Albatlanta

Liria e Fyerjes
Nga Edmond Arizaj
Zamir Dule eshte dhunuar ne emer te fjales se lire. Aleksander Frangaj eshte dhunuar ne emer te fjales se lire. Martin Leka eshte dhunuar ne emer te fjales se lire. Te tjere gazetare jane kercenuar dhe provokuar verbalisht ne emer te fjales se lire. Mero Baze eshte dhunuar ne emer te lirise se fyerjes. Nuk ka fjale te lire ne asnje paragraf me firmen e Bazes, ka vetem liri per te fyer; qe prej kohes kur ai shenonte me te kuq emrat e gazetareve qe duheshin "keshilluar", e deri ne tetevjeteshin e opozites se Berishes, ku Baze ne qindra artikujt e tij, ne gazeten e tij, me punetoret e tij, nuk la askend pa qelluar, fyer, denigruar, masakruar, share, rrahur, mallkuar, ofenduar, perdhunuar. E njejta situate edhe ne pak vite qeverisje te Berishes, deri kur Baze "u zevendesua". Po, po. S'ka pse e fshehim koken si struci, Baze u zevendesua si i besuari i Berishes dhe qe ketu rrjedh i gjithe mllefi i tij ndaj Berishes e te tjereve, qe zene vend perdite ne faqet e gazetes se tij. Jane te verteta, apo jo, kjo mbetet per t'u vertetuar.

Nuk me intereson aspak Rezart Taci, ne esfel vafte nese me ane lidhjesh te dyshimta ka perfituar mbi konkurrentet e ndershem. Ne burg vafte nese shtetit qe me merr mua edhe taksen me te cuditshme, ai i fshihet me miliona euro. Me intereson shume komuniteti im, qe organizohet menjehere sa here godasin Bazen (e cuditshme pas '98, vetem ky pronar gazete ka probleme te tilla), por asnjehere, asnjehere te vetme kur largojne gazetaret nga puna. Asnjehere te vetme kur gazetareve u vonojne nga tre muaj rrogat. Asnjehere te vetme se shume gazetare punojne ne te zeze. Asnjehere te vetme se shume gazetareve, jo pak nga ata qe ishin ne proteste, u "keshillojne" se c'te shkruajne. Askush nga keta nuk e ngriti zerin kur gazetarise iu dha goditja me e madhe nga politika gjate fushates elektorale, duke mos e lejuar te ndiqte mitingjet e saj, por duke ia sjelle te gatshme dhe te perpunuara. Te gjithe e pranuan ne heshtje. E pra, ishte vetevrasje e paster e fjales se lire, ate qe sot e kerkojne ne dhunen e ushtruar ndaj Bazes. Ekzistojne ne Shqiperi te pakten pese shoqata gazetaresh, nje prej te cilave edhe nen drejtimin e Bazes, qe ne statutin e tyre kane mbrojtjen e gazetareve. Por po te pyesesh gazetaret (vetem nje here ata dhe jo analistet) ata jane me te pambrojturit, me te rrezikuarit, me te dhunuarit e perditshem. Nese nuk jane sholla e kepuces se pronarit, apo shefit me lart, jane te destinuar te humbasin. Ende nuk arrij te kuptoj se c'pune kane ne nje proteste gazetaresh pronare mediash, per te mos thene se c'pune kane gazetaret qe protestojne ne mbrojtje te nje pronari medie, sepse cinizmi do te arrinte kulmin, megjithese Baze e perdor jashte mase.

Per cfare u protestua dhe cfare u mbrojt? A ishin te sigurt organizatoret qe nuk u perdoren edhe kete radhe, si atehere kur u hoq ministri i Rendit? Pse duhet te ishin te pranishem perfaqesues politike ne kete proteste? Pse dalin ne foto popull i thjeshte ne nje proteste gazetaresh? Mos valle per te treguar indinjaten e madhe te ketij populli se u godit fjala e lire?! (Ky popull qe nuk ndihet kur ia katerfishojne cmimin e bukes, e ia pesefishojne cdo cmim tjeter). Pse cuditerisht nuk ka "solidarizim" te tille ne protestat e mjekeve, mesuesve, minatoreve, pensionisteve? Pergjigjja eshte e thjeshte, sepse protestat e ketyre te fundit jane thjesht nje informacion nje minutesh, ndersa ajo e gazetareve eshte vete lajmi qe mund te mbaje edhe nje edicion qendror, e edhe pese faqe gazete, d.m.th. te krijoje opinion.

Por duke u rikthyer, do te mbrojme fjalen e lire apo lirine e fyerjes? Fjalen e lire e perdorin sot shume prej analisteve, tek-tuk edhe me ndonje rendim, por gjithsesi i pranueshem. Pavaresisht anesise politike, preferencave personale apo rreshtimit total ne njerin apo tjetrin krah, ne pergjithesi ekziston autocensura te shumica e gazetareve dhe analisteve. Dhe kjo eshte e domosdoshme kur asnje gazetar nuk hidhet ne gjyq. Ky ligj eshte vertet thike me dy presa, sepse tek e fundit sjell edhe reagimet personale te njerezve qe nuk kane mbrojtjen e ligjit per shpifje, por nuk kane as mbrojtjen e mediave. Kjo autocensure, qe ben te mundur eliminimin e thashethemit, ndalimin e inatit personal, peshimin e asaj qe po shkruan, kthjellimin se "ate" do ta lexojne mijera njerez dhe dhjetera miq e familjare, ka munguar plotesisht tek Baze. Per kete mund te deshmojne plot gazetare, edhe nga ata te protestes, mund te deshmojne plot politikane, edhe nga ata qe shprehen keqardhje per ngjarjen, mund te deshmojne plot biznesmene, e turlilloj profesionesh te tjera. Pra, Baze nuk eshte kampioni i fjales se lire, por eshte etaloni i lirise se fyerjes. Gazetaret mund te dilnin ne mbrojtje te njeriut Mero Baze qe u sulmua nga dikush qe ka pushtetin ekonomik dhe mbase edhe politik, madje fort. Por realisht nuk mund te mbronin gazetarin Baze, sepse tek e fundit ai nuk eshte gazetar. Eshte biznesmen qe shkruan.

Marre nga "Panorama"
Panorama, Koha Jone | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com