Albatlanta

Thaēi: Del Ponte, njė turp pėr drejtėsinė dhe tė drejtėn
Kryeministri i Kosovės flet pas akuzave pėr trafik organesh

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, i dha ditėt e fundit nė Prishtinė drejtorit tė programit informativ tė televizionit malazez "Atllas", Mirosllav Radojeviē, njė intervistė ekskluzive, tė cilėn po e sjellim mė poshtė sipas ēėshtjeve qė ai trajtoi nė tė, bashkė me komentet e vetė televizionit qė ndodhen jashtė thonjėzave.

Karla del Ponte, njė turp pėr drejtėsinė dhe tė drejtėn ndėrkombėtare

Pretendimet e Karla del Pontes pėr krime lufte qė, sipas asaj qė ka shkruar ish-prokurorja e Tribunalit tė Hagės, kanė kryer pjesėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK) kundėr popullsisė joshqiptare tė Kosovės, para sė gjithashtu kundėr serbėve, i komentoi edhe Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi. Karla del Ponte nė librat e saj "Zonja prokurore" dhe "Gjuetia" ka shkruar pėr njė "shtėpi tė verdhė" famėkeqe, diku nė zonėn e Tropojės nė veri tė Shqipėrisė. Pretendimet e znj. Del Ponte, Kryeministri i Kosovės i quan qėndrime tė njė gruaje tė frustruar, e cila pėrbėn turp pėr drejtėsinė dhe tė drejtėn ndėrkombėtare.

Ish-prokurorja Karla del Ponte, nė librin e saj "Gjuetia", shkruan se Tribunali i Hagės u vu nė dijeni qė serbėve tė zhdukur nė vitin 1999 nė Kosovė u janė hequr veshkat dhe organe tė tjera, e mė pas janė dėrguar kontrabandė dhe u janė shitur klinikave tė huaja. Sipas Del Pontes, pjesėtarė tė UĒK-sė morėn rreth 300 robėr, kryesisht serbė, mbas vitit 1999 dhe i dėrguan nė Kukės e Tropojė, ku i mbajtėn tė mbyllur, kurse mė pas, ata mė tė rinjtė dhe mė tė shėndetshmit i dėrguan nė fshatin Ribe tė Burrelit. Del Ponte u referohet tetė dėshmitarėve, tė cilėt, qė tė gjithė, veē nga njėri-tjetri, kanė treguar tė njėjtėn histori pėr njė shtėpi tė verdhė nė fshatin Ribe, nė bodrumin e sė cilės njė mjek shqiptar nga Peja, me njė hundė me kurriz tė dukshėm, u ka hequr organet pesėdhjetė robėrve.

"Kėto, para sė gjithash, nuk janė gjė tjetėr veēse tekste tė marra nga shtypi i verdhė i Beogradit dhe, mė pas, janė vendosur nė librin e Karla del Pontes tė frustruar", vuri nė dukje, nga ana e tij, z. Thaēi. Pyetjes nėse mendonte se ish-prokurorja e Tribunalit tė Hagės, qė ka ngritur dhjetėra akuza kundėr serbėve, tani po punon nė interes tė autoriteteve tė Beogradit, Thaēi theksoi se "Karla del Ponte ėshtė turp pėr drejtėsinė dhe tė drejtėn ndėrkombėtare".

Pėr tezėn e Montgomerit rreth ndarjes sė Kosovės

Kryeministri Thaēi, lidhur me tezėn e ish-ambasadorit amerikan nė Beograd, Montgomeri, pėr ndarjen e Kosovės dhe shkėputjen e Republikės Srpska nga Bosnja e Hercegovina, theksoi se bėhet fjalė pėr njė "qėndrim tė izoluar dhe individual qė nuk ėshtė realist". "Kosova ėshtė njė shtet sovran demokratik me integritet tė plotė", vuri nė dukje z. Thaēi.

Burime tė mirinformuara thonė se motivet dhe rezultatet e tezave tė Montgomerit kanė lidhje me relacionet e tij tė punės me Kryeministrin e saj (Republikės Srpska), Dodik.

"Kjo ėshtė njė ide e kapėrcyer qė nuk ėshtė as e goditur dhe as e zgjuar. Ajo nuk ka asnjė lloj ndikimi dhe nuk ėshtė nė pėrputhje as me politikėn e Prishtinės, as me politikat nė rajon dhe as me politikat e Uashingtonit e tė Brukselit. Ky ėshtė njė qėndrim i izoluar dhe i dėshtuar, qė u shėrben vetėm mediave tė Dodikut dhe tė tė tjerėve tė ngjashėm me tė", vuri nė dukje Kryeministri Thaēi.

Roli i Thaēit nė UĒK

Kryeministri i Kosovės komentoi edhe pėr rolin e tij nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės dhe pėr atė se si e kishte marrė pseudonimin "Gjarpri".

"Kjo ėshtė mė shumė e ekzagjeruar sesa reale. Dua tė theksoj se tė gjitha angazhimet tona kanė qenė shumė tė hapura dhe transparente. Nuk i kemi fshehur qėllimet dhe identitetin tonė. Gjithnjė kam funksionuar me emrin dhe mbiemrin tim. Jam shumė krenar qė kam marrė pjesė nė themelimin e UĒK-sė, nė udhėheqjen e luftės kundėr Serbisė dhe nė udhėheqjen e popullit tim nė pėrpjekjet pėr largimin e Serbisė nga Kosova. Kjo ishte rruga e shpėtimit tė popullit tim, e sjelljes sė lirisė popullit tim dhe e krijimit tė shtetit tė Kosovės", tha Thaēi.

Kosova, gati pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike me Malin e Zi

Kryeministri i Kosovės i vlerėsoi marrėdhėniet midis Kosovės dhe Malit tė Zi si shumė tė mira. "U shpreh edhe njė herė mirėnjohjen time Kryeministrit Gjukanoviē, qeverisė sė tij dhe popullit malazez qė treguan mirėkuptim me rastin e njohjes sė shtetit tė Kosovės. Ne do tė jemi dy vende fqinje me tė ardhme tė pėrbashkėt pėr integrimin nė NATO dhe BE", nėnvizoi Thaēi.

Pėr sa u pėrket vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike me Malin e Zi, Thaēi vuri nė dukje se Kosova ėshtė gati. "Kam besimin se kjo do tė ndodhė nė njė tė ardhme tė afėrt. Kosova dhe Mali i Zi janė shembull i bashkėpunimit nė rajon dhe kanė njė tė ardhme euroatlantike tė sigurt. Kosova ėshtė gati", theksoi ai.

Gjendja politike dhe ekonomike nė Kosovė

Kryeministri Hashim Thaēi vuri nė dukje gjatė intervistės se "Kosova, vitin e kaluar, realizoi njė rritje ekonomike prej afro 6 (gjashtė) pėrqindėsh, megjithėse ai vit ishte viti i krizės mė tė madhe nė botė. Nuk besoj nė ēudira, por ne pėrpiqemi qė tė arrijmė atė qė mundemi. Po pėrpiqemi tė ruajmė sistemin tonė bankar, me njė fjalė karakterin unik tė sistemit bankar, ndėrkohė qė investitorė tė huaj vazhdojnė tė vijnė nė Kosovė. Asnjė ndėrmarrje nuk ėshtė mbyllur, punėtorėt tanė i marrin pagat rregullisht dhe askush nuk ėshtė shkurtuar nga puna", theksoi Thaēi.

Sipas njė studimi tė fundi tė UNDP-sė, niveli i papunėsisė nė Kosovė arrin 40-45 pėr qind. Pyetjes sesa ėshtė midis tyre pjesa qė u takon pjesėtarėve tė pakicave kombėtare, pra malazezve dhe serbėve, Thaēi u pėrgjigj se kėto shifra qė pėrmenden mund tė jenė relative. Ai vuri nė dukje se qytetarėt e Kosovės bėjnė pjesė te njerėzit mė optimistė.

"Pasojat e qėndrimit shekullor me forcė tė serbėve kėtu do tė na ndjekin neve edhe njė periudhė kohe tė caktuar; kjo na ka kushtuar shumė dhe ne do tė vazhdojmė tė merremi me kėto pasoja. Tė drejtat e pakicave janė garantuar nga dokumenti i Ahtisarit nė kuptimin mė afirmativ tė mundshėm. Rėndėsi ka qė pakicat kthehen nė Kosovė, ndėrsa atyre u janė siguruar mjetet e jetesės. Kėtė vit po fillojmė realizimin e projekteve tė mėdha, sidomos, nė sektorin e energjetikės; do fillojė ndėrtimi i termocentralit ‘Kosova e Re‘ qė do tė ketė njė kapacitet prej 2 100 MW dhe me vlerė prej 3.5 miliardė eurosh. Gjithashtu ndėrtimi i hidrocentralit nė Zhur qė do tė ketė njė kapacitet prej 300 MW, me vlerė prej afro 300 milionė eurosh. Do tė vazhdojmė ndėrtimin e rrugėve automobilistike nė tė gjithė territorin e Kosovės. Kosova ka njė potencial tė mirė edhe nė sektorin minerar, ndėrsa ka nisur procesi i privatizimeve qė do tė pėrfshijė edhe qendrat pushimore dimėrore nė Brezovicė. Kemi krijuar kushte tė mira sidomos nė sektorin privat. Kėshtu qė ekzistojnė tė gjitha mundėsitė qė tė realizojmė pėrsėri njė rritje ekonomike, si dhe t‘i japim shtysė zhvillimit ekonomik tė vendit tonė. Sa i pėrket ndėrtimit tė termocentralit ‘Kosova e Re‘, janė afruar investitorė qė janė tanimė pjesė pėrbėrėse tė projektit dhe, duhet tė theksohet, se ata janė tė fuqishėm. Gjithashtu, pėr tė gjitha projektet nė Kosovė ka interesim nga ana e investitorėve tė shumė tė fuqishėm ndėrkombėtarė", tha Kryeministri kosovar.

Kosova ka njė numėr llogarish tė papaguara, vlera e tė cilave, sipas njė raporti tė fundit tė Komisionit Europian, ėshtė rreth 44 pėr qind e vlerės sė energjisė sė pėrgjithshme tė prodhuar. Z. Thaēi lidhur me kėtė tha se vitin e kaluar prodhimi i energjisė u rrit 10 pėr qind, furnizimi me energji elektrike -35 pėr qind, ndėrsa ėshtė rritur edhe numri i atyre qė paguajnė pėr energjinė e shpenzuar. "Kemi njė avancim tė ndėrgjegjėsimit midis njerėzve, ndėrkohė qė edhe qeveria ndėrhyn rregullisht dhe tė gjitha kėto procese janė tė dhimbshme", shtoi Thaēi.

Krahas treguesve tė lartė tė papunėsisė, varfėrisė dhe deficitit energjetik, Kosova ka edhe njė bilanc tregtar negativ: importohen mallra me vlerė deri afro 2 (dy) miliardė euro, ndėrsa vlera e eksporteve nuk arrin mė shumė sesa 100 milionė euro, ndėrkohė qė importohen rreth 60 pėr qind tė produkteve ushqimore. Pyetjes se nė ēfarė shkalle tregues tė tillė mund ta destabilizojnė Kosovėn, Thaēi iu pėrgjigj, duke theksuar se qėndrimi me forcė prej njė shekulli i Serbisė nė Kosovė ka lėnė pasoja tė rėnda.

"Jugosllavia kėtu nuk ka investuar, por gjithnjė e ka shfrytėzuar Kosovėn. Kosova kishte numrin mė tė madh tė tė papunėve. Kurse, nė periudhėn nėn Millosheviēin puna shkoi deri te shkatėrrimi i plotė i ekonomisė. Vetėm pas vitit 1999, Kosova filloi tė marrė frymė lirisht dhe gjatė kėsaj periudhe jemi pėrballur me sfidat e mėdha tė tranzicionit demokratik. Qė nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, u arrit deri te njė fillim i ri, i cili e ēoi rritjen ekonomike deri nė 6 (gjashtė) pėr qind, e uli nivelin e papunėsisė dhe ēoi nė rritjen e tė mirave sociale. Tani Kosova ėshtė bėrė anėtare e Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe e Bankės Botėrore qė i krijojnė mundėsi tė reja shtetit tė Kosovės. Serbia vazhdon tė na pengojė edhe mė tej, duke u pėrpjekur tė ngrejė pengesa pėr arritjen e marrėveshjeve rajonale, kėshtu qė rruga jonė nuk ėshtė e shtruar me lule, por ėshtė plot me sfida. Jam optimist se gjėrat do tė rrjedhin nė atė mėnyrė qė Kosova tė bėhet njė vend me ekonomi tė zhvilluar, moderne dhe bashkėkohore. Kam parasysh edhe lajmet pėr vendet e rajonit, ku po mbyllen ndėrmarrje tė mėdha, duke lėnė pa punė njė numėr tė madh njerėzish, ndėrsa atyre qė mbesin nė punė u ulen pagat, ndėrkohė qė edhe investitorėt ndėrkombėtarė po largohen nga kėto vende. Por, nė Kosovė, mund t‘ju them, nuk ka asnjė dukuri tė tillė", vuri nė dukje Kryeministri Thaēi.

Kriminaliteti, larja e parave dhe korrupsioni

Krahas nivelit tė lartė tė papunėsisė dhe deficitit tė madh energjetik e tregtar, njė pengesė tė madhe pėr zhvillimin e vendit pėrbėjnė kriminaliteti i organizuar, larja e parave dhe korrupsioni. Shefi i zyrės civile ndėrkombėtare, Piter Feit, ka theksuar raste se nė Kosovė problem kyē ėshtė zbatimi i ligjeve, tė cilėt pėrfshijnė tė gjitha fushat. Nė njė shkrim tė kohėve tė fundit qė botoi gazeta britanike "Financial Times", vihej nė dukje se investimet e huaja tė drejtpėrdrejta, vitin e kaluar, arritėn 350 milionė euro, ndėrkohė qė diaspora kosovare u ka dėrguar familjeve tė veta nė Kosovė rreth 530 milionė euro. Nga ana tjetėr, sipas informacioneve tė shėrbimit financiar tė zbulimit tė Kosovės, fjala ėshtė pėr dėrgimin e parave, kryesisht kesh (nė dorė), qė pėrbėn njė rrezik tė madh nga aspekti i larjes sė parave.

"Kosova ka qenė e para nė rang-listėn sa i pėrket korrupsionit. Qė nga momenti qė unė kam marrė drejtimin e qeverisė, sikurse bėjnė tė ditur dy raporte tė organizatės ‘Transparency International‘, Kosova ndodhet e fundit nė rang-listėn sa i pėrket korrupsionit, trafikut dhe kriminalitetit tė organizuar. Kjo ėshtė arritur, sepse ne kemi miratuar ligjin kundėr korrupsionit dhe ligjin kundėr larjes sė parave. Pėr kėtė kontribuojnė edhe reformat nė drejtėsi dhe nė fushėn legjislacionit", vuri nė dukje Thaēi.

Kthimi i refugjatėve dhe i tė shpėrngulurve

Njė nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme ėshtė kthimi i refugjatėve dhe i personave tė shpėrngulur. Tė dhėnat e UNCHR-sė tregojnė se vitin e kaluar nė Kosovė nuk ka pasur ndonjė kthim tė pėrfillshėm tė serbėve qė kanė ikur mė parė refugjatė dhe janė shpėrngulur. Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, i ka thėnė kohėt e fundit televizionit malazez "Atllas" se problemin e "kthimit" e kanė njė numėr serbėsh, por atė e kanė edhe shqiptarė e boshnjakė, si dhe qytetarė tė kombėsive tė tjera qė, nė rrethana tė ndryshme, janė larguar nga Kosova. Kryeministri Thaēi tha se qeveria e Kosovės ka bėrė shumė pėrpjekje pėr krijimin e kushteve tė favorshme pėr kthimin e atyre qė kanė ikur mė parė nga Kosova.

"Pėrfundimisht ėshtė bėrė gjithēka e mundur pėr ēėshtjen e kthimit tė refugjatėve dhe tė tė shpėrngulurve. E ndiej veten mirė, sepse nė Kėshillin e Sigurimit u pėrshėndet roli i qeverisė sė Republikės sė Kosovės lidhur me punėn qė ėshtė bėrė nė kėtė drejtim, por se duhet tė bėhet akoma shumė. Unė edhe sot u bėj thirrje tė gjithė qytetarėve qė janė larguar nga shtėpitė e tyre, tė kthehen, sepse Kosova ėshtė atdheu i qytetarėve tė vet", vuri nė dukje Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com