Albatlanta

Pronat - nga e drejtė kushtetuese, nė njė tjetėr rindėshkim
Kico Blushi
Njė mishmash i kolokrepsur keqemosmėkeq ka mbėrthyer shoqėrinė lidhur me pronat e trashėguara. Njė kasaphanė e pandreqshme po kryhet sidomos mbi pronėn shtetėrore dhe atė publike, le mė me atė private. Njė pronar, njė ish-pronar, njė trashėgimtar sot do tė pėrballet me njė stėrmundim tė pamat pėr tė provuar e legjitimuar pronėn, pėr tė bėrė legalizimin, pėr tė rimarrė tokat, pėr tė rikthyer ndėrtesat e shtetėzuara, pėr kompensimin a pėr hipotekimin e tyre, pas zbulimit nėpėr arkiva e kadastra tė dokumenteve…Mė pas nis maratona e gjyqeve, tė cilėt do tė vendosin herė me drejtėsi, por mė sė shumti me tė padrejtė nėpėrmjet falsifikimeve, sherreve, trafikllikut tė pushteteve, hileve, mashtrimeve, ryshfeteve, grindjeve e keqkuptimeve se kush do tė pėrfitojė nesėr mes palėve, mes familjarėve, mes shtetit dhe qytetarit, mes pronės publike dhe asaj private, mes pronės shtetėrore dhe pėrfitimit vetjak…Kjo rrokopujė e pashembullt me pronat qė ka nisur fill pas pėrmbysjes sė diktaturės nuk paska tė sosur, pėrkundrazi, mosmarrėveshjet dhe ngatėrresat po thellohen e gjindja po komplikohet e po konfliktohet pėr ditė e mė tepėr pas asaj qė quhet “mbivendosje e pronės”, pra, pėr njė pronė lihen, shpiken apo lindin qėllimisht (natyrisht jo vetėm nė njė rast) tė paktėn dy pronarė- herė ai qė quhet pronar i ligjshėm (ose sipas ligjit 9235 tė vitit 2004, ose sipas ligjit tė abroguar tė vitit 1993 pėr kthimin e kompensimin e ish-pronarėve) e herė ai qė e ka pasur nė pėrdorim (sipas ligjit 7501 tė vitit 1991); por, mė sė shumti do tė pėrfitojė ai/ata qė e kanė marrė tė falsifikuar; dhe, si pėrfundim, tė gjithė kėta do tė jenė nesėr tė destinuar tė kacafyten e tė pėrleshen mes vedi si ujqėr…Kjo ėshtė skema, kjo ėshtė vorbulla sė cilės askurrkush nuk i shmanget dot! Fakti qė nė 19 vjet janė ndėrruar 19 ministra Drejtėsie, pra mesatarisht njė nė vit, por ca mė dendur janė bėrė heqjet edhe nė kreun e Agjencisė tė Kthimit tė Pronave; si edhe fakti qė gjyqtarėt e prokurorėt zėnė vendet e para tė korruptimit, janė prova mjerane dėshtimi jo vetėm pėr “reformėn” e premtuar, por edhe raportin e tyre tė vėshtirė me ligjin…

Kėsisoj, tash u bė e zakontė qė njė pronė e dyshimtė e pėrvetėsuar me dallavere tė jetė shitur disa herė, duke kaluar nga dora nė dorė, aq sa ka humbur e nuk mund tė gjendet mė pronari i ligjshėm dhe i vėrtetė…Edhe sikur me vendim gjykate tė provosh se filan pronė e tjetėrsuar ėshtė e jotja, do tė jetė e vėshtirė ta kthesh “nė identitet”, pasi pronari mė i fundit, ai ilegjitim, njėlloj si kriminelėt, me siguri do tė ketė ikur “nė drejtim tė paditur”! Nė drejtim tė paditur, ashtu si pėr mbikalimin e ‘Zogut tė Zi’. Edhe ajo qė po ndodh kėto ditė mes qeverisė qendrore dhe Bashkisė sė Tiranės lidhur me njė shesh nė epiqendėr tė Tiranės ėshtė pamja mė e shėmtuar e kėsaj palavije shtetėrore, ku faji pėrsėri ka pėr tė ikur nė drejtim tė paditur, njė lloj si pėr ‘Zogun e Zi’…! Nė atė shesh tė pėrbaltur ėshtė kolokrepsur qėllimisht dhe djallėzisht prona shtetėrore me atė private, prona e njė komuniteti fetar me atė bashkiake, kthimi i pronės me gjoja kompensimin e nesėrm, shitja e dyshimtė te disa duar me larjen e parave tė pista, lejet e ndėrtimit me anulimin e tyre pėr interesa klienteliste, ankandi me dėmshpėrblimin pėr ish-pronarėt, plani francez me ngritjen e njė lulishteje publike etj, etj…

Me tė njėjtėn metodė tė “lėmshit” tė pazgjidhshėm prej incestit tė politikės me biznesin e jashtėligjshėm u veprua edhe me tokat nė bregdet, ku u kėrleshėn jo vetėm pronarėt e ligjshėm me tė paligjshėm, por edhe Banka Botėrore…Pėr tė mos pėrmendur Kakomenė, Jalėn, Orikumin, Gjirin e Lalėsit, pronat e sindikatave, ish-shtėpitė e kulturės, ish-muzetė, ish-vatrat e kulturės, ish-bibliotekat, ish-kombinatet, ish-uzinat e fabrikat, ish-kėnetat, ish-fermat, ish-pyjet, ish-Kinostudion, ish-Pallatin e Kulturės, ish-repartet ushtarake, madje edhe ish-lumenjtė e burimet pasi edhe ato janė privatizuar, d.m.th, shfytyruar, etj, etj…Por mė nė fund haka ka pėr tė pėrfunduar te mė tė fortėt, te mė tė pushtetshmit, te mė tė babėziturit! Ky ėshtė rregulli i ngjizur herė me ligje tė iniciuara nga monopolet e ndėrtimit, herė me “vendime kolektive” tė qeverisė qė quhen VKM, e herė me komandimin kryeministror tė KRTSH-sė, vendime qė, si ėshtė thėnė, nesėr pėr to askush nuk do tė ndėshkohet e nuk do tė japė llogari pėr faktin e thjeshtė se kėto VKM-ra na qenkan “vendime kolektive”…Ky ėshtė “lėmshi” i pazgjidhshėm i pronave.

Nė kėtė klimė shpėrdorimesh, fijet e pronave janė pėrkequr e nakatosur deri aty sa njė banor ka guxuar t’i heqė ujin e pijshėm gjithė katundit, sepse e quan edhe burimin pronė private! Njė tjetėr nuk tė lė tė hysh nė shtėpi, pasi edhe rrugicėn e quan tė vetėn…Tė tjerė bllokojnė herė pas here rrugėt nacionale sepse edhe rrėpirat i quajnė pronė private…Nuk ka gjykatė nė botė, as ajo e Strasburgut dhe as ajo e Hagės, qė do tė mund tė zgjidhė kėtė mishmash interesash qė ngatėrrohen edhe me lloj-lloj VėKėMėrash e KėRėTėSHėrash, natyrisht pėrveē zgjidhjes qė do tė japė absurditeti, arbitrariteti, forca, dhuna, dhe mė pas pėrfitimi i dikujt qė ka pushtet dhe para nė kurriz tė dikujt tjetėr pa pushtet dhe pa para… Gjithsesi dėmi do tė bjerė nė kurriz tė interesit publik, qė tashmė ka mbetur mė keq edhe se ata tė sėmurėt mendorė qė i pamė tė lidhur me zinxhirė…

***

Moszgjidhja me drejtėsi e ndarjes dhe e shpėrndarjes sė pasurisė kombėtare dhe e pronės e ka lėnė litarin e tė vdekurit jashtė varrit tė paqes sociale pėr njė kohė tė pakufizuar! Prandaj krimi, tensionet, sherret dhe konfliktet e pashuara sociale po mbajnė kaq gjatė nėn thundrėn e tranzicionit shoqėrinė dhe qytetarin bashkė me institucionet e pushtetet e pavarura, si p.sh, Drejtėsia apo edhe Media…Sepse pabarazia e qytetarėve para ligjit dhe para sė drejtės tani ka marrė pėrmasa tė frikshme jo vetėm morale, po edhe materiale, pronėsore! Partitė nė vend qė tė ndikojnė pėr tė shuar kėtė zjarr pėrvėlonjės dhe helmonjės, hedhin mė shumė benzinė…Janė tallur sa nuk kanė tė ngopur me ish-pronarėt dhe me ish-tė pėrndjekurit tė gjithė ata qė kanė qenė nė pushtet, tė majtė e tė djathtė, aq sa tani, pas 20 vjet stėrmundimesh e dallaveresh, kėta po dalin jo vetėm me gisht nė gojė, po edhe fizikisht jashtė loje...Pėr kėtė shkak pabarazia e qytetarėve para pronės dhe pasurisė kombėtare ėshtė thelluar nė pėrmasa tė thikta, tė paimagjinueshme. Shumica e biznesmenėve tė fuqishėm sot nuk vjen nga ata qė janė quajtur “klasė e pėrmbysur”, d.m.th, nga ish-pronarėt, por nga ish-badigardėt e politikanėve…Pėr kėtė arsye borgjezia e re, e lindur dhe e fuqizuar nė pluralizėm nuk ka dhe nuk mund tė ketė interesa kombėtare, po vetėm interesa tė pėrfitimit vetjak, tė shpejtė e tė siguruar nėpėrmjet informalitetit dhe flirteve me ata qė janė nė pushtet, d.m.th, me politikėn. Pėr kėtė arsye po bėhet batėrdia mbi pronat shtetėrore dhe ato publike! Ja pėrse nėpėr ish-sheshet sportive po ngrihen pallate, ish- malet po transformohen nė ēimento, kurse pyjet e parqet nacionale janė bėrė dru pėr zjarr, pėr qereste e pėr qymyr, si p.sh, sė fundi, edhe mrekullia shekullore e Lurės!...

Kėshtu pra, ai qė deri dje ishte kėmbėzbathur e nevojtar pėr bukėn e gojės, sot mund tė blejė skuadrėn e futbollit tė Bolonjės, madje tė tentojė tė blejė edhe Milanin e Berluskonit, natyrisht jo falė trashėgimisė sė pronave, as djersės, as ndonjė shpikjeje gjeniale, po nėpėrmjet “shitblerjes” sė pasurisė kombėtare nėpėrmjet trafiqeve tė influencės; nj’ashtu si edhe ndonjė analist bėn gam-gam jo nga bindja, as nga misioni, po nga pėrfitimi i mundshėm i ndonjė prone, trualli, a pasurie; nj’ashtu si edhe ndonjė historian apo akademik i emėruar mund tė pranojė tė shkruajė atė tekst historie tė turpshėm e faqezi tė shkollės sė mesme, apo atė enciklopedi tė ndyrė tė tipit maqedon, natyrisht falė ca pėrfitimeve materiale tė pamerituara…Tė gjithė kėta janė tė tė njėjtit sojesorrollop: pronarė titujsh, postesh, pronash e pasurish tė pamerituara…A nuk bėnė tė njėjtėn gjė edhe “specialistėt” ushtarakė dhe diplomatikė qė negociuan me palėn greke pėr kufirin tonė detar? A nuk u shpėrblyen disa syresh me poste e me grada? Shembuj tė tillė gjen jo vetėm nė Tiranė, po nė ēdo katund kur ai qė deri dje nuk kishte as brekė nė b…, as prona tė trashėguara, as arsim dhe as kulturė tė mjaftueshme, sot udhėton me benz luksoz, kurse ca e ca edhe me ēarter e me jahte private, si shejkė tė karfosur tė Ballkanit…Ndarja pa kriter, pa ligj dhe pa asnjė tė drejtė e pronės dhe e pasurisė kombėtare e ka shfytyruar e pėrkequr moralin dhe dinjitetin njerėzor pėr shkak tė pabarazisė dhe tė garės sė pandershme pėr tė zaptuar sa mė shumė pasuri e prona nėpėrmjet klientelizmit, nepotizmit apo militantizmit…Nesėr do tė jetė vonė!Tė gjithė kėta dinsėzė e kanė kuptuar se ata qė nuk vjedhin dot sot kur deti i pėrvetėsim-privatizimeve ėshtė bėrė kos, nesėr do tė mbeten hyzmeqarė denbabden! Ku gjendet p.sh, ish-kreu i sindikatave nė vitet ‘90 (as emrin nuk ia kujtoj dot!), i cili pasi shiti pronat e sindikatave iku dhe u zhduk pa nam e pa nishan?

Pėr tė shkuar mė pėrtej asaj qė duket nėpėr gazeta dhe ekrane, edhe pas diskutimeve qė po bėhen kėto ditė lidhur me lirinė e Fjalės, nė tė vėrtetė fshihen interesat e ca pronarėve tė mediave e tė biznesit tė ndėrtimit kundėr ca tė tjerėve; janė vėnė pra ca prona e ca sheshe ndėrtimi kundėr njėra-tjetrės. D.m.th, fjala nuk ėshtė pėr Fjalėn, por pėr ca prona tė dhėna, tė premtuara, tė pamerituara, tė lakmuara, ende tė pahipotekuara, apo edhe tė mohuara…Andaj asesi ky debat, i shoqėruar qoftė edhe me rrahje tė shėmtuar e publike tė ndonjė gazetari investigativ, nuk ėshtė nė interes tė publikut pėr tė mėsuar tė vėrtetėn, por tė disa pronarėve qė duan tė ligjėrojnė pronat e tyre tė zhvatura nga pronat shtetėrore, publike apo edhe private, nėpėrmjet mekanizmave shtetėrorė, pse jo edhe mediatikė...Allishverishi me pronat mban erė njė orė larg; kam pėrshtypjen se tashmė opinioni ynė publik ėshtė pjekur aq sa tė nuhasė me intuitė kėtė maskarallėk tė veshur e tė maskuar me slogane gjasme “demokratike” nga krerėt e sotėm tė politikės, tė cilėt edhe vetė janė bėrė pronarė shumė mė tė fuqishėm se Vėrlacėt apo Vrionėt e dikurshėm!...
Besoj se lipset tė kuptohet e tė bėhet e qartė se vetėm kur nė Shqipėri tė mos ketė mbetur asgjė pa u privatizuar, pa u zhvatur, kur asnjė pėllėmbė tokė tė mos ketė mbetur pa u marrė nga pronarėt e ligjshėm e sidomos nga ata tė paligjshėm, atėherė do tė mbijė nė kėtė vend paqja sociale; kurse demokracia, bashkė me shtetin e sė drejtės, do tė fillojnė tė funksionojnė normalisht. Ėshtė e vėrtetė se hė pėr hė ndarja e pronės me drejtėsi vėrtet ka qenė mjaft e vėshtirė, por jo e pamundur. Nė shumė vende tė Lindjes ndarja e pronės ka rrjedhur si njė proces ligjor, i qetė e normal. Detyra e njė shteti nuk ėshtė tė bėhet palė nė ndarjen e pronės shtetėrore, apo private, por tė jetė arbitėr i paanshėm dhe i drejtė, si dhe njė gardian i palėkundur i pronės publike…Por tek ne kjo rrėmujė e ky lesharap ogurzi u ka leverdisur qeverive, tė majta e tė djathta, pa dallim, pasi cilindo model tė kishin pas aplikuar ata gjatė kėtyre 20 vjetėve, ndarja dhe rikthimi i pronave te pronarėt e ligjshėm me siguri do tė ishte pas bėrė mė me drejtėsi dhe mė me paqe sociale…Haka, si thonė tironsit, do tė kishte pas shkuar normalisht te i zoti, qoftė edhe me kompensim kur e lyp interesi publik, sepse, si kam lexuar diku, nė Shqipėri deri nė 1945-ėn pronė private ka pas qenė shumė mė pak se 10% e territorit…D.m.th, nuk ka pas qenė aq e vėshtirė rikthimi i pronės, as mbrojtja e pronave publike, aq mė tepėr qė dokumentet e kadastrat e kohės sė Zogut nuk i dogji dhe nuk i zhduku as diktatura, edhe pse kreu njė shtetėzim total…

Por tashmė ėshtė mė se e qartė se vetėm nė kėtė mjegull e nė kėtė rrokopujė totale dhe gjithėpėrfshirėse, pushtetarėt tanė makutėr mund tė bėjnė kėrdinė me pronat e tė tjerėve dhe sidomos me pronat shtetėrore e ato publike. Kjo katrahurė mbarėkombėtare fatkeqėsisht tashmė nuk lyp shumė prova dhe argumente pėr t’u provuar e dėshmuar. Mesa duket ilaēi i vetėm deri tani ka mbetur ryshfeti, pra dhėnia e njė pjese tė pronės njė pushtetari tė lartė qė tė mund tė marrėsh diēka prej pronės sė trashėguar, ose…ose vetėgjyqėsia… Rruga e drejtė ėshtė nė mos e pamundur, tepėr e vėshtirė!

***

Pas pėrballjes dhe ngatėrresės tejet tė vėshtirė pėr tė zgjidhur pėr sė mbari ndarjen e pronave, tani edhe ligjet, pra edhe organet e Drejtėsisė bashkė me organet e kthimit tė pronave e tė legalizimeve janė tė ndėrtuara nė atė mėnyrė qė ta bėjnė lėmshin sa mė tė ngatėrruar, duke mbetur tė prirura (nė mos edhe tė detyruara) tė vendosin mė sė shumti me padrejtėsi dhe hile, me manipulim e falsifikim, me anėsi e partishmėri, me farefisnėri dhe trafik influence, me ryshfet dhe allishverish…; andaj sot pėr sot zor tė dalin tė fituar pronarėt e ligjshėm nė ndeshjen tejet tė vėshtirė dhe konfliktuale mes shtetit dhe qytetarit, mes qytetarit dhe organeve tė Drejtėsisė, mes interesit vetjak dhe atij publik, mes tė fortėve dhe tė pambrojturve…Andaj sot nuk ka ditė e natė tė mos ketė kronika tė zeza me vrasje e rrahje e plagosje pėr shkak tė pronėsisė sė trashėguar jo vetėm mes fqinjėve, po edhe mes prindėrve dhe fėmijėve, mes vėllezėrve e motrave, mes kushėrinjve e krushqve…Para ca ditėsh u gjend njė 70-vjeēar i masakruar pėr shkak tė “pronės”…Njė vėlla vret vėllanė nė mėnyrė barbare po pėr shkak tė pronės…; tani kėto lajme ogurzeza janė bėrė mė se tė zakonta…Ėshtė shumė e vėshtirė tė gjesh sot njė familje tė madhe e njė farefis qė tė ketė ruajtur tė paprekur dashurinė e respektin pas rindarjes sė pronės. Tashmė sherri pėr pronat ka kapėrcyer gardhin familjar e ka hyrė edhe mes pushtetit qendror dhe atij lokal, mes Bashkive tė mėdha e komunave, mes qeverisė dhe organeve, mes partive nė pozitė dhe atyre nė opozitė, mes organeve qė japin leje ndėrtimi dhe trafikantėve, madje, sė fundi edhe mes shteteve, pėr shkak tė ripėrcaktimit tė kufijve…

Sado absurde tė duket, por si qytetar ndihem mė se i qetė qė nuk kam asnjė mundėsi pėr trashėgim prone, nga asnjė krah. Ky “status” mė ka pėrjashtuar nga mundėsia pėr sherre tė ndėrsjella, pėr gjyqe dhe pėr ngatėrresa tė pashmangshme nė fis e nė shoqėri…Habitėrisht pa prona sot ndjehem mė i lirė, nė vend qė tė ishte e kundėrta, pasi nė sistemin demokratik prona t’i shton dhe t’i siguron liritė. Sepse lufta pėr tė pėrfituar atė qė nuk tė takon sot pėr sot ėshtė njė betejė pėr jetė a vdekje, njė luftė sa “e shenjtė”, aq edhe e ndyrė pėr arsye se, pas kėsaj lufte, pas aftėsisė ose paaftėsisė, pas makutėrisė pėr tė rrėmbyer prona, ose do tė mbetesh me gisht nė gojė, ose do tė gdhihesh miliarder, ose do tė kesh frikė tė dalėsh nė rrugė i pambrojtur nga rojet private…Pra, pėr shkak tė pronės dhe pasurisė sė pamerituar, nesėr mund tė gdhihesh i cenuar moralisht, i hasmosur, i tjetėrsuar, i konfliktuar, i vetmuar, i pėrbuzur, pse jo edhe i rrezikuar fizikisht, derisa verdiktin pėrfundimtar nė kėtė vend, sidomos pėr ēėshtjen e pronave, nė vend tė ligjit vazhdon ta japė vetėgjyqėsia!...Por nuk duhet harruar as opinioni publik i cili, edhe kur nuk flet, edhe kur hesht, edhe kur bėn sikur nuk shikon e nuk kupton, kurrė nuk tė harron!....
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com