Albatlanta

Shoshori - Njeriu qė akuzon Berishėn
Lorenc Vangjeli
Shoshori?!! Kush ėshtė ky? ...pėr kėtė person qė thoni, shikoni njėherė se mos nuk ėshtė i dėnuar fare”. Njeriu qė flet ėshtė Sali Berisha, kryeministėr i Republikės sė Shqipėrisė. I sapo kthyer nga Forumi ekonomik botėror nė Davos, nė 2 shkurt, zoti Berisha dha njė pėrgjigje tė llojit tė vet pėr njė nga akuzat mė tė rėnda qė i janė bėrė gjatė karrierės sė tij politike: ka qenė dėshmitar nė njė gjyq politik qė dėnoi me vdekje Hysen Shoshorin, njė qytetar tiranas i akuzuar pėr terrorizėm, agjitacion e propagandė dhe pėrvetėsim tė pasurisė socialiste nė vitin 1975. Njė vendim qė u pezullua pastaj nga pleniumi i gjykatės sė lartė dhe u shndėrrua me 25 vjet burg. Vetė Shoshori, nė njė intervistė tė tij tė vitit 2002, pohon tė njėjtin fakt dhe shėnjon zotin Berisha si njė nga dėshmitarėt kundėr tij nė proces. Por dhe shumė vite mė parė, bazuar nė dėshmitė e bashkėvuajtėsve tė tij, qė nė dhjetorin e vitit 90“ kur Berisha nisi tė shfaqej publikisht e mė pas, Shoshori e konsideronte atė si pjesė e mekanizmit qė e fundosi nė fatkeqėsi.
Revista MAPO ka mundur tė sigurojė disa materiale autentike tė kohės dhe fillimisht afron pėr publikun dy vendimet e gjykatave komuniste, atė tė gjykatės sė Tiranės dhe tė pleniumit tė gjykatės sė lartė. Dy dokumente tė cilat, duke ndjekur kėshillėn e kryeministrit pėr tė zbuluar nėse ėshtė apo jo i dėnuar nė kohėn e komunizmit Hysen Shoshori, i japin pėrgjigje asaj: Po! Shoshori ėshtė njė i dėnuar politik. Pjesa tjetėr, nėse Berisha ka qenė apo jo dėshmitar i akuzės komuniste kundėr tij, ėshtė ende pėr t“u verifikuar. Nga njėra anė ėshtė dėshmia e vetė viktimės dhe e bashkėvuajtėsve tė tij tė shumtė, por dhe dosja voluminoze e hetimit, e cila deri mė tani nuk ėshtė bėrė publike. Nga ana tjetėr, ėshtė mohimi i kryeministrit. Njė mohim, qė tė paktėn nė njė nga dy pikat e tij ėshtė i pasaktė: viktima Shoshori ekziston dhe ėshtė i burgosur politik. Madje, nė listat e ish-tė pėrndjekurvė qė janė publikuar rreth njė muaj mė parė, emri i tij figuron me numėr rendor njė pėr tė marrė dėmshpėrblim pėr ditėt e burgut, nė masėn 8 milion lekė.

Akuza ndaj akuzatorit tė zakontė?
Nė fakt nuk mund tė vinte nė ditė mė tė keqe pėr zotin Berisha. Menjėherė mbas miratimit tė shumėdiskutuar tė ligjit pėr lustracionin dhe shuplakave periodike, me kah tė pėrcaktuar Ushashington, Bruksel, Strazburg drejt Tiranės zyrtare, Erion Braēe, deputeti luftarak socialist e akuzoi drejtpėrdrejt kryeministrin se ka qenė autor i njė denoncimi politik ndaj njė qytetari shqiptar qė u dėnua me vdekje nga regjimi i dikurshėm. Prova qė Braēe demonstroi nė Kuvend ishte gazeta Plaga, numri i saj i dytė dhe edhe i fundit – botimi i saj u ndėrpre - organ i shoqatės sė tė ish-tė pėrndjekurve politikė. E botuar nė 22 maj tė vitit 2002, tirazhi modest i saj, nuk mundi as tė dalė nė qarkullim sepse u asgjesua nė rrethana tė dyshimta. Zėra tė pakonfirmuar pohojnė edhe se trajtimi i gazetės nė kėtė mėnyrė erdhi si rezultat i njė “aleance fluide” mes tė akuzuarit tė sotėm dhe njė pjese tė pushtetit tė djeshėm tė socialistėve. Vetė botuesi i saj, Skėnder Tufa, gjithashtu i burgosur i ndėrgjegjes, njė vit mė pas u arrestua dhe bėri burg mbas njė procesi dhe akuze tė dyshimtė pėr favorizmi prostitucioni.

Hysen Shoshori atėherė pėrgjigjej: “Gjatė gjykimit pashė shumė dėshmitarė qė nuk i njihja, tė cilėt bėnin dėshminė tė frikėsuar dhe pa mė parė mua. Nė mendje mė mbeti vetėm njėri qė ishte i veēantė nga tė tjerėt. Trup i gjatė dhe energjik, me hap tė sigurtė u paraqit pėr tė dėshmuar. Ai u ndal para trupit gjykues dhe pas formaliteteve, me njė theks malėsori, me eufori, filloi tė flasė para trupit gjykues duke treguar sesi e kishte gjetur traktin qė kishte pėrmbajtje tė thkesuar armiqėsore, tė cilėn e tundte para trupit gjykues dhe sallės: “...ky njeri ėshtė armik i betuar i partisė prandaj duhet varur nė litar”!
Sipas Shoshorit nė 2002 e sipas Braēes nė 2009, ky njeri ishte Sali Berisha. “Ky njeri i cili ėshtė njė komunist pasionant e fanatik i pandreqshėm, qė pėr tė arritur nė majat e hierarkisė sė pushtetit komunist ka pėrdorur dhe traktin tim duke ndikuar drejtpėrdrejtė nė dėnimin tim me vdekje, ishte Sali Berisha”, pohonte vetė Shoshori. Pikėrisht njeriu qė vetė Berisha i vė nė dyshim ekzistencėn.

Kush ėshtė ish-i burgosuri i ndėrgjegjes,
Eshtė ende njė nga misteret e mėdha tė sė shkuarės. Njė nga ato mistere qė nga larg i ngjajnė njė konspiracioni kundėr njė individi tė cilit i kanė shkatėrruar jetėn, e kanė mbyllur nė ferrin e burgjeve komuniste dhe tashmė, pothuaj 20 vjet mbas pėrmbysjes sė komunizmit, edhe e mohojnė. Pėr tiranasit e vjetėr, emri i tij ka qenė mjaft i njohur. Ai konsiderohej si njė nga mendjet mė tė “krisura” tė kohės, me njė guxim tė jashtėzakonshėm qė krejt i vetėm, kishte vendosur tė sfidonte diktaturėn komuniste.
Edhe sipas aktakuzės, edhe sipas asaj qė ai vetė ka pranuar fillimisht nė proces e mė pas edhe publikisht me gojėn e tij, gjatė periudhės 1961 – 1974 ka shpėrndarė 41 100 trakte. Nga gjithė ky mal urrejtje, poshtėrimi publik pėr diktaturėn, organet e saj kanė mundur tė sigurojnė njė sasi prej 277 copėsh. Sipas Shoshorit njėrėn nga to e ka pasur kryeministri i sotėm, kurse sipas bashkėvuajtėsve tė tij, njė tjetėr trakt ishte dorėzuar nga njė tjetėr emėr publik nė Shqipėri, deri vonė diplomat. Eshtė kurioze tė theksohet se diplomati shqiptar, u penalizua fillimisht pėr njė gjė tė tillė nė 1996, duke ju hequr e drejta e konkurimit pėr deputet, por qė mė pas mundi tė rifitojė pastėrtinė e figurės sė tij. Nė gjyq, ndryshe nga sa pretendohet pėr zotin Berisha, ai thjesht ka shpjeguar rrethanat nė tė cilat ka gjetur traktin.
Sipas vendimit tė gjykatės sė Tiranės, tė datės 10 shkurt 1975, vėrtetohet se Shoshori ka pranuar se ka vepruar me ndėrgjegje tė plotė: “...duke pasur pėr qėllim qė traktet t“i lexonin njerėzit qė populli tė bėhej sa mė i pakėnaqur nga Partia dhe tė ngrihej pėr tė shpėtuar nga kthetrat e diktatorėve...”, shkruhet nė kėtė vendim. Por Shoshori nuk ėshtė ndalur kėtu. Me njė guxim qė edhe sot ngjan i jashtėzakonshėm, ai arrinte deri aty sa tė shkruante: “...ai njeri qė ka njė armė dhe nuk shtie nė udhėheqėsat kryesorė dhe nė levat e tyre si tė kėshillave tė lagjeve... ėshtė i lig, ėshtė frikacak, ėshtė servil...” Ky trakt mban datėn 22 janar 1968.
Mbas njė viti tė gjatė nė hetuesi, Shoshori fillimisht dėnohet me vdekje nga gjykata e Tiranės, por nė njė rikualifikim vėrtet tė habitshėm tė veprave penale me tė cilat e akuzonte drejtėsia komuniste, pleniumi i gjykatės sė lartė e dėnon atė me 25 vjet heqje lirie. Mė pas, pėr tė fillon kalvari i gjatė i burgjeve. Spaē, Burrel dhe sė fundi Sarandė, ku ishte nga tė fundit tė burgosur politikė tė liruar nga burgu. Mbas 16 vjetėsh nė qeli, pa u vizituar kurrė nga tė afėrmit e tij, nė 17 mars 1991, Shoshori do tė kthehej sėrish nė Tiranė.
Revista MAPO do tė botojė numrin e ardhshėm dy vendimet e gjykatave komuniste, nė njė pėrpjekje pėr tė rikujtuar dhe njėherė atė veprim tė jashtėzakonshėm kurajoje kundėr komunizmit dhe egėrsinė me tė cilėn komunizmi i rikthehej viktimave tė veta. Edhe sot, mbas 18 vjetėsh nė liri, Shoshori provon nė njė mėnyrė tjetėr viktimizimin. Plot 75 vjeē ai mund tė bėjė njė bilanc tė trishtuar duke shtuar dhe njė detaj mė shumė nė jetėn e tij tė trazuar: arrijnė deri sa t“i mohojnė ekzistencėn.
Revista MAPO | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com