Albatlanta

Historianėt: Berisha ua shiti grekėve detin, si Ahmet Zogu serbėve Shėn-Naumin
Ylli Pata


Takim i gjerė i 72 shoqatave tė ndryshme qė kundėrshtojnė marrėveshjen qeveritare mes Tiranės dhe Athinės. Xhufi: U pėrsėrit rasti i Shėn-Naumit, qė iu dha Jugosllavisė

Historianė, politikanė dhe pėrfaqėsues tė 72 shoqatave theksojnė se mbrojnė interesat e kombit shqiptar, duke kundėrshtuar marrėveshjen pėr kufijtė detarė mes Shqipėrisė dhe Greqisė dhe akuzojnė qeverinė se i ka shitur Athinės Gjirin e Sarandės. Nė njė takim tė gjerė, ata u mblodhėn pėr t’u drejtuar sė bashku njė apel publik institucioneve tė shtetit shqiptar, pėr tė penguar ratifikimin e marrėveshjes me Greqinė pėr pėrcaktimin e kufirit detar. Nėpėrmjet marrėveshjes pėr pėrcaktimin e kufirit detar me Shqipėrinė, Greqia pėrfiton 354.4 km2 sipėrfaqe ujore nė detin Jon.
Konkretisht, vetėm nga Kepi i Stillos, pėrballė gjirit tė Kėrkyrės, nė hyrje tė ngushticės veriore tė Korfuzit, pala greke ka pėrfituar 2.9 km2; nga shkėmbi Barketa, 1.5 km2. Marrėveshja ėshtė miratuar nga Komisioni i Ligjeve dhe mė 19 tetor do tė diskutohet nė parlament. Arben Puto, historian dhe njohės i mirė i sė Drejtės Ndėrkombėtare, bėri apel pėr njė ballafaqim mes argumenteve dhe studimit tė kolonelit Pashaj, mbi kėtė marrėveshje dhe institucioneve shtetėrore. “Jemi pėrpara njė studimi dhe nuk ke tė bėsh me supozime, por me fakte dhe llogaritje tė ekspertit mė tė mirė dhe tė padiskutueshėm nė vendi tonė, pėr tė cilin deri tani nuk ėshtė dhėnė asnjė pėrgjigje nga autoritetet.
Nuk flasim pėr dyshime, por pėr probleme serioze qė duhen parė me kujdes. Duhet tė ballafaqohen argumentet”. “Nga marrėveshja, ujėrat e brendshėm tė Gjirit tė Sarandės janė pėrfshirė nė ujėrat territorialė, ēka pėrbėn njė shkelje, pasi ujėrat e brendshėm asnjėherė nuk pėrfshihen nė procesin e ndarjes sė kufijve detarė”, - shtoi mė tej historiani i njohur Arben Puto.
Pėllumb Xhufi, historian dhe politikan i njohur, e cilėsoi marrėveshjen “tė turpshme”. Duke vendosur paralelizėm me historinė e shitjes sė ishullit tė Shėn-Naumit nga Mbreti Zog. Xhufi ngriti pyetjen: “Po kjo qeveria jonė qė i jep ujėrat detare Greqisė brenda ditės, pėrse e bėri njė gjė tė tillė? “Historia nuk ėshtė histori e re, por na kujton historinė e shitjes sė ishullit tė Shėn-Naumit nga Mbreti Zog. Shėn-Naumin na e dha Perėndia, ligji dhe Lidhja e Kombeve, por edhe Gjykata Ndėrkombėtare, ndėrsa Zogu ia fali Jugosllavisė, pasi kjo e fundit e ndihmoi me trupat serbe, pėr tė rrėzuar qeverinė e Fan Nolit.
Dhe pyetja ėshtė: Po kjo qeveria jonė qė i jep ujėrat detare Greqisė brenda ditės, pėrse e bėri njė gjė tė tillė...? Pėrgjigjet nuk mund tė jetė vetėm njė, se Zogun e solli nė pushtet. Edhe kjo mund tė jetė njė arsye. Por ne e dimė ēfarė qeverisje politikanėsh kemi. Dikush mund tė mendojė se e ka bėrė edhe pėr para”, - tha Xhufi nė fjalėn e tij. Ish-nėnkryetari i LSI-sė vazhdoi mė tej, duke kujtuar njė sėrė ēėshtjesh, tė cilat Greqia ka refuzuar tė japė njė zgjidhje.
“Me Greqinė kemi problemin e ligjit tė luftės, qė iu ngrinė pasuritė qytetarėve shqiptarė nė bazė tė kėtij ligji; problemin e madh ēam, 200-250 mijė ēamė qė u dėbuan. Kemi problemin e kufijve tokėsorė.
Greqia nuk njeh kufirin tonė tokėsor, sepse ajo, qė nga koha kur u vendosėn marrėdhėniet diplomatike, madje qė nė kohėn e Zogut, nuk ka pranuar t’i njohė kėto kufij”. Kolonel Pashaj, i cili ka hartuar edhe studimin, ku argumenton shkencėrisht se marrėveshja i fal 354.4 km2 sipėrfaqe ujore nė detin Jon Greqisė, i bėri apel parlamentit e shtetit, qė tė mos ratifikohet marrėveshja. “Nė njė moment kur SHBA-tė 27 vjet nuk kanė ratifikuar marrėveshjen e Montegoobejt dhe akoma kanė probleme me interesat e tyre kombėtare nė tė gjithė botėn, pse u dashka qė pėr 7-8 muaj ne shpejt e shpejt, nė mėnyrė hermetike tė nėnshkruajmė marrėveshjen”.
Korieri | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com