Albatlanta

A duhen sociologėt dhe Instituti i Studimeve Sociologjike nė Shqipėri?
GėZIM TUSHI
Nė Shqipėri nuk kemi sa duhet studime sociologjike integrale, qė mund tė ndihmojnė shoqėrinė, shtetin, qeverinė, shoqėrinė civile nė sfidėn e pėrbashkėt tė pėrmirėsimit tė strukturės dhe funksionimit tė sistemit social tė shoqėrisė. Nuk ka pse ta mohojmė faktin qė niveli i pėrgatitjes teorike dhe vlerėsimit tė rolit tė sociologėve si profesionistė tė shoqėrisė dhe vlerės sė veēantė tė studimeve sociologjike nuk ėshtė nė stadin qė kėrkon shoqėria jonė nė kėtė fazė intensive tė modernitetit tė saj. Pėrveē arsyeve tė tjera akademike dhe ekstrapedagogjike, ky paradoks vjen sepse politika dhe qeveritė e kėtij vendi ende nuk kanė koncept dhe vlerėsim tė saktė, nuk kanė me sa duket idenė pragmatiste se sa tė rėndėsishme janė studimet sociale dhe sociologjike pėr orientimin e politikave humane, kulturore, arsimore, demografike e sociale, se sa me rėndėsi ėshtė nė kohėn tonė vlerėsimi i analizave, studimeve sociologjike. Sidomos mbėshtetja e sociologut si figurė profesionale e rėndėsishme, integrale e jetės sociale.

Duhet tė ndryshojmė konceptin semplist pėr kėtė fushė me rėndėsi tė jetės shoqėrore dhe pėr sociologun si figurė profesionale. Ende politika, shteti, shoqėria civile dhe bota kulturore nė Shqipėri ka njė perceptim tė ngushtė, empirik tė spektrit ndikues, tė diapazonit profesional, tė ndikimit social tė sociologut nė jetėn e shoqėrisė shqiptare. Nuk ėshtė e qartė deri nė fund se cila ėshtė arsyeja e kėtij nėnvleftėsimi kaq tė dukshėm pėr shkencėn e sociologjisė dhe profesionin e sociologut si figurė profesionale me rrezatim tė gjerė social, qė ka tė bėjė me domosdonė e studimeve konkrete tė problemeve sociale tė shoqėrisė shqiptare. Kudo nė botė ka njė vlerėsim tjetėr pėr profesionin e sociologut, pėr vlerėn e studimeve sociologjike, qė udhėheq procesin e analizės dhe orientimit pozitiv tė problemeve sociale tė shoqėrisė.

Nė tėrė vendet e qytetėruara autoriteti i sociologjisė dhe studimeve sociale si dhe roli i veēantė dhe misioni i sociologut ėshtė rritur dhe vlerėsuar si kurrė mė parė. Ata janė vėnė nė qendėr tė shoqėrisė, jo pėr ekzibicion apo zbukurim intelektual tė realitetit social, por sepse ėshtė fakt universal tashmė se sa mė shumė moderne bėhet shoqėria, aq mė shumė qeverisja dhe administrimi i saj ndien nevojėn pėr analiza, kėshilla dhe rekomandime sociale. Nė kohėn moderne sociologėt janė bėrė inxhinierė dhe doktorė pėr sėmundjet e shoqėrisė, sepse janė tė aftė tė studiojnė dukuritė sociale, tė bėjnė diagnoza tė fenomeneve sociale, tė pėrcaktojnė terapitė dhe tė rekomandojnė ndėrhyrjet e duhura. Akoma mė shumė, ata janė tė dobishėm dhe shteti dhe shoqėria jonė duhet tė vlerėsojė aftėsinė e tyre pėr tė parashikuar rrjedhėn hapėsinore dhe kohore tė dukurive sociale, qė janė prezente sot apo qė duken nė horizont. Sepse duke i observuar me “teleskopin” e tyre, sociologėt kanė mundėsi tė parashikojnė kurbėn e zhvillimit tė dukurive sociale normale dhe patologjike, qė janė prezente nė shoqėrinė tonė. Nuk ka figurė tjetėr alternative qė tė jetė ekuivalente, e aftė qė tė luajė rolin dhe tė kryejė misionin e sociologut. Ca mė tepėr qė ta zėvendėsojė atė. Nė tė vėrtetė, deri tani nė shoqėrinė tonė pėr sociologėt nuk ka pasur vlerėsimin social dhe profesional tė merituar, sepse nė pėrgjithėsi janė parė si figura qė mund tė luajnė role tė thjeshta tė mėsimdhėnies dhe edukimit, ose janė vlerėsuar deri nė trajtime tė thjeshta nė poste zyrtare empirike tė administratės publike. Kjo ka ndodhur dhe vazhdon tė ndodhė sepse ende koncepti i shtetit, por nė jo pak raste edhe i vetė sociologėve, ėshtė semplifikuar, ėshtė veshur njė korracė publike, qė e ka spostuar nga aksi kryesor i misionit social.

Ėshtė e pafalshme qė, kur shoqėria jonė, qė ėshtė ende nė tranzicion, jo nė kuptimin e thjeshtė ekonomik, por nė kuptimin mė polivalent tė termit, kur kemi kaq shumė probleme sociale, tė reja dhe tė vjetra, devijime, sėmundje tė modernitetit, tė mos vėmė nė lėvizje kapacitetet studiuese, aftėsitė e veēanta observuese tė sociologėve tanė. Ata duhet tė jenė nė ballė tė shoqėrisė, tė angazhuar me analiza dhe studime komplekse tė shkaqeve tė kėsaj problematike sociale kaq tė gjerė. Kurrė mė parė shoqėria jonė nuk ka qenė kaq shumė e inonduar me probleme sociale tė reja, pasojė e natyrės sė jetės moderne. Asnjėherė nuk kanė qenė kaq tė agravuara problematikat sociale, fenomenet qė e kanė bėrė shoqėrinė tė jetė e sėmurė shpirtėrisht.

Nė shoqėrinė tonė janė bėrė problematike shumė dukuri sociale. Me to merremi pa profesionalizmin e duhur, nė mėnyrė tė thjeshtė periferike, empirike, edukative dhe pedagogjike, duke luftuar me donkishotizėm pasojat pa ditur shkaqet. Krimi, vrasjet dhe vetėvrasjet janė nė apogjeun historik. Dhuna nė familje vazhdon tepėr e lartė, divorci ėshtė bėrė erozion, qė po i nxjerr themelet martesės, konfliktet brenda familjes dhe neurotizmi social ėshtė nė nivele shqetėsuese, droga, alkoolizmi dhe prostitucioni janė bėrė epidemi sociale, nivelet e varfėrisė, braktisja e shkollės, abuzimet me fėmijėt, gratė dhe tė moshuarit janė probleme sociale mė vete. Krahas sėmundjeve tė natyrshme tė modernitetit, vazhdojnė tė gjallojnė, madje tė jenė tė forta disa dukuri sociale qė vijnė nga format e vjetra tė jetesės, qė “ziejnė poshtė sipėrfaqes sė qytetėrimit tonė modern”.

Tė gjitha kėto dukuri sociale, por edhe shumė tė tjera si kėto, janė sėmundje qė zhvillohen nė trupin e shoqėrisė tonė. Nuk mund tė jemi kaq mendjelehtė, qė ndėrsa temperatura sociale e shoqėrisė rritet, nė pėrpjesėtim tė drejtė me tė rritet dhe indiferenca e shtetit, e shoqėrisė dhe institucioneve, tė cilat mendojnė nė mėnyrė sempliste se shoqėria i zgjidh vetiu problemet e saj nėpėrmjet rrugės sė zhvillimit tė lirė. Ky mentalitet primitiv ka kosto sociale, pėr tė sotmen dhe tė ardhmen e shoqėrisė sonė. Mungesa e angazhimit tė institucionalizuar tė sociologėve nė studimin e kėtyre dukurive, mungesa e ndihmesės sė tyre nė tėrė procesin social, qė fillon nga prevenca e deri te masat dhe mjetet qė duhen pėr tė bėrė rehabilitim social tė dukurive, ka pasoja pėr sot dhe tė ardhmen. Sociologėt nuk janė filozofė, qė merren me epifenomenet e natyrės, botės dhe shoqėrisė. Ata janė filozofė tė konkretes sociale, qė kanė detyrė tė merren tė ndikojnė me “mjetet” e tyre nė ndėrtimin e shoqėrisė sipas standardeve tė qytetėrimit. Bota sociale e shoqėrisė shqiptare tani mė shumė se kurrė duhet tė jetė midis vėzhgimit tė dukurive sociale dhe tė arsyetimit sociologjik pėr to.

Por sociologėt nuk janė thjesht inventarizues tė problemeve qė ndodhin nė shoqėri. Ata janė njerėz qė kanė aftėsi profesionale, detyrė dhe pėrgjegjėsi qė tė ngrihen mbi natyrėn e fakteve tė rėndomta, tė bėjnė parashikime, pėrgjithėsime, tė japin rekomandimet e duhura pėr ndėrhyrje sociale. Nuk duhet tė jemi tė kėnaqur nga nihilizmi qė ka politika pėr sociologėt. Studimet sociale nė Shqipėri janė pėrqendruar mė shumė nė analizėn e problemeve korrente, tė vogla shoqėrore, duke harruar problemet sociale themelore, esenciale pėr qytetėrimin tonė. Studimet sociologjike nuk janė ekuivalente me artikuj dhe materiale shkollareske apo me punime pėrtej realitetit me synime tė karrierės akademike personale. Ato mund tu shėrbejnė dhe u shėrbejnė interesave personale tė studiuesit si individ, por jo aq sa duhet nevojave tė shoqėrisė shqiptare. Koha kėrkon studime gjithėpėrfshirėse. Kėtė detyrė mund ta bėjnė vetėm ata qė e kanė profesion dhe mision social, sepse dukuritė sociale janė tė vėshtira pėr tu njohur dhe pėrgjithėsuar, sepse nė ēdo gjė duhen parė dallimet gjeografike, zakonet, traditat, mosha, gjinia, statusi social etj. Problemet sociale nuk zgjidhen nėse “vėzhgojmė pa arsyetuar dhe arsyetojmė pa vėzhguar”.

Vendit tonė i ka munguar dhe vazhdon ti mungojė njė institucion i rėndėsishėm fundamental i studimeve sociale, qė e kanė tė gjithė shtetet moderne, siē ėshtė ekzistenca dhe mbėshtetja e Institutit pėr Kėrkime Sociale. Shteti shqiptar deri tani nuk e ka ndier nevojėn pėr njė institut tė tillė. Megjithėse problematika sociale ėshtė komplikuar, deri tani as qė ėshtė bėrė fjalė qė tė kemi njė institut pėr kėrkime e studime sociale si institucion i organizuar, qė me studimet e veta tu paraprijė zhvillimeve, tė bėjė observime, tė japė rekomandime, jo vetėm qeverisė, por tė gjitha institucioneve dhe strukturave shoqėrore pėr tė bėrė punė parandaluese, korrigjuese, apo tė ndikojė me ndėrhyrje pėr riorientimin social tė dukurive qė shqetėsojnė familjen, shkollėn, komunitetin shoqėrinė tonė nė tėrėsi. Megjithatė, ka disa vjet qė sociologėt tanė, me iniciativėn e tyre private dhe ndjenjėn e pėrgjegjėsisė sociale dhe profesionale, kanė krijuar Shoqatėn e Sociologėve dhe brenda saj kanė ngritur Institutin e Sociologjisė, nė nivelin e njė organizate akademike joqeveritare.

Ky institut nė katėr vjetėt e fundit ka ndėrmarrė iniciativa, ka bėrė punė me rėndėsi, ka nxjerrė produkte teorike me dobi sociale. Ēdo vit Instituti zhvillon konferenca kombėtare pėr njė temė sociale konsensuale tė caktuar, qė ėshtė preokupuese pėr shoqėrinė. Por njė institut i studimeve sociale nuk mund tė kryejė misionin e vet pa struktura studimore permanente, pa mbėshtetje financiare nga shteti. Nė kėtė kontekst, do tė ishte mirė pėr shtetin qė duke mbėshtetur kėtė bėrthamė profesionistėsh dhe nė fillimet e suksesshme tė punės sė tij tė mund tė ndikojė qė Instituti i Sociologjisė tė bėhet njė institucion normativ pėr kėrkime dhe studime sociale tė thelluara. Kėshtu mund tė hidhen bazat e krijimit tė njė kėshilli mbikėqyrės tė problemeve sociale qė shqetėsojnė shoqėrinė tone. Natyrisht, duke angazhuar nė tė sociologėt mė tė mirė tė vendit.

Kjo mund tė realizohet, mjafton tė jetė koncepti i qartė, vlerėsimi i duhur, vullneti politik dhe bonsensi intelektual i shtetit. Ka me dhjetėra institucione nė administratėn publike rendimenti i tė cilave ėshtė fare i ulėt dhe ekzistenca e tyre e pamotivuar. Mjafton qė tė reduktohen disa vende parazitare tė administratės dhe mundėsia pėr krijimin e institutit tė studimeve dhe kėrkimeve sociale nė Shqipėri ėshtė plotėsisht i mundur. Me siguri ky nuk ėshtė investim i humbur, por njė rrugė e mbarė, qė e kthen investimin fillestar tė shumėfishuar pėr jetėn sociale tė shoqėrisė sonė.
Gazeta Metropol | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com