Albatlanta

Edhe njėherė mbi dumbabizmin ngadhėnjimtar
Kico Blushi
Para afro tre pesėvjeēarėsh kam pas botuar njė pėrsiatje modeste pėr dukurinė krejt tė pastudiuar, pse jo edhe tė panjohur, tė dumbabizmit shqiptar. Atėbotė nuk kam qenė nė gjendje tė hulumtoj mbi shkaqet dhe parimet e kėsaj praktike tė rėndomtė qeverisjeje qė herė quhet revolucionare, herė reaksionare, sa ballkanike aq edhe shqiptare, sa e lashtė (d.m.th, e trashėguar), aq dhe e re…Si shumė idealistė tė pėrkorė e tė naivosur nga ideologjizimi i stėrgjatė, edhe unė kam pas kujtuar se nė demokraci dumbabizmi, si frymė dhe si zbatim, njėlloj si komunizmi, do tė shkulej vetiu me rrėnjė e me degė nga kjo tokė e lashtė, e shumėvuajtur, e mallkuar e gjithaq edhe e bekuar. Pas mirėseardhjes sė demokracisė tė gjithė besuam se iku njėherė e pėrgjithmonė koha e Dumbabėve! Por, a ka njeri sot qė tė thotė e tė provojė se nė shoqėrinė tonė demokratike Dumbaba ka cofur, ka vdekur, ndaj nuk ka mė shfaqje tė dumbabizmit? Ndonėse u harrua Haxhi Qamili, i cili thirrej “Dum Babėn!”, mund tė thuhet se ai ka meritėn historike qė kjo “filozofi’ e lashtė drejtimi, e nakatosur herė me monarkizėm, herė me komunizėm e tash edhe me melhem demokracie, mori emrin dumbabizėm…Po ēėshtja shtrohet: A nuk ka mė sot shfaqje tė dumbabizmit nė hierarkinė tonė shtetėrore?

Tė gjithė pra, shqiptarė tė kėtushėm e tė diasporės kemi pas shpresuar, prej dėshpėrimit dhe prej zhgėnjimit qė buronte nga tejzgjatja e diktaturės, se vetėm vdekja natyrore e Dumbabės mund tė na shpėtonte nga sundimi i tij; kurse nė demokraci, hamendėsonim (mesa duket gabimisht) se nuk ka kushte dhe as mundėsi tė lindin, tė ngjallen e tė mbijetojnė Dumbabėt. Qytetarėt e lirė (kėshtu besonim nė vitet e para tė demokracisė, apo jo?) nuk mund tė pranojnė me “votė tė lirė” apo, dava mė mirė, me “njė anėtar njė votė”, ringjalljen e mė pas sundimin e tyre; pakkush dyshonte se shqiptarėt e lirė mund tė thėrresin pėrsėri: “E duam, e duam Dumbabėn!”, le mė tė shkruajnė nėpėr faqe malesh e gėrxhesh: “Rroftė Sali Bollėku!”, sikundėr bėnin dikur, ca prej qejfit e ca prej hallit, nė tė flamosurėn diktaturė…Por ja qė Dumbabėt shfaqen nė jetėn tonė njėherė si tragjedi, njėherė si komedi, por gjithherė si njė fatkeqėsi gati e pashmangshme kombėtare. Sė kėndejmi lind pyetja: A mund tė quhet dumbabizmi njė dukuri e pashmangshme, meqė gjallon e gjakon thuajse njėlloj edhe nė diktaturė, edhe nė demokraci, edhe nė Shqipėri, pse jo, edhe nė Kosovė?

E pra, kujt i shkonte ndėrmend nė vitet 1990 se do tė na fanepseshin si nė njė ėndėrr tė keqe, edhe nė demokraci, jo njė, por disa Dumbabė tė rinj, herė tė djathtė e herė tė majtė, tė cilėt, sapo zėnė kryet e vendit ndihen po aq tė pavdekshėm dhe po aq tė pazėvendėsueshėm sa pararendėsit e tyre tė diktaturės? Kush besonte asokohe dhe atėbotė nė qytetin “Studenti” qė edhe Dumbabėt e demokracisė do tė kėmbėngulnin e do tė luftonin tė mbijetonin nė pushtet me tė njėjtat mjete dhe metoda, jo njėzet vjet, por: “sa t’u jepte ymėr Allahu”?! Kush mund ta pėrfytyronte qė pėrsėri do tė zgjidheshin Dumbabė tė rinj me mbi 90% tė votave, pas premtimeve tė pambajtura, me ca demek rivalė, njėlloj si manekinėt qė vihen e vendosen nėpėr vitrina? A besonte kush se do tė kishte, edhe pas diktaturės, qytetarė qė do tė duartrokisnin me yxhym, pa qenė tė bindur, si dhe analistė tė spikatur qė do tė mbronin e do tė himnizonin pa pikė droje, madje edhe me entuziazėm, Dumbabėt e rinj, duke i lavdėruar kėta edhe pas njė Gėrdeci apo edhe pas njė 1997-te, pa i kėrcėnuar kush paraprakisht me burgim apo internim nėpėrmjet nenit famėkeq pėr agjitacion e propagandė?...A e mohon dot kush qė sot edhe njė Dumbabė i njė partie tė vogėl, si p.sh, ai i PR-sė, tė jetė aq i paprekshėm dhe i pabarabartė pėrpara ligjit me qytetarėt e rėndomtė, sa ē’ishin Dumbabėt e diktaturės?...Kėto pyetje janė jetime.

E pra, ndryshe nga dje qė brohorisnim vetėm pėr njė Dumbabė, sot ca thėrresin “Rroftė Dumbaba!”, ca “Poshtė Dumbaba!” e kjo quhet politikė, demokraci, liri, pluralizėm, standard, shtet ligjor etj, etj…Po ku ėshtė ndryshimi mes atyre qė brohorasin “rroftė” dhe atyre qė ulėrijnė “poshtė”? A nuk na vėnė Dumbabėt pėr qėllimet e tyre tė mbrapshta, kundėr njėrit-tjetrit, duke bėrė tė harrojmė qė jemi shqiptarė e tė mos sillemi si qytetarė evropianė, derisa nuk e kuptojmė qė s’kemi arsye tė pėrēahemi e tė sillemi si armiq? Mungesa e njė ndryshimi bindės mes dy palėve “armiqėsore”, mes tė djathtėve dhe tė majtėve, mes ca hiēėve tė djeshėm dhe ca diēėve tė sotėm, provon qė tek ne Dumbabėt jo vetėm janė tė plotfuqishėm, por edhe lindin e zhvillohen pavarėsisht nga sistemet, pavarėsisht nga programet, sloganet, parullat e nga mėnyra se si dhe pėr kė do tė votojnė nesėr qytetarėt. Kėshtu, sa pėr kujtesė, njė nga Dumbabėt tanė mė tė spikatur ka pas thėnė dikur: “Jeni ju (populli), pa jemi ne! (udhėheqėsit)”. Mos kjo do tė thotė se jemi ne ata qė i pjellim dhe i rrisim Dumbabėt me dashuri e pėrkushtim skllavėror, e, paskėsaj, pas shembjes sė tyre, natyrore apo tė dhunshme, i mallkojmė? Kam frikė se kėsaj pyetjeje as vetė historiani Beqir nuk i pėrgjigjet dot!

***

Andaj ne, tekefundit, lipset ta pranojmė hapur se, pėr arsye tė njė mbivlerėsimi naiv tė vlerave tė demokracisė dhe tė mirė(vetė)funksionimit tė mekanizmit tė saj (tė rrotacionit, pra nėpėrmjet zgjedhjeve tė pėrgjithshme, por edhe brenda partive), kush mė shumė e kush mė pak, tė gjithė kemi pas shpresuar se nuk do tė ketė asnjė mundėsi tė na sundojnė sėrish e tė mbijetojnė kaq gjatė nė demokraci Dumbabė tė rinj, herė tė djathtė e herė tė majtė…Pėrnjimend asokohe patėm pandehur se pas ērrėnjosjes pėrfundimtare tė komunizmit, bashkė me tė do tė zhdukej edhe dumbabizmi, ndėrsa me analizėn e tyre, nj’ashtu si me zbėrthimin e marksizmit, fashizmit apo nacionalizmit do tė merreshin historianėt, akademikėt, politologėt e sociologėt…Kėta “analistė tė pavarur” do tė kishin kurajėn dhe energjinė e mjaftueshme qė tė na zbulonin shkaqet se pėrse nė truallin tonė patėn lindur e sunduar kaq shumė e kaq shpesh Dumbabėt!

Por ja qė nuk ndodhi aspak kėshtu…Me dumbabizmin, si mėnyrė qeverisje e drejtimi nuk merret kurrkush, as akademikėt! E pra, ja qė edhe nė demokraci paska, njėlloj si nė diktaturė, jo njė, por disa Dumbabė. Tani mund tė thuhet se kemi njė pluralizėm tė vėrtetė Dumbabėsh; e njėkohėsisht, ashtu si e lyp liria e shprehjes dhe e mendimit (“e garantuar me ligj”), tani kemi tė drejtė tė shajmė sa tė duam nėpėr kafenera apo gazeta Dumbabėn nė fuqi, po vetėm kaq ama! Tani mund tė shkruash nė shtyp se filan Dumbabė ėshtė bėrė mė i pasuri i Ballkanit dhe se familja e tij zotėron prona e pasuri pafund dhe vetėm kaq! Se Dumbaba ka vėnė nėn kontroll tė gjitha institucionet, edhe Drejtėsinė dhe… vetėm kaq…Nė tė kundėrt tani kemi edhe tekste historie, pra jo vetėm analiza tė llojllojshme, qė mbivlerėsojnė e lartėsojnė kontributin “historik” tė Dumbabės nė pushtet (sepse tė vjetrit, ata qė kanė vdekur, i shajmė!) qė po na qeveris “nga fitorja nė fitore”, qė po lufton korrupsionin si askush, qė na e solli demokracinė nė pjatė, qė na futi nė NATO e qė do tė na pajisė sė shpejti edhe me viza qė ne…qė ne tė papunėt e tė pashpresėt e lumtur tė ikim lirisht e pėrfundimisht nga ky vend…

Pra, nėse Dumbabėt e diktaturės tė rrasnin nė burg po t’i shaje, Dumbabėt e demokracisė tė lėnė t’i biesh legenit sa tė duash; nėse Dumbaba diktator nuk tė linte tė arratiseshe, Dumbaba demokrat bėn ēmos qė tė ikėsh nga atdheu; nėse Dumbaba i diktaturės tė shtypte e tė shkelte me kėmbė e nuk tė linte as tė qaje e as tė ankoheshe, tė sotmit tė lenė tė qash e tė ankohesh sa tė ngopesh…! Por ama nė tė dy rastet rezultati ėshtė i njėjtė: nė krye kemi pėrsėri njė Dumbabė qė i vete pas jo vetėm historia, po edhe ne, delet e kopesė! Ndaj besoj se nė kėtė gjasme demokraci dumbabizmi ėshtė e vetmja ideologji sunduese dhe drejtuese, derisa ne drejtohemi nga dumbabizmi, sa kohė ka ndėr ne jo pak qė vazhdojnė tė besojnė se pa aksh Dumbabė nė krye tė qeverisė apo tė partisė nuk mund tė ketė ka as parti, as fitore, as liri e as demokraci!
Nė kėtė kuptim besoj se nuk ka ndonjė dallim mes tė qarave me oji pėr vdekjen e Enverit dhe klithmave tė Nafijeve tė Beratit “pėr unitet” me Dumbabėn. Ky ėshtė njė mjerim i frikshėm dhe i neveritshėm moral. Ja pėrse liria jonė ka pas qenė cung pasi ka mbetur peng i kėsaj mendėsie primitive e pėr kėtė ne nuk kemi tė drejtė t’i ankohemi apo t’i vėmė faj askurrkujt, natyrisht pėrveē vetes! Por e reja nė demokraci qenkėrka pikėrisht nė faktin se ndryshe nga koha e diktaturės, nė demokraci mund tė bashkėjetojnė njėkohėsisht, por edhe tė luftojnė mes vedi, jo vetėm njė Dumbabė i vetėm qė del dhe i shpall luftė ndėrkombėtarėve, si bėnte Hoxha vaktit, por disa Dumbabė qė hakaten e duan me gjithė shpirt t’i hanė kokėn njėri-tjetrit. Kjo ėshtė risia mė e thekshme, por natyrisht jo e vetme, mes njė Dumbabe demokrat dhe njė Dumbabe diktator. Teksa Dumbabėt e demokracisė janė puthadorė tė neveritshėm tė ndėrkombėtarėve, ata janė po aq arrogantė e demagogė me njėri-tjetrin dhe me ne qytetarėt, sa ē’ishin pararendėsit e tyre, Dumbabėt e diktaturės.

Risia tjetėr ėshtė se lufta e ndėrsjellė dhe pa kompromis mes Dumbabėve i jep kuptim dhe ngjyrim kinse demokratik jo vetėm sistemit tė demokracisė, por edhe pluralizmit, duke krijuar kėsisoj iluzionin optik se ne sot po jetojmė tė lumtur e tė lirė nė njė demokraci tė vėrtetė dhe vetėvepruese, ndonėse paksa “tė brishtė”, pėr shkak tė atij qė quhet “tranzicion”, por ama kurrsesi jo pėr faj tė Dumbabėve…Sepse Dumbabėt, nė ēdo kohė e nė ēdo sistem janė demagogė tė pėrkryer nga qė ndihen tė pagabueshėm dhe tė pakontrollueshėm, por edhe tė pagjykueshėm (natyrisht sa janė gjallė dhe sa janė nė pushtet). Ndaj po ta vėshtrosh me vėmendje kėtė dukuri, mund ta kuptosh se pikėrisht pėr kėto arsye themelore tek ne nuk ka e nuk mund tė ketė as qasje e as pėrplasje platformash e programesh, alternativash dhe rivalėsh, idesh dhe vizionesh. Nė shoqėrinė tonė nuk ka e nuk mund tė ketė zgjedhje tė lira e tė ndershme apo garė mes mė tė mirėve, por tifo militantėsh tė verbėr e tė blerė qė hyjnė me bjeritibiem nė njė luftė pa kuptim mes Dumbabėve, qofshin demokratė apo socialistė, tė cilėt e duan fitoren vetjake me ēdo ēmim…

Nė kėtė zallamahi “demokratike” ka vetėm njė rregull: kush hyn nė mes tė kėsaj beteje bajlozėsh do tė asgjėsohet, por ama kush mban anėn e njėrit apo tjetrit, edhe sikur tė plagoset, edhe po tė baltoset e tė njolloset publikisht e moralisht, me siguri do tė dalė njė ditė i fituar, me “plaēkė lufte”!…Tashmė ėshtė provuar, me shumė shembuj, por edhe me zgjedhjet e fundit, se askush nuk bėn dot karrierė e nuk vė dot pasuri e katandi pa qenė ndjekės i njė Dumbabe! Pra, kush bėhet militant i flaktė dhe besnik i Dumbabės ai fiton imunitet, bėhet deputet, doganier, komisar, etj, d.m.th i paprekshėm nga ligjet, pra nga Drejtėsia!

***

Tani e kuptoj qė edhe unė kam pas qenė i gabuar kur dyshoja se dumbabizmi ishte njė dukuri kalimtare dhe e pėrkohshme. Sepse nė Shqipėri vetėm po tė jesh shurdhmemec nuk e kupton dot se dumbabizmi jo vetėm qė nuk ėshtė shkulur si dukuri, por ai vazhdon tė sundojė jo vetėm nė partitė e mėdha qė na kanė qeverisur, po edhe nė partitė e vogla qė vazhdojnė tė mbijetojnė nėpėrmjet “aleancave” dhe flirteve…Pavarėsisht nga dallimet mes njė Dumbabe tė madh e njė tė vogėl, njė Dumbabe nė pushtet e njė nė opozitė, njė Dumbabe tė gjallė e njė tė vdekur, tė gjithė kanė tė njėjtat tipare, sepse tė gjithė marshojnė drejt tė njėjtit synim: tė mos dorėzojnė kurrė fuqinė, pushtetin, autoritetin, d.m.th, partinė. Sepse pa njė parti nėn hyqėm, njė Dumbabė ndihet mė i rrezikuar, mė i dobėt dhe mė i poshtėruar se njė lypės, apo edhe se njė kriminel qė ikėn “nė drejtim tė paditur”. Ramiz Alia, p.sh, u rras nė burg pasi dha dorėheqje, ndėrsa Nano mbeti si sėpata pa bisht pasi dha dorėheqje nga partia…Kėto dy shembuj, besoj, mjaftojnė pėr tė kuptuar ē’ėshtė njė Dumbabė qė mbetet pa njė parti “private”…A do tė ishte sot Berisha njė Dumbabė tipik dhe i suksesshėm, nėse do tė kishte dorėzuar, bashkė me Presidencėn, edhe partinė nė vitin 1997? Kjo e bėn situatėn jo vetėm tejet tė komplikuar, por edhe mjaft tė vėshtirė pėr t’u shoshitur e zbėrthyer me themel. Sepse dumbabizmi shqiptar mesa shihet nuk ėshtė njė dukuri qė ka lidhje organike vetėm me sistemin politik (derisa shfaqet edhe nė diktaturė, edhe nė demokraci, me tė njėjtin efekt), dhe as me statutet, kushtetutat, a fizionominė e njė partie; dumbabizmi, si njė mėnyrė efikase drejtimi nuk mund tė shpjegohet vetėm me natyrėn e etur pėr pushtet tė pakufizuar tė disa prej udhėheqėsve tanė (si p.sh, Haxhi Qamili, Zogu, Enveri apo Saliu), po kryesisht me cilėsitė e shoqėrisė dhe tė qytetarit, gjė qė e bėn dumbabizmin tė jetė njė dukuri me rrezatim mbarėkombėtar dhe, pse jo, edhe pėrmbihistorik.

Kjo do tė thotė qė nuk janė vetėm Dumbabėt ata qė e mbajnė gjallė dhe e trashėgojnė dumbabizmin nga njė shekull te tjetri, nga njė brez te tjetri, nga njė sistem politik te tjetri, po edhe ne si qytetarė qė pėr arsye ende tė pashpjegueshme nga shkenca e socio-antropologjisė nuk shkėputemi dot prej kėsaj dukurie, prej kėsaj praktike dhe mendėsie tipike shqiptare. Sepse nė Ballkan e veēanėrisht nė Shqipėri, dumbabizmi i ka dhėnė e po jep ngjyresė dhe formė tė veēantė jo vetėm nacionalizmit e diktaturės, por edhe demokracisė.

Pikėrisht pėr kėtė arsye ne kemi mbetur mė tė fundit nė procesin e integrimit pėr nė BE!
24 ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com