Albatlanta

DIKTATURA SI ARRATI SHQIPTARE NGA LIRIA?
Andrea Stefani
Pasi u velėn pėr 45 vjet me diktaturėn komuniste, shqiptarėt dolėn nė rrugė duke thėrritur demokraci. Pasi u velėn 20 vjet me "demokracinė", shqiptarėt kanė nisur ta kėrkojnė pėrsėri shpėtimin te diktatura. Ky ėshtė mesazhi qė del po tė analizosh shkrimin "Surrogato-Diktatura Jonė" tė Artan Lames, e publikuar nė "Shqip" si reflektim ndaj artikullit tim "Berisha, ky Adolf Hitler i Demokracisė". Pra, shqiptarėt e duruan demokracinė pėr thuajse gjysmė shekulli, ndėrsa me "demokracinė" janė tė mėrzitur sa pa u mbushur 20 vjet. E vendos jo rastėsisht nė thonjėza fjalėn demokraci, sepse, nė fakt, shqiptarėt janė tė lodhur dhe tė mėrzitur me surrogaton e demokracisė qė kanė instaluar liderėt politikė e klanet e tyre, janė tė lodhur me kaosin e maskuar me ligj, me padrejtėsinė e maskuar me drejtėsi, me antishtetin e maskuar si shtet. Dhe kaosi nuk mund tė mos bėhet premisė e diktaturės, nuk mund tė mos ēojė nė njė situatė ku masat tė shndėrruara nė turmė, tė mos vihen nė kėrkim tė liderit shpėtimtar, tė Mesias qė do tė rivendosė pak rregull, qė do tė kthejė "ligjin" dhe do t‘i bėjė trenat tė nisen apo mbėrrijnė nė orar. Shqipėria pėrjeton sot njė kaos total, ku ka humbur kufiri mes asaj qė ėshtė e ligjshme dhe asaj qė ėshtė e paligjshme, mes sė drejtės dhe sė padrejtė, mes asaj qė ėshtė fituar me djersė dhe pronės sė fituar me grabitje apo korrupsion. Mund tė japėsh pa fund shembuj tė kėtij kaosi qė i nxit jo pak shqiptarė sot tė kėrkojnė shpėtim te diktatura dhe qė bashkė me mikun tim Lame tė thonė: "...do ishim dakord tė kish mė pak liri shtypi, por gjykatėsi tė ish mė i ndershėm, tė kish mė pak liri fjale, por shteti tė binte era shtet, tė kishim mė shumė frikė nga polici, por polici tė mos ishte njė injorant i palarė... do t‘i toleronim po qe se kjo nuk do tė ish njė surrogato, por njė diktaturė". E kuptoj dėshpėrimin realist dhe tė bazuar, por nuk mund tė jem dakord me rrugėzgjidhjen qė ai ofron, me diktaturėn. Ose mė saktė, me surrogato-diktaturėn.

***

Krahasimi i Sali Berishės me Adolf Hitlerin nė artikullin tim tė para pak ditėve nuk qe aspak pohimi se nė Shqipėri ėshtė vendosur diktatura e Berishės. Do tė kish qenė njė nonsens, sepse njė artikull i tillė do tė ishte i pamundur nėn njė diktaturė ku kritika ndaj liderit pėrbėn krim shtetėror. Qėllimi ishte tė tregohej se Berisha (mė shumė se ēdo lider tjetėr rival ose jo rival me tė) ėshtė njė politikan me prerje prej Fyhreri qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me sistemin e demokracisė liberale qė nga ana e saj, kėrkon liderė pėr tė cilėt liria nuk ėshtė thjesht njė mendim, njė fjalė, por njė bindje. Dhe sipas Erich Fromm, "bindja ėshtė njė mendim i rrėnjosur nė karakterin e njeriut". Berisha ka dėshmuar me prova se nuk ėshtė njė karakter liridashės dhe qė prandaj nuk mund tė bashkėjetojė nė paqe me sistemin e saj, demokracinė liberale. Prandaj, artikulli kėrkonte tė tregonte se ai do konfliktojė deri sa ta mposhtė ose tė mposhtet nga demokracia. Dhe pėrgjatė kėtij konflikti, Berisha shfaq tipare dhe taktika shumė tė ngjashme me ato tė Hitlerit si etjen pėr pushtet absolut, taktikėn hitleriane tė shantazhimit politik dhe terrorizmit psikologjik tė kundėrshtarit, shpalljen e opozitės "armike tė kombit" apo "mafie". Ai luan me "antikomunizmin" ekzakt si Hitleri dhe me "antikorrupsionin" sikundėr Hitleri me, tė themi, antisemitizmin. Tipar i pėrbashkėt i tyre ėshtė edhe dinakėria e gabimit tė turmave me deklarata qė pėrmbajtjen e kanė tė turbullt, por mesazhin nxitės dhe emocional tė qartė. Ka edhe shumė tė tjera qė provojnė konfliktin organik tė Berishės si politikan dhe lider, me demokracinė liberale, institucionet dhe parimin e saj tė tolerancės apo balancimit e kufizimit tė pushteteve. Por ėshtė njė konfliktualitet qė ka vazhduar shumė gjatė, duke prodhuar gjithnjė e mė shumė kaos dhe privacione lirish e tė drejtash qė rrjedhin prej tij. Prandaj dhe durimi i popullit ka sosur dhe ai kėrkon shpėtim jo te "demokracia" e diskredituar si kaos dhe mungesė drejtėsie, por te diktatura me iluzionin se edhe pse nėn diktaturė liritė janė tė gjymta, polici ėshtė polic, ligji-ligj apo gjykatėsi-gjykatės. Harrohet se nėn diktaturė polici ėshtė polic i partisė dhe gjykatėsi po ashtu. Harrohet se nė diktaturė ligji dhe e drejta (pėr rrjedhojė edhe liria) nuk janė bashkė pra, qė ligji nuk ėshtė tamam ligj, por mė shumė, njė biēim rregulli. Nė kuptimin demokratik ligji ėshtė i pandashėm nga mbrojtja e ēdo lirie dhe tė drejte.

***

Dhe ėshtė pikėrisht mungesa e ligjit dhe e sė drejtės nė shumė rrafshe, qė i ka bėrė jo pak shqiptarė sot tė kujtojnė me nostalgji rregullin qė mbretėronte nė diktaturė, kohėn "kur ishim mė mirė atėherė kur ishim mė keq". Dhe tė shpresojnė pėr njė shpėtim te diktatura. Dhe mjerisht jo vetėm shqiptarėt, por edhe "ndėrkombėtarėt" qė shfaqen po ashtu tė rraskapitur nga konfliktualiteti i pafund i politikės shqiptare. Prandaj, qė nga viti i mbrapshtė 1997 e kanė vėnė mė shumė theksin te "stabiliteti" politik dhe jo te liria. Duket se po krijohet njė konsensus i heshtur dhe madhėshtor, qė po pėrlan s‘dihet sesa pėr qind tė shqiptarėve, tė politikanėve tė tyre, por edhe segmente tė diplomacisė perėndimore, se Shqipėria nuk ėshtė e pjekur pėr shtet ligjor dhe se ajo mund tė stabilizohet vetėm me anė tė aplikimit tė formulės sė "dorės sė fortė". Pas 20 vjet jemi padyshim nė njė udhėkryq historik. Kam shprehur me kohė frikėn se amendimet e Kushtetutės mė 21 prill 2008, se mburrja qė ju bė atyre, edhe nga "ndėrkombėtarėt", si konsensusi mė i madh i politikės shqiptare, janė shprehje e psikologjisė sė lodhjes dhe njė mekanizėm pėr arratisje nga "liria" (nė fakt kaosi) dhe duke gjetur strehė e shpėtim te njė formulė autoritariste. Por, a do tė qe kjo njė diktaturė si ajo e Enverit? Me shumė gjasa jo, por nuk do tė qe as edhe demokraci. Do tė qe njė surrogato-diktaturė, me mė pak liri fjale, madje edhe me mė pak liri organizmi dhe proteste. Do tė ishte njė regjim autoritarist tipik pėr vende tė Amerikės Latine, aziatike apo afrikane. Do qe, ndoshta, njė lloj putinizmi. Do kish mė shumė qetėsi, mė shumė rregull, por jo mė shumė drejtėsi. Drejtėsia nuk shtohet kur pakėsohet liria. Sepse liria dhe drejtėsia janė simotra tė pandara, binjake siameze tė njėra-tjetrės, ndaj njė filozof e quante drejtėsinė njė emėr i dytė pėr lirinė. Me njė sistem tė tillė Shqipėria mund tė ishte mė "stabile", por aspak si Europa. Nė njė sistem tė tillė, mė tė qetė, edhe liderė si Berisha (ose kushdo qė do t‘i zinte vendin) do tė ishin mė tė pashqetėsuar nė misionin e tyre pėr t‘u pasuruar tė qetė. Sepse, autoritarizmi nuk ofron zgjidhje pėr luftėn kundėr korrupsionit. Madje, ai e vėshtirėson atė me pushtetin absolut qė krijon. Pra, do tė ketė mė shumė rregull, por jo liri, jo demokraci. Ėshtė krejtėsisht zhgėnjyese dhe vėshtirė e pranueshme qė pas 20 vjet tranzicion drejt Europės, shqiptarėt tė katandisen nė njė gjendje qė tė kėrkojnė shpėtim tek autoritarizmi si surrogato-diktaturė pikėrisht te porta e Europės. Dhe nuk duhet tė lejojnė qė tė humbet shansi i lirisė, sepse, ndoshta, nuk do tė kenė kurrė nė tė ardhmen njė shans tė tillė historik pėr ndėrtimin e njė demokracie liberale dhe shteti ligjor, si ky qė iu paraqit nė fillim tė viteve ‘90. Ky ėshtė shansi qė abuzuan politikanė si Berisha nė vitet kur demokracia ishte nė zgjerim, ndėrkohė qė sot, kemi hyrė nė njė periudhė tjetėr, kur demokracia perėndimore, edhe pėr shkak tė krizės ekonomike, pėrjeton njė zbaticė. Nė kėto 20 vjet, qė e shpallin tranzicion drejt Europės, ata krijuan kriptoanarkinė e maskuar me shtet dhe prej kėsaj premise duan tė krijojnė kriptodiktaturėn tė maskuar me demokraci. Por si mund tė integrohet nė Europė njė Shqipėri ku nuk instalohet shteti ligjor dhe demokracia, por njė regjim autoritarist? Si mund tė integrohet nė Europė njė Shqipėri, stabiliteti i sė cilės nuk buron nga liria dhe drejtėsia, por nga cungimi i tyre? Europa, qė ėshtė themeluar si sistem politik mbi vlerat e lirisė, do ta refuzonte njė Shqipėri tė tillė sikundėr njė organizėm qė flak transplant tė huaj. Nuk duhet pasur asnjė iluzion. Integrimi i Shqipėrisė nė Europė ėshtė mundur vetėm nėse Shqipėria arrin tė zbatojė filozofinė e lirisė politikisht si demokraci. Nėse nuk e bėjmė kėtė, nuk ėshtė ēudi qė ndonjė ditė Europa tė na thotė duke na pėrplasur derėn nė fytyrė: Ju e patėt shansin e lirisė, por nuk e shfrytėzuat atė! Prandaj, edhe nė kėto ditė tė vėshtira zhgėnjimesh, shqiptarėt nuk duhet tė arratisen nga liria duke i kthyer shpinėn. Duhet tė kėmbėngulim, tė protestojnė dhe bojkotojnė nė emėr tė asaj demokracie dhe lirie qė brohoritėn 20 vjet mė parė, ndėrsa protestonin kundėr diktaturės.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com