Albatlanta

Kritikofobet, jo tej se majtes dhe se djathtes
Nga: Andrea Stefani
Kur rreth tre vjet mė parė, njė deputet i PD-sė mė akuzonte nga foltorja e Kuvendit se, bashkė me drejtues tė tjerė tė "Aksionit Civil", isha blerė nga Edi Rama me leje ndėrtimi apo para tė SOROS-it, nuk e mendoja se do tė vinte njė ditė qė akuza tė njėjta tė mė bėheshin nga krahu dhe mbėshtetėsit e Ramės. Por qenka nė natyrėn e luftės sė liderėve kundėr fjalės sė lirė, qė nė pamundėsi pėr t‘i mbytur kritikat ndaj tyre, tė pėrpiqen t‘i denigrojnė si tė motivuara nga inate personale apo qėllime tė ulėta. Kur qorton njė lider (s‘ka rėndėsi majtas apo djathtas), e para gjė qė kanė thėnė, thonė dhe do tė thonė, qė kanė shkruar, shkruajnė dhe do tė shkruajnė mbrojtėsit e tij, ėshtė se gazetari ka inat personal me liderin, urrejtje (fobi) personale.

Gjatė 20 viteve si gazetar, ka ndodhur tė mė akuzojnė pėr inat personal me Berishėn, pastaj me Nanon dhe sot me Ramėn. Kur kritikon njė lider tė akuzojnė se kėtė e bėn edhe sepse je vėnė nė shėrbim tė rivalit tė tij. Kur kritikoja Nanon nė pushtet, bėnin aludime se po e ndreqja me Berishėn, kur kritikoja Berishėn kanė aluduar dhe aludojnė se isha blerė nga Rama, kur kritikoj kėtė tė fundit, thonė se jam vėnė nė shėrbim tė Metės apo blerė nga Meta.

Sot mbrojtės tė liderit Rama mė akuzojnė pėr ramofobi. Mė parė berishistėt mė kanė akuzuar dhe vazhdojnė tė mė akuzojnė pėr berishofobi. Nanonistėt mė kanė akuzuar pėr nanofobi. Ē‘tregon e gjitha kjo? Tregon se liderėt e tė gjitha krahėve dhe avokatėt e tyre, vuajnė nga i njėjti mllef kundėr kritikės dhe se pėrdorin tė njėjtat mjete, taktika, presione e shantazhe pėr ta mbytur kritikėn.

Jo vetėm idhulli, por edhe kopeja e idhujtarėve tėrbohet kur kritikohet idhulli. Dhe meqenėse kritika ėshtė vėshtirė tė hidhet poshtė me argumente, e gjithė pėrpjekja pėrqendrohet nė zhvendosjen e fokusit nga ēėshtja pėr tė cilėn po kritikohet lideri, te pseudoēėshtja se pėrse gazetari e kritikon liderin. Nė tė gjitha rastet, kjo taktikė nuk mund tė mos jetė pjesė e njė sulmi integral kundėr lirisė sė fjalės dhe kritikės qė zhvillohet prej vitesh nė Shqipėri.

Por, mbi tė gjitha, ėshtė njė taktikė dinake, njė sulm kundėr arsyes, kundėr pėrpjekjes qė fjala e lirė bėn pėr tė injektuar arsyen nė debatin publik. Pėr njė moment, do pėrpiqem ta mbroj lirinė e kritikės nga pozita mė e vėshtirė pėr tė, nga pozita e gazetarisė sė varur apo (quajeni si tė doni) tė kapur. Ritheksoj idenė e Roberto Savianos: gazetari nuk kritikon nga pozicioni i epėrsisė morale. Qoftė edhe erudite. Gazetarėt nuk janė njerėz pa cene morale dhe tė gjithėdijshėm. Edhe ata si politikanėt, apo pėrgjithėsisht njerėzit, nuk janė engjėj.

Do tė donim tė ishin tė tillė, por nuk ka si tė jenė. Gjithkujt mund t‘i qėmtohet njė cen, njė gabim. Prandaj, ta pėrqendrosh vėmendjen e debatit publik te gazetari, te cenet apo mėkatet duke i komentuar si rrėnjė tė kritikės dhe jo tek ato vetė kritika, do tė thotė tė gjesh njė pretekst pėr tė mjegulluar kritikėn. Ėshtė, nė thelb, e njėjta gatishmėri komuniste dhe diktatoriale pėr ta shpallur opinionin kundėr nėse jo armiqėsor si dje, tė pamoralshėm apo korruptiv. Ka kritika edhe motive tė tilla? Pa asnjė dyshim, madje shpesh. Por mbi kritikat e motivuara soje, duhet fituar jo duke i skualifikuar apo mallkuar si tė pamoralshme, por duke argumentuar pavėrtetėsinė e tyre. E rėndėsishme ėshtė tė kuptohet nėse bazohet kritika pėr njė lider ėshtė e vėrtetė ose jo, bazohet nė fakte apo jo. Gjė qė nuk arrihet kurrė duke u fokusuar te motivet personale qė nxisin njė gazetar tė zhvillojė njė kritikė.

Ndaj duhet bėrė e kundėrta. Duhet pėrqendruar tek argumenti. Dhe pėrpjekja pėr tė kuptuar vėrtetėsinė apo jo tė kritikės qė i bėhet njė lideri, pėrmban mė shumė shanse pėr tė kuptuar edhe motivet, parimore ose jo, qė kanė nxitur formulimin e saj. Kjo do tė thotė tė kuptosh arsyen e vėrtetė tė kritikės. Por pėr tė kuptuar arsyen e diēkaje duhet vėnė nė lėvizje arsyeja. Gjė qė nuk ėshtė e lehtė. Aq mė tepėr nė vende pa liri si Shqipėria. Sepse arsyeja ėshtė liri. Arsyeja ėshtė, sikundėr shkruante Hegeli, mendimi qė e kushtėzon vetveten me liri perfekte. Sa shqiptarė e gėzojnė sot njė liri perfekte?

Si nė tregun e politikės edhe nė atė mediatik, nuk ėshtė vetėm e mira, por edhe e keqja qė mund tė luftojė e tė denoncojė ndonjėherė tė keqen. Tė vėrtetat nuk i thonė vetėm gazetarėt e pavarur, ndonėse tė vėrtetat e kėsaj kategorie janė mė tė plota, mė tė pavetėcensuruara, sepse janė mė tė lira. Por ca tė vėrteta thonė edhe gazetarėt partiakė apo tė varur.

Nė pėrleshjen mediatike brenda llojit, krahas shpifjeve dhe pseudokritikave, ka raste kur edhe gazetarėt partiakė thonė ca tė vėrteta pėr kundėrshtarin politik tė padronit tė tyre. E mira publike duhet tė dijė tė pėrfitojė edhe nga kjo pėrleshje e sė keqes me tė keqen. Duhet tė dijė tė sitė masėn e baltės sė shpifjeve, pėr tė nxjerrė grimcėn e artė tė sė vėrtetės qė fshihet mes llumit. Kjo nuk arrihet duke i nxjerrė gjuhėn, duke e flakur mėnjanė dhe paragjykuar njė kritikė qė na sėmbon simpatitė dhe kėrcėnon interesat, por duke gjykuar mbi tė. Aq mė tepėr nuk arrihet duke goditur gazetarėt kritikė.

Madje, kur vihet nė lėvizje njė mekanizėm i tillė, bllokohet dhe paragjykohet si e varur edhe kritika e bėrė nga pozita krejt tė pavarura. Qytetarėt ėshtė mirė qė tė ecin sipas maksimės sė Volterit (qė Rama e pranon me fjalė po e shkel me vepra) qė tė mbrojnė lirinė e gazetarit kritik edhe kur e urrejnė pikėpamjen e tij ose edhe kur ajo u duket shenjė e urrejtjes. Duhet mbrojtur liria e gazetarit tė keq, ose qė na duket i keq, sepse kėshtu mbrohet edhe liria e gazetarit tė mirė ose qė na duket i mirė. Liria e fjalės ėshtė e dėnuar tė mos shkojė dot tej sė mirės dhe sė keqes. Sepse atje tej nuk ka mė liri fjale.

Aty ku nuk arsyetohet, por vetėm paragjykohet, e mira dhe e keqja trazohen aq ligsht sa nuk dallohen mė nga njėra-tjetra. Arrijmė, dhe mjerisht pėr atje jemi drejtuar, nė gjendjen e kaosit tej sė mirės dhe sė keqes. Ata qė simpatizojnė Ramėn akuzojnė se e klasifikoj Ramėn si tė keqe absolute.

Duke folur me fakte, kjo vėrejte nuk i qėndron kohės. Si mund tė akuzohet pėr njė gjė tė tillė, dhe aq mė tepėr pėr fobi tė fiksuar, njė gazetar qė ka mbrojtur dhe deri nė mandatin e fundit kandidaturėn e Ramės pėr kryetar tė Bashkisė sė Tiranės, qė ka mbrojtur fillesėn shumė pozitive tė njė transformimi tė Tiranės, por qė mjerisht nuk u vazhdua mė? Si mund tė akuzohet pėr ramofobi njė gazetar qė e ka mbrojtur Ramėn nė kohėn kur berishistėt e detyronin tė mbrohej me megafon nė Kuvend? Pse pikėrisht sot e akuzojnė pėr ramofobi? Shkaku ėshtė i qartė dhe i dukshėm. Sepse po e kritikon Ramėn pėr ato qė ka bėrė dhe nuk ka bėrė. Dhe a nuk ėshtė kjo e gjitha njė sulm kundėr kritikės, njė kritikofobi?

Dhe duke mos pasur argument shpiket blerja nga Meta. Ėshtė e njėjta ēorbė e vjetėr berishiste qė dje akuzonte pėr blerje nga Rama dhe qė sot lugėn e sė cilės duan ta fusin me zor nė gojėn e gazetarit. Nėse jo me lugė me "pipė". Ja edhe njė moment tjetėr ku ramizmi dhe berishizmi ngjajnė si dy pika uji nė pozicionimin e tyre kundėr kritikės.

Kritika kundėr kritikės ka qenė dhe mbetet njė nga gangrenat e medias shqiptare qė nga fillimi i tranzicionit. Qė nė krye tė herės ajo ka qenė njė armė shumė e efektshme e politikės autoritariste, Kali i saj i Trojės i futur nė zemėr tė medias pėr tė shantazhuar gazetarėt me anė tė gazetarėve. Kėshtu ka vepruar Berisha, kėshtu po vepron edhe mė sistemikisht Rama.

Eshtė njė strategji e fshehtė, e pa zhurmė, thuajse njė komplot, qė kėrkon jo vetėm tė kundėrbalancojė kritikėn me antikritikė apo duke e denoncuar kritikėn si produkt tė urrejtjes pėr liderin (fobi), por deri edhe tė bllokojė, madje eliminojė nga ekranet dhe gazetat zėrat kritikė ndaj tij. Berisha nuk kish arritur tė ishte qė nė fillim kaq i sofistikuar kundėr fjalės sė lirė. Nė fillim ai e nisi me dajak tė zhurmshėm vetėdemaskues. Por, natyrisht ai mėsoi shpejt se fjala e lirė dhe kritika mund tė mbytet mė me sukses me anė tė vetė medias, gazetarėt mund tė luftohen me gazetarė, kritika me kritikė tė kritikės. Rama e ka nisur nga ky stad luftėn e tij kundėr fjalės sė lirė, duke e pasuruar edhe me struktura blogjesh komunikimi nė internet.

Njė imitim i teknikave tė Obamės, por jo me tė njėjtat qėllime si Obama. Dhe meqė ca zėra tė rinj, tė zellshėm, mė akuzojnė pėr ramofobi, do citoj kolegun Fatos Lubonja qė ata pranojnė se e respektojnė shumė. Nė njė shkrim tė para pak ditėve, mbi mizerabilitetin ku ka rėnė media sot, Lubonja rithekson shqetėsimin se "shumica e gazetarėve mė seriozė ndajnė mendimin se Rama pėrbėn njė rrezik po aq tė madh sa Berisha, nė mos mė tė madh, pėr lirinė e medias, dhe se kjo frikė prej tij ishte ndoshta arsyeja kryesore qė ai nuk i fitoi dot zgjedhjet". Ramistėt duhet tė mendohen mirė se ē‘po ushqejnė. Jam ndėr formuluesit e parė tė kėtij alarmi, madje besoj se jo vetėm media, por edhe demokracia dhe liria nė Shqipėri ndodhen pėrsėri tė kurthosura mes dy tė kėqijave tė mėdha, si mes Shilės dhe Karibdės.

Kritika ime ndaj Ramės nuk nis sot, pra nė momentin kur ajo u masivizua pasi ai humbi shansin pėr tė ardhur nė pushtet. Ajo nis mė shumė se njė vit para zgjedhjeve tė 28 qershorit kur Rama jo vetėm nuk protestoi pėr viktimat nė Gėrdec, por me anė tė njė blickrigu konsensual me autoritaristin Berisha, mundėsoi amendimin e Kushtetutės dhe pėrqendrimin edhe mė tė pushteteve nė duart e Kryeministrit. Kam paralajmėruar se nuk do tė fitojė dot me taktikat qė po ndiqte dhe mendėsitė qė po shfaqte. Por me kalimin e muajve, kritikat ndaj Ramės nė media u shtuan.

Pak kohė para fushatės, u vu re se pjesa dėrrmuese e analistėve, edhe nga ata qė ishin kritikė ndaj Berishės, nuk e mbėshtesnin Ramėn. Nuk mund tė mos e lidhėsh kėtė bilanc negativ tė Ramės, duke pasur parasysh se mė shumė nga ēdo lider tjetėr ai ėshtė njė fryrje mediatike me shfaqjen, thuajse paralel, tė njė si kryqėzate mediatike kundėr "analistėve". Artikuj herė anonimė dhe herė jo anonimė, nisėn tė shkruhen andej-kėtej, kundėr "racės" sė analistėve qė u dashka zhdukur. Qe qartazi njė sulm i nxitur fshehtazi kundėr gazetarėve, kundėr fjalės sė lirė.

Pėrfliteshin edhe gjakime pėr tė realizuar pse jo, edhe njė transfuzion nė media, duke spastruar analistėt "e vjetėr" dhe injektuar nė tė "analistė" tė rinj tė njė "politike tė re" dhe njė "epoke tė re". Pėrse prej vitesh tė njėjtėt emra bėjnė gazetarinė analitike dhe a nuk duhen ndėrruar ata sikundėr edhe politikanėt? - mė pyetėn nė atė kohė gjatė njė debati televiziv qė kishte nė shenjė "analistėt". Pėrse nuk kėrkojmė qė tė ndėrrohet kėpucari? - mbaj mend se u pėrgjigja. Sepse gazetaria nuk ėshtė mandat politik qė kėrkon rotacion. Gazetaria ėshtė dimension lirie qytetare, profesion i hapur dhe i lirė i fjalės sė lirė. Askush nuk duhet pėrzėnė pėr asnjė lloj arsyeje apo kriteri. Askush nuk duhet ndaluar tė hyjė nė tė pėr asnjė lloj arsyeje. Edhe kur nxitet nga liderė apo lloj-lloj interesash.

Eshtė liria e shprehjes qė nuk lejon tė vihen kushte, kritere, barriera. Hyrjet dhe daljet e gazetarėve mund t‘i nxisė ēdo lloj interesi, por nuk duhet lejuar t‘i dominojė politika, pozita, opozita, mafia dhe as biznesi. "Politikėn e kuadrit" nė gazetari duhet ta bėjė vetėm tregu mediatik bazuar nė aftėsitė profesionale tė vetė gazetarėve. Nėse kanė audiencė, nėse dėgjohen dhe lexohen, mund tė qėndrojnė nė atė profesion sa tė kenė jetė. Ata qė mėrziten, qė bezdisen, qė nuk e durojnė dot njė gazetar se iu prek liderin apo pėr tjetėr gjė, le tė lexojnė apo dėgjojnė njė tjetėr gazetar. Media pluraliste (sa kohė ekziston) do t‘u falė liri zgjedhjeje.

Dhe sa mė gjatė nė profesion gazetari, aq mė shumė talentit i bashkėngjitet pėrvoja. Por krejt nė kundėrshtim me kėtė logjikė tregu, skemat e fshehta tė liderėve politikė, si Berisha apo Rama, kanė bėrė qė nga disa ekrane tė selektohen emra tė njohur tė medias qė e kanė provuar aftėsinė prej vitesh. Nė tė kundėrt, njerėz pa asnjė talent mediatik, por vetėm me "talentin" pėr tė shėrbyer, po pushtojnė ekranet. Dhe a i keni parė si Rama e Berisha dalin nė debate duke u pėrballur jo me kritikėt mė tė rreptė tė tyre? A nuk ėshtė edhe kjo njė mėnyrė pėr t‘i bishtnuar kritikės duke e maskuar frikėn prej saj me pseudodebate? Pėrse flet kjo, pėr liri apo pėr pėrdorim e kapje tė medias? A nuk shikoni se Rama po i ngjan gjithnjė e mė shumė Berishės nė kėsi manipulimesh mediatike?

Por problemi mė i madh qė kanė mediat nė Shqipėri ėshtė se politika ka kapur tregun e medias. Tregu i lirė i medias po zhduket. Dora e padukshme e tij po zėvendėsohet nga dora e fshehtė e liderėve politikė dhe bizneseve e pronarėve tė medias tė lidhur me ta. E kapur keq nga politika, media shqiptare po pushon sė qeni pushteti i katėrt. Tė gjithė liderėt kryesorė politikė kanė kontribuar, kush mė shumė e kush mė pak, nė kėtė kapje tė rrezikshme qė po e lė demokracinė pa njėrin nga pushtetet e pavarura lirimbrojtėse. Fillimisht Berisha. Mė pas Nano, Meta dhe mė sė fundi edhe Rama. Por pa treg tė lirė tė medias nuk mund tė ketė liri mediatike, ashtu sikundėr pa treg tė lirė nuk mund tė ketė liri ekonomike.

Dhe pa tė dyja kėto nuk mund tė ketė demokraci liberale, nuk mund tė ketė as integrim nė Europė. Gjendja e medias nė Shqipėri nuk mund tė jetė e pėrjashtuar nga alarmi qė ngriti Olli Rehn pėr lirinė e medias nė Ballkan. Media shqiptare, e varfėruar nga kriza, e dhunuar me mjete gjithnjė e mė tė heshtura, e pėrzėnė prej pushtetit nga ambientet publike si gazeta "Tema", e kėrcėnuar me presione fiskale si pak kohė mė parė "Top Channel", me gazetarė tė pavarur tė diskriminuar nga pushteti deri edhe nė tė drejtat e tyre humane, ndodhet nė qendėr tė njė cikloni tė pa zhurmė qė po e rrėnon dhe skllavėron fjalėn e lirė dhe kritikėn qė prodhon ajo. Por pa kritikėn kundėr pushtetit apo liderėve, "fjala e lirė" bėhet njė gjethe fiku e autoritarizmit qė e mbyt fjalėn e lirė.

Nė gjithė kėtė histori, njė pjesė e opinionit tė fanatizuar shqiptar, ka faj qė ėshtė bashkuar me njė frymė sharjesh dhe qarjesh kundėr gazetarėve. Nuk ėshtė shkak vetėm fanatizmi politik dhe idhujtaria pėr liderin. Nė jo pak raste ėshtė lodhje nga shpifja, nga divorcimi i jo pak gazetarėve dhe mediave nga e vėrteta. Por gjendja nuk rregullohet duke dalė kundėr gazetarėve. Do tė qe kimioterapia mė e keqe kundėr "kancerit" tė shpifjes. Njė kurė qė mund tė vriste edhe fjalėn e lirė. Bashkė me fyerjet e gazetarėve nga fanatikė mendjembyllur qė zemėrohen se u "shahet" lideri i dashur, me rrogat mjerane tė gazetarėve qė nuk ndihin pavarėsinė, por nxisin nėnshtrimin, bashkė me kapjen e medias nga mafia, politika pushtetare dhe mjerisht tani edhe ajo opozitare, tė gjitha kėto e tė tjera, po krijojnė njė klimė mbytėse pėr gazetarėt e pavarur, pėr fjalėn e lirė. Prandaj, pėrpara se tė vrapojnė tė akuzojnė gazetarėt kritikė tė liderėve tashmė tė pasuruar mistershėm, para se t‘i etiketojnė pėr sindroma dhe fobira, pėr shitje e blerje, avoketėrit e liderėve shpėtimtarė, tė Mesiave tė pardjeshėm, tė djeshėm dhe tė sotėm qė s‘po kanė tė mbaruar, do tė bėnin mė mirė tė bashkoheshin me alarmin e gazetarėve pėr rrezikun e shfarosjes sė konditave tė lirisė sė fjalės nė Shqipėri nga njė aleancė e vetvetishme e politikanėve autokratė, e korrupsionit, mafies dhe e mungesės sė drejtėsisė. Dhe bashkė me zhdukjen e konditave tė lirisė pėr kritikėn, edhe tė konditave pėr lirinė e demokracinė.
Shqiperia.com | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com