Albatlanta

Enciklopedi "anti-shqiptare" nė Maqedoni

Universiteti i Tetovės boton njė enciklopedi pėr shqiptarėt nė Maqedoni

• Nė enciklopedinė e financuar nga qeveria e Maqedonisė, shqiptarėt paraqiten si tė ardhur nga Shqipėria, dhe uzurpues tė shtėpive maqedonase. Akademikėt maqedonas thonė se shqiptarėt njihen si "arbanasė", "arnautė" dhe "shqiptari", kjo e fundit shoqėrohet me shpjegimin pėrkatės (njerėz mali). Qytetarėt shqiptarė nė Maqedoni shprehen jashtėzakonisht tė fyer me pėrmbajtjen skandaloze tė Enciklopedisė.

SHKUP- Qytetarėt shqiptarė nė Maqedoni shprehen jashtėzakonisht tė fyer me pėrmbajtjen skandaloze tė Enciklopedisė sė parė tė Maqedonisė, tė promovuar tė mėrkurėn nga Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė, nė tė cilėn akademikėt maqedonas paraqesin shqiptarėt si tė ardhur nga Shqipėria, dhe uzurpues tė shtėpive maqedonase.

Nė kėtė enciklopedi tė financuar nga Qeveria e Maqedonisė, akademikėt maqedonas thonė se shqiptarėt njihen si "arbanasė", "arnautė" dhe "shqiptari", kjo e fundit shoqėrohet me shpjegimin pėrkatės (njerėz mali). Nė kėtė enciklopedi shkruhet se "prejardhja e shqiptarėve tė Maqedonisė ėshtė nga Veriu i Shqipėrisė, fisi i gegėve dhe vendosja e tyre fillimisht ishe nėpėr qytetet si Tetovė e Gostivar, tė cilėt me ndihmėn e bandave tė kaēakėve terrorizuan popullsinė maqedonase duke i detyruar tė shpėrngulen, pėr rrjedhojė vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarė. Deri nė fillimet e shekullit tė XIX-tė shqiptarėt numėronin 20 mijė banorė".

Sipas akademikėve maqedonas, rritja e numrit tė popullsisė shqiptare nė Maqedoni argumentohet me natalitetin e lartė dhe migrimet nga Kosova. Lėvizja Qytetare “ZGJOHU nė reagimin e sajė vlerėson se, veprimet e vazhdueshme tė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė krijojnė pėrshtypjen qė detyra e vetme e kėtij institucioni ėshtė qė tė funksionojė si laborator pėr pėrvetėsimin e figurave historike shqiptare, falsifikimin e historisė, nė veēanti asaj tė popullit shqiptar, si dhe tė shpėrlajė trurin e popullit tė vet. (e.n/BalkanWeb)
Balkan Web | View webpage for this Publication
• Datė: May 21, 2008

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com