Albatlanta

Rama ose autokrati i "kutive" (Andrea STEFANI)
Andrea STEFANI
Ditėt e fundit po shohim edhe mė shumė nė ekrane Edi Ramėn, duke bėrtitur dhe djersitur "pėr lirinė dhe drejtėsinė". Na vjen edhe mirė, por edhe keq. Na vjen mirė se mė nė fund, po e dėgjojmė kryetarin e partisė mė tė madhe nė opozitė dhe nė vend, tė bėrtasė nė emėr tė lirisė. Na vjen keq qė e kish tradhtuar prej kohėsh kėtė kauzė. Na vjen keq qė nuk e pamė tė bėrtasė qoftė edhe njė herė tė vetme "liri" gjatė gjithė fushatės zgjedhore qė, ndėr tė tjera, e humbi edhe sepse nuk himnizoi lirinė. Na vjen mirė qė kėrkon tė verifikohet deri nė fund se ē‘mbajnė brenda ca kuti votimi, por na vjen keq qė nuk punoi me kohė qė Berisha tė mos ia punonte, siē edhe pritej, por zgjodhi tė marshonte nėpėr Shqipėri me besim tė verbėr nė fitore. Na vjen mirė ta shohim Ramėn tė ulėrasė pėr liri, por na vjen tė ulėrasim pėr ato qė ka bėrė me Berishėn kundėr lirisė, drejtėsisė dhe pra edhe kundėr demokracisė. Prandaj dhe dyshojmė dhe kemi frikė se edhe tani, po luan teatėr me lirinė. Sepse edhe politikanė tė tjerė e kanė pėrdorur mė parė, mė saktė keqpėrdorur kauzėn e lirisė, sa pa ardhur nė pushtet. Madje edhe Berisha vetė. Por Rama ėshtė ndėr tė rrallėt politikanė qė ėshtė investuar me "reforma" kundėr lirisė, ende pa ardhur nė pushtet. Prandaj e kemi vėshtirė ta besojmė tek e shohim t‘i rikthehet thirrjeve pėr "liri" tani qė nuk arriti tė kapė dot pushtetin.

***

Tė kėrkosh qė tė verifikohen kutitė e votimit ėshtė njė kauzė pa dyshim e drejtė. Aq mė tepėr kur vetė Kodi Zgjedhor sanksionon, nė mėnyrė tė qartė dhe pa ekuivokė, se kutitė duhet tė hapen, nėse kėtė e kėrkojnė dy nga anėtarėt e KQZ. Dihet se pikėrisht dy anėtarė tė KQZ kanė kėrkuar tė hapen disa kuti votimi, por kjo nuk ka ndodhur. Ėshtė evidente se shumica e KQZ ka shkelur ligjin e komanduar apo korruptuar nga politika. Kjo ėshtė padrejtėsi, por njė padrejtėsi jo e vogėl qė tė mund tė neglizhohet, sepse ka tė bėjė me pushtetin. Nga kjo padrejtėsi nuk mund tė mos lindin padrejtėsi tė tjera edhe mė tė dhunshme mbi liritė dhe tė drejtat e qytetarėve. Rreziku ėshtė shumė i madh dhe i qartė. Vetėm njė popull i pėrgjumur, skllav dhe injorant do ta toleronte njė dhunim tė tillė tė ligjit dhe sė drejtės. Justifikimi i Berishės se vendimin pėr hapjen e kutive e kanė institucione tė tjera ėshtė njė alibi qė ai e ka tė lehtė ta bėjė, sa kohė qė ka mundur tė kapė ato institucione qė kanė tė drejtė tė hapin kutitė.

Ai e thotė njė gjė tė tillė, sepse e di qė ato nuk i hapin. Edhe nė rast se janė korruptuar komisionerėt socialistė, edhe nėse ata kanė firmosur tė gjithė dokumentacionin qendrės sė numėrimit, pėrsėri hapja e kutive kur kėtė e kėrkojnė anėtarė tė KQZ, ėshtė njė garanci e ligjit edhe pėr ato raste kur mund tė shiten apo tė blihen ca komisionerė. Hapja e kutive tė votimit, transparenca mė e plotė pėr procesin e numėrimit, nė fakt pėr aspektin mė tė kritikuar edhe nga raporti i OSBE-ODIHR pėr zgjedhjet, jo vetėm do tė qartėsonte shumė gjėra pėr sot, por do tė krijonte edhe shumė garanci pėr nesėr, pėr zgjedhjet e ardhshme. Tė gjithė ata qė shiten e blihen pėr para, duke u bėrė pjesė e falsifikimit tė rezultatit dhe shtrembėrimit tė vullnetit tė qytetarėve qė tashmė ėshtė kthyer nė njė gangrenė pėr demokracinė shqiptare, pra tė gjithė ata qė do tė bėheshin pjesėmarrės nė grabitjen mė tė rėndė qė mund tė ndodhė nė njė shtet, nė grabitjen e pushtetit, nuk do tė ndjeheshin mė tė sigurt si, nė tėrė kėta 20 vjet, se krimi i tyre i rėndė nuk do tė dilte sheshit. Ka ardhur koha qė ligji tė ndėshkojė vjedhėsit e votės. Po nė rast se nuk ka pasur vjedhje sikundėr pretendon opozita? Kjo ėshtė edhe njė arsye mė shumė qė pozita tė mos tutet, por tė hapė sa mė shpejt kutitė.

***

Pra, kauza duhet mbėshtetur. Por problemi ėshtė se nė krye tė kėsaj kauze tė lirisė ėshtė vėnė pėrsėri, Edi Rama, pikėrisht ai Ramė qė i vuri shkelmin themeleve kushtetuese tė lirisė dhe drejtėsisė. Rama bėrtet sot pėr lirinė, por duket se mendja e tij prej autokrati nuk e kupton dot qė liria ėshtė mbi tė gjitha njė sistem institucionesh qė duhet tė jenė vetė tė lira dhe tė pavarura qė tė mund tė garantojnė dhe jetėgjatėsojnė lirinė. Liria ėshtė drejtėsi e pavarur, prokurori e pavarur, gjykata tė pavarura, President Republike i pavarur, Kėshill i Lartė Drejtėsie i Pavarur, deputetė jo tė pėrulur para Kryeministrit e shumė tė tjera. Me pazaret e fėlliqura me Berishėn, qė ēuan nė amendimin e Kushtetutės dhe qė i pėlqen t‘ua shesė shqiptarėve si konsensuse madhėshtore pėr "mirėqeverisjen", Rama ka goditur rėndė edhe pavarėsinė e gjyqėsorit, edhe tė prokurorisė, edhe tė Presidentit, edhe atė tė deputetėve pra edhe tė Parlamentit.

Rama, ky lider qė sot shihet ekraneve duke shkumbėzuar pėr lirinė, e ka shndėrruar brenda natės Shqipėrinė nga Republikė Parlamentare (siē e kish vulosur populli nė 1998 me anė tė njė Kushtetute tė miratuar me referendum) nė njė Republikė Kryeministrore siē e deshi Berisha dhe ai vetė. Krejtėsisht nė kundėrshtim me Lirinė dhe Demokracinė liberale, Rama u investua pėr njė formulė tė dorės sė fortė nė Shqipėri nė emėr jo tė lirisė, por tė "mirėqeverisjes" ose "stabilitetit". Stabiliteti historikisht ka qenė maska, justifikimi i tė gjithė autokratėve dhe tiranėve. Prandaj nuk mund tė mos lindė dilema: A vlen tė mbėshtetet njė lider, plangprishės i lirisė, qė i rikthehet asaj demagogjikisht pėr nevoja pushteti, por qė tashmė ka treguar se di ta braktisė po aq shpejt dhe pa asnjė vrasje ndėrgjegjeje po pėr epshe pushteti? A ia vlen tė luftosh pėr lirinė kundėr Cezarit duke pasur nė krye tė njė kauze lirie Augustin? Do tė ishte naivitet madje, akoma mė keq, do tė qe budallallėk. Kauza e lirisė do pėrdorej si gjethe fiku pėr tė fshehur edhe njė herė hallatet autoritariste tė Edi Ramės qė, ndėrsa proteston tė hapen kutitė nė Tiranė, urdhėron tė mbyllet salla e debatit tė PS nė Korēė.

Dhe neglizhimi i rrezikut tė shpėrdorimit tė kauzės sė lirisė duke pasur nė krye njė lider tashmė tė afirmuar autokrat si Rama, qė ndėrsa kėrkon transparencė pėr kutitė e votimit e shndėrron vetė Kongresin e partisė apo garėn me Lakrorin nė kuti tė mbyllura pėr gazetarėt, qė e do transparencėn kur i vlen pėr pushtetin e tij, por e mbyt kur i kėrcėnon pushtetin, ėshtė njė nga mėkatet mė tė mėdha tė Partisė Socialiste sot. Sepse pa Ramėn edhe kauza e hapjes sė kutive tė votimit do tė kishte shumė mė tepėr shanse t‘i shėrbente lirisė dhe jo autoritarizmit. Dhe do tė gjente shumė mė tepėr solidaritet.
ikubinfo.com | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com