Albatlanta

Vizoni im per Kosoven
Nga Martti Ahtisaari
Jam thellesisht i nderuar qe gjendem ketu ne kete ngjarje madhore, pervjetorin e pare te Kushtetutes se Kosoves. Ju lutem qe t'i pranoni pergezimet e mia me te ngrohta. Perfshirja ime ne ceshtjen e Kosoves ka filluar shume vjet me pare, prandaj eshte kenaqesi e vecante qe ta shoh rrugen neper te cilen ka ecur Kosova, gjate vitit te kaluar. Gjithashtu, jam i lumtur qe sot te shoh kaq shume miq te cilet kane punuar se bashku me mua per Kosoven dhe te ardhmen e saj. Ne kete dite me ndermendet Preambula e Kushtetutes se Kosoves, e cila ne menyre shume elokuente i pervijon aspiratat e ketij populli, pasi thote se ai eshte i "percaktuar qe te ndertoje te ardhmen e Kosoves si shtet te lire, demokratik dhe paqedashes, i cili do te jete atdhe i te gjithe qytetareve te tij". Pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme dhe kjo eshte e qarte nga njohjet te cilat vazhdojne te arrijne nga e tere bota. Pranimi i ketij realiteti nga te gjithe do te ishte nje kontribut i madh ne sigurimin e stabilitetit, jo vetem per Kosoven, por edhe per tere rajonin e Ballkanit Perendimor, si dhe per Evropen. Sot, Kosova mund te krenohet me shumecka. Eshte bere perparim jashtezakonisht i madh me miratimin e ligjeve dhe te Kushtetutes qe i adresojne ceshtjet e te gjitha komuniteteve, si dhe me ndertimin e institucioneve shteterore. Vecanerisht e mirepres krijimin e Gjykates Kushtetuese, interpretuesin final dhe gardianin e kushtetutshmerise se Kosoves. Kjo shenon krijimin e trupit me te rendesishem ne arkitekturen institucionale te ketij shteti.

Po ashtu, jam i impresionuar me veprimtarine e Kosoves ne frontin nderkombetar dhe ndertimin e perfaqesive diplomatike ne kryeqytetet me te rendesishme, perpjekjet e suksesshme per anetaresim ne FMN, Banken Boterore dhe organizatat tjera, por gjithashtu edhe kontaktet te cilat lidershipi i Kosoves i ka krijuar me shume shtete. Partneret e Kosoves - Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, NATO, UN-i dhe OSBE-ja, perfshire edhe shume organizata tjera dhe OJQ - e kane vleresimin tim me te thelle dhe perkrahjen time per perpjekjet dhe perkushtimin e tyre per ndihmesen dhe keshillimin e Kosoves ne fushat e rendesishme, sic jane sundimi i ligjit dhe reformat ne sektoret me te rendesishem te shoqerise. Kur ky Kuvend e shpalli pavaresine, e me vone e miratoi edhe Kushtetuten, ai gjithashtu e pranoi Planin Gjitheperfshires per Zgjidhjen e Statusit te Kosoves dhe e mirepriti Pieter Feith-in si Perfaqesues Civil Nderkombetar. E falenderoj ngrohtesisht Pieter dhe ekipin e tij per punen e tyre dhe shpreh falenderimin tim institucioneve te Kosoves per bashkepunimin e jashtezakonshem qe i kane ofruar ICO-se. Kam shume besim se angazhimet e EULEX-it, te udhehequr nga Yves De Kermabon, ne fushat me te rendesishme te sundimit te ligjit nenkuptojne se ekspertiza me profesionale eshte ne vendin e duhur per ndihmesen e Kosoves ne procesin e ndertimit dhe fuqizimit te strukturave dhe proceseve te ligjit dhe drejtesise. Perkunder perparimit te jashtezakonshem qe eshte bere deri me tash, Kosova ende ballafaqohet me sfida shume te medha. Strukturat institucionale kane nevoje te thelle per reforma te metutjeshme, zhvillimi ekonomik dhe social duhet te fuqizohet, duhet te hapen vende pune, duhet te sigurohet llogaridhenia dhe transparenca gjate ndertimit te institucioneve. Ende mbetet detyre arritja e njohjes se plote nderkombetare.

Apeloj te ju, lidere politike te Kosoves, te bashkoheni ne perpjekjet e perbashketa per tejkalimin e ketyre sfidave tejet te veshtira. Kauza e perbashket e te gjithe kosovareve duhet te jete qe vendin e tyre ta shnderrojne ne nje shtet vertet multietnik dhe demokratik, me fokus te qarte ne perspektiven evropiane. Shteti dhe ndertimi i institucioneve kerkojne pjesemarrjen e te gjithe qytetareve. Dispozitat kryesore te Planit tim Gjitheperfshires i dedikohen sigurimit te vendit legjitim te komunitetit serb ne Kosoven e re. Prandaj, me lejoni qe tash t'ju them disa fjale miqve te mi serbe te Kosoves. Eshte e nje rendesie paresore qe ju t'i shfrytezoni perparesite e mundesive qe do te shpalosen gjate zhvillimit te ketij vendi dhe ju duhet te beheni aktore te rendesishem ne te ardhmen te cilen do t'ua leni trashegim femijeve tuaj. Nevojitet pergjigja juaj pozitive ndaj ofertes te cilen juve dhe komuniteteve tjera, vecanerisht te kthyerve, ua ben lidershipi kosovar, si dhe vullneti per te bashkepunuar perbrenda kornizes se institucioneve kosovare. Ndertimi i ketyre lidhjeve eshte i domosdoshem ne nivelin lokal, komunal dhe shteteror. Kjo eshte per te miren e qytetareve te ketij vendi, te cilet, perfundimisht, e ndajne se bashku fatin dhe te ardhmen.

Serbia dhe Kosova gjithmone do te jene fqinj[. Nderveprimi midis tyre do te mbetet i pashmangshem. Serbia duhet t'i pranoje realitetet e reja dhe t'i ofroje bashkepunim ketij kombi te ri. Beogradi dhe Prishtina mund te gjejne gjuhe te perbashket ne vendin e tyre ne bote dhe te vendosin se mund ta lene prapa retoriken armiqesore, per hir te bashkejeteses, pajtimit dhe miqesise. Bashkimi Evropian duhet ta gjeje nje pozicion unik ndaj Kosoves, gje e cila do t'ia mundesonte atij qe te asistonte efektivisht ne stabilizimin e vendit, ne integrimin e tij ne rajon dhe ne realizimin e perspektives evropiane. Te gjithe perfaqesuesve tjere te Bashkesise Nderkombetare qe punojne ne Kosove u kerkoj ta vazhdojne detyren e tyre te rendesishme te ruajtjes dhe ndertimit te paqes ne Ballkanin Perendimor. Kjo eshte detyre transatlantike qe kerkon bashkepunim te vazhdueshem midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara. Pas viteve te konfliktit, qytetaret e Kosoves dhe te vendeve tjera ne kete rajon meritojne jetese te mire.

Sot e kam nje porosi te vecante per te rinjte e Kosoves. E ardhmja per te cilen kemi punuar se bashku, eshte juaja. Nga ju varet qe ta mundesoni ndertimin mbi keto perpjekje dhe te percaktoheni qe ta fuqizoni kombin tuaj perhere e me shume. Ekzistojne aq shume mundesi per ju qe te perfshiheni me njeri-tjetrin ne jetet tuaja te perditshme si studente, miq, kolege dhe qytetare - ju keni mundesi qe tani ta percaktoni agjenden e pjesemarrjes suaj ne Kosoven multietnike dhe prosperuese. Prandaj, filloni qe tash ta ndertoni nje Kosove te cilen do te krenoheni ta quani shtepi dhe e cila do te ishte krenare per ju. Me lejoni ta theksoj posacerisht se fuqizimi i gruas eshte paresor dhe pjesemarrja e tyre eshte imperativ i zhvillimit te nje shoqerie moderne evropiane. Vizioni im per Kosoven eshte i qarte. Ajo qe dua te shoh pas disa viteve eshte nje komb demokratik, modern, multikulturor, tolerant dhe stabil, ne paqe me fqinjet, pjese e Evropes se integruar dhe e respektuar gjeresisht ne bote. Njekohesisht, une jam realist dhe e di se do te kete shume pengesa pergjate udhes. Ky do te jete nje udhetim i gjate i cili e kerkon energjine tuaj kolektive dhe perkushtimin qe ta shnderroje kete vizion ne realitet. Gjate tere jetes sime kam punuar per paqe dhe kjo me ka bere qe te mbetem i vetedijshem se kam pergjegjesi per te ndikuar ne fatet e njerezve. Kjo eshte nje pergjegjesi te cilen asnjehere nuk e kam marre me lehtesi. Kam luftuar shume qe te siguroj se dinjiteti, mundesia dhe shansi per jetese paqesore u jane akorduar atyre ne emer te te cileve kam intervenuar. Sot, une kam privilegjin e vecante qe te deshmoj per kombin i cili e ka marre pergjegjesine e rrugetimit te tij drejt te ardhmes qe do ta krijoje vete. Kosova pergjithmone do ta kete nje vend te posacem ne zemren time dhe jam i lumtur ta ndaj kete dite me ju. Ndonese pergjegjesite tjera mund te ma pamundesojne qe t'ju vizitoj sa here qe dua, ju lus qe te jeni te sigurt ne perkrahjen time te vazhdueshme dhe besimin ne perparimin tuaj. E di se endrra juaj eshte e destinuar qe te realizohet. Gjithashtu e di se vizioni i Kosoves si "atdhe i te gjithe qytetareve" do te behet realitet. Edhe nje here, urime per Kushtetuten, qe tani eshte njevjecare. Krenohuni me arritjet e saj, perkushtojuni vizionit te saj dhe mbajini ne mend obligimet e saj.

* Fjalimi i mbajtur ne Kuvendin e Kosoves
Koha Jone | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com