Albatlanta

DJALI I PRESIDENTIT
Ilir Yzeiri
Natyrisht ėshtė njė ngjarje qė ne shqiptarėt nuk mund ta kuptojmė, ėshtė njė shenjė qė ne shqiptarėt gjithashtu nuk mund ta interpretojmė, por, mė nė fund, ėshtė njė histori qė do tė ishte mirė ta tregonim pėr tė kujtuar nė njė ēast se vendi me demokracinė ndėr mė tė vjetrat, se vendi i pėrplasjeve sociale dhe i filozofisė, Franca, pra, nuk ėshtė lodhur ende nga plogėshtia demokratike se ka forca tė reagojė, se ka njė opinion qė ėshtė si njė mur ose si njė mburojė, njė opinion qė di ta ruajė moralin dhe integritetin demokratik tė Francės. Kėshtu Franca e detyroi Presidentin Sarcozy qė tė tėrhiqej.

Ēfarė ka ndodhur? Para disa javėsh, media franceze u "trondit" kur mori vesh lajmin se djali i Presidentit tė Francės, Jean Sarcozy do tė zgjidhej shef i ndėrmarrjes qė drejton njė nga lagjet mė tė pasura tė Francės dhe ndoshta edhe tė Europės, tė lagjes "DĆ©fence", qė ėshtė pjesa moderne e Parisit dhe qė ka njė xhiro vjetore prej 600 miliardė eurosh. Kėshilltarėt bashkiakė tė kėsaj lagjeje shpallėn se do tė votonin kandidaturėn e djalit tė Presidentit Sarcozy pėr tė drejtuar kėtė ndėrmarrje nė zgjedhjet e ardhshme.

Kaq u desh dhe shtypi francez, media nė tėrėsi, opinioni deri edhe UMP-ja, partia e Presidentit, u tronditėn dhe kėshtu, nė njė farė mėnyre, nisi tė vihej nė provė demokracia franceze. Nė fillim, Presidenti e mbrojti "zgjedhjen" e tė birit, duke thėnė se edhe ai ka tė drejtė qė tė pėrfshihet nė politikė e nė ekonomi. Nga ana tjetėr, djali i Presidentit, vetėm 23 vjeē, nuk kishte asnjė diplomė dhe njė nga gazetat mė tė mėdha tė Francės e gjeti menjėherė titullin: "Profesioni im? Djalė i Presidentit".

Zėrat e vakėt qė e mbronin kėtė vendim tė djalit tė Presidentit, qė tė zgjidhej nė atė post, nisėn tė shuheshin dhe opinioni gjithnjė e mė shumė po shprehte shijen e hidhur qė po prodhonte njė aferė e tillė e denjė, siē thuhej, pėr vende si ato qė quhen Republika Bananesh. Dhe nė fakt, me njė gjetje tė tillė, pra me nga njė banane nė dorė, kishin vendosur tė mblidheshin me mijėra tė rinj ditėn qė do tė bėheshin zgjedhjet para kėshillit bashkiak tė "Defencės". Atė ditė kishin lajmėruar se do tė vinin pėr tė ndjekur procesin rreth 200 trupa televizive deri edhe nga Kina e nga Koreja e Jugut.

Franca po lėkundej dhe dinjiteti demokratik i kėtij vendi po vihej nė dyshim. Pikėrisht nė kėtė ēast dhe vetėm tri ditė mė parė, djali i Presidentit, shkon nė TF2 dhe drejtpėrdrejt, para miliona teleshikuesve francezė, deklaron se heq dorė nga ai post, se e refuzon "propozimin" e kėshillit bashkiak tė lagjes sė famshme. Kur drejtuesi i revistės televizive e pyet nėse kishte folur me tė atin, pra me Presidentin e Francės pėr kėtė vendim, ai dha kėtė pėrgjigje: "Jo nuk kam folur me Presidentin e Republikės, por u konsultova me babain tim". Kjo pėrgjigje u vlerėsua nga opinioni, por nuk arriti ta zbehė deformimin qė pėsoi figura e Presidentit tė Francės me kėtė rast.

Pas kėsaj ngjarjeje, debatet pėr demokracinė u shtuan dhe profesorė e filozofė nisėn tė diskutojnė pėr format e reja dhe pėr veset qė po shfaq demokracia edhe nė vende me sisteme tė konsoliduara siē ėshtė Franca. Ndėrsa mua mė ka mbetur nė mendje njė fakt. Tronditjen mė tė madhe Presidenti i Francės e ndjeu kur sondazhet nisėn tė tregojnė se partia e tij po humbiste pikė nė mėnyrė katastrofike dhe se njė parti tjetėr e djathtė, ajo qė drejtohet nga vajza e Le Pen, po fitonte terren. Kėshtu, qė tė gjithė ishin nė njė mendje se nė demokracitė parlamentare ku pushteti delegohet, opinioni publik ėshtė vendimtar dhe ai dikton nė njėfarė mėnyre qeverinė dhe qeverisjen. Kjo tregon se zemėreku i demokracisė funksionon.

Tani le tė kthehemi te Shqipėria, vendi ynė dhe te kutitė. Pse te kutitė? Sepse aty ėshtė fshehur vullneti i opinionit publik. Por le tė hapim njė parantezė. Qeveria e Berishės e mbylli mandatin e saj tė parė me njė skandal tragjik, me shpėrthimin e Gėrdecit. Nė atė skandal u provua me fakte tė pakundėrshtueshme se ėshtė pėrfshirė edhe djali i Kryeministrit. Mirėpo, nė vend qė opinioni tė triumfonte, pra nė vend qė pėr kėtė shkak Kryeministri ynė tė kishte dhėnė dorėheqjen dhe tė kishte lėnė drejtėsinė tė zbardhte tė vėrtetėn, ai, siē e dimė tė gjithė, bėri tė kundėrtėn dhe opinioni nuk u pėrfill. Nė zgjedhjet e 28 qershorit Berisha, duke shkelur qė tė gjitha rregullat e konkurrimit tė ndershėm, arriti deri atje sa edhe i vodhi votat.

Nė raportin e ndėrkombėtarėve u deklarua se, nė njė tė tretėn e tyre, votat u numėruan keq dhe shumė keq. Nė kėtė rast ne duhet tė bindemi tė gjithė se nuk jetojmė nė njė vend demokratik, por nė njė shtet mafioz qė pėrdor sistemin shumėpartiak pėr tė deformuar demokracinė dhe pėr tė ligjėruar pushtetin e korruptuar. Kjo nuk ėshtė njė demokraci parlamentare ku pushteti delegohet. Nė rastin e Francės, Presidenti u trondit sepse zgjedhėsit e tij po i dėshmonin se nuk do t‘ia delegonin mė atij pushtetin e tyre. Ndaj ai u tėrhoq. Ndėrsa nė Shqipėri, Sali Berisha nuk do t‘ia dijė nga asnjė opinion, sepse ai nuk qeveris me anė tė delegimit tė pushtetit, por me anė tė vjedhjes sė delegimit tė pushtetit. Kėtė ai e realizon me anė tė pėrdorimit tė shtetit. Dhe Shqipėria nuk ėshtė njė shtet demokratik, por njė shtet autarkik ashtu si vendet e Afrikės apo si ish-republikat e Bashkimit Sovjetik.

Ndaj cilido sondazh i kryer te ne na nxjerr tė fundit nė Ballkan. Mirėpo kjo nuk pėrbėn asnjė alarm pėr qeverinė e radhės, sepse populli shqiptar ėshtė mėsuar qė tė dhunohet e tė shtypet. Prova qė po bėn Edi Rama ėshtė njė nga sfidat mė tė vėshtira qė po bėn njė politikan. Ėshtė sfida pėr tė shpėtuar dhe pėr tė ringjallur delegimin e pushtetit, pėr t‘i dhėnė forcė e kuptim opinionit publik. A do tė arrijė ai ta shėrojė kėtė tė sėmurė? Vėshtirė... tė gjitha shenjat janė qė opinioni publik shqiptar ėshtė nė koma tė pakthyeshme. Ndaj historia e djalit tė Presidentit francez ėshtė njė novelė pėr t‘u lexuar dhe pėr t‘u shijuar, ashtu si njė tregim i Mopasanit apo njė poezi e Bodlerit... Asgjė mė shumė.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com