Albatlanta

Ja metodat manipuluese qė do tė pėrdorin PD dhe PS pėr zgjedhjet e 28 qershorit
Agjensia e Lajmeve "SOT"
Shoqata "Mbrojtja e tė Drejtave Civile" denoncon shitje-blerjet e procesit zgjedhor 2009
Shoqata "Mbrojtja e tė Drejtave Civile", nė vazhdim tė publikimit tė skandaleve tė radhės nė sistemin politik shqiptar, tashmė publikon informacionin mbi manipulimin e Procesit Zgjedhor tė 28 Qershorit 2009 nė Shqipėri. Informacioni nė fjalė, ėshtė pėrgatitur nga stafi i kėsaj shoqate dhe ėshtė mbledhur nga burime tė besueshme pranė saj, tė cilat vazhdojnė tė militojnė nė qarqet mė tė larta tė Partive Politike Shqiptare, (PD dhe PS). Informacioni bėn fjalė pėr pėrgatitjen e manipulimit tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme parlamentare tė 28 qershorit nga tė dyja kėto forca politike. Mundėsitė mė tė mėdha pėr manipulim, i ka partia nė pushtet, e cila ka vėnė nė funksion tė kėtij manipulimi mbi 100 milion dollarė para tė pista, tė fituara nga korrupsioni, krimi dhe kontrabanda katėr vjeēare. Shoqata "Mbrojtja e tė Drejtave Civile" falenderon kėta individė qė kontribuuan nė pėrgatitjen e kėtij informacioni dhe u garanton atyre anonimatin dhe mbrojtje, nė rast rreziku.
Historiku i zgjedhjeve nė Shqipėri
Shqipėria ėshtė shteti i vetėm nė Europė, qė pėr 19 vjet me radhė nuk ka zhvilluar zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. Qė me fillimin e Pluralizmit Politik nė Shqipėri, zhvillimi i zgjedhjeve politike, apo edhe lokale, ka kaluar pėrmes proceseve tė manipulimit. Manipulimi mė i madh zgjedhor, u bė nė vitin 1996-tė, kur, Partia Demokratike nė pushtet nė atė kohė, pas njė fushate elektorale tepėr tė dhunshme, me rrahje e torturime tė kundėrshtarėve tė saj politikė dhe gazetarėve tė pavarur, manipuloi gjithė procesin zgjedhor dhe shpalli rezultatin, sipas dėshirės sė saj. Manipulime zgjedhjesh do tė pėrsėriteshin sėrish nė ēdo proces zgjedhor tė zhvilluar nė Shqipėri. Deri mė sot, Shqipėria nuk ka arritur tė zhvillojė procese zgjedhore tė lira dhe tė ndershme. Kjo skemė manipulimi po pėrgatitet serish nga dy forcat e mėdha politike nė Shqipėri.
Manipulim zgjedhjesh me ligj
Kodi Zgjedhor i Republikės sė Shqipėrisė, i miratuar kohėt e fundit me konsensusin e dy forcave tė mėdha politike nė Shqipėri, ėshtė baza ligjore, e cila favorizon manipulimin e zgjedhjeve. Ky kod zgjedhor, nė kundėrshtim tė plotė me Konventėn Europiane tė Lirive dhe tė tė Drejtave tė Njeriut, dhe me Kushtetutėn e Republikės se Shqipėrisė, i heq tė drejtėn individit pėr tė zgjedhur dhe pėr t`u zgjedhur. Kodi Zgjedhor, pėrcakton se vetėm individėt e pajisur me Karta Identiteti dhe me pasaportė, mund tė votojnė. Nga mospajisja me dokumente identiteti, nė Shqipėri do tė ngelen pa votuar mbi 300 000 votues, tė cilėt gjenden fizikisht nė Shqipėri. Kodi Zgjedhor nuk u garanton tė drejtėn e votės mbi 1 000 000 votuesve shqiptarė, tė cilėt jetojnė dhe punojnė jashtė territorit administrativ tė Republikės sė Shqipėrisė. Me njė pėrllogaritje tė thjeshtė, mė shumė se 50% e votuesve shqiptarė nuk kanė mundėsi tė shprehen me votė pėr pushtetin qė do i qeverisė katėr vitet e ardhshme. Njė tjetėr burim manipulimi zgjedhor i sanksionuar me ligj, janė Komisionet Zgjedhore Partiake, ku shumicėn e kanė po dy partitė e mėdha, (PD dhe PS). Partitė e tjera, tė cilat garojnė nė kėto zgjedhje, janė tė detyruara tė pranojnė rezultatin qė do u shpallin PD-ja dhe PS-ja. Gjithashtu, organizatave shoqėrore, sindikatave dhe shoqėrisė civile, nuk u ėshtė njohur e drejta qė tė garojnė si subjekte jopolitike nė kėto zgjedhje. Pėrfundimisht, me sa u shprehėm mė sipėr, dhe me ato qė do tė shprehen mė poshtė, zgjedhjet politike nė Shqipėri, tė cilat mendohet se do tė mbahen me datėn 28 Qershor 2009, janė tė dėshtuara, jo demokratike dhe antikushtetuese. Ēdo gjykim tjetėr, pėr ne si shoqate, ėshtė i kotė.
Pėrgatitjet pėr manipulim
Si rrallė ndonjė herė tjetėr, Partitė Politike tė medha, (PD-ja dhe PS-ja), kanė bėrė pėrgatitje serioze pėr manipulimin e kėtyre zgjedhjeve. Kėtė pėrgatitje e reflektuan edhe Listat e Kandidatėve pėr Deputetė tė kėtyre dy partive. Bizneset e krimit, tė korrupsionit dhe tė ndėrtimit, janė tė pėrfshira direkt nė kėto lista zgjedhore dhe nė manipulimin e zgjedhjeve. Kapitali kriminal, i akumuluar nė vite nga tė dy partitė e mėdha, do tė pėrcaktojė fatin e zgjedhjeve. Partia qė siguron mbėshtetjen mė tė madhe kriminale financiare, do shpallet fituese e kėtyre zgjedhjeve. Shqipėria do tė vazhdojė tė sundohet edhe pėr njė katėr vjeēar tjetėr.
Mėnyrat e manipulimit tė zgjedhjeve
Mėnyra klasike, (blerja e komisionerėve), e cila ėshtė pėrdorur nė tė gjitha zgjedhjet e zhvilluara nė Shqipėri, ka treguar se ka sukses nė Shqipėri. Kjo mėnyrė manipulimi do tė pėrdoret edhe kėsaj radhe. Nė qendrat e mėdha dhe tė mesme tė votimeve, kjo mėnyrė do tė pėrdoret gjerėsisht. Kutitė e votimit do tė ndryshohen gjatė rrugės pėr nė qendrėn e numėrimit tė votave, mė tė tjera, tė gatshme, tė mbushura pa filluar procesi zgjedhor. Firmosja e fletėve tė votimit dhe pasqyra e rezultatit do tė plotėsohen njė ditė para zgjedhjeve.
Fleta e bardhė, e plotėsuar
Fleta e bardhė do tė jetė fleta e artė, e cila do tė manipulojė zgjedhjet. Njė fletė votimi, e firmosur nga tė gjithė komisionerėt, sipas ligjit, do tė qarkullojė nė duart e militantėve partiakė, qė pa nisur procesi zgjedhor. Kjo fletė dhe paraja do tė bėjnė tė mundur kontrollin e gjithė procesit zgjedhor nė atė qendėr ku do tė aplikohet. Votuesi, para se tė hyjė tė votojė, do pajiset me kėtė fletė, e cila ėshtė e plotėsuar pėr subjektin politik qė votohet. Votuesi, do tė paraqitet para komisionit pėr tė marrė njė fletė tė re votimi. Ai shkon nė dhomėn e fshehtė, por nuk plotėson asgjė nė fletėn e votimit qė ka marrė nga komisioni, por do e palosė atė dhe do e fusė nė xhep. Nė kutinė e votimit, ai do tė hedhė fletėn e plotėsuar nga tė tjerėt, para se tė hynte pėr votim. Kur votuesi do tė paraqesė tek militantėt partiakė fletėn tjetėr boshe tė votimit, do tė marrė edhe ēmimin nė para tė premtuar pėr votėn e tij. Kjo fletė do tė kalojė dorė mė dorė dhe procesi zgjedhor do tė manipulohet plotėsisht, pa u ndierė asnjeri. Institucioni i BE
Ashtu siē e ka tė shkruar edhe Kanuni i Lekė Dukagjinit, institucioni i BE-sė, do tė mbizotėrojė edhe nė kėtė proces zgjedhor nė zonat Veriore tė Shqipėrisė. Fshatarė tė varfėr, me numėr tė madh anėtarėsh familjarė, do tė jenė pre e kėsaj maskarade. Militantė injorantė, do i detyrojnė tė shkretėt tė betohen pėr votėn e dhėnė, nė shkėmbim tė njė sasie parash nė dorė. Betimi, edhe kėsaj radhe do e bėjė punėn e tij. Vota do tė shkojė tek ajo parti, e cila do ketė se ēfarė tė paguajė.
Marrėdhėniet familjare
Marrėdhėniet familjare janė njė mundėsi tjetėr politike qė shfrytėzohet nė Shqipėri. Pluralizmi Politik i 19-tė viteve nė vendin tonė, ka mbjellė vetėm pakėnaqėsi, urrejtje dhe injorancė nė familje tė tėra shqiptare. Individėt me peshė politiko-familjare, tė cilėt janė majmur me paratė e korrupsionit qė u ka garantuar pushteti nė vite, edhe kėsaj radhe do shfrytėzojnė tė afėrmit e tyre tė varfėr, pėr t`u dhėnė votėn nė favor tė kėsaj apo tė asaj partie politike. Shtresa e varfėr e popullsisė, e mbytur nė varfėri dhe nė injorancė, do vazhdojė t`u bindet me pėrulje "Bajraktarėve Familjarė". Votat e tyre nuk do tė shkojnė pėr bindje politike, por pėr hatėr tė tė afėrmve tė tyre.
Kuponi i kartės sė identitetit
Do tė jetė faktor nė pėrcaktimin e fituesit tė zgjedhjeve. Pėr shkak tė varfėrisė sė tejskajshme dhe pėr shkak tė ngadalėsimit me dashje tė procesit, votuesit shqiptarė nuk do tė jenė nė gjendje tė pajisen tė gjithė me karta identiteti. Nė kėto kushte, hyjnė nė lojė partitė e mėdha politike, tė cilat do tė mundohen tė sponsorizojnė blerjen e kėtyre kuponėve pėr votuesit e tyre. Blerja e kartės sė identitetit do tė pėrcaktojė edhe fatin e votės sė votuesit tė varfėr.
Manipulimi i votave tė emigrantėve
Njė tjetėr mundėsi manipulimi pėr partitė e mėdha shqiptare, (PD dhe PS), do tė jenė votat e emigrantėve, tė cilėt, ditėn e zgjedhjeve nuk do tė jenė nė Shqipėri. Kėshtu, nė vend tė tyre, mund tė votojė kushdo, qė mban njė kartė identiteti tė falsifikuar. Infrastruktura e kontrollit tė kartave tė identitetit nga Komisionet e Qendrave tė Votimit, do tė jetė nė nivelin zero. Kėshtu, fati do i buzėqeshė asaj partie, e cila ka mundėsinė mė tė madhe tė prodhimit tė kartave false.
Pėrfundime
Ėshtė pėr tė ardhur keq qė sot, nė vitin 2009, ne shqiptarėt vazhdojmė tė mendojmė se kur do tė kemi zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, se kur do tė bėhemi shtet, se kur do tė bėhemi njerėz tė qytetėruar, tė cilėt punojnė pėr tė ardhmen dhe begatinė e vendit tė tyre. Procesi zgjedhor, akoma pa nisur, ka dėshtuar nė Shqipėri. Ne, do tė vazhdojmė tė drejtohemi nga njė Kryeminister autokrat dhe nga njė grup servilėsh, ministra tė korruptuar e tė pa moral. Ky do tė jetė ndoshta shansi i radhės i humbur nga ne si shqiptarė. Kjo do tė stopojė proceset integruese tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian dhe do tė rrezikojė pozitėn tonė nė Aleancėn e Atlantikut tė Veriut, NATO.
Agjensia e Lajmeve "SOT" | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com