Albatlanta

NAFTA DHE QEVERITE
Bardhi Sejdarasi
Kur nė vitin 2001 qeveria e kohės ndėrmori njė studim tė detajuar pėr "pėrcaktimin e zonave tė pėrshtatshme pėr ndėrtimin e instalimeve (terminaleve) bregdetare tė naftės, gazit tė lėngshėm, tė naftės dhe nėnprodukteve tė tyre", tė sponsorizuar nga ish-Ministria e Ekonomisė Publike dhe e Privatizimit, sot Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe e Energjetikės (studim qė ėshtė miratuar me vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr. 251, datė 29.4.2001, me vendimin e KRRT-sė sė Vlorės nr.1, datė 17.1.2003, me vendimin e KRRT-sė sė Republikės tė Shqipėrisė nr.9, datė 19.2.2003, si dhe me akte tė tjera), shumėkush u tregua skeptik.

Ishte herėt ajo kohė tė mendohej pėr inicimin e projekteve gjigante miliona euroshe, kur vetė tregu i hidrokarbureve ishte ende i pamaturuar. Qeveritė e njėpasnjėshme tė dekadės sė fundit nuk duket se kanė lėvizur shumė nga "istikami". Sot ėshtė bėrė realitet njė nismė e guximshme.

Terminalet bregdetare dhe oportuniteti i tyre

Duke njohur rėndėsinė strategjike tė terminalit dhe tė infrastrukturės portuale qė lidhet me tė, si njė prioritet kombėtar dhe si njė infrastrukturė thelbėsore pėr furnizimin me energji tė vendit, duke i konsideruar projektet e Gjirit tė Vlorės e tė Porto Romanos si projekte unike pėr sa u pėrket dimensioneve tė tyre teknike dhe ekonomike pėr zhvillimin e Shqipėrisė, shteti ka dhėnė me koncesion te shoqėria "La Petrolifera Halo Rumena" S.p.A., ndėrtimin, shfrytėzimin e depozitave bregdetare dhe tė infrastrukturės portuale nė Gjirin e Vlorės", dhe te shoqėria "Romano Port" sh.a., ndėrtimin dhe shfrytėzimin e depozitave bregdetare e tė infrastrukturės portuale nė Porto Romano, nė Durrės, sipas njė studimi tashmė tė realizuar.

Pėrfshirja nėpėrmjet Urdhrit tė Kryeministrit Berisha, nr.21, datė 16.03.2007, e disa prej dikastereve mė kryesore tė qeverisė shqiptare nė realizimin e kėtij studimi, si dhe pėrcaktimi i saktė dhe i plotė i objektit tė studimit (nėpėrmjet Urdhrit tė Ministrit tė Ekonomisė dhe Energjetikės, nr. 251, datė 23.04.2007), kanė bėrė tė mundur qė ky studim tė arrinte njė nivel tė lartė cilėsor tė parashtrimit, trajtimit dhe zgjidhjes sė problematikės qė realisht kishte shtruar situata aktuale dhe perspektiva pėr zhvillimin e Zonės Energjetike dhe Industriale tė Porto Romano Durrės dhe tė Zonės Industriale tė Gjirit tė Vlorės- ish Uzina e Sodė-PVC, duke e parė kėtė zhvillim si njė zhvillim tė integruar dhe nė sinergji.

Krijimi i njė Zone Energjetike dhe Industriale ishte i nevojshėm t‘i paraprinte pėr njė periudhė afatgjatė jo vetėm mbulimit tė kėrkesave pėr produkte nafte, por dhe funksionit "synergy" (nė bashkėpunim) me zhvillimin e objekteve tė tjera energjetike e industriale tė zonės sė Porto Romanos dhe tė Gjirit tė Vlorės, (nė ballė tė ish-uzinave tė sodės dhe tė PVC-sė), duke vlerėsuar e shfrytėzuar oportunitetet qė ofron Terminali Bregdetar i kėtyre dy zonave tė njohura pėr zhvillimin e infrastrukturės sė import-eksportit tė hidrokarbureve dhe tė burimeve tė reja energjetike, pėr tė pėrballuar kėrkesat nė rritje tė tregut shqiptar, por edhe atij rajonal pėr kėto produkte tė rėndėsishme. Ky ėshtė nė pėrgjithėsi edhe vlerėsimi qė bėjnė specialistėt e fushės pėrkatėse.

Rritja e garancisė sė furnizimit dhe jo vetėm...

Ėshtė evidente qė pėrmirėsimi i infrastrukturės sė importit ka pasur si rol parėsor rritjen e garancisė sė furnizimit tė sigurt tė tregut me kėto produkte (kryesisht pėr importet nė rrugė detare, por edhe me hekurudhė). Por jo vetėm kaq!

Me fillimin e punės sė portit tė ri tė karburanteve, iu hap rrugė tashmė edhe zgjidhjes sė ēėshtjes mjaft tė debatuar sė fundmi, qė ka tė bėjė me sigurinė e portit mė tė madh nė Shqipėri, Durrėsit. Tani duket se ka marrė fund edhe ankthi i mijėra qytetarėve durrsakė mbi rrezikun e pėrhershėm qė pėrbėnte prania e mijėra tonelatave karburanti pranė zonave tė banuara.

Kjo masė e re nėnkupton nivele mė tė larta sigurie dhe mbrojtje mė tė lartė nga ndotja nė zonat bregdetare. Qeveritė e kaluara janė munduar disa herė t‘i zhvendosin kėto depozita nga portet mė tė rėndėsishme tė vendit, por megjithėse kėto objekte rrezikonin jetėn e qytetarėve, zhvendosja e tyre nuk u mundėsua kurrė. Zhvendosja e depozitave u argumentua nėpėrmjet njė studimi tė periudhės 1995-2000, me financim tė Bankės Botėrore pėr Portin e Durrėsit, ēka rezultoi nė hartimin e njė masterplani zhvillimi. Ky dokument parashikonte zgjerimin e aktivitetit pėr pėrpunimin e trageteve tė pasagjerėve dhe tė anijeve tė mallrave, nė tė cilėn pėrfshihet edhe zona ku aktualisht janė depozitat pėr nėnproduktet e naftės. Sipas ligjit, "Shteti pėrcakton politikėn e zhvillimit tė veprimtarive nė fushėn e pėrpunimit, transportimit dhe tregtimit tė naftės, gazit dhe nėnprodukteve tė tyre, si dhe ushtron funksionin e tij rregullator, nė pėrputhje me nevojat e vendit, tė mbrojtjes kombėtare dhe tė sigurimit publik, duke respektuar parimet e ekonomisė sė tregut".

Ndėrkohė qė nė kushtet kur nė zbatim tė kėtyre politikave zhvilluese nė zonėn e Porto Romanos ėshtė ndėrtuar tashmė pontili pėr pėrpunimin e anijeve tė naftės, gazit dhe nėnprodukteve tė tyre, si dhe po procedohet me tri fazat e parashikuara nė marrėveshje pėr ndėrtimin e depozitave pėr stokimin dhe transportimin e kėtyre produkteve, referuar afateve tė pėrcaktuara nė Marrėveshjen e Koncesionit pėr shoqėrinė "ROMANO PORT" sh.a., ka qenė i domosdoshėm fillimi i praktikave pėr ndėrprerjen e aktivitetit tė pėrpunimit tė anijeve qė transportojnė naftė, gaz dhe nėnprodukte tė tyre nė portet e Durrėsit dhe tė Shėngjinit dhe transferimin e tij nė zonat e reja tė pėrcaktuara pėr kėto aktivitete.

Pamundėsia e shoqėrive shqiptare tė tregtimit me shumicė tė karburanteve pėr tė importuar sasi tė mėdha karburantesh (pėr shkak tė kapaciteteve tė vogla shkarkuese portuale, tė kapaciteteve tė vogla depozituese tė shoqėrive, si dhe madhėsisė sė vogėl tė tregut shqiptar), u kushton kėtyre shoqėrive ēmime mė tė larta furnizimi nga rafineritė e rajonit dhe mė gjerė. Me portalet e reja, gjendja ėshtė mjaft e ndryshme.

Fillimi i mbarė, gjysma e punės

Nė funksion tė politikave zhvilluese tė qeverisė shqiptare, aktiviteti i pėrpunimit tė anijeve qė transportojnė naftė, gaz dhe nėnprodukte tė tyre, si dhe aktiviteti i transportimit dhe depozitimit tė kėtyre produkteve nė bregdetin shqiptar, ėshtė mbėshtetur nė VKM nr. 251, datė 20.4.2001 "Pėr miratimin e studimit "Pėrcaktimi i hapėsirave tė pėrshtatshme pėr ndėrtimin e depozitave bregdetare tė naftės, tė gazit dhe tė nėnprodukteve tė tyre", sipas tė cilit pėr kėtė aktivitet janė pėrcaktuar zona e Porto Romanos nė veri tė Durrėsit dhe zona e ish-Uzinės sė Sodės PVC dhe e Treportit nė veri tė Vlorės.

Pėr depozitat e stokimit tė nėnprodukteve tė naftės nė Portin e Durrėsit nga ish-Ministria e Ekonomisė Publike dhe Privatizimit ishin lidhur kontrata qiraje me disa shoqėri, sikurse janė "Global Petroleum Albania" sh.a., "Mamidoil" sh.a., "Evroil" sh.a. (Kontratė Emfiteoze) dhe "Kastpetrol" sh.a. Pėr shoqėritė "Global Petroleum Albania" sh.a., "Mamidoil" sh.a., dhe "Evroil" sh.a., janė dhėnė "leje tregtimi" tė njė trajte tė veēantė. Nė pjesėn lindore tė Portit tė Durrėsit funksionojnė 14 depozita gjigande karburantesh. Pjesa mė e madhe e tyre pėrdoret pėr depozitimin e naftės dhe tė benzinės dhe njėra pėr karburant avionėsh. Pėrveē tyre janė edhe dy depozita tė cilat janė tė mbushura me ujė, me qėllim pėrdorimin e tij pėr shuarjen e ndonjė zjarri tė mundshėm. Kapaciteti total i depove tė karburantit ėshtė 30 mijė tonė.

Depozitat, aty ku ndodhen, pėrveē rrezikut qė paraqesin pėr jetėn e banorėve, po mbajnė peng dhe njė investim prej 34 milionė eurosh, qė do tė pėrdoret pėr ndėrtimin e terminalit tė kontejnerėve. Miratimi i kėtij vendimi ishte direkt nė funksion tė rritjes sė sigurisė sė furnizimit tė tregut me burime energjetike hidrokarbure, duke garantuar kushte teknike normale, si dhe njė kompetivitet pėr tė gjitha shoqėritė qė operojnė nė kėtė treg, nė pėrputhje me rregullat e ekonomisė sė tregut dhe nevojat e ekonomisė kombėtare.

Vetėm nė Porto Romano, pas vendimit pėrkatės tė qeverisė, janė investuar nė pontil dhe nė depozita, tė cilat kanė kapacitet jo mė pak se 20 mijė tonė karburant pėr ēdo kompani, mbi 200 milionė euro. Projekti i Porto Romanos vlerėsohet si i njė standardi tė lartė sigurie, shumė herė mė tė lartė se ato qė ka sot vendi. Kompanitė duhet t‘i rialokojnė investimet e tyre nė zonėn e parkut energjetik tė Porto Romanos. Pas fillimit tė punės nė parqet e depozitave tė naftės nė Porto Romanos dhe nė Vlorė nga "Petrolifera" parashikohet qė, me futjen nė punė tė kėtyre depozitave tė mėdha, tė ketė njė ulje 20 pėr qind tė kostove tė transportit dhe stokazheve tė nėnprodukteve tė naftės.

Porto Romano do tė jetė porti i specializuar pėr gazin e lėngėt dhe naftėn. Tė gjitha depozitat e tjera tė naftės tė shpėrndara nė bregdetin shqiptar do tė zhvendosen drejt Porto Romanos.

Portet e mėdha dhe destinacioni i tyre

Portet e tjera do tė kenė destinacion mallrash koncensionare, si dhe destinacion shėrbimesh. Sipas zyrtarėve tė METE, portet e mėdha tregtare do tė ruajnė destinacionin e madh tė mallrave tė natyrės koncensionare dhe jo pėr mallrat energjetike, siē janė nafta dhe gazi. Tė gjitha kompanitė qė importojnė naftė, apo kanė depozitat e tyre nė porte si Shėngjini dhe Vlora, janė vėnė nė dijeni pėr kėtė gjė.

"Ka edhe kompani qė ende ecin me mentalitetin shqiptar se qeveria nuk e ka marrė seriozisht dhe nuk po lėviz. Nė kėtė rast, ato nuk gėnjejnė tė tjerėt, por vetėm veten e tyre", ka thėnė pak kohė mė parė ministri Ruli, duke shtuar se kostoja do tė bjerė mbi ato kompani qė do tė kujtohen tė fundit pėr tė bėrė kėtė investim. Pas fillimit tė punės nė parqet e depozitave tė naftės nė Porto Romano dhe nė Vlorė nga "Petrolifera" parashikohet qė me futjen nė punė tė kėtyre depozitave tė mėdha, tė ketė njė ulje tė kostove tė transportit dhe stokazheve tė nėnprodukteve tė naftės.

Por pėr tė realizuar tė gjithė infrastrukturėn e duhur pėr zhvillimin e njė aktiviteti normal, duhet edhe bashkėpunimi me dikasteret e tjera, tė cilat duhet tė ofrojnė shėrbimet e tyre.

A ka probleme tė tjera nė tregun e hidrokarbureve?

Ka ende probleme tė natyrės infrastrukturore (koncensionari i Porto Romanos ka filluar ndėrkohė investimet nė infrastrukturė) pėr tė cilat kanė detyrim edhe strukturat e tjera shtetėrore, siē ėshtė lidhja me energjinė elektrike, lidhja rrugore. Ministria e Financave duhet tė sjellė atje shėrbimin doganor, Ministria e Brendshme duhet tė sjellė shėrbimin kufitar, ndėrsa Ministria e Transporteve duhet tė sjellė kapitanerinė dhe menaxhimin portual tė tij.

Specialistėt propozojnė edhe zgjidhje konkrete. Mund tė vihet nė vėmendje tė METE, tė MPPTT dhe tė qeverisė trajtimi i mundėsisė pėr shfrytėzimin e granteve ose asistencės financiare tė huaj (sikurse mund tė jenė grantet nga BE, grantet nga vende tė tilla si Japonia, Koreja e Jugut etj.), pėr ndėrtimin e infrastrukturės brenda dhe jashtė Zonės Energjetike dhe Industriale tė Porto Romanos dhe tė Gjirit tė Vlorės, duke pėrfshirė si financimin e projekteve, ashtu edhe realizimin e ndėrtimeve.

Ēfarė mbetet ende pa zgjidhur?

Tregu i naftės, gazit dhe nėnprodukteve tė tyre aktualisht ėshtė njė treg i hapur dhe i liberalizuar, nė tė cilin operojnė rreth 120 shoqėri tė pajisura nga ministria pėrgjegjėse pėr hidrokarburet me "leje tregtimi" pėr tregtimin me shumicė tė kėtyre produkteve, si dhe rreth 870 stacione tė shitjes me pakicė tė karburanteve dhe 110 stacione tė shitjes me pakicė tė gazit tė lėngėzuar tė naftės (GLN).

Njė aspekt shumė i rėndėsishėm nė tregun hidrokarbur ka qenė ai qė ka tė bėjė me aktivitetin e tregtimit me pakicė, dhe posaēėrisht me pajisjen me lejet pėrkatėse sipas kėrkesave tė legjislacionit nė fuqi (me "autorizime" tė lėshuara nga organet e pushtetit vendor) tė stacioneve tė shitjes sė karburanteve, gazit tė lėngėzuar pėr automjete dhe vajrave lubrifikantė, si dhe stacioneve tė shitjes me pakicė tė GLN. Nė tė gjithė vendin ushtrojnė aktivitet tė tregtimit me pakicė tė karburanteve pėr automjete rreth 870 stacione dhe rreth 110 stacione tė shitjes me pakicė tė GLN, shpėrndarja e tė cilėve sipas prefekturave ėshtė: Tiranė 141 stacione; Korēė 72 stacione; Durrės 82 stacione; Elbasan 71 stacione; Fier 150 stacione; Lezhė 58 stacione; Vlorė 90 stacione; Shkodėr 62 stacione; Berat 43 stacione; Dibėr 30 stacione; Gjirokastėr 44 stacione; Kukės 27 stacione.

Me gjithė kėrkesat qė ka pėrcaktuar kuadri ligjor nė fuqi pėr pajisjen me "autorizim" pėr stacionet e shitjes sė karburanteve, qė aktualisht bėhet nga organet e pushtetit lokal dhe vetėm pėr autostradat nga ministria pėrgjegjėse pėr transportin (MPPTT), nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave pėrgjegjėse pėr kėtė qėllim, sikurse ėshtė Inspektorati Qendror Teknik, situata paraqet mjaft probleme, qė nga moszbatimi i detyrimit pėr pajisjen me "autorizim", deri te ndėrtimi i stacioneve dhe ushtrimi i aktivitetit jashtė kushteve teknike nė fuqi.

Qeveria e re duhet tė ndėrhyjė me emergjencė pėr tė minimizuar shtrembėrimet e tregut shqiptar tė shitjes me pakicė. Sipas studimeve tė specialistėve tė fushės, Shqipėria ka njė numėr jashtėzakonisht tė madh pikash karburanti krahasuar me numrin e popullsisė. Kėshtu, ndėrsa mesatarja e vendeve tė BE-sė llogaritet 4000 banorė pėr pikė karburanti dhe 3,2 pika karburanti pėr 100 km2, nė Shqipėri kėta tregues janė respektivisht rreth 2500 banorė pėr pikė karburanti dhe 5,17 pika karburanti pėr 100 km2. Po t‘i shtosh kėsaj edhe faktin e sasisė mesatare tė karburantit tė shpėrndarė pėr njė pikė karburanti, vėren se ka njė treg, pėrveēse shumė mė poshtė mesatares europiane, por edhe qė rrit nė mėnyrė abuzive kostot finale, tė ndjeshme pėr konsumatorin shqiptar.

Qeveria e re ka hedhur tashmė hapat e duhur edhe pėr tė minimizuar evazionin fiskal qė vjen nga ky treg, nėpėrmjet vendosjes sė detyrueshme tė kasave fiskale, qė u vijnė nė ndihmė edhe kompanive importuese, edhe taksambledhėsve, por edhe konsumatorėve, duke sjellė minimizimin e ēmimeve tė pajustifikuara, ndonjėherė, nė tregun e shitjes me pakicė tė karburanteve. Qeveria mund tė mendojė, nė kuadėr tė politikave tė zhvillimit tė veprimtarive nė fushėn e pėrpunimit, transportimit dhe tregtimit tė naftės, gazit dhe nėnprodukteve tė tyre, si dhe nė pėrputhje me nevojat e vendit, tė mbrojtjes kombėtare dhe tė sigurimit publik, duke respektuar parimet e ekonomisė sė tregu, pėr njė studim tė plotė tė "gjeografisė" tė pikave tė karburantit, pėr njė plan pėr uljen e numrit tė pikave tė karburantit dhe racionalizimin e tyre dhe pėr tenderimin e pikave tė reja tė karburanteve nė akset e reja tė infrastrukturės rrugore tė vendit.

Ekzistojnė mundėsi potenciale pėr tė rregulluar njėherė e mirė njė nga tregjet mė tė rėndėsishėm tė vendit, qė jep njė kontribut tė pallogaritshėm nė GDP, por qė siguron edhe njė ritmikė mė tė mirė rritjeje, nė rast tė vėnies dorė me politika efektive pėr zhvillimin e tij racional, tė barabartė dhe sipas standardeve europiane dhe bashkėkohore.
SHQIP | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com