Albatlanta

Asgjė e re nga Kosova e pavarur
Prishtina, Gjergj Erebara

Problemet mbeten tė njėjta, aktorėt gjithashtu. Protestat janė si gjithmonė plot gjallėri

Fytyrat e disa policėve tė vendosur para selisė sė zbrazėt tė EULEX-it u vrenjtėn disi nė orėn 2 pasdreken e sė hėnės. Pak metra mė tutje, hipur mbi njė kamion, Albin Kurti foli pėr ta: "Njėzetepesė nga shokėt tanė nė kėto ēaste po merren nė pyetje pasi janė rrahur nga policia e Kosovės", tha ai. "Janė po tė njėjtėt policė qė i arrestuan pėr shkak se pėrmbysėn 25 makina tė EULEX-it. Janė po kėta policė qė sot janė vėnė nė mbrojtje tė selisė sė EULEX-it".

"Tė fillojmė me gurėt", thirri njė i ri nga turma. Oborri i selisė sė EULEX qe tėrėsisht i zbrazėt dje, dukej sikur e gjithė godina ishte evakuuar.

Pavarėsisht kėtij episodi, gjithēka u mbyll nė paqe nė Prishtinė, ku njėzetedy organizata dolėn nė njė demonstratė. Protestojnė kundėr misioneve ndėrkombėtare, misionit tė BE-sė, kundėr Kryeministrit Hashim Thaēi, Presidentit Fatmir Sejdiu dhe natyrisht edhe kundėr kreut tė opozitės, Ramush Haradinaj. Oratorėt u ngritėn mbi njė kamion qė ishte parkuar para hyrjes sė selisė sė EULEX-it pas njė udhėtimi dyorėsh nėpėr rrugėt e Prishtinės, shoqėruar nga njė turmė prej disa qindra vetash.

Njė gjysmė ore mė herėt, duke mbajtur nė duar copa letre nė format A4, ku qe shkruar "Keni rrejt", protestuesit thirrėn me bokse tė mėdha "Jeni hajni", para zyrės sė Kryeministrit Thaēi.

Sipas politikanėve nė Prishtinė, tė hėnėn priteshin jo vetėm protesta, por edhe dhunė. Dhuna nė fakt nuk ndodhi. Qeveria e interpretoi protestėn thjesht si njė sfidė politike dhe i mėshoi idesė se nė tė morėn pjesė pak qindra vetė.

Protestė shumėngjyrėshe pa flamur Kosove

Vetėvendosja ėshtė e njohur pėr protesta "tė bukura" nėse mund tė quhen kėshtu. Aktivistėt e saj janė angazhuar nė qindra beteja tė vogla, si rishkrimi i parullave nėpėr mure kur ndėrkombėtarėt i mbulojnė me bojė apo nė demonstrime edhe mė agresive, si shkatėrrimi i makinave tė ndėrkombėtarėve. Parullat janė me tė vėrtetė tė goditura: "Hashimi, edhe i bukur, edhe tradhtar", shkruhej nė njė prej tyre. Por nė protestėn e sė hėnės, ai qė dukshėm mungonte ishte flamuri i ri i Kosovės. Pjesėmarrėsit nė protestė nuk e pranojnė atė flamur dhe as tė ashtuquajturin "identitet kosovar". "Mos mė thoni kosovare, unė jam shqiptare", na thotė Krenare Krasniqi, njė prej aktivisteve qė shpėrndan broshura nėpėr rrugė. Nė protestė u bė thirrje edhe pėr "Shqipėri etnike". Ideja duket se po kthehet me shpejtėsi nė Kosovė pas njė periudhe tė shkurtėr pėrgjatė sė cilės pavarėsia e 17 shkurtit 2008 u duk se ia zgjidhi problemet.

Si rrallėherė, protestuesit bėnė thirrje tė drejtpėrdrejtė pėr dorėheqjen e Kryeministrit, pasi, sipas tyre, qeveria e Kosovės nuk protestoi dhe e uli kokėn kur misioni i Bashkimit Europian nė Kosovė, EULEX, nėnshkroi njė marrėveshje bashkėpunimi dhe shkėmbimi informacioni nė fushėn e policisė me qeverinė e Serbisė.

Njė debat i gjatė dhe i koklavitur u zhvillua gjatė javėve tė fundit nėse EULEX kishte autoritet tė nėnshkruante marrėveshje ndėrkombėtare nė emėr tė Kosovės, apo nėse nėnshkrimi i njė protokolli tė tillė qe i rėndėsishėm, alarmant, i mirė apo jo aq i rėndėsishėm. Ndėrkombėtarėt thonė se ėshtė njėkohėsisht i mirė dhe i parėndėsishėm. Por pėr disa nė Kosovė, njė hap i tillė shkon kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Dhe jo vetėm kaq.

Gjeopolitikė e realpolitikė

Pas marrjes sė pavarėsisė, Kosova duket se gjendet nė njė ēast kritik. Pėr Serbinė, Kosova ėshtė njė problem dytėsor i politikės sė brendshme. Dhe Bashkimi Europian duket se po bėn ēfarė ėshtė e mundur pėr kapėrcimin e kėtij problemi. Pėr mė tepėr, BE ka interesa konkrete dhe tė rėndėsishme nė Serbi, ndėrkohė qė ka vetėm njė interes nė Kosovė, ka interesin qė tė mos shpėrthejė dhuna.

Por nga ana tjetėr, Serbia pėr Kosovėn mbetet problemi kryesor. Njė pjesė e vendeve tė BE-sė nuk e njohin Kosovėn e pavarur e pėr pasojė Kosova nuk ka shans tė dalė nga statusi i protektoratit ndėrkombėtar pėr tė hyrė nė rrugėn e heqjes sė vizave e integrimit nė BE e nė NATO. Serbia nuk ėshtė thjesht refuzuese pasive e pavarėsisė sė Kosovės. Ajo financon struktura paralele, lufton kundėr pjesėmarrjes sė Kosovės nė aktivitete rajonale e ndėrkombėtare, shkurt bėn ē‘ėshtė e mundur pėr t‘i prishur punė. Pėr mė tepėr, me zbatimin e paketės "Ahtisaari", Serbia ka marrė atė qė ka kėrkuar nga Kosova, por pa pranuar tė paguajė diēka nė kėmbim.

Sipas udhėheqėsve tė Vetėvendosjes, Serbisė iu nevojit tashmė njė marrėveshje bashkėpunimi policor me "fqinjėt" e vet, sepse nė kėtė mėnyrė plotėson kushtet pėr liberalizimin e vizave. EULEX e pranoi ta nėnshkruante njė marrėveshje tė tillė. Qeveria e Kosovės e kundėrshtoi, por nė fund uli kryet. Nė total, njė marrėveshje e tillė sjell pėrfitim pėr Serbinė, por jo pėrfitim pėr Kosovėn. Shkurt, si nė rastin e planit "Ahtisaari", Kosova po plotėson ekzigjencat e Serbisė dhe Serbia vijon tė jetė problemi kryesor i shtetit tė ri. Ndėrkombėtarėt me kulturėn e kompromisit po bėjnė ē‘ėshtė e mundur, por presioni i tyre ka pasur efekt vetėm nė Kosovė.

Thaēi ndjehet i konkurruar

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, hyri nė njė debat indirekt me udhėheqėsin e lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurtin, gjatė ditėve tė fundit. I sikletosur si kurrė mė parė nga protestat plot ngjyra nėpėr rrugėt e Prishtinės, Thaēi hodhi dorashkėn e sfidės. Sipas tij, Vetėvendosja duhet ta lėrė politikėn e rrugės dhe tė hyjė nė garė me tė nė zgjedhje.

Udhėheqėsit e shoqėrisė civile u ndjenė keq nga kjo sfidė.

"A e dėgjuat se ēfarė tha Kryeministri?", e pyeti turmėn Igballe Rugova nga Rrjeti i Grave tė Kosovės. "Ai po na tregon se Kosova nuk ka nevojė pėr shoqėri civile".

"Thaēi mendon pėr zgjedhje dhe vota, sepse nė kėtė mėnyrė bėn pare", tha Albin Kurti.

Pavarėsisht se sa vetė morėn pjesė nė protestėn e sė hėnės, Vetėvendosja po bėhet njė lėvizje gjithnjė e mė e fuqishme. Bashkė me tė, tashmė janė bashkuar edhe njėzetedy organizata tė tjera. Aktivizmi i tyre ka vėnė nė siklet edhe vlerat e pathyeshme perėndimore tė lirive tė njeriut.

Fajin e ka media

Ndėrkombėtarėt, si nė Prishtinė, ashtu edhe nė Tiranė, duket se po shqetėsohen gjithnjė e mė shumė pėr atė qė mund tė quhet "roli destruktiv i medias".

"Jeni ju gazetarėt qė nuk e shihni progresin. Vjedhje ka, por ka edhe progres", u thoshte gazetarėve tė Tiranės njė prej vėzhguesve tė zgjedhjeve tė 28 qershorit.

"Mendoj qė kjo ēėshtja e protokollit ka mundur tė trajtohet qė nga fillimi ndryshe, nga tė gjithė", komentonte ambasadori amerikan nė Prishtinė, Christopher Dell, pėr gazetėn "Koha Ditore". "Media po e bėn punėn e vet, pajtohem. Media e lirė ėshtė e lirė dhe liria e medias ėshtė mbi tė gjitha. Por media ka edhe pėrgjegjėsinė qė pėrveē se tė merret me temėn e ditės, si institucion ka pėr obligim orientimin e shoqėrisė nga axhenda e vėrtetė".

Shqiptarėt dhe ndėrkombėtarėt

Shumė prej shqiptarėve, si nė Shqipėri, si nė Kosovė, "vuajnė" nga sindromi i luftės humanitare. Ka qė besojnė se qėndrimi agresiv i "Vetėvendosjes" kundėr ndėrkombėtarėve nuk ėshtė kaq pozitiv pėrballė faktit se qenė pikėrisht ndėrkombėtarėt qė i dhanė lirinė Kosovės. Pėr mė tepėr, ndėrkombėtarėt garantojnė rendin dhe sigurinė si nė Kosovė, si nė Shqipėri. Ndėrkombėtarėt nė njė farė mase "garantojnė" lirinė e shprehjes dhe tė protestės pėrballė politikanėve qė kanė dėshmuar se janė nė gjendje tė bėjnė gjithēka, pėrfshirė edhe tė burgosin njerėz.

Pėrgjigjen pėr kėtė e mori pėrsipėr me e dhėnė Slavoj Zizek, njė filozof dhe psikoanalist nga Sllovenia, i mirėnjohur nė Europė: "Kjo ėshtė sjellja e zakonshme e liberalėve, aktivistėve tė tė drejtave tė njeriut e tė tillė nė Perėndim, tė cilėt i pėlqejnė tė tjerėt pėr sa kohė ata janė viktima pasive. Por kur kėta tė tjerė duan tė marrin fatin e tyre nė duar, atėherė dyshohen menjėherė pėr nacionalizėm, fondamentalizėm etj.", tha ai i intervistuar nga televizioni publik i Kosovės.

Sipas Zizek, shqiptarėt duhet tė veprojnė nė mėnyrė bruske dhe tė vendosur nė njė situatė tė tillė: "Thjesht bėni gjėra qė mund tė gjenerojnė rezistencė. Pėr shembull, hapni de facto kufijtė me Shqipėrinė. E dini se Perėndimi i parapėlqen kufijtė e hapur. Atėherė bėjeni dhe ju. Nė njė situatė tė tillė, mund tė vendosni kushtet tuaja".

Zizek ėshtė bindės. Shumė analistė nė Tiranė e nė Prishtinė besojnė se "Vetėvendosja", njė zė agresiv, ėshtė i nevojshėm pėr tė krijuar presion. Por ka gjasa qė njė lėvizje e tillė nuk mund tė krijojė presion tė mjaftueshėm sa tė zgjidhė problemet e Kosovės.

Ballkani po zjen

Problemet nė Ballkan po kthehen me forcė. Pėrveē shqetėsimeve nė Kosovė, ndėrkombėtarėt, tė cilėt mė sė shumti janė europianė, po pėrballen me trazira nė rritje nė Maqedoni e Bosnjė. Nė Bosnjė, udhėheqėsit politikė vendas e kanė zhytur federatėn nė kriza tė vazhdueshme politike e po flasin vazhdimisht pėr luftė e pėr ndarje. Pesėmbėdhjetė vjet pas lufte, gjėrat nė Bosnjė nuk po ecin fare. Papunėsia ėshtė nė nivel tė tmerrshėm, institucionet shtetėrore nuk funksionojnė. Vendi mbetet shumė i varfėr. Myslimanėt e Bosnjės mbetėn jashtė liberalizimit tė vizave dhe po ndjehen shumė tė persekutuar.

Maqedonia gjendet nė njė situatė pak mė tė mirė, por problemi i saj tashmė historik, Greqia, nuk ka zgjidhje. Marrėveshja e paqes nė Ohėr mes maqedonasve dhe shqiptarėve ėshtė kthyer nė njė diskutim tė mėrzitshėm pėr vende pune. Marrėveshja nuk u ka dhėnė shqiptarėve dinjitetin dhe pėrfaqėsimin e premtuar nė kėtė shtet, megjithėse pėrpjekjet kanė qenė tė shumta nga tė dyja palėt.

Ndėrkombėtarėt kanė dėshtuar njė herė nė Ballkan kur reformat e Perandorisė Habsburgase nė Bosnjė dėshtuan nė krijimin e njė vendi tė qetė e me mirėqenie, ndėrsa Maqedonia, pika e dytė e nxehtė e "Problemit tė Lindjes", u zhyt nė kaos. Kjo ndodhi nė fillim tė shekullit tė kaluar. Integrimi europian ėshtė parė si ilaēi i vetėm i disponueshėm pėr kėto probleme, por nė kėtė pikė ėshtė vetė njė pjesė e Europės qė shkakton probleme. Nga vetoja e Greqisė pėr anėtarėsimin e Maqedonisė nė NATO, te dėshtimi i Europės pėr tė bindur Serbinė nė pranimin e realitetit tė Kosovės, e sė fundmi me izolimin prej vizave tė shqiptarėve e boshnjakėve, paralajmėrimet pėr katastrofė janė tė shumta. Sipas ish-administratorit tė Bosnjės, Paddy Ashdown, nėse nuk vijohet me integrimin, Ballkani do tė shkojė drejt fragmentarizmit.

Nė fund, Kosova

Shteti mė i ri nė Europė ka shumė pak gjėra tė qarta. Ėshtė vendi mė i varfėr nė kontinent dhe pėrveē kėsaj ėshtė larg detit, ka nivel shumė tė ulėt prodhimi tė brendshėm e mbijeton falė tė ardhurave nga emigracioni. Por "prodhimi" i emigrantėve tė rinj bėhet njė proces shumė i kushtueshėm dhe i vėshtirė nė kuadėr tė mungesės sė liberalizimit tė vizave dhe bllokimit tė kufijve. Nė Kosovė sot ka 200 mijė tė punėsuar me njė pagė mujore nė 2 milionė banorė. Tė rinjtė e papunė, apo ata qė shkojnė nė shkollė, janė mjaftueshmėrisht tė shumtė e tė mėrzitur dhe "lėnda e parė" pėr protesta ėshtė e bollshme. Qė prej tė gjitha kohėrave, Perėndimi ka besuar se ekonomia e dobėt ėshtė ajo qė e ēon Ballkanin nė trazira dhe pėrpjekje tė konsiderueshme janė kryer qė kjo situatė tė ndryshojė. Por Ballkani mbetet nė vendnumėro. Kosova mbetet nė vendnumėro. Asgjė nuk ka ndryshuar, pavarėsisht se Kosova ka fituar nominalisht pavarėsinė.
SHQIP | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com