Albatlanta

SHBA dhe ndryshimet klimaterike
Deborah Jones
Zėvendės Ambasadore,
Ambasada e SHBA, Tiranė
Sot, Presidenti i SHBA, Barak Obama, do tė flasė pėrpara udhėheqėsve botėrorė mbi ndryshimet klimaterike gjatė njė samiti tė posaēėm tė OKB-sė nė Nju Jork, nė prag tė sesionit tė 64-ėt tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė.

Shtetet po punojnė fort aktualisht pėr tė negociuar njė marrėveshje tė re ndėrkombėtare pėr tė luftuar ndryshimet klimaterike.

Ndryshimet klimaterike pėrbėjnė njė prej sfidave mė tė mėdha me tė cilat pėrballet bota jonė sot. Ndikimet e tyre tashmė janė tė dukshme dhe pasojat serioze. Deti Arktik po zhduket mė shpejt se sa pritej. Nivelet e deteve kėrcėnojnė tė rriten mė lart se sa parashikohej mė parė. Nivelet e furnizimit me ujė janė gjithnjė e mė shumė nė rrezik si nga akullnajat qė shkrijnė si dhe nga ngjarje ekstreme klimatike, si thatėsira dhe pėrmbytjet. Kėto ndryshime kėrcėnojnė jo vetėm mjedisin, por edhe sigurinė dhe qėndrueshmėrinė.

Shkenca dėrgon njė mesazh tė thjeshtė dhe tė qartė: tė gjitha vendet duhet tė punojnė sė bashku pėr tė luftuar ndryshimet klimaterike, dhe koha pėr veprim ėshtė tani.

Presidenti Obama e di qė Shtetet e Bashkuara duhet tė jenė nė udhėheqje tė pėrpjekjes globale pėr tė luftuar ndryshimet klimaterike. Ne kemi pėrgjegjėsinė si lėshuesi mė i madh historik i gazrave serė. E dimė qė pa pakėsimin e lėshimeve tė gazrave nga SHBA nuk ėshtė e mundur asnjė zgjidhje pėr ndryshimet klimaterike, ndaj SHBA do tė marrin udhėheqjen pėr tė ndėrtuar njė ekonomi tė energjisė sė pastėr tė shekullit 21. Kur flitet mbi ndryshimet klimaterike, Presidenti Obama po i drejton SHBA kah njė drejtim i ri. Presidenti i bėri thirrje Kongresit tė SHBA tė zhvillojė legjislacion tė gjithanshėm pėr energjinė e pastėr pėr tė pakėsuar lėshimet e gazrave me 14 pėr qind krahasuar me 2005 deri nė vitin 2020 dhe me 83 pėr qind deri nė vitin 2050. Njė ligj ėshtė miratuar nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve dhe po kalon nėpėr Kongres. Paketa e stimujve ekonomikė e Presidentit pėrfshin mbi 80 miliardė dollarė pėr energjinė e pastėr. Dhe, standardet e vendosura sė fundi mbi automjetet do tė rrisin ekonominė e karburanteve dhe do tė pakėsojnė lėshimin e gazrave. Megjithatė, veprimet nga SHBA dhe vende tė tjera tė zhvilluara nuk mjaftojnė. Pėr tė ruajtur njė planet tė sigurt dhe tė jetueshėm, tė gjitha shtetet kryesore lėshuese tė gazrave duhet tė bėhen bashkė pėr tė ndėrmarrė veprime tė forta. Nuk ka asnjė mėnyrė tjetėr pėr tė frenuar ndryshimet klimaterike – Agjencia Ndėrkombėtare e Energjisė pėrllogarit se 97 pėr qind e lėshimeve tė gazrave nė tė ardhmen do tė vijnė nga bota nė zhvillim.

SHBA po ndjek njė strategji globale pėr tė luftuar ndryshimet klimaterike nėpėrmjet procesit tė negocimit tė Konventės Kuadėr tė Kombeve tė Bashkuara pėr Ndryshimet Klimaterike (UNFCCC),
Forumit tė Ekonomive Kryesore mbi Energjinė dhe Klimėn si dhe marrėdhėnieve kyēe dypalėshe. Sekretarja e Shtetit, Hilari Klinton dhe zyrtarė tė tjerė tė lartė tė SHBA kanė udhėtuar nėpėr njė numėr vendesh kryesore nė zhvillim pėr tė thelluar dialogun mbi klimėn dhe pėr tė hulumtuar shanse pėr pėrparim. Shumė prej kėtyre vendeve tashmė kanė ndėrmarrė hapa pėr tė trajtuar ndryshimet klimaterike; megjithatė, ka nevojė tė bėjnė mė shumė.

Pėr tė arritur njė marrėveshje tė fortė ndėrkombėtare dhe pėr tė pėrballuar sfidėn e klimės, nevojitet angazhimi i plotė i tė gjitha vendeve. Vendet e zhvilluara duhet tė pakėsojnė lėshimin e gazrave thelbėsisht deri nė vitin 2020 mbi njė bazė absolute, krahasuar me nivelin bazė tė vitit 2005 apo 1990. Vendet kryesore nė zhvillim duhet tė ndėrmarrin hapa pėr tė pakėsuar lėshimet e gazrave tė tyre deri nė vitin 2020 mbi njė bazė relative, krahasuar me rrugėn e tyre tė ashtuquajtur “gjithēka si gjithnjė”. Vendet e tjera nė zhvillim duhet tė pėrqendrohen te pėrgatitja e planeve pėr rritjen me karbon tė ulėt – me ndihmė financiare dhe teknike atje ku nevojitet – pėr tė udhėhequr rrugėn e zhvillimit tė tyre afatgjatė.

Sė fundi, njė marrėveshje pėr ndryshimet klimaterike duhet tė ketė tė bėjė jo vetėm me kufizimin e lėshimit tė karboneve, por edhe me sigurimin e njė shtegu tė sigurt pėr zhvillim tė qėndrueshėm. Pėr ta lehtėsuar kėtė rrugė, vendet me kapacitete tė pėrparuara duhet tė qėndrojnė tė gatshme tė zhvillojnė dhe pėrhapin teknologji nė vendet nė nevojė.

Nėse punojmė sė bashku, pėrpjekja pėr tė ndėrtuar njė ekonomi globale me energji tė pastėr mund tė ofrojė shanse domethėnėse ekonomike, duke shtyrė pėrpara investimet, rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve tė punės anembanė botės. Dhe, mund tė jetė njė mjet pėr tė ēuar burime energjie te qindra miliona tė varfrit e botės. Me mbėshtetjen e duhur, vendet nė zhvillim mund tė kapėrcejnė fazat e papastra tė zhvillimit tek teknologjitė me karbon tė ulėt dhe shanset pėr energji tė pastėr. Qėndrueshmėria mjedisore ėshtė integrale nė pėrkushtimin e SHBA pėr tė mbėshtetur rritjen ekonomike me bazė tė gjerė, mbrojtjen e mjedisit, demokracinė dhe shėndetėsinė nė Shqipėri. Pėr kėtė qėllim, Agjencia e SHBA pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID) pėrfshin shqyrtimet mjedisore nė tė gjitha programet dhe aktivitetet e ndihmave pėr jashtė.
SHBA ėshtė e qartė nė synimin e saj pėr tė siguruar njė marrėveshje tė fortė ndėrkombėtare dhe kam besim qė sė bashku mund ta pėrballojmė sfidėn e ndryshimeve klimaterike.
*Zėvendės Ambasadore,
Ambasada e SHBA, Tiranė, Shqipėri
Panorama | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com