Albatlanta

BUJQESIA DHE SFIDAT E NJE UNIVERSITETI
Astrit Balliu
Me privatizimin e tokės bujqėsore nė fund tė vitit 1993, nė Shqipėri numėroheshin 430 mijė ferma bujqėsore, me njė madhėsi mesatare prej 1.17 ha. Nė vitin 2008 statistikat e MBUMK flasin pėr rreth 70 mijė mė pak (357 mijė ferma), por madhėsia mesatare e tyre ka mbetur thuajse e pandryshuar, 1.2 ha. Kjo do tė thotė se nė kėto vite, sė paku 70 mijė hektarė tokė i janė hequr bujqėsisė, pėr t‘u pėrdorur kryesisht si sheshe ndėrtimi.

Ende nė bujqėsi janė tė angazhuar rreth 1.7 milionė njerėz, tė cilėt, praktikisht, pėrbėjnė rreth 50% tė popullsisė sė vendit. Pėr kėta, bujqėsia ėshtė burimi kryesor i tė ardhurave dhe i punėsimit. Gjithsesi, tė ardhurat nga bujqėsia janė tė vogla dhe pėr kėta arsye atyre u duhet tė sigurojnė tė ardhura shtesė nga aktivitetet jashtė fermės dhe emigracioni.

Ndėrsa raporti midis importeve dhe eksporteve nė Shqipėri ėshtė 4 me 1, pėr sa u takon produkteve bujqėsore, ky raport ėshtė edhe mė i thellė; 10 me 1 pėr vitin 2008. Tė dhėnat e vitit 2008 flasin pėr vetėm 7399 milionė lekė eksporte tė produkteve bujqėsore pėrkundrejt 73087 milionė lekė importe tė produkteve bujqėsore1. Rritja e prodhimit bujqėsor nė vitet e fundit ka qenė vetėm 2.5-3%, ndjeshėm mė e ulėt se rritja e ekonomisė nė pėrgjithėsi. Po kėshtu ėshtė zvogėluar edhe kontributi i bujqėsisė nė GDP e vendit, nė rreth 21%. Pavarėsisht nga rritja ekonomike e viteve tė fundit dhe fillimi i progresit industrial, vendi vazhdon tė karakterizohet nga njė bujqėsi e nivelit tė ulėt teknologjik dhe e organizuar nė njė numėr tė madh fermash tė vogla.

Vitet e tranzicionit ekonomik

Pėrballė njė morie sfidash dhe dilemash tė bujqėsisė shqiptare, reagimi dhe kontributet shkencore tė UBT, gjatė viteve tė tranzicionit ekonomik, kanė qenė tė pamjaftueshme dhe tė paorganizuara. Asnjė prej botimeve tė publikuara nga autorė shqiptarė nė tre vitet e fundit nuk pėrfaqėson produkte, apo teknologji tė reja tė komercializuara (BAFN, 2008). Ėshtė e qartė qė kėrkimi shkencor, si nė tė gjithė institucionet kėrkimore shqiptare, edhe nė UBT, ėshtė ende larg plotėsimit tė objektivit tė tij mė tė rėndėsishėm; mbėshtetjes sė prodhimit me njohuri tė reja dhe novacione tė teknologjike.

Reforma e sistemit tė kėrkimit e ka shndėrruar UBT nė institucionin e vetėm publik, pėrgjegjės pėr realizimin e kėrkimit bujqėsor nė Shqipėri, duke e bėrė angazhimin nė kėrkimin shkencor pėr zgjidhjen e problemeve konkrete tė bujqėsisė sė vendit, jo thjesht ēėshtje tė angazhimit intelektual tė personelit akademik tė UBT, por detyrim madhor publik dhe shtetėror tė vetė atij si institucion. Aktualisht, Universiteti Bujqėsor ka njė kontingjent prej 230 punonjėsish akademikė dhe 20 kėrkuesish shkencorė, tė kompozuar nė 5 fakultete. Sė fundmi, pjesė e strukturės sė tij janė gjithashtu Banka Gjenetike, Laboratori i Akuakulturės, Laboratori i Mbrojtjes sė Bimėve dhe Qendra Eksperimentale e Verės. Aktualisht, UBT ka pėrfunduar fazėn e formalizimit tė grupeve mėsimore kėrkimore, duke synuar krijimin e ekipeve me njohuritė dhe kompetencėn e nevojshme pėr zgjidhjen e problemeve specifike nė kuadėr tė fushave prioritare tė kėrkimit.

Pėrjashtuar problemet rutinė tė mungesės sė furnizimit pa ndėrprerje me energji dhe ujė, paralelisht me mungesat e konsiderueshme pėr pajisje bashkėkohore laboratorike, UBT vuan gjithashtu mungesėn e shfrytėzimit efektiv tė laboratorėve ekzistues, pėr shkak tė mungesės sė furnizimit tė tyre me lėndėt e para pėr analiza dhe tė personelit tekniko-laboratorik. Praktika e deritanishme e studimeve tė doktoraturės nuk e ka mundėsuar angazhimin efektiv tė studentėve pėrkatės nė funksionimin dhe mirėshfrytėzimin e laboratorėve dhe tė infrastrukturės tjetėr eksperimentale.

Mundėsia mė e mirė pėr financimin e kėrkimit shkencor nė UBT vazhdon tė mbetet buxheti i shtetit. Mė tė rėndėsishmit nė kėtė kontekst kanė qenė programet kombėtare pėr kėrkim dhe zhvillim; "Bujqėsia, Ushqimi dhe Bioteknologjia" dhe "Biodiversiteti dhe Mjedisi". Ndonėse, nga individė apo ekipe tė ndryshme tė UBT, janė bėrė shumė pėrpjekje pėr tė marrė pjesė nė projekte kėrkimi nė kuadėr tė programeve europiane kuadėr pėr kėrkim FP6 dhe FP7, thuajse asnjė nga iniciativat e deritanishme nuk ka rezultuar e suksesshme. Edhe pėr njė periudhė relativisht tė gjatė, mundėsitė e fitimit tė projekteve shkencore, nė kuadėr tė programit kuadėr FP7, apo tė programeve tė tjera evropiane, do tė mbeten realisht tė vogla.

Vizioni, objektivat dhe strategjitė

Universiteti Bujqėsor i Tiranės kėrkon tė ndryshojė situatėn aktuale nė kėrkimin shkencor dhe ėshtė i gatshėm tė marrė pėrsipėr njė rol shumė mė tė rėndėsishėm dhe mė aktiv nė zhvillimet ekonomike dhe sociale tė vendit. Nė kėtė kontekst, krahas pėrmirėsimit tanimė tė dukshėm tė kurrikulave tė studimit dhe rritjes sė nivelit tė mėsimdhėnies, UBT synon transformimin tėrėsor tė sistemit dhe tė strukturave tė tij tė kėrkimit shkencor. Ai synon qė brenda njė periudhė disavjeēare tė identifikohet si njė nga universitetet mė tė mira tė rajonit, i aftė tė ndėrmarrė dhe realizojė aktivitete studimore dhe kėrkimore tė standardeve ndėrkombėtare, pėrmes pėrqendrimit tė resurseve tė tij njerėzore dhe laboratorike nė zgjidhjen e problemeve nė fusha prioritare tė bujqėsisė dhe zhvillimit rural, intensifikimit dhe thellimit tė bashkėpunimit me institucione analoge europiane, si edhe nėpėrmjet mbėshtetjes sistematike tė iniciativave pėr realizimin e inovacioneve dhe tė transferimit tė teknologjive tė avancuara nė prodhimin bujqėsor.

UBT do t‘i japė fund shpėrqendrimit tė resurseve tė tij njerėzore nė njė mori tematikash, shpesh rastėsore pėr t‘i pėrqendruar ato nė:

- Pėrpunimin e alternativave dhe zgjidhjeve tė sfidave tė integrimit ekonomik dhe social tė vendit nė strukturat e Bashkimit Europian;

- Rritjen e prodhimit, pėrmirėsimin e cilėsisė dhe tė sigurisė sė konsumatorit nga produktet bujqėsore dhe blegtorale vendase;

- Rritjen e nivelit tė konkurrueshmėrisė sė fermave bujqėsore dhe tė prodhimeve vendase nė tregjet ndėrkombėtare;

- Shfrytėzimin e qėndrueshėm tė burimeve natyrore.

Vizioni dhe objektivat e lartpėrmendura tė kėrkimit shkencor nuk mund tė realizohen pėr veēse nėpėrmjet pėrpunimit dhe implementimit tė strategjive konkrete e realiste. Nė kėtė kontekst, vėmendja e UBT do tė pėrqendrohet nė tre drejtime bazė: thellimit tė nivelit tė kėrkimit shkencor, zgjerimit dhe rritjes sė kapaciteteve njerėzore dhe pėrmirėsimit tė infrastrukturės sė kėrkimit.

Pėrzgjedhjes sė kujdesshme tė fushave prioritare tė kėrkimit nė pėrputhje me sfidat aktuale dhe tė perspektivės sė zhvillimit bujqėsor dhe rural tė vendit, do t‘i kushtohet njė vėmendje e veēantė. UBT i sheh me interes tė veēantė programet e parashikuara nga drafti i strategjisė pėr krijimin e qendrave shqiptare tė ekselencės nė shkencė (QSHESH). Pa dyshim qė ai do tė jetė njė nga kandidatėt mė tė rėndėsishėm nė angazhimin e krijimit tė qendrave tė tilla pėr kėrkime nė fushėn e bujqėsisė, ushqimit apo mbrojtjes sė mjedisit. Pėr t‘i paraprirė realizimit tė kėtij objektivi, UBT do tė inkurajojė dhe mbėshtesė me pėrparėsi hartimin dhe zhvillimin e projekteve tė kėrkimit qė ēojnė drejt inovacioneve teknologjike dhe pėrmirėsimit tė teknologjive tė prodhimit. Krijimi dhe aktivizimi i grupeve kėrkimore, tė orientuar drejt zgjidhjes sė problemeve nė fushat prioritare tė kėrkimit, ėshtė njė nga masat e para qė ėshtė ndėrmarrė nė kėtė drejtim.

Paralelisht me studimet e thelluara, qė parashikohet tė realizohen nė qendrėn/qendrat e ekselencės, UBT do tė zhvillojė gjithashtu studime bazė tė diktuara nga nevojat konkrete tė prodhimit bujqėsor dhe zhvillimit rural nė vend, apo tė lidhura me procesin mėsimor dhe pėrgatitjen e kėrkuesve tė rinj nė shkollat e doktoraturės. Nė kėtė kontekst, UBT ėshtė i prirur tė reformojė mėnyrėn e organizimit tė kėrkimit shkencor, nėpėrmjet programeve universitare tė kėrkimit, sipas pėrcaktimeve tė Ligjit pėr Arsimin e Lartė, pėr planifikimin e veprimtarive kėrkimore. Nė mėnyrė analoge me skemėn e propozuar nga strategjia pėr administrimin e fondeve kombėtare tė kėrkimit, nėpėrmjet Agjencisė Shqiptare tė Shkencės, kjo nėnkupton pėrcaktimin dhe miratimin nga ana e Senatit tė Universitetit, tė programeve universitare tė kėrkimit (PUK), tė objektivave kryesore dhe tė buxhetit tė tyre dhe pėrzgjedhjen e projekt-propozimeve mė tė mira mbi bazėn e thirrjeve pėr projekte.

Krijimi i Agjencisė Shqiptare tė Shkencės pritet tė jetė njė instrument efektiv pėr reformimin e sistemit tė kėrkimit shkencor, rritjen e shkallės sė konkurrueshmėrisė midis grupeve tė kėrkimit dhe rritjen e shkallės sė efektivitetit tė pėrdorimit tė fondeve pėr shkencėn, por megjithatė, ėshtė e domosdoshme qė krahas fondeve qė do tė administrohen nga kjo agjenci, strategjia duhet tė parashikojė financimin e drejtpėrdrejtė buxhetor tė universiteteve pėr kėrkimin shkencor. Pjesė e kėtij buxheti duhet tė bėhen gjithashtu fonde (nė njė pėrqindje tė detyrueshme) nga tė ardhurat e vetė universiteteve dhe fonde qė potencialisht mund tė krijohen nga subjektet private tė interesuara pėr zhvillimin e programeve tė caktuara universitare.

Pėr tė garantuar suksesin e kėtyre programeve universitare tė kėrkimit, UBT do t‘i duhet tė fuqizojė rolin planifikues, koordinues dhe monitorues tė strukturave universitare tė administrimit tė kėrkimit shkencor; Degėn e Kėrkimit dhe Kooperimit Shkencor dhe zyrat e zv.dekanėve pėr shkencėn pranė fakulteteve tė UBT. Ndryshe nga deri mė tani, Dega e Kėrkimit dhe Kooperimit Shkencor duhet tė marrė funksione tė administrimit tė fondeve pėr kėrkim tė UBT, si edhe pėrgjegjėsi pėr sigurimin e fondeve shtesė dhe promovimin e bashkėpunimit ndėrdepartamentor dhe ndėruniversitar.

Arritja e standardeve europiane tė kėrkimit shkencor dhe rritja e nivelit tė besueshmėrisė sė studimeve tė kryera nė UBT, nuk mund tė realizohet pa zgjerimin e vazhdueshėm tė bashkėpunimit ndėruniversitar dhe ndėrkombėtar. Intensifikimi i pėrpjekjeve pėr tė realizuar bashkėpunime efektive nė konsorciume ndėrkombėtare nė kuadėr tė propozimeve pėr programet europiane tė kėrkimit shkencor, do tė jetė njė nga objektivat kryesorė tė UBT nė tė ardhmen e afėrt. Ai mirėpret asistencėn qė pritet tė ofrojė Agjencia Shqiptare e Kėrkimit nė procesin e krijimit tė kontakteve me grupe tė mirėnjohura kėrkimi, pėrgatitjen e propozimeve apo edhe implementimin e propozimeve fituese.

UBT e sheh si njė mundėsi shumė tė mirė pėr zgjerimin e kontakteve me institucione analoge dhe rritjen e kredibilitetit tė tij, organizimin e aktiviteteve ndėrkombėtare (simpoziume apo konferenca shkencore) qė do tė mund tė sjellin nė Shqipėri njė numėr tė madh kėrkuesish europianė dhe tė favorizojnė bashkėpunimin e grupeve tė ndryshme tė kėrkimit me kėrkuesit shqiptarė.

Shfrytėzimi efektiv, nėpėrmjet pėrcaktimit tė kritereve mė konkurruese tė pėrzgjedhjes sė kandidatėve qė mund t‘i pėrfitojnė (arritje tė spikatura nė fushat pėrkatėse tė kėrkimit, angazhim i drejtpėrdrejtė nė kėrkimin shkencor pranė institucioneve tė kėrkimit shkencor nė Shqipėri, projekte konkrete tė studimeve qė do tė udhėheqin nė Shqipėri dhe objektiva tė qarta dhe lehtėsisht tė matshme tė performancės sė aktivitetit tė tyre pranė institucioneve vendase) i programeve "brain gain" pėr tė angazhuar pranė qendrave tė ekselencės personalitete tė kėrkimit shkencor nga universitetet europiane dhe vende tė tjera, ėshtė i mirėpritur nė UBT.

Duke e konsideruar jetike pėr arritjen e objektivave nė kėrkimin shkencor zgjerimin e numrit tė kėrkuesve dhe pėrmirėsimin e kapaciteteve tė tyre intelektuale objektivat mė tė rėndėsishme tė UBT lidhur me burimet njerėzore janė:

- Tė ruajė pozicionin e tanishėm tė njėrit nga universitetet mė tė mėdha tė vendit, pėr sa i takon numrit tė studentėve.

- Tė tėrheqė studentė mė cilėsorė dhe tė pėrzgjedhė midis tyre individėt mė tė mirė pėr t‘i angazhuar nė kėrkimin shkencor.

Pėr realizimin e kėtyre objektivave UBT do tė angazhohet me pėrparėsi pėr pėrshtatjen e profilit akademik dhe shkencor tė stafit tė UBT me ambiciet dhe objektivat e tij tė kėrkimit, nėpėrmjet implementimit tė njė politike konstante tė rekrutimit tė stafit tė ri qė ka nė bazė pėrzgjedhjen e individėve me performancėn mė tė mirė akademike dhe shkencore. Nė pėrpjekjet pėr pėrmirėsimin e kapaciteteve intelektuale nė kėrkim, UBT do t‘i kushtojė vėmendje tė vazhdueshme reformimit dhe pėrmirėsimit tė kurrikulave dhe mėnyrės sė organizimit tė shkollave tė doktoraturės nė pėrputhje me kėrkesat dhe standardet e Kartės sė Bolonjės. Nė kėtė kontekst, gjykojmė se me tė drejtė dhe realisht strategjia i afrohet kėtij problemi nėpėrmjet parashikimeve pėr zhvillimin si tė programit "pėr nxitjen e shkencės dhe arsimit", ashtu edhe programit tė "grantit tė shqipeve pėr konkurrim".

UBT ėshtė aktualisht i angazhuar nė njė proces gradual tė adaptimit dhe zbatimit tė standardeve tė njohura ndėrkombėtarisht lidhur me vlerėsimin institucional tė njėsive tė tij bazė dhe kryesore dhe tė performancės akademike dhe shkencore tė stafit tė tij. Universiteti Bujqėsor i Tiranės ėshtė i njohur pėr pozicionin e lakmueshėm gjeografik dhe potencialet e mėdha lidhur me zhvillimin e tij territorial, qė praktikisht realisht mund ta shndėrrojė atė nė njė qendėr tė rėndėsishme rajonale tė kėrkimit nė bujqėsi. Nė kėtė kontekst objektivat kryesore tė UBT nė perspektivėn e afėrt mbeten:

- Ruajtja e kampusit universitar dhe pėrmirėsimi i kushteve tė punės dhe tė jetesės sė stafit akademik dhe studentėve tė UBT;

- Zgjerimi i mjediseve mėsimore dhe laboratorike, pėrmirėsimi i infrastrukturės sė kėrkimit dhe modernizimi i bazės didaktike eksperimentale tė UBT.

Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com