Albatlanta

E djathta, nje rikthim ne liberalizim?
Andrea Stefani
Veēori e kėsaj fushate elektorale ėshtė se pėr herė tė parė nė kėto 18 vjet, nė gjirin e sė djathtės janė shfaqur disa parti jo satelite tė bindura tė Sali Berishės. Pra, pėr herė tė parė e djathta nuk pėrbėhet mė vetėm nga PD dhe parti kukulla tė nėnshtruara tė saj, por ka edhe njė grupim si "Poli i Lirisė", i pėrbėrė nga Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar (LZHK) e Dashamir Shehit, Demokristianėt e Leonard Ndokės, tė pėrndjekurit politikė dhe ish-pronarėt, qė shfaqin mjaft zhgėnjim dhe papajtueshmėri me pseudodjathtizmin apo kriptokomunizmin berishist, me rrjedhojat katastrofike tė qeverisjes sė tij, duke dalė me premtimin e njė tė djathte reale. Nė kėtė linjė tė njė tė djathte tė vėrtetė liberale, kundėr punizmit autoritarist tė fshehur nėn maskėn e emblemėn e "demokratėve", ka dalė edhe partia "Ligj dhe Drejtėsi" e Spartak Ngjelės.

Duket se kampi blu nuk ėshtė mė nė unitet monolit rreth partisė dhe liderit Berisha. Njė dukuri qė, nėse ka mbėshtetje nga elektorati i djathtė, mund tė rikrijonte shanset pėr ta riorientuar busullėn e sė djathtės drejt polit tė saj tradicional politik, lirisė dhe demokracisė liberale. Orientim qė u braktis menjėherė pas pėrmbysjes sė komunizmit pėr shkak tė monopolizimit totalitarist tė sė djathtės nga pushteti autoritarist i Sali Berishės.

Ėshtė thuajse njė paradoks, por ėshtė e vėrtetė. Ata qė kanė mbrojtur idealet liberale nė Shqipėri, menjėherė pas rėnies sė komunizmit, nuk kanė qenė demokratėt, por komunistėt qė nuk kishin arritur ende tė bėheshin as ish-komunistė. Kjo ndodhi pėr shkak se menjėherė pas ngjitjes nė pushtet, PD e komanduar me dorė tė hekurt nga Berisha u orientua drejt instalimit tė njė demokracie autoritariste, ku nuk kishte vend mė pėr politika dhe infrastrukturė institucionale liberale. Parimet liberale tė ndarjes, kufizimit dhe baraspeshimit tė pushteteve u braktisėn nga "sjellėsi i demokracisė", qė i mbrujtur me epsh tė pakufishėm pėr pushtet absolut e sundim, u bė sjellės i fatkeqėsisė.

Berisha bėri gjithēka qė tė pėrqendronte (kėtė pati pėr qėllim edhe projekti i tij i Kushtetutės, qė dėshtoi nė referendumin e vitit 1994) tė gjitha pushtetet nė duart e tij, pėr tė pasur prokurorė dhe deri gjykatės nė shėrbim tė tij. Shansi i demokracisė liberale, qė ishte njė farė e hedhur por e pa mbirė nė truallin politik tė vendit, u vu pėrballė rrezikut tė shuarjes. Dhe ka qenė vetėm rezistenca kryesisht e opozitės sė majtė socialiste qė Berisha, me parullėn e "antikomunizmit", tentoi ta shfaroste ose ta degradonte nė opozitė konvencionale tė demokracisė sė tij autoritariste, qė pėr tė mbrojtur ekzistencėn e saj u vu nė mbrojtje edhe tė parimeve dhe ideve tė demokracisė liberale. Edhe nė rastin shqiptar u vėrtetua edhe njė herė se e mira publike ėshtė jo pak herė rrjedhojė e veprimeve egoiste, e luftės pėr jetėn e individėve dhe partive politike dhe jo se kjo e mirė publike (nė kėtė rast liberalizmi dhe liria) ka qenė ideali i tyre.

Kohėt provuan se me gjithė reformimin qė solli nė radhėt e sė majtės rezistenca kundėr autoritarizimit berishist, parimet e ndarjes, kufizimit, balancės sė pushteteve, tė drejtėsisė apo medias sė pavarur, qė janė thelbėsore pėr mbrojtjen e lirisė dhe tė drejtave tė individit, nuk ishin bėrė ende fryma sunduese nė gjirin e sė majtės. Ndonėse aspak agresiv, pushteti socialist i Fatos Nanos, qė zėvendėsoi atė berishist pas katastrofės sė vitit ‘97, nuk bėri dhe aq shumė pėr pavarėsimin real tė pushtetit tė drejtėsisė nga politika, nuk preu tentakulat e ekzekutivit mbi legjislativin, nuk e fshehu dot epshin pėr tė komanduar nė prapaskenė, pa zhurmė, mė butėsisht por edhe mė skllavėrisht mediat.

Autoritarizmi rozė i socialistėve, sado i fshehtė dhe i kujdesshėm, nuk mundi tė censurojė disa incidente tė hapura dhe mbi tė gjitha papėrgjegjshmėrinė dhe korrupsionin qė i dhanė mundėsi opozitės tejet destruktive tė Berishės (opozitė qė me grushtin e shtetit nė ‘98, me hedhjen nė erė tė shtyllave tė tensionit apo ujėsjellėsve, qe thuajse njė guerilje) tė rishfaqet si "mbrojtėse" e parimeve tė lirisė, ligjit dhe drejtėsisė. Dhe tė rikthehet pėrsėri nė pushtet.

Por ndryshe nga hera e parė, opozita e dytė socialiste kundėr Berishės nuk i qėndroi deri nė fund mbrojtjes sė parimeve tė demokracisė liberale, tė shkruara edhe nė Kushtetutėn e vendit. Nė aleancė me segmente tė shoqėrisė civile dhe Presidentin e Republikės sė asaj kohe, Moisiu, ajo kundėrshtoi me sukses nė dy vitet e para pėrpjekjet e Kryeministrit Berisha pėr tė shtėnė nė dorė institucionin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Por mė pas filloi tė zbythet nga ky pozicion, duke u bėrė me PD-nė bashkautore e disa "reformave" me theks autoritarist.

Kryesorja ndėr to ėshtė amendimi skandaloz, jo transparent i Kushtetutės nė prill 2008. Pėrse ky ndryshim kursi nga PS? Pėrse ndryshe nga opozita e parė, kur ende e pareformuar sa duhet, mbrojti demokracinė liberale nga autoritarizmi, nė opozitėn e saj tė dytė PS u bashkua nė njė moment me autoritarizmin kundėr demokracisė liberale dhe pluripartitizmit? Pėrse kjo ndodhi nė njė kohė kur PS dukej mė e reformuar, mė liberale? Dy janė shpjegimet mė thelbėsore. Sė pari, sepse PS nuk i kish bėrė frymė tė vetėn, bindje, parimet e liberalizmit kushtetues.

Dhe ato u braktisėn menjėherė, sapo katastrofa e Gėrdecit e bėri lidershipin socialist tė Edi Ramės, t‘i fanepsej ngjitja nė pushtet shumė afėr. Tashmė parimet e liberalizmit dhe pluralizmit nuk ishin mė ato qė mbronin opozitėn nga autoritarizmi berishist, por ato qė vėshtirėsonin "mirėqeverisjen" e nesėrme tė Ramės, "stabilitetin" e qeverisė sė tij, ose mė saktė absolutizmin. Ende duke qenė nė opozitė, Rama nisi tė mendojė sikur qe nė pushtet. Dhe dihet se ndryshe mendohet nė opozitė dhe ndryshe nė pushtet. Te kjo mendėsi dhe shqetėsimet prej pushtetari tė liderit tė opozitės, duhet kėrkuar baza "ideologjike" e "reformave" me Berishėn.

Kėto "reforma" u pėrshėndetėn edhe nga "ndėrkombėtarėt", si konsensusi mė i gjerė i pushtetit me opozitėn, me njė verbėri "diplomatike" qė nuk donte tė shikonte se nė thelb kishim tė bėnim me njė konsensus tė pushtetit me pushtetin, tė pushtetit tė sotėm me atė tė nesėrm, tė pushtetit real me atė potencial dhe mbi tė gjitha, tė autoritarizmit me autoritarizmin. Edi Rama u bashkua me Berishėn nė disa reforma autoritariste, duke shpresuar se ja kish arritur ta bėnte autoritarizmin e sotėm tė investohej pėr fuqizimin e atij tė nesėrm, autoritarizmin blu tė punonte pėr autoritarizmin rozė.

Tashmė nė vigjilje tė datės sė zgjedhjeve, kemi njė situatė ku dy partitė mė tė mėdha, nė tė majtė dhe nė tė djathtė, PS dhe PD, kanė pėrqafuar qeverisjen e vendit nėpėrmjet njė formule tė "demokracisė autoritare" dhe jo tė demokracisė liberale. Nė fakt, formula mė e keqe dhe aspak emancipuese pėr njė shoqėri me tradita tė forta patriarkale dhe autoritariste dhe krejt e kundėrta e asaj qė po shpallet nga dy tė mėdhenjtė e politikės si "ndryshim".

Sepse ėshtė rikthim te njė traditė e stėrvjetėr. Ėshtė njė orientim i rrezikshėm pėr lirinė, aq mė tepėr kur kemi tė bėjmė me njė pushtet si ky berishist, jo vetėm tė korruptuar, por edhe deri tė mafiozuar, pėr tė cilin demokracia liberale dhe drejtėsia e saj e pavarur janė vdekje. Nėse qėndron nė pushtet, Berisha do ta mbysė drejtėsinė pėr tė shpėtuar veten dhe bashkė me tė do mbysė edhe demokracinė liberale. Ndėrkaq, nėse vjen nė pushtet, nuk ėshtė e sigurt nėse Rama do ta toleronte njė drejtėsi tė pavarur qė tė hetonte dhe gjykonte korrupsionin si nė tė djathtė, ashtu edhe nė tė majtė. Nė kėto kushte merr rėndėsi tė madhe pėr mbijetesėn e demokracisė liberale, drejtėsisė dhe lirisė, rezistenca e partive "tė vogla", qė jo domosdoshmėrish fryma e parimeve liberale, por pa dyshim nevoja politike e mbijetesės, i ka detyruar t‘i kundėrvihen autoritarizmit tė dy dinozaurėve tė vjetėr tė politikės. LSI dhe aleatėt e saj nė tė majtė dhe Poli i Lirisė dhe PLD nė tė djathtė, janė sot pėrballė njė autoritarizmi me dy kokė, qė i akuzon dhe kėrkon t‘i shfarosė partitė e vogla, nė emėr tė njė pushteti gjithnjė e mė absolut, duke e prezantuar kėtė si "shpėtim". Tamam si pushteti i parė berishist akuzonte dhe kėrkonte tė shfaroste nė emėr tė "antikomunizmit" opozitėn e majtė socialiste, duke e paraqitur po si "shpėtim".

Por nė sipėrfaqe situata shfaqet mjaft e ndėrlikuar. Emra tė vjetėr u janė bashkuar synimeve tė reja dhe emra tė rinj synimeve tė vjetra. Liderė tė stėrvjetėr flasin pėr "ndryshimin" tė mbėshtetur nga figura tė reja, ndėrkohė qė figura vėrtet tė vjetra duket se kanė pėrqafuar njė aspiratė tė re. Nė kėto kushte, kur e reja shfaqet si e vjetėr, dhe e vjetra si e re, kur rreziku i shndėrrimit tė premtimeve nė mashtrime rritet nė pėrpjesėtim tė drejtė me shkallėn e premtimeve tė liderėve, votuesit kanė vetėm njė rrugė pėr tė minimizuar zhgėnjimin qė mund tė pasojė pas zgjedhjeve: duke mos i pėrqendruar votat si tradicionalisht vetėm te dy tė mėdhenjtė, por duke votuar edhe "tė vegjlit" josatelitė tė tė mėdhenjve. Pikėrisht duke votuar ato parti qė PD dhe PS i kanė shpallur antipluralisht si e keqja e tė kėqijave. Tė votojnė mė tė vegjlit, me besimin se kobet politike i kanė ardhur Shqipėrisė jo nga pluralizimi i pushtetit, por nga monopolizimi apo nga pluralizimi satelitist dhe jo real i qeverisjeve. Tė votojnė edhe mė tė vegjlit, me besimin se stabiliteti i qeverisjeve nuk vjen nga monizmi autoritarist, por nga drejtėsia e pavarur qė ndėshkon korruptimin e qeverisjeve. Shqiptarėt kanė nevojė tė rikrijojnė tė djathtėn reale e jo tė arratisen tej sė djathtės pėr shkak tė abuzimeve berishiste me "tė djathtėn".

Kjo vlen edhe pėr tė majtėn qė nuk duhet braktisur pėr shkak tė abuzimeve nanoiste me tė majtėn. Politika e re nuk mund tė jetė njė arratisje tej sė majtės dhe sė djathtės (sepse nė fakt atje kemi qenė dhe jemi), por njė rikthim nė kursin qė na ēon te majta dhe e djathta e vėrtetė evropiane. Dhe meqė jemi nė pluralizėm, kjo politikė e re nuk mund tė jetė atribut vetėm i njė partie apo lideri. Ndaj duhet shpresuar dhe bėrė ēmos qė edhe elektorati i djathtė tė imitojė elektoratin e majtė, dhe ashtu si njė depozitues i kujdesshėm qė nuk i hedh tė gjitha kursimet nė njė bankė tė vetme, tė mos i hedhė tė gjithė votat nė llogaritė personale tė Sali Berishės, por tė votojė nė mėnyrė mė tė shtuar edhe pėr "Polin e Lirisė" apo PLD. Vetėm kėshtu mund tė krijoheshin premisat qė nė pushtet apo opozitė, e djathta shqiptare tė braktiste kursin berishist tė autoritarizmit dhe t‘i rikthehej demokracisė liberale pėr t‘u bėrė njė e djathtė reale.
Shqiperia.com | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com