Albatlanta

ECB dhe BE nuk lejojnė mė ''ngazėllime'' tė tilla!
Rexhep Meidani
Eurozona apo hapėsira euro ėshtė njė bashkim ekonomik dhe monetar i 16 vendeve anėtare tė BE-sė (Austria, Belgjika, Qipro, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Malta, Hola-nda, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja), qė kanė adoptuar si monedhė tė tyre tė pėrbashkėt euron. Tetė vende tė tjera janė detyruar tė bashkohen me eurozonėn sapo tė plotėsojnė kriteret e duhura. Po ashtu, dihet sot se pėr politikėn monetare tė eurozonės ėshtė pėrgjegjėse Banka Qendrore Evropiane (ECB), edhe pse nuk ka njė pėrfaqėsim apo qeverisje tė pėrbashkėt apo politikė fiskale pėr vetė Bashkimin Monetar.
Eurozona pėrfshin dhe vende tė tjera qė kanė adoptuar euron, p.sh. Mali i Zi, Kosova, Andorra. Disa shtete si: Monako, San Marino dhe shteti i Vatikanit kanė marrėveshje konkrete me BE-nė, qė u lejon atyre tė shfrytėzojnė si monedhė zyrtare- euron. Por, kėto vende as nuk janė pjesė formale tė eurozonės, as nuk janė tė pėrfaqėsuar nė bordin e ECB-sė. Po ashtu, brenda BE-sė, disa monedha tė vendeve anėtare janė tė “mbėrthyera” (“peg”) me euron, pra ato kanė raporte fikse kėmbimi me tė. Bile, nė mjaft raste ky raport konsiderohet si parakusht pėr t’u pranuar nė eurozonė. P.sh., leva bullgare (e ka raportin e fiksuar tė kėmbimit me euron: 1 euro=1.95583 leva, pas lidhjes sė mėparshme me markėn gjermane-DM), po ashtu dhe kruna estoneze qė fillimisht ka qenė e “mbėrthyer” tek marka gjermane dhe mė tej tek euroja; kurse vende tė tjera tė BE-sė e realizojnė kėtė “mbėrthim” me anė tė mekanizmit ERM II (European Exchange Rate Mechanism).

* * *

Nė vitin 1998, 11 vende anėtare plotėsuan kriteret e konvergjencės dhe u krijua kėshtu eurozona, me emetimin zyrtar tė euros nė 1 janar 1999. Greqia u kualifikua mė 2000 dhe u pranua nė kėtė bashkėsi (eurozonė) nė 1 janar 2001. Monedhat metalike dhe kartėmonedhat filluan tė pėrdoren mė 1 janar 2002. Sllovenia u kualifikua nė vitin 2006 dhe u pranua nė 1 janar 2007. Qipro dhe Malta u kualifikuan nė vitin 2007 dhe u pranuan nė eurozonė nė 1 janar 2008. Sllovakia u kualifikua mė 2008 dhe iu bashkua eurozonės nė 1 janar 2009. Pra, sot, eurozona ėshtė e pėrbėrė nga 16 vende anėtare tė BE-sė me njė popullsi prej afro 325 milionė banorėsh.
Kurse 11 vende tė tjera anėtare tė BE-sė (Danimarka, Suedia, Mbretėria e Bashkuar, Bullgaria, Republika Ēeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia dhe Rumania) kanė ende monedhat e tyre kombėtare. Para hyrjes nė eurozonė, shumica e tyre duhet tė shpenzojnė disa vjet (tė paktėn dy vjet) nė kuadėr tė mekanizmit ERM II.
Nė 1 janar 2008, pesė Banka Qendrore Kombėtare prej kėtyre vendeve janė pėrfshirė nė kėtė mekanizėm, kurse monedhat e tjera do t’i nėnshtrohen pak mė vonė kėsaj skeme me plotėsimin e kritereve pėrkatėse.
Konkretisht: Rumania parashikon njė adoptim tė euros nė vitin 2014, kurse kur Hungaria adoptoi njė program tė konvergjencės fiskale ajo pati probleme serioze nė aplikimin e euros; Estonia, po ashtu, pati probleme me inflacionin, qė e penguan atė pėr adoptimin e euros mė 2007, ndėrkohė qė data e rivlerėsuar ėshtė viti 2011. Sipas tė dhėnave aktuale, Bullgaria nuk do tė mund tė arrijė t’i bashkohet eurozonės para vitit 2015, nė sajė tė inflacionit dhe ndikimit tė krizės financiare globale. Polonia, nė shtator 2008, ka deklaruar objektivin e futjes nė eurozonė nė vitin 2012, nėpėrmjet mbajtjes sė njė referendumi nė vitin 2010 dhe aprovimit tė kėtij objektivi nga ECB-ja mė 2011. Megjithatė, dhe aty, kėrkohet njė amendament kushtetues dhe pastaj ky vend mund t’i nėnshtrohen ERM II-sė brenda 2009. Sipas qeverisė ēeke, mė 1 nėntor 2009 do tė deklarohet data pėr adoptimin e euros, pėrderisa Ēekia i plotėson kushtet dhe kriteret pėr adoptimin e euros.
Vetė kriza globale e rriti interesin e Polonisė dhe Danimarkės pėr t’u bashkuar me eurozonėn, apo tė Islandės pėr integrimin nė BE (si parakusht pėr adoptimin e euros). Nga ana tjetėr, pėrderisa Letonia po i kėrkon ndihmė FMN-sė, ka shumė mundėsi qė FMN-ja tė kėrkojė heqjen dorė nga parakushti i “mbėrthimit” apo nga kursi fiks i kėmbimit tė monedhės letoneze me euron (gjė qė zyrtarisht e nxjerr Letoninė jashtė skemės ERM I, duke e zhvendosur adoptimin e euros pėrtej vitit 2013, tė planifikuar aktualisht). Danimarka dhe Mbretėria e Bashkuar, sipas Traktatit tė Mastrihtit, kanė pėrzgjedhjen e vet nė lidhje me kėtė ēėshtje (legalisht kėto dy vende nuk kanė detyrim pėrfshirjeje, me pėrjashtim tė rastit kur qeveritė e tyre vendosin ndryshe: me votė parlamentare ose me referendum popullor). Qeveria daneze ka deklaruar objektivin e saj pėr mbajtjen e njė referendumi pėr ēėshtje tė lidhura me adoptimin e Traktatit tė Lisbonės. Suedia e ka fituar de facto njė opsion tė ngjashėm (duke shfrytėzuar njė “birė legale”) pėr tė qėndruar jashtė eurozonės. Pra,
Suedia nuk po punon pėr tė realizuar kriteret e eurozonės, bile duke ndenjur jashtė ERM II, ajo nuk mund tė adoptojė euron siē kėrkohej. (Kjo dhe pėr arsyen e thjeshtė qė publiku suedez e hodhi poshtė adoptimin e euros nė njė referendum popullor). Megjithatė, Komisioni Evropian e toleroi kėtė “marifet suedez”, duke deklaruar se nuk do tė pranohej mė njė “lojė” e tillė nga ndonjė anėtar tjetėr i BE-sė...

* * *

Procesi i euro-zgjerimit po vazhdon rrugėn e tij brenda BE-sė. Siē u tha mė sipėr, tė gjithė vendet e BE-sė, me pėrjashtim tė Danimarkės dhe Mbretėrisė sė Bashkuar (dhe de facto Suedisė) janė tė detyruar tė adoptojnė euron si monedhėn e tyre tė vetme, pas plotėsimit tė kritereve tė domosdoshme. Kjo kėrkon normalisht dy vjet ERM II dhe njė mbajtje tė inflacionit brenda mesatares sė BE-sė. Sidoqoftė, nga vendet e mėsipėrme integrimi mė i shpejtė nė eurozonė pritet tė ndodhė nė vitin 2011, ndėrsa shumica e shteteve tė tjera mund tė arrijnė tė plotėsojnė kriteret aty nga viti 2013 e mė vonė. Vetė Danimarka me gjithė opsionin e saj tė dikurshėm pėr tė qėndruar jashtė kėsaj eurozone po rimerr nė shqyrtim mbajtjen e njė referendumi pėr futjen nė eurozonė. Mbretėria e Bashkuar dhe Suedia vazhdojnė tė rezistojnė nė mėnyrė “patriotike”. Kurse, Islanda, pas kolapsit bankar tė saj, do tė duhet tė futet sa mė shpejt nė BE, pėr tė adoptuar mė tej euron, megjithatė nė ēdo rast jo para vitit 2011…
Euroja pėrdoret dhe jashtė vendeve tė BE-sė. Siē e pėrmendėm mė sipėr, tė tillė janė: Monako, San Marino dhe Vatikani, qė kanė firmosur marrėveshje me BE-nė pėr tė shfrytėzuar euron, por ata nuk konsiderohen si pjesė e eurozonės sipas ECB-ja, dhe as nuk kanė ndonjė vend konkret nė kėtė bankė (nė Grupin Euro). Disa vende tė tjera kanė adoptuar nė mėnyrė tė njėanshme (unilaterale) euron si monedhė tė vetėn (tė vetme). Tė tilla janė Andorra, Kosova dhe Mali i Zi, bile pa ndonjė marrėveshje konkrete. Kėto shtete nuk janė konsideruar si pjesė zyrtare tė eurozonės nga ECB-ja, megjithatė nė mjaft raste termi eurozonė ėshtė aplikuar dhe pėr kėto territore, edhe pėr arsyen qė ata kanė si monedhė tė vetme euron (pra, qė nuk kanė as politikė tė tyre monetare!). Adoptimit tė mėtejshėm unilateral tė euros (apo tė ashtuquajturit ”euroizim tė plotė”) nga shtete anėtare tė BE-sė jashtė eurozonės apo nga vende evropiane jo anėtare tė BE-sė, aktualisht i kundėrvihen me forcė si ECB-ja ashtu dhe vetė BE-ja, strukturat e saj.

* * *

Politika monetare e tė gjithė vendeve nė eurozonė administrohet nga ECB-ja dhe Sistemi Evropian i Bankave Qendrore (ESCB) pėr vendet anėtare tė eurozonės. Vendet jashtė BE-sė, apo qė kanė marrėveshje monetare nuk pėrfaqėsohen nė kėto institucione. Po ashtu, ECB-ja autorizon “dizenjon” dhe shtypjen e kartėmonedhave euro apo derdhjen e monedhave metalike. Edhe normat e interesit pėr eurozonėn janė pėrcaktuar nga ECB-ja qė prej vitit 1999. Para qershorit 2000, operacionet kryesore tė financimit mbėshteteshin nė tenderime me raporte fikse, kurse mė tej u shfrytėzuan raporte variabėl.
Pėr njė garanci tė ndėrsjellė dhe stabilitet tė monedhės, anėtarėt e eurozonės duhet tė respektojnė Paktin e Stabilitetit dhe tė Rritjes, qė vendos kufij apo kufizime mbi deficitin dhe borxhin kombėtar, me sanksione shoqėruese pėr shmangiet e konstatuara. Pakti ka pėrcaktuar njė kufi prej 3% tė GDP-sė pėr deficitin vjetor pėr tė gjithė vendet anėtare tė eurozonės; me penalitete pėrkatėse pėr ēdo vend qė e kalon kėtė pėrqindje. Megjithatė, nė vitin 2005, Portugalia, Gjermania dhe Franca e kaluan kėtė kufi, por Kėshilli i Ministrave nuk votuan pro zbatimit tė penaliteteve ndaj kėtyre 3 vendeve. Si rrjedhojė, u adoptuan disa rregullime reformuese pėr tė pasur mė tepėr fleksibilitet dhe pėr tė garantuar qė kriteri i deficitit tė merrte nė konsideratė dhe kushtet ekonomike tė vendeve anėtare apo faktorė tė tjerė suplementarė.
Veēanėrisht, me thellimin e krizės globale, nuk mund tė bėhej mė fjalė pėr njė aplikim tė rreptė tė masave fiskale e monetare. Aq mė tepėr, qė si rezultat i krizės financiare globale qė nisi nė 2007-2008, eurozona u fut nė recensionin e parė zyrtar tė saj nė tremestrin e tretė tė vitit 2008, kurse shifrat zyrtare u konfirmuan nė janar 2009. Nė 11 tetor 2008, Grupi Euro tashmė i pėrfaqėsuar nga kryetarėt e shteteve dhe tė qeverive u mblodh nė Paris pėr tė pėrcaktuar njė plan tė pėrbashkėt veprimi pėr eurozonėn dhe ECB-nė, me objektiv themelor stabilizimin e ekonomisė evropiane. Po ashtu, u mor vendim pėr njė plan me disa qindra miliardė euro pėr tė mos lejuar “shkrirjen” e ekonomisė evropiane. Dhe, po ashtu, u ra dakord pėr njė plan shmangie rreziku pėr bankat (qeveritė evropiane morėn masa konkrete duke ndėrhyrė dhe blerė qė bankat tė rregullonin financat e tyre dhe tė garantonin kreditimin midis tyre).
Koordinimi kundėr krizės u konsiderua vital pėr tė parandaluar ēdo situatė tė rrezikshme brenda ēdo shteti qė eventualisht do tė dėmtonte apo do tė pasqyrohej tek tė tjerėt. Njė shembull qė ndihmoi ishte vetė pėrvoja negative e Depresionit tė Madh. Sidoqoftė, me gjithė frikėn fillestare pėr njė “thyerje” tė fortė tė eurozonės, situata e 2009-ės po tregon tė kundėrtėn, madje pozicioni i euros duket mė i fortė se mė parė. Kurse vetė ECB-ja, nė qershor 2009, injektoi afro 500 miliardė euro nė mirėfunksionimin e bankave...

* * *

Por, ēfarė lexohet, po ashtu, nga kėto rreshta? Diēka e thjeshtė, shumė e thjeshtė: Banka Qendrore Evropiane (ECB-ja) dhe vetė BE-ja nuk lejojnė mė nė asnjė mėnyrė qė vende evropiane jashtė BE-sė (apo dhe vendet anėtare tė BE-sė, qė nuk janė ende nė eurozonė), tė jenė “euroiste” (pra tė kenė si monedhė kombėtare euron), pa plotėsuar fillimisht kėrkesat e anėtarėsimit nė BE e mė tej edhe kriteret e rrepta tė eurozonės! Bile, kėtė tė vėrtetė sa tė thjeshtė, po aq dhe tė prerė vlen ta propagandojė edhe Klani!...
24 ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com