Albatlanta

Greqi, pushohet gazetari pse “nxori” Marko Boēarin shqiptar
ARDIT BIDO
Tė thuash nė Greqi se Marko Boēari ishte shqiptar, pėrbėn njė herezi, qė mund tė tė shkaktojė edhe vendin e punės dhe njė sulm masiv nga ... politika e vendit fqinj. Mė sė miri kėtė e provoi prezantuesi grek Ilias Mamalaqis, qė pas dokumentarit tė tij pėr “shqiptarin krenar” siē e cilėsonte Lord Bajroni, u gjend nė mes tė njė polemike politike dhe shoqėrore.

“I riu Marko Boēari, pasardhės i farės sė ndritur tė Boēarėve, me prejardhje shqiptare, pasi u fut nė ushtrinė franceze, filloi tė mėsonte edhe greqisht, sepse nuk dinte fare greqisht, vetėm shqip dhe nė pėrpjekjen pėr t`i mėsuar, madje shkroi edhe fjalorin e parė shqip-greqisht qė ndodhet sot nė Bibliotekėn Kombėtare tė Parisit”. Kjo shprehje, qė pėr ēdo vend tė botės do tė ishte thjesht njė pėrshkrim i saktė i historisė sė Marko Boēarit, ėshtė kthyer nė Greqi nė njė debat ... politik, me rezultat pushimin nga puna tė njė gazetari grek. Kjo shprehje ishte pjesė e dokumentarit pėr Marko Boēarin, nė serinė e dokumentarėve “Dhe me histori” qė jepej nė kanalin e tretė shtetėror grek ET3, nga prezantuesi Ilias Mamalaqis.

Por, shfaqja e njė dokumentari tė tillė, nė njė vend ku ēdo shqiptar qė ka luftuar pėr ēlirimin e Greqisė nė fillim tė shekullit tė 19-tė, prezantohet si grek, nuk mund tė lihej pa u vėnė re. Nacionalistėt grekė filluan menjėherė kundėrshtitė, duke e ēuar ēėshtjen deri nė Parlament, ku kryetari i Partisė Neofashiste greke, Jorgos Karaxaferis, e akuzoi gazetarin pėr “tradhti” dhe pėr “punė nė shėrbim tė njė shteti tjetėr”, pėr fajin e vetėm se ai guxoi tė riprodhonte atė qė thonė tė gjithė historianėt qė kanė shkruar pėr Marko Boēarin, prej George Finley deri tek Hobsbawm.

“Si ka mundėsi qė nė njė televizion shtetėror grek bėhet propagandė shqiptare”, - deklaroi ai. Rezultati i situatės sė krijuar ishte pushimi nga puna pa asnjė motivacion nga televizioni grek ET3 i Ilias Mamalaqis dhe mospublikimi i dokumentarėve tė tjera tė pėrgatitura pėr kėtė seri dokumentarėsh. Njė e vėrtetė e dokumentuar nga tė gjithė bashkėkohėsit dhe miqtė e afėrt tė Boēarit si mentori i tij Pukėvil dhe bashkėluftėtari i tij Lordi Bajron, ende pėrbėn njė herezi pėr vendin fqinj.

Mamalaqis, prezantuesi i kėtij emisioni u kontraktua menjėherė nga njė kanal televiziv privat, ndėrkohė qė dokumentari nė fjalė ... nuk pritet tė transmetohet mė nga ET3. Nė shumė raste, autoritetet shtetėrore greke, nuk ngurrojnė tė tregojnė herezi ndaj veprimeve proshqiptare qė ndodhin aty, qoftė edhe kur kėto janė thjeshtė e vėrteta.

Pėrpara disa muajsh, njė drejtore shkolle u arrestua vetėm pse kishte lejuar qė nxėnėsit shqiptarė tė shkollės sė saj tė mėsonin gjuhėn shqipe gjatė orėve kur shkolla ishte e lirė. Kuptohet, pasi u arrestua dhe u sorollat, u shpall e pafajshme nga gjykata e shkallės sė parė, pėr tė pritur tashmė vendimin e apelit, duke u akuzuar pėr “abuzim me detyrėn”, vetėm pse lejoi qė shqiptarėt tė mėsonin shqip.
Gazeta Standard | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com