Albatlanta

Manipulime shoviniste turko-maqedonase nė Dibrėn shqiptare
Valon Kurtishi
Copėtimi i territorit etnik shqiptar sipas marrėveshjeve ndėrkombėtare mė 1912, dhe lėnia pėr pasojė jashtė shtetit shqiptar tė 60% tė popullsisė sė atėhershme shqiptare, ka shkaktuar pasoja tė rėnda e gati tė pakthyeshme nė ēdo sferė tė jetės shoqėrore tė popullit tonė nė pėrgjithėsi.

Masat shqiptare qė mbetėn nėn sundimet serbo-greke jashtė Shqipėrisė ranė moralisht e materialisht duke u bėre pre e lehte e manipulimit tė nacionalshovinizmave ballkanikė. Qė nė atė kohė filluan eksperimentet e para me pėrkatėsinė etnike dhe fetare tė masave kompakte shqiptare tė mbetura nėn okupim klasik e shtazarak serbo-grek. Duke filluar mė 1912 e para kėtij viti tė zi e deri nė ditėt tona, vazhdon nė mėnyrė tė pandalshme dhe nė pėrmasa tė pabesueshme falsifikimi i historisė dhe shkatėrrimi i sė ardhmes sė shqiptarėve nė Ballkan.

Qarqe e qendra shumė tė fuqishme e nga mė tė ndryshmet janė vėrsulur mbi shqiptarėt e pambrojtur tė IRJM nė veēanti dhe gjithė shqiptarėve tjerė jashtė atdheut nė pėrgjithėsi, tė cilėt nga ana e tyre enden tė ēoroditur tamam si Juda nė shkretėtirėn afrikane dikur. Shihet qartė se kultura dhe trashėgimia kulturore shqiptare nė Fyrom nuk mbrohet nga askush dhe pėrdhoset e falsifikohet tmerrėsisht nga kujtdo qė i teket dhe e dėshiron njė gjė tė tillė. Falsifikimi i fundit e i pastėr i fakteve historike dhe vjedhja e tmerrshme e radhės e historisė shqiptare ndodhi nė fshatin shqiptar Koxhaxhik tė komunės shqiptare tė Dibrės. Sipas lajmeve qė i dhanė agjencitė e informacionit dhe sipas shkrimeve nė gazeta tė ndryshme, nė Koxhaxhik tė Dibrės qenka vėnė gurthemeli pėr ndėrtimin e shtėpisė sė njė personi tė quajtur Ali Riza, baba i Mustafa Qemal Ataturkut. Kjo paska ardhur pas gėrmimeve arkeologjike qė i kanė organizuar Pasko Kuzmani nė bashkėpunim me Bexhihudin Shehabin nė kėtė zonė tė njohur historikisht si boshti kurrizor i popullit shqiptar. Dhe nė kėto gėrmime qenka zbuluar shtėpia e kėtij Aliut, babait tė themeluesit tė Turqisė moderne. Me kėtė veprim nacionalshovinizmi sllav dhe ai turk njėkohėsisht u thonė shqiptarėve se banorėt e Koxhaxhikut dhe Qendėr Zhupės nė pėrgjithėsi janė turq etnikė. Aq turq tė pastėr etnikė janė kėta fshatarė saqė prej gjirit tė tyre ka dalė edhe vetė Mustafa Qemali i madh i kombit turk (!!!). Kjo ėshtė njė tėrheqje interesante taktike e shovinizmit maqedonas i cili nė tė kaluarėn e afėrt i quante torbeshėt e Zhupės si maqedonas myslimanė. Tash kur janė shtuar shumė shanset qė banorėt e 10 fshatrave tė Qendėr Zhupės tė kthehen natyrshėm nė gjirin e kombit amė shqiptar, Nikolla Gruevski dhe banda e tij i pranojnė kėta torbeshė si turq etnikė. D.m.th vetėm e vetėm se mos kėta “torbeshė”deklarohen si shqiptarė, Gruevski pranon qė “maqedonasit myslimanė tė vitit 1990 tė shndėrrohen nė turq etnikė mė 2009” (!!!). Po ē’thonė burimet historike nė lidhje me tė kaluarėn e kėtyre zonave shqiptare dhe ēka duan tė arrijnė sllavo-maqedonas e turq bashkė me kėto falsifikate tė pastra dhe vjedhje tė historisė shqiptare atje? I gjithė territori i krahinės historike tė Dibrės ku hyjnė edhe Gollobėrda e Peshkopia sot nė Shqipėri dhe Dibra e madhe me gjithė Qendėr Zhupėn me 10 fshatrat e saj dhe Rekėn e Mavrovėn sot nėn pushtimin e IRJM-sė, janė banuar historikisht nga popullsi autoktone Ilire. Sipas profesorit tė njohur nga Tirana, Dr.Skėnder Anamalit, “Maqedonia perėndimore, krahinat e Tetovės, Gostivarit, Dibėr-Kėrēovės e Strugė-Ohrit kanė qenė tė banuara me Ilirė penestė e dasaretė, tė cilėt i takonin Ilirisė Jugore”. Kur e japim kėtė fjali mos kujtojė dikush se Shkupi apo Kumanova e Manastiri nuk kanė qenė tė banuar me shqiptarė. Aty kanė banuar fise tjera ilirėsh si ilirėt dardanė dhe ilirėt maqedonas. Kėtė e citojmė vetėm pasi temė e shkrimit tonė ėshtė Dibra dhe rrethinat e saj. Pra shihet qartė se popullsi autoktone e parė nė Dibėr janė vetėm shqiptarėt.

Me pushtimin romak tė zonės kemi njė latinizim tė popullsisė, por nė Dibėr si zonė pėrgjithėsisht malore ruhet me sukses gjuha shqipe dhe pėrkatėsia etnike shqiptare e shumicės dėrmuese tė popullsisė. Sipas profesor Bahri Becit, qė nė shekullin e dytė tė erės sonė del nė skenė qyteti me emrin Deboros, i cili nė bazė tė ligjeve gjuhėsore tė shqipes kalon nė emėrvendin e sotėm shqiptar Dibėr. Pushtimet sllave detyrojnė shqiptarėt tė largohen nė drejtim tė zonave mė tė thella malore. Gjatė kohės bizantine paraqitet herezia e njohur e bogomillėve. Pikėrisht kėtu i kanė origjinat edhe shqiptarėt e sllavizuar tė kėtyre anėve qė sot njihen si torbeshė, kurse Gruevski dhe ambasada turke i kanė shpallė si turq. Sipas Profesor Dr. Skėnder Rizajt nga Prishtina, goranėt ose torbeshėt janė shqiptarė tė sllavizuar. Kėtė e argumenton shumė mirė me citatin nė vazhdim: “se goranėt dhe torbeshėt janė shqiptarė tė sllavizuar flasin doket e tyre, zakonet, ritet, traditat dhe tiparet antropologjike qė dominojnė te ky kolektivitet. Gjuha sllave e torbeshėve dhe goranėve nuk e tregon pėrkatėsinė etnike e as kombėtare tė tyre. Kėta nė tė vėrtetė janė patarenė (arbėreshė). Siē dihet, patarenizmi si rrymė e re krishterimi u lind nė Bullgari. Nė faltoret e kėsaj rryme fetare pėrdorej gjuha sllavo-bullgare. Kėshtu gjuha kishtare e patarenėve, mė vonė u bė gjuhė shtėpiake e ithtarėve tė kėsaj kishe”. Kėtė ēėshtje e ka zbėrthyer shumė mirė edhe prof. dr. Dhimitėr Shuteriqi nė librin e tij ”Shėnime mbi herezinė mesjetare nė Shqipėri”, (Studime historike nr.2, Tiranė 1980).

Nga ky citat pak mė i gjatė i prof. Skėnder Rizajt, duket shumė qartė se ēka janė nė tė vėrtetė etnikisht “torbeshėt”, “goranėt”, “maqedonasit myslimanė” apo “turqit” e Qendėr Zhupės. Edhe nė shkrimet e profesor Mojsi Lutfiut nga Shqipėria ėshtė shpalosur shumė qartė manipulimi sllav dhe turk i kėsaj pjese etnike tė kombit tonė tė vuajtur shqiptar. Sipas profesor Lutfiut, okupatorėt e ndryshėm duke pėrdorur forma tė ndryshme tė trysnive administrative nė pushtet dhe nė administratė bėnė qė nė Buzadrin dhe nė Rekėn e poshtme tė dominojė gjuha sllavo-bullgare; okupatori turk bėri qė nė fshatrat e Zhupės sė sipėrme tė bėhet si gjuhė nacionale e shqiptarėve lokalė turqishtja e importuar nga Anadolli. Kurse gjuha shqipe mbeti me shumė vėshtirėsi si gjuhė nacionale nė mė shumė fshatra tė Rekės sė sipėrme dhe nė disa fshatra tė Rekės sė poshtme. Pra administratat e okupatorėve tė ndryshėm gjatė historisė arritėn ta shkatėrrojnė unitetin gjuhėsor tė shqiptarėve tė Dibrės duke i pėrhapur gjuhėt e tyre tė mallkuara turke dhe sllavo-bullgare nė gjirin e masave shqiptare.

Sa i takon ēėshtjes sė tė a.q “turq” tė Dibrės (tė Qendėr Zhupės) ėshtė me rėndėsi tė thuhet se ata kanė qenė historikisht nė epiqendėr tė kryengritjeve shqiptare kundėr hordhive osmane. Vetiu shtrohet pyetja interesante tani se, si paskan luftuar kėta historikisht kundėr vetvetes?. Sipas rapsodit tė paharrueshėm popullor, Haziz Ndreut, “edhe vetė toponomastika historike qė flet pėr vendlindjen dhe vendbanimin e Kastriotėve, nxjerr nė pah dy krahina tė Dibrės sė poshtme, Muhurin dhe Qidhnėn. Nga ana tjetėr sipas Dr. Pėrparime Hutės, “dibranėt nė luftėn e tyre heroike kundėr hordhive otomane zėnė njė vend nderi nė kuadrin e luftėrave tė Skėnderbeut (shih nė: “Dibra dhe etnokultura e saj, simpozium shkencor, Dibėr 1993). Gjithashtu edhe mė vonė dibranėt kanė luftuar kundėr reformave centralizuese tė Tanzimatit. Njihet kryengritja e madhe e vitit 1844 kundėr terrorizimit turk qė i bėhej popullsisė sė kėsaj krahine. Si e paska terrorizuar ushtria turke “popullsinė e vet turke tė Zhupės” (!!!). Ėshtė kėnga e njohur popullore qė e ka pėrjetėsuar kėtė betejė heroike tė shqiptarėve tė Dibrės ku sipas shkrimtarit Haki Stėrmilli anadollaket lanė reth 9000 tė vrarė. Katundarėt dhe qytetarėt dibranė e paguan me gjakun e 2500 vetėve kėtė betejė me njė armik shumė mė tė madh dhe mė tė armatosur. Nga kėta 2500 heronj shqiptarė tė kėsaj beteje, me qindra ishin gjyshėrit shqiptarė tė kėtyre “Turcive” tė sotėm qė i promovon Nikolla Gruevski dhe ambasada turke nė Qendėr Zhupė”(!!!). Kėtė betejė heroike e kanė ndriēuar me shkrimet e tyre njė numėr i historianėve tė mėdhenj shqiptarė si Zenel Sula, Moisi Murra, Ligor Mile, Fadil Shehu etj.

Edhe gjatė lidhjes sė Prizrenit shqiptarėt dibranė ishin energjikė nė mbrojtje te tėrėsisė territoriale tė trojeve shqiptare. Nė telegramet dėrguar konsullatave Austro-hungareze dhe Britanike shihet qartė se popullsia e kėtyre anėve, edhe atė, 200.000 mijė myslimanė dhe 10.000 ortodoksė ėshtė e gjitha me gjuhė e me gjak shqiptare etnike e pastėr (A. Petermouns, Mitteilungen aus Juskus Perthes geographicher Austalt, Band 30, Wien 1884). Edhe vetė vjetarėt osmanė tė regjistrimit tė popullsisė nuk japin turq etnikė nė krahinėn e Dibrės.

Tani shihet qartė se popullsia e Qendėr Zhupės ka qenė e gjitha me origjinė shqiptare, dhe edhe sot ėshtė shqiptare dhe nuk ka si tė jetė ndryshe. Edhe vetė Mustafė Qemali, mė i njohur me emrin Ataturk, ka qenė shqiptar etnik me origjinė, duan apo nuk duan ta pranojnė kėtė sot, falangat e errėta tė shovinizmit turk. Por shkenca ndėrkombėtare nuk bie nėn ndikimin e falsifikateve turke apo maqedonase. Shumė libra biografikė pėr Ataturkun tė autorėve jo-shqiptarė si dhe vetė revista e madhe amerikane TIMES, datė 12 tetor 1953, faqe 67, nė artikullin me titull “The land a dictator turned into democracy”, thotė qė, ”babai i gjithė turqve (i cili nuk la pas trashėgimtarė) lindi mė 1881 nė Selanik, nė atė kohė pjesė e perandorisė Otomane, nga njė baba i butė shqiptar dhe nga njė nėnė e rreptė maqedonase. (“The Father of All the Turks (who left no legitimate heirs) was born in 1881 in Salonika, then part of the Ottoman Empire, of a mild Albanian father and a forceful Macedonian mother”). Kjo nėna “maqedonase” e Ataturkut me siguri ka qenė “torbeshe” e kėtyre fshatrave qė ka folur sllavisht.

Shfrytėzimi nacionalist i figurės madhore tė Mustafa Qemalit pėr tė turqizuar mendėrisht shqiptarėt e 10 fshatrave tė Qendėr Zhupės ėshtė edhe njė pėrpjekje e radhės e qarqeve shoviniste turke dhe maqedonase pėr tė ulur sa tė jetė e mundur mė shumė numrin e popullsisė shqiptare nė FYROM. Popullsia shqiptare e kėsaj zone, e detyruar nga vėshtirėsitė dhe presionet politiko-ekonomike edhe mund ta pranojė pėrkatėsinė artificiale etnike turke dhe ta mohojė pėrkatėsinė e natyrshme tė saj historikisht shqiptare.

Por kjo nuk shkon nė favor tė marrėdhėnieve miqėsore mes kombit shqiptar nga njėra anė dhe atij turk e maqedonas nga ana tjetėr. Kjo shkakton njė dhimbje dhe pezmatim tė thellė te shqiptarėt kudo janė. Miqėsia nuk ndėrtohet duke i vjedhur tjetrit pjesė tė popullsisė sė tij vetėm pse pėr momentin je mė i fortė dhe mund ta bėsh kėtė. Miqėsia e vėrtetė bazohet mbi raporte mirėbesimi e reciprociteti. Kėto nuk i shohim sot as te turqit dhe as te maqedonasit. Tė themi dhe diēka. Qendėr Zhupa dhe gjithė pjesa tjetėr e kėtyre zonave i takojnė historikisht krahinės sė gjerė tė Dibrės. Dibra ka qenė gjithmonė shqiptare dhe i ka takuar historikisht Shqipėrisė. Kėshtu do tė mbetet edhe nė tė ardhmen. Nacional-shovinizmat e kujdo qofshin ato mund vetėm ti ėndėrrojnė me syhapur kėto toka shqiptare. Do tė vijė dita kur banorėt e 10 fshatrave tė Qendėr Zhupės do ti thonė vetė “stop” falsifikimeve turke dhe maqedonase kundėr tyre. Ata kanė qenė shqiptarė, janė shqiptarė dhe do tė mbeten pėrgjithmonė pjesė pėrbėrėse, aktive dhe e pandashme e kombit shqiptar.
Albeu | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com