Albatlanta

Konflikti mė shumė se 2500 vjeēar ndėrmjet Lindjes dhe Perėndimit
Anthony Pagden
Diku aty nga shekulli i 5, njė tregtar grek dhe udhėtar qė ne e njohim me emrin Herodot shkroi ato qė i quajti “Historitė – “hetimet” – nė origjinėn e “armiqėsisė sė pėrjetshme” mes grekėve dhe persėve. Historitė janė e para vepėr historie nė ēdo lloj gjuhe, dhe ato rrėfejnė historinė e luftėrave mes qyteteve-shtete tė Greqisė dhe perandorisė sė madhe perse qė vazhduan me pushime tė herėpashershėm qė nga 498 deri nė 479 para Krishtit. Prapa tė gjithė kėtyre konflikteve realė qėndronte njė mitik, ndoshta lufta mė e famshme nė histori, e luftuar ndėrmjet grekėve dhe njė populli thuajse legjendė nė Azinė e Vogėl tė quajtur trojanė, njė luftė qė zhvillohej pėr tė rivendosur nderin e njė mbreti spartan tė quajtur Menela, bashkėshortja e tė cilit, Helena ishte rrėmbyer nga njė plejboj trojan, i quajtur Paris Aleksandėr. Ashtu si lufta trojane, luftėrat perse erdhėn e u panė si njė betejė mes dy botėve, mes Azisė dhe Evropės.

Fillesat e luftės ishin shumė tė qarta. Nė vitin 99, qytete grekė tė Jonias, atėherė nėn sundimin pers ishin ngritur kundėr sundimtarėve. Vitin tjetėr athinasit kishin dėrguar njė flotė nė Jonia. Ushtria greke arriti tė shkojė larg deri nė kryeqytetin pers tė Sardis, aty ku shkatėrroi tempullin e perėndeshės Cibelė. Sipas Herodotit, ky ishte “fillimi i tė kėqijave pėr grekėt dhe barbarėt”. Kur perandori pers Dari dėgjoi pėr kėtė mizori, ai u betua se do tė hakmerrej kundėr grekėve dhe urdhėroi njė prej shėrbyesve tė tij qė t’i pėrsėriste tre herė ēdo ditė qė ulej pėr tė darkuar fjalėt: “Zotėri, mos harroni athinasit”. Qė atėherė, deri nė betejėn e Plateas nė vitin 479 para Krishtit njė seri ushtrish perse, nė fillim nėn komandėn e Darit I dhe mė pas birit tė tij Kserksit do tė pėrpiqeshin tė pushtonin Greqinė. Ēdo herė u sprapsėn nga forca greke shumė mė tė pakta nė numėr: fillimisht nė Maratonė, nė vitin 490 para Krishtit dhe mė pas nė betejėn e madhe detare tė Salaminės dhjetė vjet mė vonė. (Beteja e Termopileve nė gusht 480, ndonėse ėshtė kremtuar nė shekuj si njė triumf i grekėve, e si pasojė heroizėm evropian, nė fakt ia doli vetėm tė vonojė pėr disa ditė Kserksin”.

Gjatė luftėrave, doli nė pah njė imazh i thjeshtė i dy palėve – tė paktėn nė Evropė. Pėr grekėt, popujt e Azisė ngjanin si hordhi tė nėnshtruarish, qė nderonin mbretėrit sikur kėta tė ishin perėndi. Ata ishin gjithashtu shumė tė pasur, shumė mirė tė veshur dhe disi tė femėrzuar. Vetė grekėt, ndonėse tė ndarė dhe shpesh herė mes zėnkave e sherreve, adhuronin lirinė dhe barazinė dhe ata jetonin sipas ligjeve qė kishin bėrė vetė dhe jo sipas tekave arbitrare tė mbretėrve. Virtytet e tyre kishin siguruar lirinė e Evropės, apo, siē do tė quhej mė vonė teksa zgjerohej pėr tė pėrfshirė popullsitė e vendbanimeve tė Evropės pėrtej detit “Perėndimin”. Ai qė kish nisur si njė konflikt pėr sovranitetin, u zhvillua nė njė betejė titanike mes dy kulturave, dy mėnyrave tė jetesės, dy mėnyrave tė kuptimit tė marrėdhėnies mes njerėzores dhe hyjnores. Siē mendohet tė ketė thėnė Kserksi, mes Evropės dhe Azisė “nuk mund tė ketė njė rrugė tė mesme”. Kur filozofi liberal i shekullit 19, John Stuart Mill vėrejti se beteja e Maratonės kish qenė njė ngjarje mė e rėndėsishme nė historinė e Anglisė se sa Beteja e Hastings, ai donte tė thoshte se pa Maratonėn, tė gjithė vlerat e lidhura me lirinė angleze dhe qė ai besonte se buronin nga Greqia, nuk do tė kishin ekzistuar asnjėherė.

Praktikisht, grekėt kishin fituar luftėrat perse. Kur nė vitin 334, Aleksandri i Madh pėrmbysi situatat duke pushtuar Azinė, e bėri kėtė duke imituar heroin e tij tė preferuar Homerian, Akilin, armaturėn e tė cilit – tė paktėn kėshtu besohej – ai e vishte nė beteja nė kėrkim tė hakmarrjes ndaj djegies prej Kserksit tė Akropolit nė Athinė. Megjithatė, Aleksandri dėshironte mė shumė se hakmarrje. Ai kish ardhur gjithashtu nė Azi – tė paktėn kėshtu ka thėnė biografi i tij romak i shekullit tė dytė, Plutarku – pėr tė shėruar armiqėsinė e pėrjetshme mes grekėve dhe persėve dhe pėr tė transformuar Lindjen dhe Perėndimin nė njė botė tė vetme kozmopolitane. Ishte Aleksandri, sipas Plutarkut “qė i bėnte thirrje njerėzimit tė konsiderojnė si tokė mėmė tė gjithė Tokėn e banuar”. Ndoshta njė imazh i pamundur; por ai ka rezistuar nė versione tė ndryshėm dhe vazhdon edhe sot e kėsaj dite.

Por pėrpjekjet e Aleksandrit pėr pajtim dhe unifikim nuk i mbijetuan vdekjes sė tij nė 323 para Krishtit. Nė shekujt qė do tė pasonin, dallimet mes Evropės dhe Azisė – mes perėndimit dhe lindjes – u bėnė gjithnjė e mė tė dukshme deri kur nė shekullin e dytė para Krishtit, studiuesi romak Varro e pati tė mundur tė shprehet kategorikisht se “bota ėshtė e ndarė nė tokė dhe ajėr, ndėrsa e gjithė toka ėshtė e ndarė nė Azi dhe Evropė”.

Perandoria romake solli njė farė paqeje dhe bashkimi nė Evropė dhe njė pjesė tė madhe tė Azisė. Edhe nė kulmin e saj nė shekullin e dytė, ajo pėrballej ende me njė kundėrshtar tė frikshėm aziatik, partianėt por deri nė shekullin e shtatė, rreziku i vėrtetė ndaj sigurisė sė Evropės vinte jo nga Lindja por nga Veriu. Ishin tributė nomade gjermanike qė shkatėrruan perandorinė romake dhe bashkė me tė edhe kohezionin kulturor dhe politik tė perėndimit. Pjesa lindore e perandorisė romake – perandoria bizantine – mbeti kryesisht e paarritshme pėr kėta plaēkitės dhe pavarėsisht konflikteve kufitarė tė vazhdueshėm, edhe e sigurt nga fqinjėt e vet aziatikė, deri nė fillim tė shekullit tė shtatė.

Nė vitin 628, njė njeri me emrin Dihya bin Khalifa al-Kalbi u paraqit tek perandori bizantin Heraklius nė Jeruzalem. Ai kish me vete njė letėr qė pėrmbante njė mesazh tė thjeshtė nga padroni i tij, njė profet me emrin Muhamed dhe lider i njė komuniteti tė panjohur nė gadishullin arab. Mesazhi thoshte qė nėse perandori do tė pranonte fenė e kėtij profeti, qė quhej thjeshtė “Islam” ose “bindje”, ai dhe mbretėria e tij do tė jenė tė sigurt dhe Zoti do t’i ofrojė njė “shpėrblim tė dyfishtė”. Nėse jo, ai do tė shkatėrrohej. “Mbreti tė mbretėrve” nė Persi iu dėrgua njė letėr e ngjashme; po kėshtu edhe Negusit tė Etiopisė. Ajo qė kish qenė njė konflikt kulturash mes Azisė dhe Evropės po transformohej tashmė nė njė konflikt mes feve.

Ndoshta historia ėshtė e sajuar, dhe e kotė tė thuhet se asnjėri prej tri sundimtarėve nuk i kushtoi vėmendje kėrkesave tė Mohamedit. Megjithatė, pas mė pak se njė shekulli, ushtritė myslimane kishin vėrshuar nė pjesėn mė tė madhe tė botės bizantine, absorbuar perandorinė e madhe perse dhe kushin pushtuar Gadishullin Iberik deri nė Narbonė, nė Francėn jugore. Duke hedhur sytė pas mė shumė se njė mijė vjeēar mė vonė, Edmund Gibon reflektonte se deri nė mesin e shekullit tė tretė, e ardhmja e Evropės dukej e tillė qė shumė shpejt “...interpretimi i Kur’anit do tė mėsohej tashmė nė shkollat e Oksfordit dhe studentėt do tė ishin nė gjendje t’u mėsonin njerėzve shenjtėrinė e tė vėrtetės sė zbulimit tė Muhamedit”.

Pėr tė krishterėt, Muhamedi nuk ishte asgjė mė shumė se sa njė profet fals, qė adhurohej nga ndjekėsit e tij si njė perėndi nė njė panteon qė ndonjėherė pėrfshinte edhe Kur’anin. Sipas njė rrėfimi, ai ishte madje njė kardinal i hidhėruar qė, pasi nuk ishte preferuar dhe votuar pėr t’u bėrė papė kish krijuar fenė e tij nė shkretėtirė. Myslimanėt, nga ana e tyre i bėnin kristianėt pėrgjegjės se kishin shtrembėruar mėsimet e Jezusit (i cili nė Kur’an pranohet si njė profet i vėrtetė), duke e bėrė atė njė njeri-perėndi si dhe pėr shpikjen e njė pėrralle pėr kryqėzimin e tij. Pavarėsisht pėrpjekjeve aty-kėtu pėr pajtim, deri nė shekullin 18 asnjėra palė nuk shprehu ndonjė interes tė veēantė nė kulturėn e tjetrės. Kur’ani u pėrkthye nė latinisht qė nė 1143, por dorėshkrimi mbeti i harruar nė librarinė e madhe nė kishėn e Klėnit pėr mė shumė se 500 vite.

Ndonėse kujtimi i tyre ėshtė shumė i gjallė nė Lindjen e Mesme sot e kėsaj dite, kryqėzatat, xhihadi i tė Krishtėrimit – “monumenti mė i qėndrueshėm i marrėzisė njerėzore qė ėshtė shfaqur nė ndonjė epokė apo komb”, siē i ka quajtur Dejvid Hume – kishin njė impakt relativisht jetėshkurtėr nė marrėdhėnien mes dy palėve. Ishte mbėrritja e turqve otomanė qė do tė rezultonte vendimtare nė ndryshimin e ekuilibrit mes Lindjes dhe Perėndimit. Deri nė 1453, otomanėt kishin pushtuar gjithė sa mbetej nga perandoria bizantine dhe ishin vendosur tashmė nė kryeqytetin dikur madhėshtor, Kostandinopojė. Kur nė vitin 1462, sulltani otoman Mehmeti II pushtues i Kostandinopojės vizitoi vendin ku mendohej se qe zhvilluar Lufta e Trojės, ai qėndroi nė bregun ku pushtuesit grekė kishin ankoruar anijet e tyre dhe deklaroi se, falė tij, pasardhėsit e po atyre grekėve ishin detyruar tė merrnin “ndėshkimin e duhur , pas njė periudhe tė gjatė vitesh, pėr padrejtėsinė e tyre ndaj ne aziatikėve nė atė kohė dhe shumė shpesh nė kohėra tė mėvonshme”. Tani, ai dhe pasardhėsit e tij, do ta shtrinin kėtė ndėshkim nė pjesėn tjetėr tė Evropės.

Deri nė fund tė shekullit 16, otomanėt kishin pushtuar tė gjithė Evropėn Lindore deri nė Beograd dhe Budė. Nė 1529 ata kishin rrethuar Vjenėn. Deri nė 1577, ata kishin privuar Venecian nga pjesa mė e madhe e ishujve qė ajo kontrollonte dikur nė Mesdhe, dhe nė verė flotat e tyre sulmonin vazhdimisht brigjet e Spanjės dhe Italisė. Deri lart nė Islandė, tė krishterėt luteshin qė tė shpėtonin nga “terrori i turqve”. Deri nė fund tė shekullit tė gjashtėmbėdhjetė, shanset pėr njė Evropė myslimane tė dominuar nga turqit dukej po aq real sa imazhi i njė Evrope tė dominuar nga arabėt tetė shekuj mė herėt. “Perandoria e lavdishme e turqve, shkruante atėherė historiani bashkėkohor anglez Ricard Knols, ishte bėrė “terrori aktual i botės”.

Nė sytė e evropianėve, turqit shfaqeshin, ashtu si arabėt dhe persėt para tyre, si njė popull i fuqishėm por i nėnshtruar. Mendohej se sulltani qe pronar i atyre qė udhėhiqte. Ligji otoman thjeshtė reflektonte tekat e sundimtarit. Turqit, ka thėnė Volteri (i cili nė tėrėsi kish njė pikėpamje pozitive pėr Perandorinė Osmane) gjithashtu nuk dinin asgjė pėr ekonominė moderne, taksimin e jashtėzakonshėm apo huat e avancuara. “Kėta”, thoshte ai pėr osmanėt nė 1740, “dinė vetėm si tė grumbullojnė flori dhe gurė tė ēmuar, siē kanė bėrė qė nė kohėn e Kirit” . E tyrja ishte njė perandori e bazuar nė plaēkitjen, gjithnjė nė stanjacion dhe e pandryshueshme. Pavarėsisht gjithė fuqisė sė tyre, popujt e Azisė nuk kishin mėsuar kurrė, ashtu si popujt luftėdashės tė perėndimit, se si tė ndryshonin. Nė fund do tė qe pikėrisht ky faktori qė do tė shkaktonte shthurjen e tyre.

Nė vitin 1682, Sulltani Mehmet IV bėri njė pėrpjekje tė dytė pėr tė pushtuar Vjenėn. Kjo rezultoi nė njė humbje spektakolare pėr ushtrinė mė tė madhe qė osmanėt kishin bėrė ndonjėherė bashkė. Njė historian bashkėkohės osman shkruante se “qe sprapsja mė e madhe qė ish parė qė nga dita e parė kur ish shfaqur shteti osman”. Dhe bashkė me kėtė, era nisi tė fryjė nė drejtim tė kundėrt. Ushtritė osmane pėsuan humbje tė tjera nė Buda nė 1686 dhe dhjetė vjet mė vonė nė portin e Azvit nė Detin e Zi. Nė dekadat e fundit tė shekullit XVII, perandoria osmane dikur e gjithėfuqishme dukej qartė se kish marrė pozicion mbrojtės. Nė tė njėjtėn kohė, nisi tė shfaqet njė fuqi e re, gjithashtu kristian por mė pak “Perėndimore”: Rusia, “Turku i Veriut”, siē e quante filozofi gjerman Laibnic (1646-1716).

Nė 26 janar 1699, nė Karlovic, Sulltan Mustafai II u detyrua tė firmoste njė marrėveshje paqeje me Rusinė dhe aleatėt e saj perėndimorė. Traktati i Karlovicit nuk ishte njė dorėzim total. Por ai privonte osmanėt nga pjesa mė e madhe e Hungarisė dhe Transilvanisė. Ishte hera e parė nė histori qė Sulltani, “Komandanti i besimtarėve” dhe pasardhės i supozuar i kalifatit ishte detyruar tė firmoste njė marrėveshje me armiqtė e tij. Duke bėrė kėtė, Mustafai kish rėnė praktikisht dakord qė t’u bindej parimeve tė ligjit ndėrkombėtar siē kuptoheshin nė perėndim. Ishte njė lėvizje e paprecedentė pėr njė kulturė politike dhe fetare pėr tė cilėn lufta kundėr tė gjithė jobesimtarėve ishte njė detyrė e domosdoshme si dhe detyrim i pėrjetshėm i ēdo sundimtari.

Karlovici u solli osmanėve njė vetėdije tė re pėr fuqinė e mundshme tė Perėndimit dhe bashkė me tė njė qasje tė re nė perandorinė osmane kundrejt armikut tė lashtė. Njė seri sulltanėsh nisėn tė reformojnė shtetin pėrgjatė linjave perėndimore. Nė 1719, Veziri i Madh, Damad Ibrahim Pasha dėrgoi njė ambasador nė Paris me udhėzime pėr “tė bėrė njė studim tėrėsor tė mėnyrave tė qytetėrimit dhe arsimit si dhe tė raportonte pėr ato qė mund tė zbatheshin”. Taktika tė reja ushtarake si dhe armė tė reja nisėn tė futen nė pėrdorim. U ndėrtua nė shtypshkronjė nė 1727 si dhe njė punishte pėr prodhim orėsh (sipas tė birit, babai i Zhan Zhak Rusosė ka qenė i pari orėprodhues zyrtar i Pallatit). Mė e rėndėsishme nga tė gjitha, kodet e ligjeve u ndryshuan, duke i distancuar vazhdimisht nga ligji islamik, deri kur nė 1839 Sulltan AbdylmecidI inauguroi ato qė do tė quheshin “Reformat e Tanzimatit”. Kėto futėn njė kod tė ri penal i cili pretendonte se ofronte “pėr bariun nė mal dhe ministrin” (ndonėse jo ende jo sulltanin) barazi para ligjit, si dhe prezantoi nj sistem parimesh – nė mos tamam tė drejtash – pėr jetė, dinjitet dhe tė drejtė prone, si dhe tė drejtėn pėr njė gjyq tė drejtė pėr tė gjithė. Tanzimati vendosi barazi tė tė gjithė feve, duke shfuqizuar nė kėtė mėnyrė pozicionin ligjor dhe fiskal tė privilegjuar qė gėzonin tė gjithė myslimanėt. Kulmi ishte krijimi, pėr herė tė parė nė njė shtet islamik tė njė kodi civil.

Tanzimati pėrfshinte njė ndarje mes drejtėsisė dhe fesė. Ishte nė fakt shkelja e parimit mė tė shenjtė tė Islamit: qė ligji ėshtė, dhe mund tė jetė vetėm komandat e Perėndisė siē i janė transmetuar njerėzimit pėrmes tė fundmit tė profetėve tė tij. Kur nė vitin 1841, ministri Mustafa Rashid Pasha futi njė kod tė ri tregtar qė buronte pothuajse tėrėsisht nga modelet francezė, atij iu kėrkua nga pjesėtarėt e komunitetit tė studiuesve fetarė, njohu si Ulema, nėse ishte nė pajtim me Ligjin e Shenjtė. “Ligji i Shenjtė nuk ka aspak tė bėjė me kėtė ēėshtje”, u pėrgjigj ai shkujdesur. “Blasfemi”, thėrriti Ulema. Poterja e shkaktuar detyroi Sulltanin tė shkarkojė Rashid Pashėn, dhe procesi i reformave u pezullua pėr pak kohė, por ai nuk mund tė ndalej. Nė 1847 u krijuan gjykata tė pėrziera civile dhe penale, me njė numėr tė barabartė gjykatėsish evropianė dhe osmanė si dhe me rregulla provash dhe procedurash tė marra nga praktika evropiane dhe jo islamike.

Njė transformim i ngjashėm kish pushtuar provincėn e vetme mė tė rėndėsishme tė perandorisė osmane. Pushtimi i Egjiptit nga Napoleoni nė vitin 1798, njė ngjarje donkishoteske dhe me shumė bujė, nė tė cilin, pas Aleksandrit, Napoleoni kish pėr qėllim tė bashkonte Lindjen dhe Perėndimin, ishte jetėshkurtėr. Por ai la pas njė elitė tė fuqishme tė udhėhequr nga njė shpirt me emrin Mehmet Ali (pasardhėsit e tė cilit do tė qeverisnin Egjiptin deri kur tė dėboheshin nga revolucioni i Naserit nė 1952) vendosi tė transformojė Egjiptin nė njė shtet modern perėndimor. Nė prag tė Luftės sė Parė Botėrore, perėndimi dukej se kish fituar luftėn kulturore, dhe shumė shpejt do tė fitonte edhe atė politike.

Mposhtja e osmanėve gjatė Luftės sė Parė rezultoi faza pėrfundimtare nė shembjen e asaj qė tashmė thirrej “i sėmuri i Evropės”. Kur, nė fundin e luftės trupat britanike dhe italiane hynė nė Stamboll, shumėkush – mes tyre Uinston Churchilli – mendoi se kjo qe “Rėnia e dytė e Kostandinopojės”, qė do tė shėnonte fundin e “armiqėsisė sė pėrjetshme” mes Evropės dhe Azisė. Aleatėt u larguan sėrish pas vetėm pesė vitesh, por perandoria osmane nuk ekzistonte mė. Nė vend tė saj u shfaq njė koleksion i shpėrndarė varėsish perėndimore nė tė gjithė Lindjen e Mesme, tė cilėt brenda pak viteve do tė shndėrroheshin nė kombe tė stilit perėndimor.

Modernizimi ose “Perėndimizimi” i Azisė ka marrė shumė forma, disa prej tė cilave, si pėr shembull pranimi i teknologjive tė reja janė pėrthithur nė mėnyrė relativisht tė lehtė pa ndryshuar shumė edhe shoqėritė mė tradicionale. (Nė fund tė fundit, talebanėt nuk kanė pasur vėshtirėsi me raketė hedhėsit dhe fuoristradat Toyota). Por nė qendėr tė betejės pėr modernizimin qėndron ēėshtja e fesė. Tė jesh modern, siē e dinin mirė sulltanėt reformues osmanė dhe vezirėt e tyre, do tė thotė praktikisht tė jesh perėndimor, dhe kjo nėnkuptonte krijimin e njė shoqėrie laike. Teokracia dhe moderniteti ishin tė papajtueshme. Askush nuk e kupto mė mirė kėtė, apo nuk e ēoi procesin aq larg, se sa themeluesi i Republikės moderne tė Turqisė: Qemal Ataturku. Ai prezantoi njė sistem ligjor qė, mė sė fundi pastroi tė gjithė gjurmėt e mbetura tė ligjit islamik. Laicizmi i vendos si njė prej gjashtė parimeve kryesor tė shtetit tė ri, gratė ndaloheshin tė mbuloheshin me vello nė publik dhe burrave nuk u lejohej tė mbanin festen. Popujt e ish perandorisė do tė merrnin njė identitet tė ri kombėtar si “turq” – pavarėsisht se kujt besimi fetar apo etnie i pėrkisnin. Kryeqyteti u transferua nga Stambolli nė qytetin atėherė jo shumė premtues tė Ankarasė. Shkrimi arab u braktis nė favor tė njė versioni tė modifikuar tė alfabetit latin, dhe tė gjithė turqve iu kėrkua tė kenė emra dhe mbiemra. Askush nga shtetet e tjerė myslimanė qė u krijuan pas luftės sė parė nuk shkuan kaq larg. Por shumica u shtynė tė miratojnė disa masa laicizimi, me shpresėn se kjo do t’i lejonte tė konkurronin me fuqitė perėndimore.

Sidoqoftė, nuk funksionoi. Nacionalizmi rezultoi njė transplantim perėndimor po aq i paqėndrueshėm sa tė tjerėt. Ai ekziston edhe sot, por siē ka treguar lufta e sotme nė Irak (njė “komb” i bėrė bashkė prej britanikėve nga ish provincat osmane tė Basrės, Bagdadit dhe Mosulit) – nuk ėshtė aspak nė gjendje qė tė mbajė tė bashkuar grupe etnikė dhe fetarė tė tjetėrllojshėm nė njė komunitet tė vetėm politik.

Lėvizjet moderne xhihadiste dhe islamiciste janė kapur fort pas kėsaj teorie. Pėr ta, tė gjithė telashet aktuale tė botės myslimane duket se burojnė nga refuzimi i mėnyrave tė vjetra, mbi tė gjitha refuzimi i ligjit islamik nė favor tė kodeve laikė. Islami, u kujtojnė ata pasuesve tė tyre, u krijua nga ligji i Perėndisė.

Eksponenti mė i fuqishėm dhe me ndikim i kėsaj pikėpamjeje ka qenė Said Kutb, njė egjiptian i cili u ekzekutua nga Naseri nė vitin 1966. Kutbi ėshtė nė shumė drejtime shenjti mbrojtės i lėvizjes moderne xhihadiste, dhe vepra e tij mė radikale “”Moment historik” (1864) mbetet njė bestseller nė botėn myslimane. Pėr Kutb, armiku i vėrtetė i botės islamike nuk ėshtė vetė Evropa, aq mė pak feja kristiane; ėshtė shteti nacionalist qė perėndimi ka krijuar dhe eksportuar nė Lindje. Islami kish zėvendėsuar tė gjithė traditat e mėparshme, pagane, kristiane apo hebreje. Kish qenė, sipas Kutb “njė krijim spontan, njė lindje e re dhe njė realitet i veēantė”. Tradita mė e rėndėsishme qė islami kish zėvendėsuar ishte nocioni fillimisht kristiane mė pas pėrgjithėsisht perėndimor i ndarjes sė fesė dhe shoqėrisė. Duke pranuar njė dallim tė tillė mes ligjeve tė njeriut dhe komandave tė Perėndisė, nacionalistėt myslimanė e kishin zhytur pėrsėri botėn myslimane nė gjendjen qė kish qenė pėrpara ardhjes sė Profetit dhe qė tani paraqitej nė formėn e jetesės nė skllavėri prej “qytetėrimit perėndimor”.

Sipas Kutb, myslimanėt qė favorizonin perėndimin kishin “... krijuar versionin e tyre tė islamit, tė ndryshėm nga ai qė Perėndia dhe Mesazheri i Tij kish urdhėruar dhe shpjeguar dhe e quajnė atė, pėr shembull, “Islam progresist”.

Kutb nuk ishte aspak armiqėsor ndaj shkencės perėndimore. “Gjenia e Evropės”, pranonte me gatishmėri ai, kish “krijuar vepra tė mrekullueshme nė shkenca, kulturė, ligje dhe prodhime materiale, falė tė cilave njerėzimi ka pėrparuar nė lartėsi tė reja krijueshmėria dhe rehatie materiale”. Pėr tė, nuk ėshtė e lehtė tė bėsh fajtor “shpikėsit e gjėrave tė tilla tė mrekullueshme”. Problemi ishte se ato kishin qenė tė gjitha tė bazuara nė “tradita tė krijuara prej njeriut” dhe kishin larguar tė gjithė “ato vlera jetėsore qė janė tė domosdoshme pėr progres real”, vlera qė gjenden vetėm tek Islami. Pavarėsisht tė gjithė tė mirave materiale qė i kanė dhėnė njerėzimit, vlerat e versionit modern tė sistemit qė ekzistonte para ardhjes sė Profetit janė gjithsesi “rrėnjėsisht tė ndryshme nga Islami”, argumentonte ai dhe kėto “me ndihmėn e forcės dhe shtypjes, nuk po na lejojnė qė tė jetojmė atė lloj jete qė na e kėrkon Krijuesi”.

Detyra e brezit tė ri Kur’anor, qė Kutb kish frymėzuar, do tė ishte tė “shpallte natyrėn hyjnore vetėm tė Zotit de tė merrte pushtetin nga duart e uzurpatorėve humanė dhe t’ia rikthente Zotit” si dhe tė shpallte “supremacinė e ligjit hyjnor dhe anulimin e tė gjithė ligjeve njerėzorė”. Ai pranonte se do tė duhet kohė qė brezi i ri islamist tė arrijė nivelet e sukseseve materialė e shkencorė tė arritur nga perėndimi. Por ai qe i sigurt se kjo do tė ndodhė. “Distanca mes ringjalljes sė Islamit dhe udhėheqjes botėrore”, paralajmėronte ai, “mund tė jetė shumė e madhe dhe mund tė ketė vėshtirėsi tė mėdha rrugės; por duhet tė ndėrmerret hapi i parė pėr rigjallėrimin e Islamit”.

Parė nė sfondin e historisė sė gjatė tė armiqėsive mes Evropės dhe Azisė, mes “Lindjes” dhe “Perėndimit”, ndjenja tė tilla nuk janė absurde. Ato reflektojnė ambiciet jo vetėm tė grupeve tė ndryshėm terroristė por edhe tė Iranit modern, programi bėrthamor i tė cilit ėshtė po aq shumė njė pėrpjekje pėr tė sfiduar supremacinė ushtarake tė perėndimit, sa edhe pėr tė vėrtetuar se njė shtet islamik i qeverisur sipas “vetėm supremacisė sė ligjit hyjnor” mund tė jetė gjithashtu njė fuqi teknologjike moderne si dhe njė lider potencial botėror.

Sigurisht, kjo nuk ėshtė ajo ēfarė dėshiron perėndimi modern – qoftė edhe po tė supozosh se ėshtė e mundur. Por do tė ishte gabim tė supozonim se Irani, apo shteti i ri Shiit iraken kur mė nė fund tė nisė tė ekzistojė, apo xhihadistėt do tė heqin dorė sė afėrmi nga kjo pėrpjekje.

Vijat e betejės qė u hoqėn gjatė luftėrave perse mė shumė se 25 shekuj mė parė janė ende, nė po atė qoshe tė botės, tė pandryshuara.
Metropol | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com