Albatlanta

BERISHA, KY ADOLF HITLER I DEMOKRACISE
ANDREA STEFANI
Nuk ėshtė e para herė nė kėto 20 vjet qė Sali Berisha u rikthehet akuzave histerike kundėr njė lideri tė opozitės. Shkak ėshtė njė tension i madh, por jo se e kanė lėnė nervat. Gjithė ai lumė akuzash me nėnė e me motėr, me kriminelė, me mafiozė dhe me tė korruptuar, ėshtė njė kalkulim i hollė, njė taktikė shantazhiste qė synon ta terrorizojė psikologjikisht kundėrshtarin. Njė katarakt tė tillė tė tėrbuar akuzash ka lėshuar Berisha edhe mė parė kundėr liderit tė opozitės, Fatos Nano. E ka akuzuar edhe pėr vrasjen e Azem Hajdarit. Por mė vonė i ka pėrgėnjeshtruar vetė kėto akuza monstruoze, duke bėrė edhe pakte dhe duke shtrėnguar duart me Fatos Nanon, pikėrisht me atė qė para pak muajsh e akuzonte si "padrino". Pėr Berishėn nuk ka rėndėsi e vėrteta. Fjala si akuzė, si shpifje dhe shantazh, mbetet pėr tė njė armė e rėndėsishme politike pėr tė mposhtur kundėrshtarin, pėr ta shtypur, pėr ta bėrė tė zbythet. Berisha ėshtė njė shantazhist i shkallės sė lartė. Me egėrsinė qė i shpėrthen kohė pas kohe si njė vullkan, Berisha tenton tė shantazhojė jo vetėm kundėrshtarėt e tij politikė, por edhe "ndėrkombėtarėt". Kėta tė fundit, me atė qė qysh nga marsi i vitit ‘97 i tmerron me shumė se ēdo gjė tjetėr, i shantazhon me destabilizimin e Shqipėrisė. Ėshtė njė taktikė politike tipike pėr Adolf Hitlerin. Prandaj themi se Berisha ėshtė Hitleri i kohės sonė.

***

Berisha duhet ta ketė studiuar me shumė vėmendje Mein Kampf-in. Nuk mund tė jetė njė rastėsi qė nė taktikat politike tė Berishės lexohet shumė qartė zbatimi i asaj pėrvoje qė Hitleri e akumuloi qysh nė vitet e rinisė sė tij nga vėzhgimi qė i bėnte lėvizjes sė majtė social demokrate dhe sukseseve tė saj. Pėrse e shohim Berishėn kohė pas kohe tė akuzojė me kaq nerv dhe forcė edhe kundėrshtarė me tė cilėt sapo ka pėrfunduar njė konsensus? Pse i rikthehet pafundėsisht dhunės verbale dhe oratorisė sė urrejtjes? Sepse e kanė lėnė nervat? Jo, por sepse sikundėr Hitleri, ai beson se "psikologjia e masave nuk mirėpret asgjė qė shfaqet e dobėt dhe me gjysmė zemre... sepse sikundėr njė grua psikika e sė cilės pėrcaktohet mė pak nga llumi i arsyetimit abstrakt sesa nga njė pėrgjėrim i papėrcaktueshėm emocional ndaj njė force qė duhet tė kompensojė natyrėn e saj dhe qė, pėr rrjedhojė, do tė parapėlqente t‘i nėnshtrohej njė burri tė fortė, sesa tė sundonte mbi njė ngordhalaq, po ashtu masat duan mė shumė njė komandant, sesa njė hartues peticionesh..." (Mein Kampf). Berisha nis tė ēirret dhe tė ulėrasė pikėrisht nė atė moment kur ndjen se po humbet monopolin e sundimit mbi turmėn, kur ndjen se po humbet ekskluzivitetin e politikanit, liderit tė fortė, tė komandantit tė cilit i nėnshtrohet turma. Mitingu madhėshtor i opozitės solli njė moment tė tillė ndaj dhe shpjegon reagimin e tij histerik si dhe orvatjen e dėshpėruar, por edhe shumė konfliktuale dhe tė rrezikshme, pėr organizimin e njė antimitingu nėn maskėn e festimit tė 8 dhjetorit. Antimitingu ėshtė mė shumė njė shantazh edhe pėr "ndėrkombėtarėt", tė cilėve do t‘ju tregojė se ka ende shumė mbėshtetje nė "popull" dhe se cenimi i pushtetit tė tij nuk mund tė jetė pa kosto pėr "stabilitetin".

***

Pėrse Berisha lėshoi njė lumė akuzash kundėr Edi Ramės, duke e sharė "me nėnė e babė", pėrse ka nxjerrė befas dosje skandalesh tė pluhurosura, pėrse e akuzon pėr lidhje me grupe kriminale tamam si dikur liderin e opozitės Fatos Nano? Sepse ai ka mėsuar nga Adolf Hitleri efektet e ushtrimit tė njė terrorizimi tė poshtėr psikik mbi njė kundėrshtar qė nuk ėshtė nė gjendje as morale dhe as mendore (nė kėtė rast pandehen si tė tillė Rama dhe PS) tė pėrballojė sulme tė tilla. Prandaj Berisha, tamam si Hitleri, kur mendon se e kėrkon momenti politik, "vjell njė rrjetė zjarri gėnjeshtrash dhe shpifjesh ndaj kujtdo kundėrshtari qė i duket mė i rrezikshėm, derisa nervat e personave tė sulmuar rrėnohen...". (Mein Kampf). Kėtė shpreson Berisha kur i turret sot Ramės, ashtu sikundėr i turrej dje Nanos dhe jo pak tė tjerėve. Tamam sikundėr Hitleri edhe Kryeministri shqiptar, natyra e pandreqshme autoritariste dhe e rrezikshme pėr demokracinė e tė cilit mund tė jetė e panjohur vetėm pėr tė verbrit, beson se kjo taktikė shantazhi dhe dhune psikike, e bazuar nė njė vlerėsim tė saktė tė dobėsive njerėzore, ka njė siguri matematike pėr sukses. Dhe, ē‘ėshtė e vėrteta, i ka funksionuar me sukses nė rastin e liderit tė mėparshėm socialist, Fatos Nano. Prandaj Berisha duket i vendosur ta zbatojė deri nė fund taktikėn hitleriane tė terrorit psikik mbi kundėrshtarin si individ apo si masė. Dhe ėshtė e dhimbshme tė shohėsh se, nė njė kohė qė ky lider po shtrėngon nė grushtin e tij gjithė pushtetet, e djathta europiane i imponon Parlamentit Europian njė rezolutė nė tė cilėn i kėrkohet opozitės tė ulė kokėn para kėtij tirani dhe, duke shkelur mbi parimin demokratik tė transparencės, duke toleruar dhunimin e ligjit zgjedhor, t‘i nėnshtrohet shantazhit dhe tė hyjė nė Parlament! Duket se pėr disa parlamentarė europianė parimet e lirisė janė tė shenjta vetėm nė Europė, por jo nė Shqipėrinė e varfėr. Opozita ka rast tė demonstrojė botėrisht se nuk ėshtė fare kėshtu, se parimet e lirisė janė edhe mė tė shenjta dhe duhen mbrojtur edhe nė Shqipėri, kėtu ku liria dhe demokracia janė mė tė kėrcėnuara! Opozita duhet t‘i qėndrojė taktikės sė bojkotit demokratik derisa pushteti i Berishės t‘i nėnshtrohet jo presionit tė opozitės, por tė drejtės dhe ligjit, derisa tė zbatojė nenin e Kodit Zgjedhor qė detyron hapjen e kutive, atė nen qė vetė e miratoi me konsensus me opozitėn, por qė po vetė e dhunoi tiranikisht pa konsensus me tė.

***

Ndėrkaq europianėt duket se i kanė harruar bėmat e dikurshme tė Sali Berishės, qė jo rastėsisht e bėjnė atė njė "Fyhrer" shqiptar. Duket se ashtu sikundėr jo pak politikanė tė Europės ranė nė grackėn e fjalėve tė Hitlerit qė betohej pėr "paqe", edhe ca diplomatė dhe politikanė tė sotėm tė Europės kanė rėnė nė grackėn e fjalėve tė Berishės qė stėrbetohet pėr "demokraci" dhe "ligj". Por sikundėr ka treguar Erich Fromm, duhet qė tė jemi tė aftė tė depėrtojmė pas formulimeve racionale, pa i vėnė veshin asaj qė lideri thotė, por duke bėrė kujdes se si e thotė, duke parė fytyrėn, gjestet, personin nė tėrėsi. Vetėm atėherė zbulohet karakteri i tij. Vetėm atėherė mund tė kuptojmė kur Fromm thotė "se udhėheqėsi nė fjalė ėshtė nekrofil... me tė nuk ke ēfarė tė bėsh, nuk mund tė jesh kurrė mik", sepse ndryshe nga njė lider biofil qė angazhohet me tė gjitha forcat pėr tė mbrojtur jetėn, dinjitetin njerėzor dhe lirinė, njė lider nekrofil "tė gjitha energjitė i ka drejtuar drejt shkatėrrimit, pėrvetėsimit dhe pushtetit absolut". Nuk do ndalem se ēfarė tė sugjerojnė mimika, gjestet dhe egėrsimet e Berishės. Por po t‘u kthehesh bėmave, a nuk gjejmė nė tėrė karrierėn e stėrgjatė tė Berishės, gjakimin dhe shkatėrrimin pėr hir tė pushtetit absolut? Sa herė do lejohet tė rrėnohet shteti dhe Shqipėria pėr hir tė pushtetit personal tė kėtij njeriu? A nuk ishte e mjaftė viti 1997? Po shtatori i vitit 1998? Po vrasja dhe rrėnimi i jetėve nė Gėrdec pėr shkak tė babėzisė sė pėrvetėsimit? Po rrėnimi i buxhetit me anė tė njė korrupsioni dhe papėrgjegjshmėrie qė epshin pėr pushtet dhe fitime tė paligjshme e maskon me patriotizėm? Po shkatėrrimi i pavarėsisė sė institucioneve, opozitės, medias? Po shkatėrrimi fizik i Zogut tė Zi vetėm si njė kapriēio shumėmilionėshe e luftės pėr pushtet? Janė edhe shumė e shumė tė tjera. Berisha ėshtė njė politikan qė gjen forcė te shkatėrrimi.

***

Ngjashmėria me Hitlerin e Berishės ėshtė nė deklarata, bėma madje, nė disa raste ai thyen edhe rekordet e Hitlerit. Erdhi nga e majta, si Hitleri. Ka kapur dhe shantazhuar partinė dhe porsi Hitleri, ėshtė bėrė Fyhrer i pazėvendėsueshėm dhe idhull i PD-sė. Flet pa fund pėr "antikomunizmin" si Hitleri, megjithėse ėshtė kriptokomunisti mė i thekur i mbetur. Ka 20 vjet nė krye tė partisė dhe tė politikės, ndėrsa Hitleri qėndroi nė krye tė politikės dhe shtetit vetėm 12 vjet. Hitleri shfrytėzoi djegien e Rajshtagut (Geringu ka pohuar se nazistėt ia vunė flakėn vetė), pėr tė sulmuar dhe asgjėsuar opozitėn, Berisha shfrytėzoi vrasjen e Azem Hajdarit, pėr tė bėrė njė grusht shteti tė dėshtuar si puēi i birrės nė Mynih. Hitleri bėri ca burg pėr njė krim tė tillė, Berisha jo. Pėrflitet se ka gisht nė asgjėsimin e Hajdarit, qė bėhet kėshtu fatalisht i krahasueshėm me Ernst Remin, shefin e grupeve tė sulmit qė Hitleri e asgjėsoi vetė. Tashmė ėshtė fakt i provuar qė ish-badigardėt e Berishės janė autorė dhe pjesėmarrės nė skemėn e vrasjes sė Azem Hajdarit. Berisha pėrdor, si Hitleri, nė shkallė tė gjerė mitingjet. Po si Fyhreri pėrdor nė shkallė tė gjerė mediat, sepse beson te magjia, te ndikimi i oratorisė mbi turmėn. Prandaj kritikat qė i bėhen, i toleron (si garniturė e fjalės sė lirė) mė shumė nėpėr gazeta qė kanė pėrgjithėsisht tirazh tė pakėt nė Shqipėri, por jo aq shumė nė ekrane qė ndikojnė audienca mė tė gjera. Jo rastėsisht ka adoptuar formula qė i japin mundėsi t‘u flasė pėrnatshėm, nė njė formė ose nė njė tjetėr, shqiptarėve nga ekranet. Duket se ka bėrė me vetveten betimin e Gebelsit: "Sapo tė kemi pushtetin nė dorė, ne nuk do ta lėshojmė kurrė. Veē kufomat tona mund t‘i nxjerrin prej ministrive". Strategjia e tij konstante, ylli i tij polar, nordi i tij politik, ėshtė kapja e tė gjitha pushteteve. Hitleri doli hapur kundėr parlamentarizmit, Berisha synon tė kapė shtetin nėpėrmjet parlamentarizmit. Ka synuar dhe synon, si Adolfi, tė vėrė nėn thundėr gjykatat dhe prokurorinė, pėr t‘i keqpėrdorur kundėr opozitarėve. Pėr kėtė ēėshtje tė madhe u pėrplas me njė President ish-gjeneral, me versionin shqiptar tė Hindenburgut. Ashtu si Hitleri, edhe Sali Berisha ėshtė njė shantazhist i pėrsosur. Zbulimi i korruptimit tė politikanėve nuk i intereson pėr tė luftuar korrupsionin, por pėr t‘i shantazhuar, nėnshtruar dhe vėnė nė shėrbim tė tij. Jo rastėsisht sa herė ashpėrsohet lufta politike, nis tė tundė para hundės sė kundėrshtarit dosje disavjeēare tė mbajtura fshehur nė sirtar (sikundėr dosja e "Tajvanit", por ka edhe shumė tė tjera qė i mban abuzivisht mbyllur) nė shkelje tė ligjit dhe devocionit ndaj interesit publik. Si edhe Adolfi, arriti tė shantazhojė Perėndimin jo vetėm me destabilitet nė Shqipėri, por edhe nė Kosovė. T‘i tregonte Perėndimit kreditė e tij tė shumta politike nė Kosovė ishte qėllimi i vėrtetė i vizitės sė tij nė tetor tė kėtij viti atje, ku dhe pėr turp Hashim Thaēi i dha medaljen e artė tė lirisė kėtij shtypėsi tė lirive nė Shqipėri. Themi pėr turp edhe pėr faktin e dhimbshėm se qenė po shėrbimet e fshehta tė kėtij Berishe qė i morėn lirinė Hashim Thaēit, luftėtarit tė UĒK-sė kur luftonte pėr lirinė e Kosovės.

Nė momente tė caktuara Berisha shfaq njė tėrbim tipik hitlerian ndaj kundėrshtarėve politikė. Ėshtė urrejtja tipike nazisto-komuniste pėr armikun e pushtetit. Mezi pret njė shkak, njė incident (madje akuzohet se i prodhon si Hitleri) qė tė sulmojė dhe groposė armikun e "popullit" qė ėshtė pėrherė opozita. Fon Papeni tregon se nė momentet kur digjej Rajhshtagu, mbėrriti nė vendin e mynxyrės Geringu, qė nė kulmin e zemėrimit dhe gjithė djersė thėrriste mesa kish nė kokė: "Ky ėshtė njė krim komunist kundėr qeverisė sė re". Tė njėjtin brutalitet antiligjor ka shpalosur edhe Berisha nė disa raste. Kur vite mė parė njė bombė shpėrtheu para njė supermarketi tė njė firme piramidale, duke shkaktuar disa tė vrarė, Berisha, atėherė President i Republikės, sapo mbėrriti nė vendin e ngjarjes akuzoi opozitėn komuniste pėr njė akt tė tillė terrorist. Po kėshtu akuzoi publikisht pėr vrasjen e Azem Hajdarit edhe Kryeministrin socialist, Fatos Nano, duke u bėrė ndėrsyesi i turmave fanatike (aspak rastėsisht tė armatosura) qė ndėrmorėn njė sulm mbi godinėn e Kryeministrisė nė 14 shtator. Kur dėshtoi, tha: Dolėn nga kontrolli! Po s‘kishin faj se ju vranė liderin. Ja u vranė apo ja u vrau? Hitleri u tėrbua kur social demokratėt gjermanė nuk pranuan tė votojnė Aktin e Aftėsimit Ligjor qė i jepte Hitlerit gjithė pushtetet dhe qė nė fakt i lejoi tė nazifikojė Gjermaninė. Deri nė atė moment, rrėfen gazetari Uilliam Shirer, ndėrsa bėnte premtime se "Akti" nuk do tė cenonte as Parlamentin dhe as pozitėn e Presidentit, "udhėheqėsi nazist dukej tepėr i arsyeshėm, madje, thuajse i pėrvuajtur". Pyesim sa herė e kemi parė Berishėn tė luajė rrengun e tė "zbuturit"? Por me tė ndeshur kundėrshtimet e social demokratėve nė mbrojtje tė parimeve tė humanizmit, drejtėsisė dhe lirisė - vazhdon Shirer, Asambleja dėgjoi njė mostėr tė gojėtarisė sė tij tė vėrtetė: Ju arritėt vonė, por, ja ku erdhėt! - ulėriti ai... Nuk kam nevojė pėr ju... ylli i Gjermanisė po lind dhe i juaji po perėndon. Kambana e vdekjes suaj ka rėnė... Unė nuk i dua votat tuaja. Gjermania do tė jetė e lirė, por pa ju". Nuk ėshtė aspak vėshtirė tė gjesh plot raste tė njė oratorie tė tillė hitleriane plot mllef kundėr opozitės nė gojėn e Berishės. Mė e fundit qe ajo e para pak ditėve, kur u betua se do t‘ia shkulte dhėmbėt, deri edhe nofullat, me darėn e ligjit opozitės. E vetmja gjė qė mund tė thuhet ėshtė: Po ēdo dara e ligjit nė dorėn e Kryeministrit? Rastet e ngjashmėrisė sė fjalorit tė Berishės me Hitlerin janė pafund. Ja njė tjetėr. Ndėrsa kėrcėnonte Europėn me luftė, Hitleri hakmerrej kundėr poshtėrimit qė i kish bėrė Gjermanisė Traktati i Versajės, duke deklaruar: Armiqtė tanė nuk do tė guxojnė tė qeshin mė me ne! Kur nė vitin 1997 Berisha humbi pushtetin pėr shkak tė aventurave dhe korruptimit, shprehte njė mllef hakmarrės, duke deklaruar publikisht pėr kundėrshtarėt politikė: do jua ngrijmė buzėqeshjen nė buzė!

***

Ēfarė i lidh Hitlerin me Berishėn? Pėrse pėrputhet gjuha dhe mllefi i Berishės me atė tė Hitlerit? Berisha nuk ka aspak elokuencėn e liderit nazist. Ēfarė kanė tė pėrbashkėt? Asgjė mė shumė sesa karakteri prej demoni autokrat, i cili mezi pret tė gjejė njė pretekst tė groposė kundėrshtarėt politikė. Ėshtė karakteri nekrofil dhe antiliri. Tė pėrbashkėt kanė edhe masėn e fanatikėve qė i mbėshtet pa rezerva e bashkuar rreth liderit nė njė solidaritet narcist grupi tė ēeliktė. Ka mėsuar edhe diēka tjetėr nga Hitleri. Pas grushtit tė dėshtuar tė shtetit tė shatorit tė vitit ‘98, hoqi dorė nga dhuna militare ashtu si edhe Hitleri pas Puēit tė Birrės dhe vendosi t‘i realizojė qėllimet pėr njė pushtet absolut nė rrugė "kushtetuese". Dhe i avancoi kėto qėllime falė konsensusit tė mbrapshtė historik me PS-nė pėr ndryshimin e Kushtetutės. Njė gabim fatal qė e godet opozitėn sot si njė bumerang dhe e detyron tė qėndrojė jashtė Parlamentit deri nė momentin kur tė dėrrmohet strategjia e shantazhit e kėtij Hitleri tė Shqipėrisė.
SHQIP | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com