Albatlanta

Shteti i 51-tė i Amerikės
Shkruar nga gazetari amerikan, Nathan Thrall

Nė shikim tė parė mund tė mendoni se viti i fundit ka qenė i vėshtirė pėr marrėdhėniet midis Amerikės dhe Shqipėrisė. Verėn e kaluar, ambasadori i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Shqipėri u akuzua se kishte ndihmuar ministrin e Mbrojtjes pėr fshehjen e shitjes sė municioneve tė vjetra e tė ndaluara kineze pėr kontraktuesin 21-vjeēar tė Pentagonit, i cili furnizonte ushtrinė dhe policinė afgane.

Nė tė njėjtėn javė, ndaj kontraktuesit nga Florida u ngrit aktakuza; personi qė kishte alarmuar pėr kėtė skandal u gjet i vdekur; Departamenti Amerikan i Shtetit zbuloi se Tom Ridge, sekretari i parė i sigurisė kombėtare, nuk i paraqiti tė ardhurat prej 500 mijė dollarėsh qė i kishte fituar duke punuar si lobist pėr qeverinė e Shqipėrisė. Nė javėn kur mbėrrita kėtu, nė korrik, njė automobil shpėrtheu afėr Parlamentit, nė rrugėn "George W. Bush". Mirėpo, nė njė mėngjes tė herėt tė sė dielės, nė qytezėn e vogėl tė Fushė-Krujės ndjenjat ndaj Amerikės janė tė ngrohta sa s‘ka mė. Nė katin e dytė tė ndėrtesės ngjyrė salmoni, njė burrė i moshuar, i veshur me rroba lėkure, pi kafe ekspres dhe thith cigare nė ballkonin e "Bar Kafe George W. Bush". Nė hyrje tė ndėrtesės gjendet pllaka e bronztė e cila shėrben si pėrkujtuese e vizitės sė "Xhorxh W", nė qershor tė vitit 2007, ashtu si karrigia e drunjtė ku ishte ulur ai. Nė fund tė shkallėve qėndron piktura e Shtėpisė sė Bardhė, e nuancuar me njė vjollcė tė butė.

Pritja qė i ėshtė bėrė George Bush-it nga ky komb i vogėl me shumicė myslimane, pėr tė ka qenė mė e pėrzemėrta e tė gjitha kohėrave. Nė kohėn kur shkalla e pėrkrahjes sė tij nė SHBA ka qenė jashtėzakonisht e vogėl, turmat e njerėzve kėtu kanė pritur me orė tė tėra jashtė kafenesė pėr ta parė, pėrqafuar dhe puthur Presidentin. Gjatė parakalimit tė limuzinės sė tij, njerėzit e ngazėllyer brohorisnin "Bushi! Bushi!". Tri pulla postare me Bushin e buzėqeshur u hodhėn nė qarkullim, kurse njė rrugė nė Tiranė mori emrin e tij. Parlamenti nė mėnyrė unanime aprovoi projektligjin, i cili i autorizonte "forcat amerikane t‘i ndėrmerrnin tė gjitha llojet e veprimeve, pėrfshirė edhe pėrdorimin e forcės, nė mėnyrė qė Presidentit amerikan t‘i ofrohej siguri". Gazeta "Korrieri" botoi njė titull sarkastik: "Ju lutemi, na okuponi"! Sali Berisha, Kryeministri i Shqipėrisė qė nga viti 2005, e quajti Bush-in "mysafiri mė i madh dhe mė i veēantė qė na ka vizituar ndonjėherė". Edi Rama, rivali i Berishės, kryetar i PS-sė dhe kryebashkiak i Tiranės, tha: "Shqipėria ėshtė me siguri shteti mė proamerikan nė Europė, ndoshta edhe nė botė".

Ndonėse vizita e Bush-it nė Shqipėri ėshtė e para e realizuar nga njė President nė detyrė, lidhjet e Shqipėrisė me SHBA-nė janė tė thella. Ato datojnė nga Bostoni i pjesės sė fundit tė shekullit XIX, ku njė komunitet i emigrantėve shqiptarė, shumica me pėrkatėsi ortodokse (tė cilėt sot pėrbėjnė afro 20 pėr qind tė popullsisė sė Shqipėrisė), krijuan njė qendėr me ndikim nė lėvizjen kombėtare shqiptare. Fan Noli, pjesėtar i kėtij komuniteti, arriti nė Boston nė vitin 1906, nė moshėn 24-vjeēare, u bė zėvendėskryeredaktor i gazetės nacionaliste "Kombi", si 26-vjeēar themeloi Kishėn Ortodokse Shqiptare, dhe u diplomua nė Harvard nė 1912, vitin kur Shqipėria shpalli pavarėsinė prej Perandorisė Otomane. Nė atdheun e tij, Noli u bė Kryeministėr i njė qeverie e cila e meritoi jetėn e saj tė shkurtėr. Sado qė ishte i pandershėm si Kryeministėr, Noli ishte diplomat i shkėlqyeshėm. Ai e anėtarėsoi shtetin e tij nė Ligėn e Kombeve dhe ndihmoi nė bindjen e Woodrow Wilson-it pėr nevojėn e pavarėsimit tė Shqipėrisė. Nė Konferencėn e Parisit, nė vitin 1919, Wilson pati qėndrim tė fuqishėm kundėr ndarjes sė Shqipėrisė nga ana e fqinjėve tė saj. Ky veprim i tij edhe sot mbahet nė mend nga shqiptarėt.

Genc Pollo, zėvendėskryeministėr i Shqipėrisė, elokuent dhe i arsimuar nė Austri (ka doktoruar nė historinė romake), kujdesshėm pėrmend shkaqet historike pėr trajtimin e Bushit si njė yll roku nė Shqipėri: "Woodrow Wilson e parandaloi copėtimin e Shqipėrisė"; "Deklaratat inspiruese tė Ronald Reagan-it mbi ‘Perandorinė e sė keqes‘ dhe ‘Z. Gorbachev, rrėzojeni kėtė mur!‘"; "Inkurajimi i Bush Senior nė luftėn tonė kundėr komunizmit"; "Bombardimi i Serbisė nga ana e Clinton-it, me qėllim tė mbrojtjes sė shqiptarėve tė cilėt pėrbėjnė afro 88 pėr qind tė popullsisė sė Kosovės", si dhe "Mbėshtetja e Bush-it Junior pėr pavarėsinė e Kosovės dhe hyrjen e Shqipėrisė nė NATO". Mirėpo, Pollo thotė se "gjithashtu ekziston edhe dimensioni emocional i kėsaj dashurie, i cili nuk mund tė shpjegohet gjithmonė nė mėnyrė racionale".

Ndonėse pėrkrahja e SHBA-sė pėr Shqipėrinė ka kaluar pothuajse krejtėsisht e pavėrejtur nga amerikanėt, nė Shqipėri ajo ka nxitur ndjenja tė falėnderimit tė madh, tė cilin shqiptarėt janė tė etshėm pėr ta shfaqur. Pas vizitės sė Clinton-it nė Kosovė, mijėra shqiptarė u vunė emrat Bill dhe Hillary tė porsalindurve tė tyre, si dhe i pėrkrahėn Clinton-ėt gjatė garės presidenciale nė vitin 2008. Kur asnjė vend tjetėr nuk deshi ta bėnte, Shqipėria pranoi pesė tė burgosur ujgurė nga Guantanamo dhe - pėr dallim prej SHBA-sė - nuk i lejoi agjentėt kinezė qė t‘i marrin ata nė pyetje.

Shqipėria ishte njė nga pesė shtetet e para qė ofroi trupa pėr nė Afganistan dhe Irak. Nė njė editorial tė botuar nė "Washington Times", mė 2005, ambasadori i Shqipėrisė nė SHBA shkroi: "Nėse besoni nė liri, besoni edhe nė luftėn pėr tė. Nėse besoni nė luftėn pėr liri, besoni nė Amerikė... Po tė mos ishte Amerika, ka shumė gjasa se as Franca, as Mbretėria e Bashkuar, as Belgjika nuk do tė ekzistonin nė gjendjen e tyre tė sotme. Po tė mos ishin SHBA-tė, ėshtė shumė e mundshme se shtetet e Ballkanit nuk do tė ishin tė lira".

Nė fund tė korrikut, Shqipėria njoftoi se do ta pesėfishonte prezencėn e saj nė Afganistan me 120 trupa. Kjo mund tė mos duket shumė derisa nuk e merrni parasysh reputacionin e ushtarėve shqiptarė: tė parapėlqyer si rekrutė nė korpuset e jeniēerėve otomanė, ata, nė shekullin XIX ishin pėrshkruar nga korrespondenti i gazetės "Times" tė Londrės si "raca mė e shkėlqyeshme dhe mė luftarake nė Europėn Jugore". Dori, personi qė mė shoqėron, me krenari thotė se njė ushtar shqiptar ėshtė i barabartė me 100 ushtarė tė vendeve tė tjera. Babai i Dorit, gjatė komunizmit ka kryer shėrbimin ushtarak nė Armatėn Popullore tė Shqipėrisė, sė bashku me njė ushtar tjetėr, i cili ishte i vogėl dhe thatanik. Ashtu si shumė tė tjerėve, edhe komandanti i tyre u kishte thėnė qė pėr shkak se ushtria shqiptare ėshtė e vogėl dhe e izoluar, dhe se do tė sulmohet nga forcat shumėfish mė tė mėdha tė NATO-s ose Paktit tė Varshavės, secili ushtar shqiptar do tė duhet tė vrasė 100 kundėrshtarė. Babai i Dorit i kishte hedhur njė vėshtrim kolegut tė tij tė dobėt dhe i kishte thėnė komandantit: "Ai mund tė vrasė mė sė shumti 72-73. Por, mos u shqetėso - unė do i vras 28 tė tjerėt".

Asokohe, Shqipėria sundohej nga Enver Hoxha, diktator ksenofobik komunist, i cili pėr mė shumė se katėr dekada tė diktaturės sė tij e shndėrroi vendin e tij nė mė tė izoluarin nė botė. Hoxha ishte adhurues i Stalin-it, kurse komunizmin e Khrushchev-it nuk e konsideronte mjaft ortodoks, prandaj e kishte quajtur Khrushchev-in "sharlatanin dhe klounin mė kundėr-revolucionar qė ka njohur bota". Enver Hoxha sė pari i prishi lidhjet me Rusinė, pastaj me Kinėn, pasi nuk mund ta duronte ribėrjen e lidhjeve tė saj me Nixon-in. Nė pėrgatitje pėr sulmet e sovjetikėve dhe tė forcave tė imperializmit anglo-amerikan, Enver Hoxha e mbuloi Shqipėrinė me qindra mijėra bunkerė ēimentoje nė formė jastėku, pėrafėrsisht njė pėr secilėn familje. Sot, shumica e kėtyre bunkerėve tėrhiqen prej aty pėr t‘i hapur udhė turizmit tė Shqipėrisė nė bregdetin Adriatik. Sidoqoftė, shqiptarėt kanė gjetur mundėsi tė reja shfrytėzimi - i kanė shndėrruar bunkerėt nė fole dashurie dhe tualete, e bile edhe nė restorante kapitaliste, nė tė cilėt imperialistėt amerikanė janė mysafirėt mė tė mirėseardhur.
SHQIP | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com