Albatlanta

Vrasja e gjeneralit italian pėr kufijtė shqiptaro-grekė
Nga Besnik Bakiu
Mė 25 gusht ishte dita e lindjes sė gjeneral Enriko Telinit (ka lindur mė 25 gusht 1871 nė Kastelnuovo tė Garfanjanės (provinca Lucca Tuscany) dhe mė 27 gusht ėshtė data e vrasjes sė kėtij gjenerali tė madh dhe heroi tė sė drejtės ndėrkombėtare, i cili e pagoi me gjakun e vet atė qė i shkruante Konferencės sė Ambasadorėve, mė 26 gusht 1923, pikėrisht njė ditė prapa datėlindjes dhe para vrasjes, se “… vendimet e komisionit janė tė paanshėm”, dhe ai “po kryen detyrėn e tij duke u bazuar nė ndėrgjegjen e vet e drejtėsinė”.

Kush ishte gjeneral Telini?

Gjeneral Telini ishte kryetari i komisionit tė caktimit tė kufijve shqiptar-grek tė caktuar nga Konferenca e Ambasadorėve nė Paris, mė 9 nėntor 1921 qė vendosi qė kufijtė shqiptaro-grek tė mbeteshin po ato tė caktuara nga Protokolli i Firences.
Ky komision u krijua mė 8 janar 1922, dhe nė tė merrnin pjesė pėrfaqėsuesi i Italisė, gjeneral Enriko Telini; i Anglisė, kolonel Gilles; i Francės, kolonel Ordion; dhe kapiten De Limperani, qė ishte sekretar i pėrgjithshėm i komisionit. Japonia nuk dėrgoi delegatin e saj. Kryetar u zgjodh gjeneral Telini, pasi ai ishte njė personalitet. Kishte marrė pjesė nė luftėn italo-turke dhe nė Luftėn e Parė Botėrore. Pėr zotėsinė e disiplinėn e lartė qė kishte treguar, arriti tė marrė gradėn e gjeneralit tė brigadės pas shėrbimit si kolonel i Shtatmadhorisė. Pranė komisionit do tė punonte dhe njė komitet tekniko-gjeografik. Shtetet e interesuara pėr kufijtė; Shqipėria, Greqia dhe Jugosllavia do tė kishin pėrfaqėsuesit e tyre pranė komisionit. Pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė fillim u caktua Bajram Fevziu, i cili mė pas u zėvendėsua nga Dhimitėr Berati, sekretar i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme.
Komisioni erdhi nė Shqipėri nė mars 1922 dhe filloi punimet nė zonėn kufitare, nga mali Gramoz deri nė pikėn e kufirit greko-shqiptaro-jugosllav, pėr tė vazhduar pastaj pėr mė nė Jug. Komisioni hasi pengesa tė mėdha nga delegacioni grek. Nė njė raport tė gjeneral Telinit thuhet se: “Ky delegacion nuk mė jep besim pėr njė bashkėpunim tė sinqertė. Delegacioni kėrkon me tė gjitha mjetet dhe pretekstet pėr t’u larguar… Autoritetet dhe trupat greke nxjerrin pengesa nga mė tė ndryshmet”. Gjatė qėndrimit nė zonat shqiptare, gjeneral Telini u prit si mik dhe u respektua pėr punėn qė po bėnte. Krejt e kundėrta ndodhte nė shtetin fqinj, ku ndaj punės sė komisionit kishte njė qėndrim agresiv e sabotues. Mė 27 gusht 1923, komisioni i kufirit do tė shkonte nga Janina nė Kakavijė, ku do tė pėrfundonte vendosjen e disa gurėve kufitarė atje. Herėt nė mėngjes u nisėn nga Janina automobilat e delegatėve shqiptarė, grekė e italianė. Automobili i pėrfaqėsuesve grekė pėsoi njė defekt. Automobili i italianėve parakaloi atė grek, duke ndjekur automobilin shqiptar. Gjeneral Telini ishte 30 minuta larg pėrfaqėsisė shqiptare. Pasi kaloi automobili i komisionit shqiptar nė afėrsi tė Janinės, nė vendin e quajtur Zepe (54-55 km larg Janinės), 4 km larg Delviqanit dhe 10 km larg kufirit shqiptar, midis Delviqanit dhe Arnishtes, gjakėsorėt bllokuan rrugėn me drurė tė mėdhenj. Vendi i zgjedhur ishte shumė i pėrshtatshėm pėr pusi, nė bėrrylin e njė kthese. Kur arriti automobili i gjeneralit, shoferi Renixho Farneti, pėrkthyesi shqiptar, Thanas Kraveri (Leskoviku) zbritėn pėr tė larguar drurėt nga rruga, por u qėlluan dhe mbetėn tė vdekur qė tė dy. U vra dhe doktori Luixhi Korti, qė ndodhej brenda nė makine. Adjutanti Mario Bonaēini sapo doli prej automobilit, u plagos rėndė e mbeti nėn tė. Gjenerali u hodh nga makina dhe pasi u largua rreth 20 m, mbeti i vrarė me revolver nė dorė. Vrasja e komisionit italian shkaktoi krizė nė marrėdhėniet italo-greke.

Qeveria italiane bėri pėrgjegjėse palėn greke dhe kėrkoi dėmshpėrblim pėr kėtė vrasje. Lajmi pėr vrasjen e komisionit italian pati jehonė tė madhe prej shtypit italian dhe u shoqėrua me komente tė ashpra ndaj Greqisė. Qeveria italiane bėri pėrgjegjėse morale dhe materiale qeverinė greke. Kjo krizė solli edhe pushtimin e pėrkohshėm tė Korfuzit nga ana e italianėve. Mė 7 shtator, Konferenca e Ambasadorėve propozoi krijimin e njė komisioni ndėrkombėtar pėr tė vėzhguar hetimet rreth vrasjes dhe urdhėroi Athinėn tė depozitonte 50 milionėt (lira) nė njė bankė zvicerane pėr tė shlyer dėmshpėrblimin.

Mė 18 shtator, nė katedralen e Athinės pėr tė rėnėt nė pritė u dha njė meshė madhėshtore. Pas ngushėllimeve zyrtare, trupat u pėrcollėn pėr nė Prevezė ku autoritetet dhe ushtria greke bėn nderimet qė i ishin urdhėruar Greqisė dhe u nisėn drejt Italisė me avulloren San Marko. Nga Taranto u transportuan nė Romė, ku u pritėn nga njė masė e madhe njerėzish. Nė nderime merrnin pjesė Duka i Aostės, Duka i Gjenovės, Konti i Torinos, Princi i Udines, Musolini me ministrat, tė gjithė ambasadorėt dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė huaj. Trupave e pajetė tė misionit ushtarak italian iu bėnė nderime zyrtare me madhėshti nė kishėn ‘Santi Apostuli’. Pastaj u dėrguan pėr t’u prehur nė banesėn e fundit, secili nė vendin e lindjes. Gjeneral Telini u varros nė Firence.Pasi u bė pagesa e 50 milionė lirave mė 26 shtator 1923, u bė tėrheqja e trupave italiane nga Korfuzi. Kush ishe vrasėsi i misionit italian? Komisioni i hetimit nuk dha pėrfundime. Por, njė gjė ishte e sigurt, krimi u krye pėr motive politike. Autorė tė tij ishin ato forca, tė cilave u prishte punė korrektėsia dhe paanėsia e gjeneral Telinit dhe delegacionit italian. Vlerėsimi i veprės dhe figurės sė gjeneral Telinit

Kjo vrasje shkaktoi njė zi tė pėrgjithshme nė Shqipėri. Parlamenti shqiptar, nė shenjė zie ndėrpreu punimet e tij pėr 24 orė. Autoritetet mė tė larta shqiptare i dėrguan telegrame ngushėllimi personaliteteve italiane dhe familjeve tė viktimave. Telegrame dėrguan dhe bashkitė dhe populli i tė gjitha qyteteve shqiptare. Nė Korēė, nė kishėn e Shėn Gjergjit, u bė njė pėrshpirtje pėr gjeneralin e shokėt e tij.
Populli i Vlorės, ditėn e 3 shtatorit, kur do tė pėrkujtonte me festime 3-vjetorin e ēlirimit tė qytetit nga forcat italiane, u drejtua nė konsullatėn italiane ku i shprehėn ngushėllimet konsullit italian. Po ashtu nė Tiranė, nė kishėn katolike e ortodokse dhe nė xhami u kryen gjithashtu shėrbesa fetare pėr shpirtin e tė ndjerėve tė komisionit italian. Gazeta e Korēės, mė 1 shtator 1923 e vlerėson gjeneral Telinin: “Emėri i tij do tė mbetet i paharruar pėr popullin shqiptar. Historia e rilindjes tonė kombėtare emėrin e kėtij gjenerali tė nderuar, sė bashku me atė tė kolonel Tomson do t’a pėrmėndė me njė nderim tė math, pėr shėrbimet q’i solli Kombit tonė tė shumėvuajtur”.

Gazeta ‘Vatra Shqiptare’ do tė shkruante: “Gjeneral Taliini pėr ne pėrfaqėson, njėkohėsisht idenė e drejtėsisė dhe atė tė mbrojtjes tė interesave tona. Tė dy kėto ide i ngjajnė fort njėra tjetrės. Ideja e dytė ndjek pas iden’ e parė si hija e saj. Shqiptari qė e ka tė thellė kuptimin e drejtėsisė e tė miqėsisė, ėshtė e pamundur tė mos ishte frymėzuar me njė mirnjohje tė thellė pėr gjeneralin italian”. Pėr tė nderuar dhe pėrjetėsuar kujtimin gjeneral Telinit, ju dha emri i tij dy rrugėve: njė nė Tiranė (rruga pas godinės Presidencės deri tek ura e re e Lanės) e njė nė Gjirokastėr, dhe nė 18- vjetorin e vrasjes u vendos nė njė nga sheshet qendrore tė Tiranės (para Akademisė sė Shkencave sot) shtatorja e tij, vepėr e Odise Paskalit. Sipas kritikės sė kohės, nė kėtė monument, “Odise Paskali, shqiptar me ndjenja tė larta, e ka pas tė thellė me doemos kėtė ndjenjė mirėnjohje dhe si artist i hollė, ka ditur t’a shprehė fare mirė, kėtė ndjenjė, njėkohėsisht vetijake dhe kombėtare, ka ditur tė bėhet interpreti i mbaruar i mirėnjohjes qė ka nė zėmėr shqiptari pėr gjeneral Telinin. Nė punimin e veprės, Odise Paskali ėshtė pushtuar prej njė sentimentalizmi tė gjallė dhe ka dėshiruar e menduar qė ta shfaq ndjenjėn e tij duke simbolizuar e konceptuar gjeneral Telinin, kėtė dėshmor ashtu siē ka qėnė ai nė realitet: njė simbol pėr neve. Gjeneral Telini i ngjan tepėr njė gjenerali tė Romės sė vjetėr”. “U krye mė sė fundi kjo detyrė. Dhe u krye lumtėrisht nė njė mėnyrė qė na nderon, pse monumenti ėshtė i denjė pėr heron, tė cilit do ti pėrjetėsoj kujtimin”.

Po sot, si e nderojmė gjeneral Telinin?

Paraardhėsit tanė e kryen detyrimin e tyre, tani ėshtė radha e jonė. Megjithėse figura dhe vepra e gjeneral Telinit janė tė pėrjetėsuara nė tė gjitha enciklopeditė e botės, madje nė Itali nė nderim tė tij, sot mbajnė emrin “Gjeneral Telini” njė shesh nė Firencie dhe njė rrugė nė Milano; nė vendin tonė sot... pothuajse asgjė. Kjo ėshtė e turpshme, mosmirėnjohėse dhe antishkencore. Imagjino pastaj dhe broēkollisim pa pushim pėr rishkrimin e historisė. Enciklopedia shqiptare ėshtė e mbushur me jo pak anonimė e dallkaukė, qė mė shumė i kanė bėrė keq se sa mirė kėtij kombi, por pėr gjeneral Telinin dhe shokėt e tij nuk ka asnjė fjalė. Vėrtetė nuk e kuptoj dot heshtjen e akademikėve dhe parlamentarėve shqiptarė, kur para godinės sė tyre ngrihej dikur njė shtatore e kėtij Burri tė madh. Po ashtu nuk e kuptoj as heshtjen e Presidentit tė Republikės, kur rruga prapa zyrės sė tij dikur nga mbajtur emrin e gjeneral Telinit. Historia ėshtė histori, e vėrteta e vėrtetė, detyra e jonė ėshtė ta dėshmojmė ndershmėrisht, ta vlerėsojmė e pėrkujtojmė siē ka ndodhur. Megjithatė, e vetmja qė mė ngushėllon dhe mė jep shpresė ėshtė thėnia popullore: “Mė mirė vonė se sa kurrė”. Sipas mendimit tim, kontributi i gjeneral Telinit (nė atė periudhė) vjen pas atij tė Presidentit Willson, qė siē thotė Noli: “… jo vetėm nuk vuri firmėn, por u pėrgjegj dhe me dy nota, qė janė dy nga xhevairet mė tė ndriteshme tė karrierės sė tij tė shkėlqyer. Ato nota ndaluan copėtimin e Shqiperisė qė gėzojmė sot”... Ishte Gjeneral Telini qė dha njė kontribut unikal nė kėtė ēėshtje historike, prandaj jo vetėm duhet tė pėrkujtohet, por edhe tė nderohet siē i takon.
Gazeta Shqiptare | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com