Albatlanta

Muri, ideologjia, sindromi!
Perparim Kabo
Njė histori pėr reflektim.
Mbarimi i Luftės sė parė Botėrore solli nė skenėn gjeoploitike njė Gjermani tė dobėsuar deri nė rezik asgjėsimi nėse do t’i shkohej deri nė fund kėrkesave pėr dėmėshpėrblimet e saj ndaj vendeve tė tjera fituese, qė u frenuan nga ndėrhyrjet e kėshilltarėve tek George Lloyd tė cilėt i vunė nė dukje kryeministrit britanik se me kėtė logjikė nuk do duhet tė ketė mė Gjermani! Nė Europė u shfaq Sistemi Bolshevik qė rezikoi edhe Hungarinė dhe Gjermaninė, por qė mbeti vetėm brenda kufijėve tė Rusisė ish-cariste! Nė mbarim tė luftės sė dytė botėrore, sėrisht Gjermania e mundur por tanimė sistemi komunist pėr shkak tė influencės sovjetike fal kontributit nė luftė dhe vendimeve tė Konfrerencės sė Teheranit dhe Jaltės rezultoi me njė influencė nė Europėn qėndrore dhe lindore deri brenda vet Gjermanisė!
Berlini u nda mes katėr fuqive, tre nė perėndim SHBA, Anglia dhe Franca, dhe njė nė lindje Bashkimi Sovjetik.Historia e kėtij vendi dhe kėtij populli deri nė ditėn e ribashkimit ėshtė jo vetėm histori gjermane! Ka nė tė pjesė dhe problemtaikė tė historisė europiane e globale, takon diplomacinė lokale e atė globale, gjen ndeshje ideologjish dhe sistemesh, gjithėēka lėviz nė atė qė u quajt nė politologjinė e pas luftės sė dytė botėrore,”Lufta e Ftohtė”!
Njė komb i ndarė nė dy shtete, nė dy sisteme, nė dy filozofi jete, ku urejtja, pėrjashtimi ideologjik dhe politik deri tek sigmatizime tė tilla qė nė “perėndim flitet gjuha e nazisteve” ne do ta spastrojmė atė; qėndronte pėrball dėshirės dhe pėrpjekjeve tė njerėzve pėr tė lėvizur lirisht nė tė dy anėt e Berlinit dhe mė tej pėr t’u larguar pėrfundimisht nė perėndim pėr njė jetė mė tė mirė, pavarsisht nga kostua qė pėr shumė rezultoi edhe me humbjen e jetės! Nė gusht tė vitit 1962 njė nga viktimat e para tė murit ishte 18 vjeēari Peter Fechter, ai mbeti I vdekur nga goditja e rojeve tė armatosur para portės sė Brandenburgut nė tentativė pėr tė kaluar murin e Berlinit! Ndoshta nė momentet qė po jepte shpirt do tė ketė udhėtuar nė novelėn Muri tė Jean Paul Sartre, dhe do tė ketė gjetur si varjantin jo vdekjeprurės atė tė njėrit nga personazhet e novelės qė kur imagjinonte pushkatimin, gjente si mundėsi shpėtimi zhytjen nė brendėsi tė murit ku edhe mund tė mos e zinte plumbi! Ai do duhej tė ishte sot 65 vjeē, por ja qė nuk jeton mė,”Muri I Berlinit” pati viktimat dhe heronjtė e vet! Qeveria gjermano-lindore e quajti atė,”fortifikimi antiimperialistė”,”njė masė mbrojtėse dhe rruga e vetme pėr tė siguruar paqen nė Europė”.Ndoshta viktima-dėshmor Peter Fechter nė momentet e dhėnies shpirt ka pasur kohė qė tė ‘qante duke qeshur’ si personazhi tjetėr i Murit tė Sartre qė rėfenjėn pėr vendodhjen tek varezat tė njė tė kėruari e tregoj si sajesė dhe ajo rezultoi aksidentalisht e vėrtetė dhe fatale pėr tė! Peter ndoshta nė kėtė hulli tė shpagimit para vdekjes mund tė ketė sjell ndėr mend njė karikaturė hungareze tė asaj kohe,ku Konrad Adenahur vizatohej i plakur dhe i veshur me njė robė qė mbulonte lakuriqėsinė e tij trupore.Kur ja ngrinin kėtė robė nga mbrapa dilnin dy pjesėt e ndara tė mullaqeve dhe diēitura ishte(ja si ėshtė Gjermania, e ndarė).
Kur ja zbulonin trupin nga pėrpara diēitura shoqėruese turpėrisht ishte(ēėshtja gjermane nuk mund tė ngrihet).Dhe njerėzit qė humbnin lirinė dhe jetėn largoheshin nga bota duke qeshurqarė!

* * *

Muri njė turp nė zemėr tė Europės.
Deri nė gusht 1961, kufiri ndėrmjet Berlinit Lindor dhe atij Prėndimor ish i hapur dhe gjatė njė dite gjysėm milioni njerėz kalonin kufirin nga njera anė e qytetit nė anėn tjetėr.Shumė berlinez lindor shkonin nėpėr kinema apo nė disko,punonin apo shkonin pėr tė bėrė pazar nė perėndim . Gratė blenin tė brendėshme tė linjta e delikate dhe psonisnin fruta tropikale. Nė tė njėjtėn kohė udhėheqėsit e partive komuniste tė Traktatit tė Varshavės, takohen nė Moskė nga 3-5 gusht 1961 dhe vendosin ta mbyllin kufirin e hapur mes lindjes dhe perėndimit.Nė pasditen e gushtit datė 12 nė orėn 4 pasdite Walter Ulbriht, lideri I Gjermanisė Lindore firmosi qė komandat tė mbyllnin kufirin.E shtunė duke gdhirė e diel pėr gjithė natėn muri ishte ndėrtuar dhe e ndante qytetin nė dy pjesė duke i krijuar qytetit njė “divorc tė dhunshėm pjesėsh” pėr mė shumė se 28 vjet! Rrugėt, hekurudhat dhe hekurudha e metrosė ishte ndėrprerė, madje edhe varezat nuk ishin tė lejuara tė pėrdoreshin! Qyteti do tė rilindėte i bashkuar mė 9 nėntor 1989.Ishte njė konfrencė shtypi ku zėdhėnėsja e qeverisė demokratike gjermane, njoftoi se ishin hequr pengesat e udhėtimit nga Gjermania Lindore. Nė atė mbrėmje njerėz nga Berlini Lindor vėrshyen nėpėr anėn perėndimore tė qytetit dhe qindramijėra festuan tejemban qytetit.Po zbulohej njė enigmė qė quhej atdhe por qė ishte mohura politikisht, ideologjikisht, ushtarakisht, por edhe si e drejtė civile e qytetare.Nė kėtė dalje tė parė drejt perėndimit takoheshin ėndrrat e atyre qė nuk e mbritėn atė ditė dhe nė njėfarė kuptimi ju dha fund postluftės sė dytė botėrore! Po binte regjimi antihuman qė lindi pas saj, sistemi komunist! Sot pas 20 vjetėsh tė rėnies sė tij nė Berlin kanė mbetur vetėm pak seksione tė Murit tė Berlinit.Ekzistojnė ende disa kulla tė vrojtimit qė rezikojnė tė zhduken me kalimin e kohės.Pjesė tė tij ndodhen nė SHBA.Fragmente tė tij u shitėn. Konkretisht 360 segmente u ofruan pėr shitje nga njė ndėrmarrje shtetėrore e tregėtisė sė jashtėme nė RDGJ,AHB Limex-Bau Export-Import 1990.Nė 23 qershor 1990 disa segmente ishin shitur nė njė ankand publik nė Hotel Metropole Palace nė Mynih. Shumė pjesė tė tjera u shitėn nga kompanitė qė u morrėn me shkatrimin dhe njerėz qė u pėrfshin nė kėtė proces.Duket si njė ėndėrr, tė shesėsh pjesė, elemente dhe struktura tė njė ndėrtimi ndarės qė ishte njė makth, njė histori, njė produkt ndeshjesh tė sistemeve diamteralisht tė kundėrt, tė hedhėsh nė treg pėr bisnes pjesė nga jeta dhe kalvari i brezave, pa u kujdesur si duhet pėr kujtesėn historike qė e dokumentuar jep mundėsinė reale tė reflektosh pėr tė mos haruar! Ishte nata e 13 gushtit( 13-njė numur ters ky) 1961,(shekulli XX sapo kishte hyrė nė gjysmėn e tij tė dytė dhe kėtė brezat e sotėm duhet ta mėsojnė).Ishte ėeek-end dhe shumica e berlinezėve flinin,ndėrsa qeveria gjermano-lindore nisi tė mbyllte kufirin.Herėt nė mėngjez tė asaj tė diele pjesa mė e madhe e asaj pune tė mbrapsht, atij turpi historik ishte kryer. Fillimisht brezi me tela mė gjėmba.Nė 15 gusht filloi ndėrtimi i brezit tė murit tė betonit.Nė 1962 ishte ndėrtuar brezi i dytė i murit. Brezi i tretė u ndėrtua rreth vitit 1965 ku muri u pėrforcua me shtylla tė ēelikta dhe hunjė druri dhe njė linjė tė ujėrave tė zeza.Nga viti 1975 u vendos gjenerata e katėrt e murit me material mė rezistent ndaj tė ēarave dhe ndotjes ambjentale.Tela me gjėmba,beton, fushė e minuar dhe hapsira e qenėve ndjekės janė thjesht fjalė sot,por anatomia politike dhe sociale e murit tė Berlinit kėrkon njė radiografi nė thellėsi deri nė poret mė tė thella, ndryshe ka rezik qė shumė tė vėrteta tė harohen, tė humbasin apo tė kompllotohen me heshtje.Muri sot nuk ėshtė, por lindja dhe perėndimi janė.Muri sot ėshtė i gjymtuar, muzeal dhe jashtė funksionit,por koha e humbur dhe deformimi ideologjik i njeriut nuk ėshtė zhdukur.Shkencėrisht do tė duhen tri breza antropologjik qė tiparet tė fillojnė tė humbin dhe pas pesė brezash ato mund tė zhduken pėrfundimisht! Ėshtė nė plan tė ndėrtohet njė muzeum i ri pėr “Luftėn e Ftohtė” pranė pikės sė takimit tė kontrollit Charlie-vija kufitare ku tanket e SHBA-ve dhe tanket Sovjetike u anagzhuan nė njė gjendje tė tendosur nė 1961,sepse ishte ndėrtuar njė mur qė ndalonte qytetarėt e RDGJ-s pėr t’u larguar nė perėndim.Por rjedhat historike nuk mund tė ndalen as me mure as me shantazhin bėrthamor tė pėrdorur nė atė kohė.Muri i Berlinit ka sot mė shumė se njė histori ndėrtimi apo pėrbėrėsish material dhe funksionesh jetėmarrėse! Ka njė histori njerėzish qė donin lirinė! Nga gushti 1961 deri nė nėntor 1989 mė shumė se njė milion gjermano-lindor kaluan kufirin pėr tė mos u kthyer, njė ikje pėr njė jetė mė tė mirė duke lėnė pas shtėpitė dhe familjet. Mė pak se gjysma e tyre ishin legal, pjesa tjetėr ishin ata qė ja mbathėn. Pothuaj mijėra njerėz, pėrfshirė gra dhe fėmijė humbėn jetėn nė ato fortifikime tė ndyra tė murit.Dhjetra mijėra u kapėn dhe u burgosėn!

* * *

Gjurmė pėrmes datave!
Nė 8 maj 1945 Lufta II Botėrore kishte mbaruar dhe Berlini ishte ndarė nė katėr sektorė; Amerikanė, Francez, Britanikė, nė perėndim dhe ai sovjetik nė lindje. Nė 30 qershor 1946 me nxitjen e administratės ushtarake sovjetike, linja e demarkacionit mes Gjermanisė-Lindore dhe Gjermanisė Perėndimore tashmė ėshtė e mbrojtur. Nė 29 tetor 1946 u vendos qė pėr tė kaluar nga njėri sektor gjerman tek tjetri duhet tė paiseshe me njė leje kalimi e vlefshme pėr 30 ditė. Nė 23 qershor 1948 realizohet reforma e parasė nė Berlin duke krijuar dy zona tė ndryshme tė parasė.Duke filluar nga 24 qershori 1948 nisi bllokimi i Berlinit dhe mė 25 qershor po tė atij viti filloi tė funkiononte ura ajrore e Berlinit.Stalini kishte nxjerr si argument se po rregulloheshin rrugėt por se ky rezultoi thjesht njė pretekst.Nė 12 maj 1949 ėshtė fundi I bllokadės sė Berlinit. Nė 24 maj 1949 themelohet RF Gjermane me kryeqytet Bonn-in. Nė 30 shtator 1949 merr fund rruga ajrore e Berlinit. Nė 7 tetor 1949 themelohet RD GJermane. Nė 26 maj 1952 kufiri mes RFGJ dhe RDGJ dhe mes RDGJ dhe Berlinit Perėndimor ishte mbyllur.Vetėm kufiri mes Berlinit Lindor dhe Berlinit Perėndimor ishte ende i hapur. Nė 17 qershor 1953 punėtorėt e Berlinit Lindor shpėrthejnė nė revolta kundra detyrimit pėr ngritjen e normės sė punės nėn shtypjen e tankeve tė ushtrisė sė kuqe.Nė 14 nėntor 1953,fuqitė perėndimore heqin dorė nga zona e ndėrmjetme e kalimit,BS ndoqi tė njėjtin shėmbull por qytetarėt e RDGJ-s kishin nevojė pėr njė leje pėr tė udhėtuar nė perėndim.Nė 9 maj 1955,dhjetė vjet pas rėnies sė Rajshtagut,RF Gjermane u antarėsua nė NATO.Ministri i jashtėm i Norvegjisė nė atė kohė,zoti Halvard Lange,e vlerėsoi kėtė ngjarje si;”Njė pikė kthese deēizive nė historinė e kontinentit tonė. Nė 14 maj 1955 u krijua Traktati i Varshavės nga BS. RD Gjermane ishte anėtare e kėtij bashkimi politik dhe ushtarak tė lindjes komuniste.Nė 11 dhjetor 1957, largimi nga RDGJ pa leje ishte tashmė i ndaluar dhe shkelėsit persekutoheshin me burg duke u dėnuar deri nė tre vjet heqje lirie. 13 Gusht 1961, kufiri sektorial i Berlinit mes Berlinit Lindor dhe atij perėndimor ishte mbyllur,ishin ndėrtuar barierat e para.Po lindėte muri i Berlinit marėzia e shekullit xx nė zemėr tė Europės.14 gusht 1961 Porta e Brndeburgut ishte mbyllur nė mėnyrė mesjetare sikur njė kolerė tė kishte pllakosur qytetin.Nė 26 gusht 1961 tė gjitha pikat e kalimit rezultojnė tė mbyllura pėr qytetarėt e Berlinit perėndimor.Nė 26 qershor 1963 presidenti i SHBA-ve,J.F.Kennedy vizitoi Berlinin dhe deklaroi jo pa nėntekst;”Ich bin ein Berliner”(I am a Berlinwr-Unė jam njė berlinez).Mė nė fund nė 3 shtator 1971 statusi i Berlinit se i takonte katėr fuqive u pranua mė nė fund edhe nga sovjetikėt nė marrėveshjen katėrpalėshe.Vizitimi I Berlinit bėhet mė i lehtė pėr berlinezėt perėndimor.Nė 12 qershor 1987 presidenti amerikan Ronald Reagan vizitoi Berlinin dhe nxiti liderin sovjetik Mikhail Gorbachov tė hiqte murin e Berlinit.Nė 10 shtator 1989 nodhi njė ngjarje mjaft kuptimplote.Qeveria hungareze e Gyla Hornit hapi kufirin pėr refugjatėt e RDGj-s qė pėrmes Austrisė kėrkonin dhe kaluan nė RFGJ.Komunizmi po binte tamam si njė mur i mykur,ai po shkėrmoqej nga njerėzit e kėsaj shoqėrie antihumane dhe shfrytėzonjėse qė e kishte dėrmuar individin me luftėn e klasave dhe varfėrinė ekonomike,me mungesėn e theksurar tė lirive dhe tė drejtave tė njeriut. Nė 9 nėntor 1989 ėshtė tashmė njė datė historike, muri i Berlinit ishte hapur.Nė 22 dhjetor 1989,krishtėlindjet erdhėn me njė dhuratė tė madhe pėr gjermanėt,Porta e Bradenburgut mė nė fund ishte hapur dhe era e lirisė fryu sėrisht pėr ta dhe pėr Europėn dhe mė gjėrė.Nė 3 tetor 1990 Gjermania ishte ribashkuar.Njė meshė pendimi kudo, nė Europė, nė SHBA dhe nė BS, sepse u korigjua njė deformim historik me kosto pėr Gjermaninė dhe Europėn, pėr shoqėrinė globale dhe institucionalizmin ndėrkombėtar.Kėmbana qė binte atė ditė por edhe sot pas 20 viteve shkruan nė qiellin e kohės(kohėrave mė korektėsisht) se izolimet, muret,mbylljet,janė produkte tė filozofisė sė urrejtjes dhe se mbi urrejtje nuk ka bashkėpunim, sepse kjo lloj ndjenje dhe mėnyre sjellje ėshtė e ushqyer nga pėrjashtimi, nga ndarja, nga konflikti dhe nga shtrėmbėrimi i njeriut nėn peshėn e sistemeve diktatoriale,ksenofobe dhe raciste,aq sa sot i gjejmė tė ushyera dhe nxitura edhe nga radikalizmi (pseudo)fetar! Ideologjia e mureve dhe muret ideologjizuese duhen analizuar nė anatominė e tyre!

* * *

Dy sisteme tė kundėrta nė njė luftė tė ftohtė!
Lėshimi I sputnikut nga sovjetikėt nė tetor 1957 u shrytėzua nga propaganda sovjetike si njė arritje qė po tejkalonte nė njė epėrėsi ushtarake edhe nivelin e SHBA-ve.Hrushovi nė mėnyrė tė pakontrolluar si edhe ishte nė natyrėn e tij nė janar tė vitit 1958 i deklaronte njė gazetari danez se “Lėshimi I sputnikut-tregon se ka ardhur njė ndryshim serioz nė ekujlibrin e forcės midis vendeve tė socializmit dhe kapitalizmit,nė favor tė vendeve socialiste”(Marrė nga libri Diplomacia i Henri Kissinger botimi shqip faqe 570).Iluzioni e shpuri deri nė njė deklaratė tė pa bazuar se “do t’ja kalojmė kapitalizmit jo vetėm nė ritėm por edhe nė volumin e prodhimit”.
Nė 10 nėntor 1958 Hrushovi mbajti njė fjalim ku kėrkohej qė t’i jepej fund statusit tė ‘katėr fuqive’ nė Berlin.Ai paralajmėroi se BS kishte ndėr mend qė t’ia kalonte tė drejtat e tij tė kontrollit tė hyrjes nė RDGJ satelitit tė vet”.Qė nga kjo ditė, deklaronte Hrushovi:”SHBA,Britania e Madhe,Franca le t’i ndėrtojnė marrėdhėniet e tyre me RDGJ,tė merren vesh me tė pėr ēdo problem, qė janė tė interesuar nė lidhje me Berlinin”.Insinuata duket hapur.BS donte tė pėrligjte si shtet RDGJ, njė realitet ky pas lufte qė njihej si shtet vetėm nga vendet e ‘demokracive popullore’ tė Kampit Socialist.Kėshtu legalizohej ndarja e Gjermanisė dhe reziku ndaj perėndimit ishte imminent sepse RDGJ numronte jo pak por 16 milion banorė.Aroganca e Hrushovit nuk ndalet.Nė 27 nėntor ai i dėrgon njė notė zyrtare SHBA-ve,Britanisė sė Madhe dhe Francės-duke deklaruar tė pavlefshme,’marrėveshjen e katėr fuqive pėr Berlinin’. Ai dėrgonte mesazhin e drejtėpėrdrejtė ultimativ qė ‘Berlini Perėndimor’ tė kthehej nė njė ’qytet tė lirė’ e tė ē’militarizuar.”Nėse Brenda gjashtė muajsh nuk arrihej marrėveshja,BS do tė nėnshkruante njė ‘Traktat paqeje me Gjermaninė Lindore’ dhe do t’ia kalonte RDGJ-s tė drejtat e pushtimit dhe rrugėt e hyrjes. Hrushovi vijoi nė fillim vitin 1959 duke ju paraqitur tri fuqive tė tjera pushtuese’njė projekt traktat-paqeje’, qė pėrcaktonte statusin e ri tė Berlinit dhe tė Gjermanisė Lindore.Sovjetikėt nxitonin nė kėto demarshe politike e diplomatike sepse pėr ta ishte e qartė se Berlini ishte njė’brimė gjigande’nė perdhen e hekurt.’Parajsa punėtore’ si edhe ishte shpallur Gjermania Lindore, rezikonte tė mbetej pa punėtor dhe specialist pėr shkak tė largimeve masive.Gjermania Lindore nuk ishte e ligjėshme,por nėse nuk do tė ndalej rrjedhja e njerėzve drejt perėndimit, ky shtet i sajuar rezikonte tė zbrazej brenda disa vjetėve e tė pėrmbysej.Si shprehet Henry Kissinger,-“Ky do tė ishte njė grusht shkatėrues nė sferėn sovjetike tė influencės”.Plani i Stalinit i vitit 1952 i afronte Gjermanisė si shtet neutralitetin,por se pas tij fshihej njė taktikė ogurzesė. Nė kujtimet e tij Adenhauer shkruante:”…Ne nuk mund ta blinim riunifikimin e Gjermanisė me ēmimin qė tė humbnim Gjermaninė nga blloku perėndimor dhe tė hiqnim dorė nga arritjet e integrimit europian.Rezultati do tė ishte qė nė qendėr tė Europės do tė krijohej njė Gjermani e pambrojtur e palidhur, e cila patjetėr do tė joshoj tė shtynte Lindjen kundėr Perėndimit”. Kancelari i RFGj-s e kishte kuptuar planin sovjetik.BS dhe RDGJ,ky bashkim do tė shėrbente mė tepėr pėr sundimin sovjetik nė Europė se sa pėr pėrmbajtjen e Gjermanisė.Ishte pėr kėtė arsye qė presidenti francez De Gol realizoi njė vlerėsim tė ri nė pėrputhje me rrethanat tė parimit tė Risheljes “reason d’etat”, qė pėr 300 vjet si politikė franceze anti gjermane kishte ndikuar pėr tė mbajtur njė Gjermani tė dobėt dhe tė coptuar.Lypsej miqėsi me armikun tradicional.Njė ujdi gjermano-sovjetike e trėmbte Francėn. “Kriza e Berlinit i krijoi mundėsi de Gol tė parashtronte stradegjinė e tij.Ai vendosi me kujdes Francėn nė rolin e mbrojtjes tė identitetit tė Europės dhe e pėrdori krizėn e Berlinit pėr tė treguar se Franca i kuptonte realitetet eropiane dhe se ajo ishte e ndjeshme ndaj shqetėsimeve nacionale tė Gjermanisė.” As me sovjetikėt, por as edhe njė rezik nacionalist nė kufirin francez,ky lloj ekujlibri solli njė politikė tė re franko-gjermane (qė u bė nė dekadat e ardhėshme boshti i njė Europe tė Bashkuar).
Unifikimi i Gjermanisė nė kėmbim tė pranimit tė Francės si udhėheqėse politike tė Europės.Me pikėpamjet e Adenahur-it nuk pajtohej pėrgjithėsisht Britania e Madhe.”Kryeministri Harold McMillan-dhe populli britanik nuk donin tė hynin nė luftė pėr kryeqytetin e njė armiku tė mundur,i cili,aq mė tepėr,kishte pėrgjegjėsi tė madhe pėr shkatrimin e supremacisė sė kombit tė tyre si fuqi e madhe.Ndryshe nga Franca,Britania e madhe nuk e lidhte sigurimin e saj afatgjatė me tė ardhmen e Gjermanisė.Dy here brenda njė gjenerate,Britania e Madhe mezi kishte shpėtuar me ndėrhyrjen e Amerikės nga goditjet e Gjermanisė, qė kishte pushtuar pjesėn mė tė madhe tė Europės.”(Henry Kissinger,Diplomacia,faqe 573,botimi shqip)
Politika e sovjetikėve u bashkėshoqėrua aso kohe me pompozitet ushtarak.Hrushovi del nė njė fjalim I veshur me uniformėn general-lietnant,gradė nderi qė Stalini ia kishte dhėnė gjatė luftės.Megallomania e kėtij njeriu sa qesharak aq edhe arrogant nuk ndalet aq sa shkon deri atje sa t’i thoshte ambasadorit britanik se ‘mjaftojnė gjashtė bomba atomike pėr tė shkatruar Anglinė dhe nėntė pėr tė shkatruar Francėn.’Nė shtator 1960 BS i dha fund ndalimit jo zyrtar tė provave bėrthamore dhe kreu shpėrthimin atomik me kapacitet prej 50 megaton. Ky ishte pra realiteti konfliktual qė mbante gjallė kėrcėnimin pėr ballafaqim ushtarak dhe ku mundėsia pėr njė konflikt bėrthamor qėndronte pezull si njė klimė qė ftohu mardhėniet e atyre qė kishin qenė aleatė nė Luftėn II Botėrore, por qė nė mbarim tė saj ndanin filozofi tė ndryshme dhe i takonin sistemeve tė ndryshme ekonomiko e shoqėrore.Kėshtu mbriti 13 gushti i 1961-s ajo ditė qė i gjeti qytetarėt e Berlinit nė njė ‘mėngjez tė burgosur’.Qyteti u nda por pėrtej kėsaj ndarje ishte njė Gjermani e coptuar,njė Europė e kėrcėnuar, dy sisteme pėrball njėri tjetrit nėn klimėn gjeopolitike dhe ushtarake qė u quajt”Lufta e Ftohtė”. Se sa rėndėsi i dha Amerika ndėrtimit tė murit kjo mbetet dhe sot e kėsaj dite pėr tu hulumtuar me gjakftohtėsi dhe objektivitet.Hrushovi ishte shprehur jo pa ironi se,’kėmba amerikane ėshtė nė Europė por ajo ka njė kallo ku ne mund ta ngacmojmė dhe kjo ėshtė Berlini’. Atė ditė gushti me njė mur nė mes tė Europės presidenti Kened shkoi pėr lundrim,dhe sekretari i shtetit Rusk ndoqi njė ndeshje bejsbolli.Si dedukton Henry Kissinger,”nuk kishte atmosferė krize nė Washington”.Arsyetohej se nuk kishte kuptim qė me forcėn ushtarake tė shtyhej ai mur qė mund tė ndėrtohej mė nė brendėsi.Amerikanėt po brenda muajit gusht dislokuan 1500 trupa nė autobandėn pėrmes zonės sovjetike duke i vėnė ata nė provė pėr ti ndalur.Fatalisht Gjermania Perėndimore do duhej tė pranontė pėr po thuaj tre dekada jo thjesht idenė por realitetin e dy Gjermanive. Nė janar 1963 Hrushovi deklaroi se ‘suksesi i Murit tė Berlinit e kishte bėrė tė panevojshme njė marrėveshje tė veēantė paqeje pėr Berlinin’.Kriza e Berlinit kishte mbaruar me ndarje pas njė historie pesė vjeēare.Ai ishte thjesht njė mostėr poshtėruese pėr tė mbrojtur utopinė komuniste.Nė planin politik pas gjithė atyre kėrcėnimesh ai ishte thjesht njė dėshtim I politikės sovjetike pėr Berlinin.Nė fund tė viteve 80-tė tė shekullit XX komunizmi u dorėzua ekonomikisht,politikisht,si teknologji, dhe si politika sociale.Kapitalizmi e kishte fitura garėn.Ai sistem revolucionar ra, u shkėrmoq pafuqisht; ndaj rėzimi i Murit dhe bashkimi i dy Gjermanive sillte nė normalitet(me njė goxha kosto shumėplanėsore) jo vetėm Gjermaninė por gjithė Europėn dhe mė gjėrė! Sindromi mur!
A ėshtė sot realiteti global pa mure, pa barjera, pa pengesa e pa pėrjashtime!? Bashkėjetesa dhe ndeshja e civilizimeve ėshtė nga problemet mė kompleks dhe mė tė mprehtė global! Fshati botėror fetar nuk ėshtė pa konflikte,pa pėrjashtime tė egra dhe rikthime tė frikshme tek mesjeta e erėt.Nė Europėn Perėndimore nuk kanė munguar teoritė fashiste dhe urejtja antisemitiste. Shoqėria e lirisė bėnė shumė kujdes deri nė njė lloj selektimi nė atė qė quhet lėvizje e lirė.Shumė njerėz nė nevojė thjesht pėr tė mbijetuar apo pėr t’i shpėtuar mizerjes ekonomike apo persekucionit kėrkojnė tė shkojnė nga jugu-nė veri, nga lindja nė perėndim, dhe nė kėtė aventurė shumė syresh gjymtohen, ka qė humbin pa gjurmė dhe tė tjerė qė e paguajnė me jetėn.Pėrjashtimet dhe pėrbuzjet kolektive takohen ende sot si urejtje, si nėnēmime dhe ksenofobi eksterme.Vazhdon lufta mes palestinezėve dhe ēifutėve, ku nuk kanė munguar edhe mbyllje kufijsh me sindrome tė mureve.Ngulimet e dhunėshme te herbrenjėve nė tokat e palestinezve kanė bllokuar diplomacinė botrore.Njėsitė shtetrore etnike brenda shteteve me popullėsi multinacionale qė shpesh paradoksisht trajtohen subjktivisht me pėrkėdhelje, jashtė detyrimeve tė Konventave Ndėrkombėtare, duke dubluar shtetin e gjithė qytetarėve, apo pėrjashtimet mbi bazė race sidomos pėr njerėzit me ngjyrė;tregojnė se ndarja si funkion i murit ėshtė ende prezent. Meksikanėt qė kėrkojnė tė kalojnė ilegalisht pėr nė SHBA janė penguar edhe me mure fizike.Pirateria nė det e rishfaqur kohėt e fundit duket sikur ndėrton mure virtual nė dete.Qindra shqiptarė qė pėr njė jetė mė tė mirė kanė pėrfunduar nė fund tė detit ose kanė humbur pa nam e pa nishan humbėtirave kufitare janė pėrplasur me forma tė rishfaqjes sė mureve.Duket sikur ende jemi tė vetpenguar me iluzionin e lirisė, sepse nė njė pėshtjellim tė dukshėm tė mungesės sė koherencės teorike,liberalizimi, lėvizja e lirė dhe liria sillen nga retorika e ditės si e njėjta gjė!Lindja na ėshtė larguar si sistem por nuk na ėshtė shqitur si mentalitet.Nga kjo robėri vetizoluese(muri brenda nesh) na duhet kohė qė tė lirohemi.
Muri dhe muret janė sindromė dhe pengesė reale.Aktualisht komunizmi ėshtė thjesht dhe qartė hije brenda nesh. Shėmbja e kėtyre pengesave e ka emrin europianizim civil kulturor dhe etikė ligjore e regullit. Ky ėshtė udhėtimi ynė qė mund tė pengohet edhe nga pėrjashtimi politik qė e sjell institucionalizmin dhe shoqėrinė tė ndarė, e projekton jo kohezive dhe si njė mekanizėm pengues pėr demokracinė funksionale.Tė rėzojmė murin brenda vetes kjo ėshtė sfida!E nė mėndje duket se na vjen sėrisht personazhi i Sartre me fjalėt e plotėkuptimta:”Them se do kem dėshirė tė futem brenda nė mur,do ta shtyj me kurriz murin me tė gjithė fuqinė time dhe muri nuk do tė tundet,ashtu si nėpėr makthe.Kėtė mund ta marr me mend.Eh veē ta dish sa mirė qė e marr me mėnd gjithė kėtė!(Jean –Paul Sartre,Muri,botimi shqip faqe 16,shtėpia botuese Dituria.)
Facebook | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com