Albatlanta

Rusi-SHBA, takimet e pasluftės
Qė nga Stalin-Roosvelt e deri te Putin-Bush


STALIN-ROOSVELT
Kur? 1943
Vendi: Ambasada Sovjetike, Teheran
Ēėshtjet qė u diskutuan: Mė kryesorja e axhendės, momenti i hapjes sė njė fronti tė dytė nė Europė nga ana e aleatėve. Gjithashtu u fol edhe pėr disa aspekte tė ndarjeve tė zonave tė infl uencės pas lufte. Bisedimet trepalėshe pėrfshinė edhe Winston Churchill-in, qė ishte tėrėsisht kundėr kontrollit sovjetik tė Polonisė. Roosvelt mbajti njė qėndrim mė pragmatist ndaj ambicieve sovjetike nė Europė. Njė tjetėr ēėshtje ishte siguria. Gjermanėt dėrguan nė Teheran njė spiun tė famshėm tė tyre, Otto Skorzeny, pėr ta sabotuar takimin.
Faktori detantė: Stalini dhe Roosvelt-i vendosėn mes tyre njė raport tė mirė. Media amerikane e portretizoi takimin si njė triumf pėr aleatėt. Kush qeverisi mė gjatė? Asnjė President amerikan nuk mund tė krahasohet me jetėgjatėsinė e Stalinit nė krye tė Bashkimit Sovjetik. Ai qėndroi plot 24 vjet nė pushtet.
Trashėgimia: Varet nga kėndvėshtrimi. Perėndimi e konsideron Stalinin si tė pamėshirshėm, njė diktator paranojak qė ka vrarė miliona gjatė kohės qė qėndroi nė pushtet dhe vrau apo zhduku pjesėn mė tė madhe tė ishmiqve apo kolegėve dhe mbi tė gjitha krijoi njė shoqėri bazuar mbi frikėn. Megjithatė sot Kremlini parapėlqen qė ta portretizojė Stalinin si njė lider tė madh nacionalist, qė mbrojti vendin nga nazistėt dhe industrializoi Bashkimin Sovjetik. Sa pėr rusėt, vetė ata mbetėn tė ndarė nė lidhje me trashėgiminė e tij. Nė vitin 2008, nė njė sondazh pėr rusin mė tė madh, ai zuri vendin e tretė, por shumėkush mendon se sondazhi ishte i manipuluar pėr tė fi tuar Stalini. Nga ana e tij, Roosvelt po "pėrjeton" njė lloj rikthimi, me studiues tė ndryshėm qė po i referohen gjithnjė e mė tepėr "New Deal" tė tij, si njė mėnyrė pėr tė dalė nga kriza ekonomike. Ai ka meritėn e krijimit tė pozicionit tė lidershipit pėr Amerikėn e pasluftės. Si mbahen mend? Stalini, ndėr tė tjera, do tė kujtohet si personi qė kontrolloi gjysmėn e Europės, ndėrsa Roosvelt-i, ndėr tė tjera, si njeriu qė besoi se bota e lirė do tė triumfonte ndaj komunizmit, ēka doli e vėrtetė.

KENEDY - KRUSHOV
Kur? Qershor 1961
Vendi: Vjenė, Austri
Ēėshtjet qė u diskutuan: Takimi u zhvillua nė njė moment shumė tė rėndėsishėm historik, disa muaj pasi Juri Gagarini kishte bėrė "vizitėn" e tij nė hapėsirė, ndėrsa tensionet e Luftės sė Ftohtė ishin rritur ndjeshėm. Takimi u zhvillua para krizės sė raketave nė Kubė. Ēėshtja mė e rėndėsishme e diskutimit ishte ndarja e Berlinit, ku liderėt e Gjermanisė Lindore nuk po e ndalonin dot fl uksin e njerėzve qė donin tė shkonin nė Perėndim. Zgjidhja e Krushovit pėr kėtė problem u bė e qartė pas takimit: Muri i Berlinit. Ēėshtje tė tjera pėrfshinin ato tė armatimit.
Faktori detantė: I shkreti Krushov. Nuk e kuptoi kurrė politikėn e elitės sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Keneddy e bėri kundėrshtinė ndaj Bashkimit Sovjetik njė nga pikat e forta tė garės presidenciale. Brenda dy vitesh tė dyja palėt ishin nė prag tė shpėrthimit tė njė lufte bėrthamore. Kush qeverisi mė gjatė? Krushov qėndroi njė dhjetėvjeēar nė pushtet qė nga viti 1954 deri nė vitin 1964. Ndėrsa Keneddy qėndroi qė nga janari 1961 deri nė nėntor tė vitit 1963. Trashėgimia: Krushov ishte njė fi gurė mė utopike se Stalini dhe do tė mbahet mend si njė ėndėrrimtar aspak kompetent nė ēėshtjet e shtetit. Nė vendin e tij, menaxhimi qė i bėri ekonomisė dhe bujqėsisė ishte aq i keq sa vetė elita sovjetike u detyrua qė ta hiqte qafe. Nė vitin 1961, Krushovi parashikoi se nė vitin 1970 ekonomia sovjetike do t‘ia kalonte asaj amerikane. Pėr sa i pėrket Keneddy-t ai fi toi betejėn e ideve dhe garėn e hapėsirės, duke kuptuar se mundja e Bashkimit Sovjetik nuk do tė ishte efi kase nėse do tė bėhej pėrmes konfrontimit, por pėrmes ndėrtimit tė njė shoqėrie mė tė avancuar e pėrparuar. Por ai, ndėrkohė, nisi edhe pėrfshirjen shkatėrrimtare tė Amerikės nė Vietnam.

BREZHNJEV-NIXON
Kur? Maj 1972
Vendi: Uashington DC
Ēėshtjet pėr diskutim: Reduktimi i armėve bėrthamore. Tė dy liderėt ranė dakord nė takim qė tė kufizonin sasitė e raketave bėrthamore, ēka ēoi edhe nė marrėveshjen historike Start-1. Ata folėn edhe pėr emigrimin e hebrenjve nga Bashkimi Sovjetik, bashkėpunimin ekonomik dhe tė drejtat e njeriut. Ata vendosėn edhe njė kanal personal komunikimi nė lidhje me ēėshtjet bėrthamore.
Faktori detantė: Jo i keq. Tė dy liderėt vendosėn njė marrėdhėnie pune shumė tė suksesshme, edhe pse amerikanėt u ēuditėn shumė kur Brezhnjevi, njė tifoz i filmave, ndėrsa mbėrriti nė aeroportin e Uashingtonit iu hodh nė qafė njė aktori tė famshėm amerikan qė ndodhej aty. Kush qeverisi mė gjatė? Brezhnjev fiton pa dyshim. Ai qėndroi nė krye tė Kremlinit qė nga tetori i vitit 1964 dhe u largua vetėm 18 vjet mė vonė, pasi ndėrroi jetė nė nėntor tė vitit 1982. Nixon drejtoi vendin nė dy mandate, qė nga 1969 deri nė 1974, kur u largua pėr shkak tė skandalit tė Watergate. Trashėgimia: Shumė rusė e konsiderojnė epokėn e Brezhnjevit si "epoka e artė". Pas kaosit tė periudhės sė Krushovit. Brezhnjev pasoi me njė periudhė stabiliteti, gjatė sė cilės u rrit shumė standardi i jetesės. Por pati edhe vendime tė marra prej tij qė ndikuan nė kolapsin e Bashkimit Sovjetik, si lufta nė Afganistan, tentativat pėr tė ndjekur amerikanėt nė ēėshtjet ushtarake. Pėr Nixon, nuk mund tė thuhet ndonjė gjė e veēantė, pasi ai u shndėrrua nė njė sinonim tė turpit publik. Por, nga ana tjetėr, megjithatė ai vendosi njė lloj detante me Moskėn dhe Pekinin.

GORBAĒOV-REGAN
Kur? Verė 1987
Vendi: Reykjavik, Islandė
Ēėshtjet e diskutuara: Ēarmatimi bėrthamor. Ėshtė njė nga takimet mė tė famshme ruso-amerikane. Nė Islandė tė dy liderėt arritėn njė marrėveshje pėr raketat me rreze tė mesme veprimi dhe raketat bėrthamore. Tė dyja palėt ranė dakord qė tė ndalonin raketat me rreze 500-5000 kilometra. Takimi mund tė konsiderohet si njė rivendosje e marrėdhėnieve mes tė dy superfuqive, pak a shumė atė ēka po kėrkon sėrish tė arrijė me vizitėn e tij nė Moskė, Barak Obama. Faktori detantė: I mirė. Margaret Thaēer kishte kohė qė i kishte thėnė Reganit se Gorbaēovi ėshtė njė njeri i hapur, me tė cilin Perėndimi mund tė negocionte. Regani kishte qenė njė kundėrshtar i pakompromis i komunizmit dhe kishte pasur marrėdhėnie shumė tė pakta me paraardhėsit e Gorbaēovit dhe e kishte konsideruar Bashkimin Sovjetik "Perandori e djallit". Rusėt ia kthyen "komplimentin", duke e cilėsuar Reganin "Kauboj bėrthamor". Pas takimit me Gorbaēovin, marrėdhėniet u pėrmirėsuan dhe dy liderėt vazhduan deri nė fund njė marrėdhėnie solide.
Trashėgimia: Gorbaēov vlerėsohet nga Perėndimi, ndėrsa nė Rusi zė njė pozicion dytėsor. Dora e fortė e Kremlinit e ka konsideruar gjithmonė si njė "tradhtar". E kanė akuzuar si shkaktar tė shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik. Sa pėr Reganin, ai ishte njė supremen antikomunist, ose thjesht njė aktor i dobėt.

JELCIN-KLINTON
Kur? Prill 1993
Vendi: Vankuver, Kanada
Ēėshtjet e diskutimit: Demokracia. Ėshtė e vėshtirė tė imagjinohet tani, por nė atė takim Jelcin dhe Klinton publikuan njė deklaratė tė pėrbashkėt, nė tė cilėn bėnin thirrje pėr promovim tė demokracisė. Shtetet e Bashkuara i dhanė Rusisė njė kredi prej 1.6 miliardė dollarėsh pėr tė ndihmuar ekonominė ruse qė po vuante pasojat e shembjes sė Perandorisė Sovjetike. Tė dy liderėt folėn edhe pėr reduktimin e armėve.
Faktori detantė: Klinton, i rritur nga njė njerk i alkoolizuar, kishte gjithmonė njė dobėsi pėr Jelcinin, qė ishte vetė i alkoolizuar. Klintonit i pėlqente humori i Jelcinit dhe tė dy zhvilluan pėr sa kohė ishin nė pushtet njė marrėdhėnie shumė tė mirė. Kush qeverisi mė gjatė? Tė dy njėsoj. Tė dy morėn dy mandate presidenciale, edhe pse Jelcini u detyrua qė tė hiqte dorė nga i dyti, duke qenė se nuk ishte mirė nga gjendja shėndetėsore. Ai u tėrhoq pėr t‘ia lėnė vendin njė ish-ofi ceri tė KGB-sė, pėr tė cilin ekzistonte shumė pak informacion.
Trashėgimia: Gjatė epokės sė Putinit, Jelcin ėshtė akuzuar pėr dobėsi dhe si njeriu qė i solli shumė turpe Rusisė pėr tė mos pėrmendur katastrofėn ekonomike. Sipas analistėve tė tij, pasuesi i tij ringjalli ekonominė e vendit. Sa pėr Klintonin, ai ėshtė ose njė nga oratorėt mė tė mėdhenj, ose rrezikmarrėsi mė i madh, varet nga zgjedhja.

PUTIN-BUSH
Kur? Qershor 2001
Ku? Slloveni
Ēėshtjet e diskutimit: Takimi i parė Bush-Putin do tė mbahet mend pėr frazėn e Bushit ndaj Putinit: "Unė pashė nė sytė e tij dhe isha i aftė qė t‘i kuptoja shpirtin. Putin ėshtė njė njeri besnik dhe i drejtpėrdrejtė". Nė atė takim nuk u vendos pėr asgjė konkrete, por bisedimet variuan nga ēėshtja e Koresė sė Veriut, Irani, tė drejtat e njeriut tė Rusisė, Ēeēenia e NATO. Faktori detantė: Toni miqėsor i takimeve tė tyre tė para ia la vendin pak nga pak mosbesimit. U bėnė aleatė pas 11 shtatorit, por marrėdhėniet u pėrkeqėsuan shumė pas Revolucionit tė Portokallinjtė nė Ukrainė, qė sipas Putinit ishte njė komplot i CIA-s. Nė vitin 2007, Putini pėrdori platformėn e konferencės sė sigurimit nė Mynih pėr tė lėshuar njė sulm kundėr Amerikės. Vjeshtėn e kaluar marrėdhėniet u pėrkeqėsuan shumė me luftėn nė Kaukaz dhe arritėn pikėn e tyre mė tė ulėt qė nga viti 1983.
Kush qeverisi mė gjatė?
Bush ka dalė krejtėsisht nga skena politike pas dy mandateve shkatėrrimtarė pėr Amerikėn. Putin, nė tė kundėrt ėshtė ende njė faktor i rėndėsishėm nė Rusi, duke qenė se pas presidencės ai mori nė duar Kryeministrinė.
Trashėgimia: Historia e ka thėnė fjalėn e saj pėr Bushin: "Ėshtė Presidenti mė i keq qė kanė pasur ndonjėherė Shtetet e Bashkuara. Putin ėshtė njė fi gurė mė komplekse. Brenda Rusisė ai paraqitet nga media si njė person i fortė, karizmatik, qė ka ndryshuar imazhin e vendit nė botė. Sipas kritikėve, ai ka rivendosur modelin burokratik-autoritar. Ata shpresojnė se rusėt do ta pėrmbysin nga pushteti nė kėrkim tė njė lideri mė tė mirė.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com