Albatlanta

PERSE JO EDHE AL KAPONE NE QEVERI?
Andrea Stefani
Ėshtė tashmė njė traditė e qeverive nė demokracitė perėndimore qė njė ministėr tė japė dorėheqjen kur dyshohet apo akuzohet si i pėrfshirė nė njė skandal korruptiv. Madje kjo ka ndodhur edhe me kryeministra e presidentė. Dhe nuk pritet nė kėto raste vendimi i gjykatės. Nuk pėrdoret si justifikim pėr qėndrimin nė detyrė tė ministrit as parimi i prezumimit tė pafajėsisė. Aq mė tepėr asnjė kryeministri qė sapo ka fituar zgjedhjet, nuk do t‘i shkonte ndėr mend tė emėronte nė poste ministrore dy qytetarė qė kanė ēėshtje tė hapura nė gjykatė. Pra, as nuk do ta mendonte, dhe jo mė tė guxonte tė bėnte atė qė sapo ka bėrė Kryeministri Berisha duke emėruar si ministra Fatmir Mediun dhe Lulzim Bashėn. Njė gjė e tillė do tė ishte njė skandal nė vetvete dhe do t‘i kthehej shumė shpejt Kryeministrit nė njė bumerang si njė provokim i moralit publik. Natyrisht kjo ndodh nė njė shtet ku publiku nuk ėshtė njė turmė e drobitur dhe e korruptuar qė sheh vetėm "hallet e veta" dhe republika nuk ėshtė shndėrruar ende nė njė kufomė qė zhvatet pa fund nga njė grusht qeveritarėsh qė qėndrojnė mbi ligjin dhe republikėn. Duke rimarrė nė qeveri Mediun dhe Bashėn, Kryeministri Berisha po sondon sesa poshtė ka rėnė morali i njė publiku qė ėshtė mėsuar tė heshtė. Dhe kush hesht, pranon.

***

Politikanėt qė kanė poste tė larta publike duhet tė gėzojnė prezumimin e pafajėsisė si qytetarė, por jo lidhur me postet e larta qė mbajnė. Dhe ka njė sėrė arsyesh pėr kėtė. Ėshtė nė dėm tė interesit publik qė punėt publike tė qeverisen nga njerėz qė mund tė kenė shkelur ligjin, prandaj pėr sa kohė qė njė ministėr apo ish-ministėr akuzohet se mund tė ketė shkelur ligjin, pėr sa kohė nuk ėshtė provuar se nuk e ka shkelur ligjin, atėherė persona tė tillė duhet tė largohen nga kryesimi i punėve publike. Prezumimi i pafajėsisė nuk pėrfshin mbajtjen e posteve publike. Ky ėshtė morali politik i instaluar si njė traditė dhe qė zbatohet nga vetė zyrtarė qė dyshohen apo akuzohen si fajtorė.
Kėso rastesh nė Perėndim triumfon skepticizmi publik dhe jo besimi qė njė Kryeministėr mund tė ketė pėr njė apo disa bashkėpunėtorė tė tij tė akuzuar nga prokuroria. Por nė Shqipėri, ku Kryeministri nuk do t‘ia dijė pėr publikun, ėshtė besimi i tij te njerėz si Mediu dhe Basha qė triumfon mbi skepticizmin e publikut, si dhe mbi dyshimet qė normalisht duhet tė ngjallin akuzat e prokurorisė. Nė kėtė rast ėshtė Kryeministri qė merr hapur dhe me arrogancė anėn e tė akuzuarve. Ai prezumon se prokuroria ėshtė nė gabim, kurse ministrat e tij nė tė drejtė. Kemi tė bėjmė me njė arrogancė skandaloze jo vetėm autokratike, por qė ngjall dyshime edhe pėr njė konflikt interesi deri nė bashkėfajėsi tė Kryeministrit nė ēėshtjet "Basha" dhe "Mediu". Ndryshe ē‘problem kish qė Mediu dhe Basha tė mbeteshin jashtė qeverisė, duke vepruar si shumė zyrtarė tė lartė nė Perėndim, qė edhe pse tė akuzuar pa faj, largohen dhe presin qetėsisht vendimin e drejtėsisė tė bindur nė pafajėsinė e tyre? Pėrse Berisha dėshiron t‘i ketė kėta tė dy gjithmonė pranė?
Dyshimet shtohen pasi nė media kanė dalė jo pak akuza dhe dyshime pėr pėrfshirje tė njerėzve tė afėrt dhe miqve tė Berishės nė aferat e qeverisura nga dikasteri i Mediut apo i Bashės. Prandaj emėrimi nga Berisha i Mediut dhe Bashės nė qeveri, ėshtė njė sfidė e hapur qė u bėhet jo vetėm kėtyre akuzave dhe dyshimeve, por edhe mostra e njė konflikti interesi, madje edhe i njė presioni tė hapur mbi prokurorinė, drejtėsinė dhe gjykatat qė edhe pa kėto duken mjaft tė trembura.

***

Thėnia e Berishės se ministrat e tij nuk do tė kenė imunitet para drejtėsisė ėshtė njė blof pėr tė paraqitur si morale veshjen prej tij me pushtet ekzekutiv tė njerėzve qė potencialisht mund tė jenė tė inkriminuar rėndė nė shkeljen e ligjit. Sepse dihet qė nė Shqipėri drejtėsia ėshtė aq e dobėt, sa nuk po arrin tė ndėshkojė shkelės tė ligjit pa pushtet dhe jo mė ata me pushtet. Po bėhen 20 vjet qė nė Shqipėri, me gjithė nivelet e larta tė korruptimit tė qeverive, nuk ėshtė ndėshkuar nga ligji asnjė ministėr. Dukshėm ėshtė krijuar njė aristokraci mbi-ligjore, njė grup qytetarėsh me pushtet qė nuk i nėnshtrohen ligjit.
Me aktin e tij Berisha i ka futur Mediun dhe Bashėn nė kategorinė e kėtyre njerėzve tė pakapshėm nga ligji. Ėshtė kjo qė nxit dyshimet se Berisha kėrkon t‘u japė atyre garanci dhe siguri duke e shndėrruar pushtetin nė kolateral tė korrupsionit. Por mos nė radhė tė parė vetes sė tij? Mos vallė Kryeministri ėshtė vetė (apo familjarisht) i pėrfshirė nė skandalet e Gėrdecit dhe Rrėshen-Kalimashit, sa duke mbrojtur Mediun dhe Bashėn nė fakt mbron Berishėn? Berisha tallet me gjendjen e mjeruar tė drejtėsisė, sė cilės i dridhen gjunjėt para pushtetit tė tij, ndėrsa deklaron se nuk do tė ketė imunitet pėr ministrat e tij pėrballė "drejtėsisė". Dhe duke rifutur Mediun dhe Bashėn nė qeveri, Berisha e detyron gjykatėn qė tė pėrplaset nė emėr tė ligjit jo me dy qytetarė qė mund ta kenė dhunuar ligjin, por me pushtetin ekzekutiv, me qeverinė dhe Berishėn vetė.
Kur deklarohet se ėshtė i hapur qė drejtėsia tė hetojė ministrat e tij pa imunitet, shihet qartė se Berisha luan me paaftėsinė e drejtėsisė pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. Akti i tij ėshtė po aq cinik dhe tallės me drejtėsinė, sa ē‘ishte ai i diktatorit Enver Hoxha me shqiptarėt kur i ftonte "tė flisnin hapur pėr punėn dhe pėr njerėzit", duke e ditur fare mirė qė askush nuk do tė fliste hapur pėr krimet (puna) e partisė dhe Enverit. Taktika e Berishės pėr tė vėnė drejtėsinė dhe gjykatėn pėrballė qeverisė, ėshtė njė skenar qė ndihet edhe nga njė pushtet mė i madh qė ka sot qeveria mbi prokurorinė dhe gjyqėsorin, pas ndryshimeve tė Kushtetutės tė bėra nė bashkėpunim me Edi Ramėn. Pas ndryshimeve tė Kushtetutės, prokuroria, sikundėr ka pohuar edhe Komisioni i Venecias, ėshtė mė pak e pavarur nga qeveria.

Por edhe sikur tė mos ishin tė gjitha kėto, dihet qė disa procese gjyqėsore zgjasin me vite. Pra, njė ministėr mund tė ketė shkelur ligjin, por a duhet qė ai tė qeverisė punėt e publikut vetėm sepse drejtėsia nuk e ka thėnė akoma fjalėn e saj? A duhet tė flejė i qetė publiku kur njė njeri i dyshuar pėr krim qeveris fatet e tij? Pėrse atėherė njė Kryeministėr tė mos propozojė pėr ministėr njė hajdut apo vrasės qė ėshtė akuzuar se ka vjedhur apo ka vrarė, por nuk ėshtė provuar ende njė gjė e tillė? Pėrse tė mos fusė atėherė nė kabinet edhe njė kriminel qė nuk i janė provuar krimet por gėzon prezumimin e pafajėsisė, pra nuk ėshtė shpallur kriminel nga drejtėsia? Pėrse tė mos bėjė ministėr "Al Kaponen", krimet e tė cilit nuk u provuan asnjėherė derisa mė nė fund u kap pėr evazion? Letrat e atyre qė qeverisin fatet e vendit dhe jetėt e pronat e njerėzve duhet tė jenė tė qarta dhe tė panjolla. Kjo ėshtė garancia minimale qė publiku t‘u besojė i qetė kėtyre njerėzve qeverisjen e jetėve tė tij.
Nėse jo, ē‘kuptim ka verifikimi i figurės, i mandateve, i pronave, i moralit tė deputetėve dhe qeveritarėve? Kur Berisha sulmonte dikur Edi Ramėn dhe kėrkonte qė ai tė mos zgjidhej kryetar i Bashkisė sė Tiranės, sepse kish dalė nudo nė njė plazh tė Francės, merrte linjėn e njė puritanizmi tė skajshėm dhe thuajse primitiv, por gjithsesi njė puritanizėm nė emėr tė moralit. Por ky qėndrim ėshtė krejt nė kundėrshtim me Berishėn Kryeministėr, qė emėron nė detyrė ministra qė mund tė kenė kontribuar nė forma tė ndryshme nė vdekjen e qytetarėve apo shpėrdorimin e parave tė tyre. Ē‘mund tė thuhet pėr vetė "moralin" e kėtyre personave qė kanė detyrė tė parė jo tė qeverisin punėt publike, por t‘i tregojnė publikut me prova se duart e tyre nuk janė tė zhyera me gjak apo vjedhje?
Pas "Gėrdecit", Mediu dha dorėheqjen si ministėr dhe Berisha e pranoi atė. Po ē‘ka ndodhur qė nga ajo kohė? Mos vallė ranė akuzat ndaj Mediut, pra mos vallė nuk qėndrojnė mė tė gjitha ato shkaqe qė e detyruan atė tė japė dje dorėheqjen? Kjo pyetje qėndron edhe pėr Berishėn: Ēfarė ndryshoi nė shkaqet qė e detyruan tė pranojė dorėheqjen e Mediut? Asgjė! Ndėrkaq edhe kur Mediu dha dorėheqjen dhe Berisha e pranoi, ishte nė fuqi ajo qė Berisha e paraqet sot si "argument" pėr ribėrjen e Mediut ministėr, pra mosekzistenca e imunitetit tė ministrave para drejtėsisė. Atėherė pėrse Berisha pranon pėr ministėr pėrsėri njė person tė cilit ia ka pranuar dorėheqjen pėr shkak tė po tė njėjtit skandal ende tė pazbardhur dhe po nė kushtet kur nuk kish mbrojtje imunitare? Shihet qartazi se Berisha po aplikon dy qėndrime pėr tė njėjtėt njerėz dhe tė njėjtat skandale. Vetė Berisha mund tė jetė shumė i bindur se Mediu nuk ka asnjė pėrgjegjėsi nė katastrofėn e Gėrdecit. Berisha mund tė jetė i bindur se Basha nuk ka asnjė pėrgjegjėsi edhe pėr kostot e larta, sa malet qė po ēan, tė rrugės Rrėshen-Kalimash. Por publikut nuk i duhet besimi i dyshimtė dhe nė konflikt interesi i Berishės.
Publikut i duhet vendimi i drejtėsisė. Dhe deri kur ai tė jetė shqiptuar, njerėz si Mediu dhe Basha duhet tė qėndrojnė jashtė qeverisė. E kundėrta, pra ajo qė ka ndodhur, ėshtė njė arrogancė e hapur ndaj moralit publik qė akuzon Kryeministrin pėr bashkėfajėsi.
SHQIP | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com