ta gjeni nė materialin bashkėngjitur)

Kjo politikė represive ėshtė pėrshkallėzuar, sidomos pas pėrfundimit tė zgjedhjeve tė 28 Qershorit 2009, kur Kryeministri Berisha i palumtur me fakte tė ndryshme qė mediat tona, nė veēanti gazeta "Shekulli", kanė raportuar pėr publikun, ka shtuar presionin ndaj meje, duke arritur deri nė atė pikė sa nga foltorja e Parlamentit apo nga karrigia kryeministrore, tė kėrcėnojė lirinė time apo tė drejtat e mia themelore kushtetuese si qytetar i Republikės sė Shqipėrisė.

Nė kėtė mėnyrė, zoti Berisha, gati ēdo ditė, pėrmes mediave, komunikon haptazi se do tė sekuestrojė bizneset e mia dhe do tė mė burgosė mua, (bashkė me emra tė tjerė biznesmenėsh, gjithashtu pronarė mediesh) duke krijuar njė shqetėsim tė madh te nėna ime, e cila ndjek lajmet nė televizor nė fshat, dhe te tė gjithė tė afėrmit dhe bashkėpunėtorėt e mi qė jetojnė e punojnė nė Ballkan, Evropė e Amerikė.

Ai nuk ngurron tė nxjerrė nė prononcime zyrtare funksionarėt mė tė lartė tė shtetit nė njė fushatė fyerjesh, shpifjesh dhe kėrcėnimesh, ku unė etiketohem si "mafioz" dhe krahasohem me persona tė cilėsuar si kriminelėt mė tė rrezikshėm nė Shqipėri.

Dua tė theksoj se veē kėsaj, kryeministri ka ngritur edhe njė strukturė speciale tė drejtuar nga ai vetė, me anė tė sė cilės planifikon veprimtari represive e kufizuese tė strukturave shtetėrore ndaj meje dhe interesave tė mia tė ligjshme, si dhe pėrndjekjen dhe kontrollimin e paligjshėm tė jetės sime private apo jetės private tė pjesėtarėve tė familjes sime.

I nderuar Zotėri.

Me anė tė kėsaj letre dėshiroj t'ju informoj Ju, dhe nėpėrmjet jush institucionet e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės tė interesuara pėr gjendjen e lirisė sė medias dhe liritė e tė drejtat nė Republikėn e Shqipėrisė.

Me respekt, Koēo Kokėdhima


Koēo Kokėdhima, President i "2K Group", i diplomuar per matematike, ėshtė njė nga biznesmenėt e parė nė Shqipėri, ndėrkohė qė grupi i tij "2K" listohet sot si njė ndėr grupet kryesore mediatike nė rajon. Grupi kontrollon rreth 50 shoqėri nė fusha si media, telekomunikacion, energji, ndėrtim, Marketing & Advertising etj. Z.Kokėdhima ėshtė i pėrfshirė edhe nė shumė aktivitete sociale, duke investuar nė projekte sportive, kulturore, ambientaliste dhe bamirėsie, ku shpenzohen rreth 25% tė fitimeve vjetore. "2K Group" publikon pesė gazeta e revista, editon nė web, zotėron aksionet kryesore nė njėrėn prej dy radiove private kombėtare nė Shqipėri, si dhe nė njė televizion lokal nė Tiranė. Gazeta "Shekulli", gazeta mė e madhe nė Shqipėri ėshtė media mė e njohur e "2K Group". Pėr shpifjet sistematike dhe akuzat politike ndaj tij z.Kokėdhima ka hapur procese gjyqėsore civile dhe penale ndaj Kryeministrit Berisha dhe disa funksionarėve tė lartė tė shtetit shqiptar, pėrfshirė Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, ministrin Sokol Olldashi, Partinė Demokratike etj. Koēo Kokėdhima lindur nė1959jeton nė Tiranė sė bashku me gruan dhe tri vajzat e tij.


20 F A K T E K R Y E S O R E
tė presionit tė Kryeministrit te Shqipėrisė Sali Berisha ndaj aktivitetit mediatik dhe sipėrmarrės tė "2K Group", me synimin e qartė pėr tė kufizuar, kontrolluar apo edhe likuiduar lirinė tonė botuese!

Nė materialin nė vijim kemi pėrmbledhur 20 fakte kryesore tė presionit tė Qeverisė Berisha ndaj aktivitetit mediatik dhe sipėrmarrės tė "2K Group". Nė kėtė dosje ėshtė pėrmbledhur vetėm njė pjesė e kėtij presioni pėr shkak tė ruajtjes sė konfidencialitetit dhe sigurisė sė burimeve.

Pjesė e kėsaj dosjeje nuk ėshtė as presioni qė nuk mund tė dokumentohet, pasi vjen nėpėrmjet urdhrave me gojė dhe kėrcėnimeve. Pėr secilėn nga pikat qė ju do tė shfaqni interes, jemi tė gatshėm t'ju vėmė nė dispozicion dokumente origjinale provues.

Tiranė - Dhjetor, 2009

1. Qeveria Berisha nė kundėrshtim me tė drejtat themelore tė njeriut, nė kundėrshtim me nenet 11, 17, 18, 42 dhe 49 tė Kushtetutės, nė kundėrshtim me mosdekretimin dhe vlerėsimin si ligj antikushtetues nga Presidenti i Republikės, si dhe nė kundėrshtim me premtimet elektorale, miratoi me forcėn e kartonit Ligjin nr 9531, i cili nė nenin 7 i hiqte tė drejtėn aksionarėve tė medias elektronike tė konkurrojnė nė tenderė publikė, si dhe tė marrin pjesė nė procesin e privatizimit tė pronės publike.

Nė kėtė mėnyrė, Ai e detyroi Z. Koēo Kokėdhima dhe familjarėt e tij tė shisnin nė mėnyrė formale aksionet qė zotėronin nė televizionin "A1 Televizion" dhe Radion Kombėtare "+2 Radio". Z. Koēo Kokėdhima ishte i vetmi qytetar nė R.SH (Republikėn e Shqipėrisė), i cili u prek nga ky ligj.

2. Qeveria Berisha nėpėrmjet organeve tatimore i bllokoi pėr gati 2 muaj (nga 17.12.2007 deri nė 07.02.2008) llogaritė bankare tė shoqėrisė "Botimet Periodike Spekter" sh.a., me arsyetimin se kishte gati 35.000 USD detyrime tė prapambetura. Nė kėtė mėnyrė, u bllokua ēdo pagesė e shoqėrisė "B.P.

Spektėr", duke vėnė nė vėshtirėsi marrėdhėnien me shtypshkronjėn pėr printimin e gazetave "Shekulli" dhe "Sporti Shqiptar", si dhe duke lėnė pa rroga gazetarėt e kėtyre gazetave pėr gati 2 muaj.

Pas 50 ditė pėrpjekjesh, duke ndenjur pėrditė, drejtori, financieri dhe avokati i shoqėrisė nė zyrėn e tatimeve rezultoi se faktikisht, Dega e Tatimeve i detyrohej shoqėrisė "B.P. Spektėr" pėr 40.000 USD. Pas kėsaj llogaritė e "B.P. Spektėr" u zhbllokuan nė mėnyrė tė menjėhershme.

3. Qeveria Berisha i ka hequr gazetės "Shekulli" tė gjitha njoftimet dhe botimet qeveritare, tė cilat si rregull botohen nė gazetat kryesore nė vend. Nė kėtė mėnyrė, ata kanė reduktuar tė ardhurat e gazetės nga reklama me 40 % ose rreth 300.000 USD nė vit.

4. Qeveria Berisha, nėpėrmjet Korporatės Elektroenergjetike Shqiptare, ndėrpreu energjinė elektrike pėr 3 javė rresht nė gazetėn "Shekulli". Vetėm 30 minuta iu deshėn specialistėve tė KESH-it qė, pas urdhrit tė ERE-s (Entit Rregullator tė Energjisė), ta rregullonin atė qė e quanin defekt i rėndė dhe qė pengoi pėr tri javė punėn e qetė tė gazetarėve tė sė pėrditshmes qendrore tė vendit.

5. Kryeministri Sali Berisha nėpėrmjet Korporatės Elektroenergjetike Shqiptare ndėrpreu energjinė elektrike pėr rreth 5 muaj nė televizionin "A1", pasi ky televizion nuk pranoi tė paguante njė faturė afrofe e cila, plus interesat kapte vlerėn e 80.000 (tetėdhjetėmijė) USD. Nga ky moment "TV A1" transmetoi nėpėrmjet gjeneratorit, i cili pas 45 ditė pune "non-stop" pėsoi defekt tė pariparueshėm.

Pėr pasojė, televizioni "A1" ndėrpreu transmetimet. Drejtuesit e KESH nuk e sollėn energjinė, ndonėse morėn njė urdhėr tė formės sė prerė nga Enti Rregullator i Energjisė (ERE), i cili e ka konsideruar faturėn afrofe tė paligjshme dhe ka kėrkuar rilidhjen e energjisė. Vetėm pas vendimit tė formės sė prerė tė Gjykatės pas pesė muajsh pa energji dhe pa transmetim, KESH e rilidhi energjinė.

6. Qeveria Berisha, nė shumicėn e rasteve nė kundėrshtim me ligjin e informimit tė publikut refuzon t'iu japė informacione reporterėve tė mediave tė "2K Group". Janė tė shumta rastet kur, megjithėse ne depozitojmė kėrkesa zyrtare, nuk marrim dokumentacionin e kėrkuar. Pėr mė tepėr, zyrtarėt e Qeverisė Berisha si rregull refuzojnė tė japin prononcime pėr mediat e "2K Group".

7. Kryeministri Sali Berisha nėpėrmjet zyrave tė Hipotekės pengon nė mėnyrė abuzive dhe tė jashtėligjshme procese tė ndryshme rutinė lidhur me pasuri tė paluajtshme nė pronėsi tė z. Koēo Kokėdhima.

8. Qė prej ardhjes nė pushtet tė Qeverisė Berisha, shoqėria "Sirius" sh.a., ėshtė skualifikuar nga ēdo prokurim publik. Pėrfaqėsuesit e institucioneve shtetėrore kryesisht tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Rrugėve dhe Ministrisė sė Transporteve i kanė shpallur tė gjitha ofertat fituese tė "Sirius" tė pavlefshme, duke i shkaktuar kėsaj shoqėrie dhe buxhetit tė shtetit humbje me vlerė mbi 10.000.000 USD.

9. Qeveria Berisha, nėpėrmjet organeve tatimore, ka bėrė rivlerėsim antiligjor dhe tendencioz tė tė ardhurave nė shoqėrinė "Planeti X", duke i shkaktuar kėsaj kompanie njė dėm ekonomik nė vlerėn mbi 500.000 USD. Pėr momentin, kjo kompani, dikur njė ndėr kompanitė kryesore ndėrtuese nė Shqipėri, ka ndėrprerė aktivitetin.

10. Qeveria Berisha nėpėrmjet organeve tatimore ka bėrė rivlerėsim antiligjor dhe tendencioz tė tė ardhurave nė shoqėrinė "IDM" sh.a. Ata nuk kanė njohur rreth 90% tė faturave tė shoqėrisė me arsyetimin se shpenzimet pėr transport, pėr reklamė, pėr riparime apo pėr internet ..."nuk i shėrbejnė aktivitetit tė shoqėrisė"...

Ne e kemi ankimuar kėtė vendim dhe Drejtoria e Apelit e kontrolluar nga qeveria, e vlerėsoi tė drejtė kėtė arsyetim tė ēuditshėm, ndėrkohė qė Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tiranė e rrėzoi totalisht njoftim-vlerėsimin, duke i quajtur 100% tė drejta pretendimet e shoqėrisė IDM.

Pėr t'u pėrmendur ėshtė fakti se personi qė bėri akt kontrollin u ngrit nė pėrgjegjėsi, duke u bėrė kryetar i tatimeve tė rrethit Mat. Pėr pasojė, shoqėrisė sonė iu bė i pamundur vazhdimi i aktivitetit. Qė prej 1 janarit 2008, kombinati i drurit nė Burrel, njė investim prej 4 milionė USD, i pėruruar nė vitin 2003, ka mbyllur aktivitetin.

11. Pėr tė dėmtuar interesat e Z. Kokėdhima, Kryeministri Sali Berisha ndryshoi planin rregullues tė miratuar nga Bashkia Tiranė. I vetmi ndryshim qė bėri Kėshilli Kombėtar i Rregullimit tė Territorit tė Republikės sė Shqipėrisė (K.K.Rr.T.R.SH.) i drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i Transporteve, Punėve Publike dhe Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi, ishte qė tė pėrcaktonin si zonė tė gjelbėr vetėm pronėn e zotit Koēo Kokėdhima me sipėrfaqe 10.000 m2. Ky veprim i shkaktoi kėsaj prone njė zhvleftėsim prej minimalisht 10.000.000 USD.

12. Qeveria Berisha, nėpėrmjet Policisė sė Ndėrtimit, Dega Vlorė, urdhėroi prishjen e njė kompleksi turistik nė Qeparo i financuar dhe ndėrtuar nga Koēo dhe Aristidh Kokėdhima, pasi, sipas tyre, nuk kishte leje ndėrtimi. Nė mėnyrė tė qėllimtė, ata nuk i kthyen pėrgjigje ankesės sonė ku ishte bashkėngjitur edhe leja e ndėrtimit dhe u organizuan pėr tė ekzekutuar prishjen, e cila u ndalua vetėm pėr pasojė tė njė Vendimi pėr sigurimin e padisė nga ana e Gjykatės Vlorė.

E njėjta Gjykatė u shpreh edhe me vendim pėrfundimtar, duke e anuluar Vendimin e Policisė Ndėrtimore, Dega Vlorė. Pavarėsisht kėsaj, si pasojė e frikėsimit tė klientelės, investimi pėr kompleksin turistik me vlerė rreth 5.000.000 USD ėshtė aktualisht i bllokuar.

13. Qeveria Berisha, nėpėrmjet Policisė sė Ndėrtimit, Dega Vlorė, urdhėroi prishjen e njė pallati nė Himarė i financuar nga Koēo Kokėdhima dhe i ndėrtuar nga shoqėria "Eklips", pasi, sipas tyre, nuk kishte leje ndėrtimi.

Ashtu si nė rastin paraardhės, ata nė mėnyrė tė qėllimtė nuk i kthyen pėrgjigje ankesės sonė, ku ishte bashkėngjitur edhe leja e ndėrtimit dhe u organizuan pėr tė ekzekutuar prishjen, e cila u ndalua vetėm pėr pasojė tė njė Vendimi pėr Sigurimin e padisė nga ana e Gjykatės Vlorė.

Nė kėtė Vendim Gjykata ēmoi se ... "Shoqėria Eklips ėshtė e pajisur me njė leje ndėrtimi konform ligjit, pėr tė cilin ka shlyer edhe detyrimet ndaj shtetit."... Shoqėria Eklips i kallėzoi penalisht organizatorėt e kėsaj vepre penale, pasi u provua se ata nė momentin e nxjerrjes se Urdhrit pėr prishjen e objektit dispononin lejen e ndėrtimit dhe se Policia e Ndėrtimit dega Vlorė dhe Ministria e Rregullim Territorit e kishin kontrolluar edhe mė parė kėtė objekt dhe e kishin gjetur tė rregullt. Vendimi i prishjes dekurajoi ēdo klient dhe nga ky moment shoqėria nuk ka mundur tė shesė apartamentet me vlerė prej katėr milionė dollarė.

14. Pėrfaqėsuesit e Qeverisė Berisha si rregull refuzojnė ēdo lloj takimi pėr ēėshtje pune me pėrfaqėsuesit "2K Group". Ata gjithashtu refuzojnė ēdo aplikim pėr ēėshtje tė ndryshme qė shoqėritė e "2K Group" janė tė detyruar tė bėjnė nė administratėn shtetėrore.

Pengesat e qeverisė, nė shumė raste bėhen edhe qesharake, si nė rastin e Ministrit Basha, i cili gjatė gjithė mandatit tė tij si ministėr i Punėve tė Jashtme nuk pranoi t'i firmoste z. Kokėdhima pasaportėn e shėrbimit (bazuar nė legjislacionin Shqiptar botuesi i njė gazete me tirazh mė tė lartė se 5000 kopje pėrfiton pasaportė shėrbimi).

15. Ne kemi konstatuar shumė raste kur pėrfaqėsuesit e Qeverisė kanė ndėrhyrė nė mėnyrė tė paligjshme dhe kanė ushtruar presion mbi trupat gjykues qė kanė gjykuar konfliktet tona me qeverinė, pėr tė dhėnė vendime nė kundėrshtim me ligjin dhe nė dėm tė shoqėrive tona.

Ka raste kur gjyqtarėt nuk kanė pranuar tė japin vendimet e diktuara nga qeveria, por tė detyruar nga presioni, kanė preferuar tė japin dorėheqjen nga ēėshtjet nė proces gjykimi.

Flagrant ėshtė rasti i Gjyqtarit tė Gjykatės Vlorė, i cili dha dorėheqjen nė seancėn e parafundit, pas 6 muajsh gjykimi tė procesit, duke pranuar kėrkesėn pėr pėrjashtim tė palės shtetėrore, e cila e kėrkoi pėrjashtimin pasi njė ish-punonjėse e Gjykatės Vlorė punonte nė njė nga kompanitė e zotit Koēo Kokėdhima.

16. Qeveria Berisha, nėpėrmjet Drejtorisė sė Doganave, pengon dhe gjobit pėr arsye tė paligjshme shoqėritė e "2K Group". Flagrant ėshtė rasti i Shoqėrisė Remonti Elektrik Elbasan, tė cilin Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave i bllokon dhe zhbllokon tė drejtėn pėr tė importuar apo eksportuar, ēdo 2 muaj, duke nxjerrė si pretekst njė gjobė, tė cilėn vetė nėndrejtori i doganave e ka quajtur tė gabuar, duke kėrkuar edhe marrjen e masave ndaj personave pėrgjegjės.

Sa herė dogana bllokon shoqėrinė tonė, ne jemi tė detyruar tė paraqitemi pėr t'ju treguar pėr tė dhjetėn herė tė njėjtėn histori, e cila sjell pėr pasojė zhbllokimin, e mė pas sėrish bllokimin.... pėr tė rifilluar ēdo herė nga e para...

Pėr pasojė Remonti Elektrik sh.a., dikur bashkėpunėtori kryesor i Korporatės Energjetike tė Kosovės (rreth 40% e tė ardhurave tė Remontit Elektrik sh.a.,) sot nuk kryen mė asnjė punė me kėtė Korporatė.

17. Qeveria Berisha nėpėrmjet Ministrit tė kaluar tė Rendit Publik, z. Sokol Olldashi, pas publikimit nė gazetėn "Shekulli" tė njė materiali qė e akuzonte zotin Olldashi pėr lidhjet me krimin e organizuar "rrėmbeu" nga fusha stėrvitore e Apollonisė (ekip futbolli i zotėruar nga Z. Koēo Kokėdhima dhe Bashkia Fier) 4 futbollistėt brazilianė, ligjėrisht tė punėsuar dhe federuar pranė Federatės Shqiptare tė Futbollit.

Kėta futbollistė u izoluan (me uniformen e stėrvitjes dhe pa ushqim) pėr 3 ditė, nė stolat e aeroportit "Nėnė Tereza" dhe mė pas u larguan pėr nė Brazil. Pėr pasojė, ekipi i Apollonisė pjesėtar i Superligės, kaloi atė vit njė kategori mė poshtė. Futbollistėt kishin hyrė nė mėnyrė tė ligjshme nė Shqipėri dhe kishin aplikuar pėr leje qėndrimi.

Rasti u trajtua edhe nga media braziliane dhe botėrore (Reuters), e cila shprehu indinjatėn dhe ēudinė, se si njė vend qė ka aq probleme me shtetasit e tij qė qėndrojnė nė mėnyrė tė paligjshme nė Greqi e Itali, trajton nė mėnyrė tė tillė ata pak shtetas tė huaj, pėr mė tepėr kur kishin aplikuar pėr leje qėndrimi.

18. Kryeministri Sali Berisha nė mbledhjen e parė tė Qeverisė pas zgjedhjeve tė Qershorit 2009, nė kundėrshtim me parimin e Autonomisė Lokale dhe me synimin e vetėm pėr tė dėmtuar njė biznes tė "2K Group" vendosi rritje me 4,5 herė tė taksave lokale pėr reklamat outdoor. Nė mbledhjen e Qeverisė, pėr kėtė qėllim, ai e quajti kėtė taksė "Taksa e Mėkatit", sepse, sipas tij, politikat editoriale te medieve te grupit tone janė mėkatare.

19. Kryeministri Sali Berisha ka organizuar nė muajin Nėntor 2009 e nė vazhdim njė fushatė sulmesh personale ofendimesh e shpifjesh ndaj presidentit tė "2K Group", zotit Koēo Kokėdhima. Ai e ka krahasuar Zotin Kokėdhima me persona tė akuzuar pėr vrasje tė shumėfishta, trafikim lėndėsh narkotike, organizim bandash tė armatosura e shumė krime tė tjera tė rėnda.

20. Kryeministri Sali Berisha ka ngritur njė tė ashtuquajtur, Kėshill Ligjor, i cili nėn urdhrat e tij, planifikon veprimtari represive e kufizuese tė strukturave shtetėrore ndaj zotit Koēo Kokėdhima dhe interesave tė tij tė ligjshme, si dhe pėrndjekjen dhe kontrollimin e paligjshėm tė jetės sė tij private, apo jetės private tė pjesėtarėve tė familjes sė tij.
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com