Albatlanta

"Kemi fuqinė tė bėjmė botėn qė ėndėrrojmė"
Fjalimi i Presidentit Obama ne Kajro te Egjiptit
Obama i zgjat dorėn e bashkėpunimit vendeve myslimane nė njė vend simbolik si Kajro i Egjiptit
"Kemi fuqinė tė bėjmė botėn qė ėndėrrojmė"
Sipas Presidentit, e shkuara duhet hedhur pas pėr tė fi tuar tė ardhmen qė duam

Jam i nderuar qė ndodhem nė qytetin e pėrjetshėm tė Kajros, i ftuar nga dy institucione shumė tė famshme. Pėr rreth 1000 vjet, Al-Azhar konsiderohet si njė fanar i dijes islame dhe pėr rreth 100 vjet Universiteti i Kajros ka qenė burimi i pėrparimit tė Egjiptit. Sė bashku ju pėrfaqėsoni harmoninė mes traditės dhe progresit. Ju jam mirėnjohės pėr mikpritjen e popullit egjiptian. Njėherazi jam krenar t‘ju pėrcjell vullnetin e mirė tė popullit amerikan dhe pėrshėndetjen e paqes nga komunitetet myslimane tė vendit tim: assalaamu alakum.
Po takohemi nė njė periudhė tensionesh mes Shteteve tė Bashkuara dhe myslimanėve kudo nė botė. Tension ky me rrėnjėt nė forca historike, qė shkojnė pėrtej ēdo debati tė politikės aktuale. Marrėdhėnia mes islamit dhe Perėndimit pėrfshin shekuj tė tėrė bashkėjetese dhe bashkėpunimi, por edhe konfl iktesh dhe luftėrash fetare. Sė fundmi, tensioni ėshtė nxitur nga kolonializmi qė u mohoi tė drejtat dhe mundėsitė shumė myslimanėve, dhe njė luftė e ftohtė, nė tė cilėn shumė vende me shumicė myslimane u trajtuan pa iu marrė parasysh aspiratat. Por edhe ndryshimet rrėnjėsore qė solli moderniteti dhe globalizmi bėnė qė myslimanėt tė vazhdonin ta shihnin dhe konsideronin Perėndimin si armiqėsor ndaj traditave tė islamit. Ekstremistėt e dhunshėm i shfrytėzuan kėto tensione nė njė komunitet tė vogėl, por tė fuqishėm myslimanėsh. Sulmet e 11 shtatorit 2001 dhe pėrpjekjet e vazhdueshme tė kėtyre ekstremistėve pėr tė shkaktuar dhunė kundėr civilėve, kanė bėrė qė disa njerėz nė vendin tim ta konsiderojnė islamin pashmangshmėrisht armiqėsor e kjo jo vetėm ndaj Amerikės dhe vendeve perėndimore, por edhe ndaj tė drejtave tė njeriut. Kjo ka gjeneruar shumė frikė dhe mosbesim. Pėr sa kohė qė marrėdhėnia jonė do tė vazhdojė tė pėrcaktohet nga ndryshimet, ne do t‘i fuqizojmė ata qė nė vend tė paqes shohin urrejtje dhe qė promovojnė konfl iktin nė vend tė bashkėpunimit pėr tė ndihmuar njerėzit tė arrijnė drejtėsi e begati. Ky cikėl dyshimesh dhe mosmarrėveshjesh duhet tė marrė fund. Kam ardhur kėtu nė kėrkim tė njė fi llimi tė ri mes Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe myslimanėve kudo nė botė, njė fi llimi tė bazuar nė interesat e pėrbashkėta dhe respektin e ndėrsjellėt, njė fi llim tė bazuar mbi tė vėrtetėn qė Amerika dhe Islami nuk janė ekskluzive dhe se nuk duhet tė jenė nė konkurrencė. Pėrkundrazi, ato ndajnė parime tė pėrbashkėta pėr drejtėsinė dhe progresin, tolerancėn dhe dinjitetin e tė gjitha qenieve njerėzore. Kėsisoj, unė e kuptoj se ndryshimi nuk mund tė ndodhė brenda njė nate. Njė fjalim i vetėm nuk mund tė ērrėnjosė vite mosbesimi, dhe unė nuk mund t‘u pėrgjigjem menjėherė tė gjitha pyetjeve tė ndėrlikuara mbi shkaqet qė na sollėn nė kėtė situatė. Por jam i bindur qė pėr tė ecur pėrpara duhet t‘i themi haptas gjėrat qė deri tani i kemi thėnė pas dyerve tė mbyllura. Duhet tė pėrpiqemi ta dėgjojmė njėri-tjetrin, tė mėsojmė nga njėri-tjetri, tė respektojmė njėri-tjetrin dhe tė shohim gjėrat e pėrbashkėta. Siē na mėson edhe Kurani i Shenjtė: "Ndėrgjegjėsohu pėr Zotin dhe thuaj gjithmonė tė vėrtetėn". Kėtė do tė bėj edhe unė, do tė pėrpiqem tė them tė vėrtetėn me sa mundem, kokulur para detyrave qė kemi pėrpara dhe i bindur nė besimin tim se interesat qė ndajmė si qenie njerėzore, janė shumė mė tė fuqishme se forcat qė duan tė na ndajnė. Njė pjesė e bindjes sime i ka rrėnjėt nė pėrvojėn personale. Unė jam i krishterė, por im atė i pėrkiste njė familjeje keniane qė prej brezash tė tėrė ishte myslimane. Nė fėmijėri kam kaluar disa vite nė Indonezi dhe kam dėgjuar shumė shpesh thirrjen azgaan (thirrja myslimane pėr momentin e lutjes) nė agim dhe nė mbrėmje. Kur isha i ri, kam punuar nė komunitetet e Ēikagos, ku shumė njerėz gjenin nė besimin e tyre mysliman dinjitetin dhe paqen.
Si student i historisė, e di fort mirė se sa nė borxh i ėshtė civilizimi ynė islamit. Ishte islami nė vende tė tilla si Universiteti i Al- Azharit, qė pėrcolli nga shekulli nė shekull dritėn e dijes, duke i hapur rrugėn Rilindjes Evropiane dhe periudhės sė dritės. Ishin shpikjet nė komunitetet myslimane qė zhvilluan algjebrėn, qė sollėn kompasin, apo na dhanė mjetet e lundrimit, mjeshtėrinė e penės dhe shtypjes; tė tė kuptuarit pėr shpėrndarjen e sėmundjeve dhe shėrimin e tyre. Kultura islame na ka dhėnė njė poezi qė i pėrket ēdo kohe dhe muzikė tė mrekullueshme, njė kaligrafi elegante dhe vende magjepsėse. Pėrgjatė historisė, islami ka treguar pėrmes punės dhe veprave mundėsitė e tolerancės fetare dhe barazisė racore.
Kjo gjithashtu se Islami ka qenė gjithmonė pjesė e historisė sė Amerikės. Kombi i parė qė njohu vendin tim ishte Maroku. Me nėnshkrimin e Traktatit tė Tripolit, tė vitit 1796, Presidenti ynė i dytė, John Adams, shkroi: "Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nuk kanė njė karakter armiqėsor ndaj ligjeve, feve apo qetėsisė sė myslimanėve". Qė nga dita e themelimit tė kombit tonė, myslimanėt e Amerikės i kanė pasuruar Shtetet e Bashkuara. Ata kanė luftuar nė luftėrat tona, kanė shėrbyer nė qeveri, janė pėrpjekur pėr tė drejtat e njeriut, kanė nisur biznese, kanė mėsuar nė universitetet tona, kanė shkėlqyer nė arenėn sportive, fituar ēmime "Nobel", kanė ndėrtuar ndėrtesat mė tė larta dhe kanė ndriēuar pishtarin olimpik. Kur myslimani i parė u zgjodh sė fundmi nė Kongresin Amerikan, ai sė pari u betua qė tė mbronte Kushtetutėn mbi tė njėjtin Kuran tė Shenjtė qė njė nga etėrit tanė themelues, Thomas Xhefersoni, mbante nė bibliotekėn e tij personale.
Unė e kam njohur islamin nė tri kontinente para se tė vija nė rajonin ku ai lindi. Pėrvoja qė kam, drejton bindjen time, qė partneriteti mes Amerikės dhe Islamit duhet tė bazohet nė atė ēka ėshtė Islami, jo nė atė ēka nuk ėshtė dhe nuk pėrfaqėson. Unė e konsideroj pjesė tė pėrgjegjėsisė sime si President i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės luftėn kundėr stereotipave negativė tė Islamit, kudo ku ato shfaqen. Por i njėjti parim duhet tė aplikohet edhe pėr sa i pėrket perceptimit qė duhet tė kenė myslimanėt pėr Amerikėn. Shtetet e Bashkuara kanė qenė njė nga burimet mė tė mėdha tė progresit qė ka njohur bota ndonjėherė. Ne lindėm nga revolucioni kundėr njė perandorie. Ne u themeluam si komb duke pasur nė thelb idealin se tė gjithė janė krijuar tė barabartė dhe kemi derdhur gjak e luftuar pėr shekuj me radhė qė t‘u japim kuptim kėtyre fjalėve brenda kufi jve tanė dhe kudo nė botė. Jemi formėzuar nga kultura tė ndryshme, nga ēdo cep i botės. U fol shumė pėr faktin se njė afroamerikan me emrin Barak Husein Obama mund tė zgjidhej President i vendit, por historia ime personale nuk ėshtė unike. Ėndrra e mundėsisė nuk ėshtė realizuar pėr tė gjithė nė Amerikė, por premtimi pėr tė ėshtė njė mundėsi pėr kėdo qė vjen nė brigjet tona, qė pėrfshin edhe 7 milionė amerikanė tė besimit mysliman nė vendin tonė, tė cilėt kanė mundėsi tė edukohen dhe tė kenė tė ardhura tė njė niveli mbi mesataren. Liria nė Amerikė ėshtė e pandashme nga liria pėr tė praktikuar fenė. Kjo ėshtė arsyeja qė nė ēdo shtet ne kemi edhe xhami dhe numri i tyre brenda kufi jve tanė i kalon tė 1200-at. Pėr kėtė qėllim, qeveria amerikane ka shkuar nė gjykatė pėr tė mbrojtur tė drejtat e grave dhe vajzave qė veshin hijab dhe dėnon ata qė e mohojnė njė tė drejtė tė tillė. Pėr njė gjė nuk duhet tė ketė asnjė dyshim: islami ėshtė pjesė e Amerikės dhe besoj se Amerika mban brenda vetes tė vėrtetėn qė, pavarėsisht racės, fesė, apo vendit ku ndodhesh, tė gjithė ne ndajmė tė njėjtat aspirata: njė jetė nė paqe dhe siguri, arsimim dhe punė dinjitoze, dashuri pėr familjet, komunitetin, Zotin. Kėto janė gjėrat qė ne ndajmė. Kjo ėshtė shpresa pėr gjithė njerėzimin.
Sigurisht, njohja e humanizmit qė na bashkon ėshtė vetėm fi llimi i detyrės sonė. Fjalėt e pashoqėruara nga veprimet nuk arrijnė asnjė qėllim. Kėto nevoja do tė plotėsohen vetėm nėse ne do tė veprojmė me guxim nė vitet e ardhshme dhe nėse do tė kuptojmė se sfi dat qė kemi pėrpara janė sfi da tė pėrbashkėta dhe dėshtimi i kapėrcimit tė tyre do tė na lėndonte tė gjithėve. Kjo sepse kemi mėsuar nga pėrvojat e mėparshme, se kur njė sistem fi nanciar dobėsohet nė njė vend, begatia zbehet kudo. Kur njė virus i ri infekton njė qenie njerėzore, tė gjithė jemi nė rrezik. Kur njė komb merret me prodhimin e armėve bėrthamore, rreziku i njė sulmi bėrthamor shtrihet te tė gjitha kombet. Kur njė ekstremist i dhunshėm vepron nė njė segment tė caktuar tė planetit, rrezikojnė tė gjithė tė tjerėt, kudo qė ndodhen. Kur njė i pafajshėm nė Bosnjė apo Darfur vritet, e gjithė ndėrgjegjja jonė kolektive lėndohet. Pėr kėtė arsye, ne duhet ta ndajmė botėn nė kėtė shekull dhe tė kemi pėrgjegjėsi pėr njėri-tjetrin si qenie njerėzore. Sigurisht, kjo ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe dhe e vėshtirė. Historia njerėzore shpesh ka qenė historia e kombeve, apo vendeve nė luftė me njėri-tjetrin pėr pėrmbushjen e interesave tė ngushta personale. Nė kėtė epoka tė re, sjellje tė tilla janė vetėshkatėrruese. Duke qenė se tė gjithė ndėrvaremi nga njėri-tjetri, ēdo rend botėror qė ngre njė komb apo grup njerėzish mbi njė tjetėr, do tė dėshtojė pashmangshmėrisht. Kėshtu qė ēfarėdo qė tė mendojmė pėr tė shkuarėn, nuk duhet tė burgosemi tek ajo. Problemet tona duhet tė zgjidhen pėrmes partneritetit dhe pėrparimi duhet tė ndahet mes tė gjithėve. Kjo nuk do tė thotė qė duhet tė injorojmė burimet e tensioneve. Pėrkundrazi, duhet bėrė e kundėrta: ne duhet t‘i pėrballojmė tensionet tė bashkuar.

Nė kėtė frymė, mė lejoni tė flas sa mė pastėr dhe qartė nė lidhje me disa ēėshtje specifike qė mendoj se ka ardhur koha t‘i pėrballojmė sė bashku.

E para syresh ėshtė pėrballja me ekstremizmin e dhunshėm nė tė gjitha format e tij. Nė Ankara e bėra tė qartė qė Amerika nuk ka qenė dhe nuk do tė jetė nė luftė me islamin. Kjo nuk do tė thotė se nuk do t‘i kundėrvihemi ekstremizmit tė dhunshėm qė paraqet njė kėrcėnim tė madh ndaj sigurisė sonė. Kjo, sepse ne jemi kundėr asaj ēka tė gjithė njerėzit janė: vrasjes sė burrave, grave, fėmijėve tė pafajshėm. Edhe detyra ime si President ėshtė mbrojtja e amerikanėve.
Situata nė Afganistan tregon qėllimet e Amerikės dhe nevojėn pėr tė punuar sė bashku. Rreth 7 vjet mė parė, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dolėn kundėr Al-Kaedės dhe talebanėve dhe u mbėshtetėn shumė edhe nga komuniteti ndėrkombėtar. Kjo nuk ishte rastėsi, por nevojė. Jam i ndėrgjegjshėm qė ka nga ata qė dyshojnė apo justifi kojnė ngjarjet e 11 shtatorit, por le tė jemi tė qartė pėr diēka: Al-Kaeda vrau atė ditė 3000 vetė. Viktimat ishin gra, burra, fėmijė tė pafajshėm nga Amerika dhe vende tė ndryshme tė botės qė nuk kishin dėmtuar askėnd. Megjithatė, Al-Kaeda zgjodhi t‘i vrasė kėta njerėz nė mėnyrė tė pamėshirshme, mori pėrsipėr sulmin e madje edhe tani thekson se ėshtė e vendosur qė tė kryejė vrasje masive. Ata kanė bashkėpunėtorė nė shumė vende dhe po pėrpiqen qė tė zgjerohen. Kjo nuk ėshtė njė ēėshtje e debatueshme, por fakt me tė cilin duhet tė pėrballesh. Le tė mos gabojmė: ne nuk duam qė tė mbajmė trupat tona nė Afganistan. Ne nuk po kėrkojmė baza ushtarake aty. Humbja e grave dhe burrave nė luftė ėshtė shumė e rėndė pėr Amerikėn. Kjo ka kosto tė madhe politike dhe materiale. Do tė ishim shumė tė lumtur qė tė kthenim nė shtėpi tė gjithė trupat tona, nėse do tė kishim besim se nė Afganistan dhe Pakistan nuk do tė kishte ekstremistė tė dhunshėm, tė vendosur qė tė vrasin sa mė shumė njerėz. Por e vėrteta nuk ėshtė kėshtu.
Nuk bėhet fjalė nė kėtė rast. Pėr kėtė arsye kemi partneritet me 46 vende tė ndryshme dhe pavarėsisht kostos, zotimi i Amerikės nuk do tė zbehet pėr asnjė ēast. Nė fakt, askush nuk duhet t‘i tolerojė kėta ekstremistė. Ata kanė marrė jetėn e shumė njerėzve nė shumė vende tė ndryshme tė botės. Kanė marrė jetėn e njerėzve nga besime tė ndryshme fetare dhe mbi tė gjitha kanė marrė jetėn e myslimanėve. Veprimet e tyre bien nė kundėrshtim me Kuranin e Shenjtė, qė thotė se ai qė vret njė tė pafajshėm, ėshtė njėsoj sikur tė kishte vrarė gjithė njerėzimin, dhe ai qė shpėton njė njeri tė vetėm, ėshtė njėsoj si tė kishte shpėtuar gjithė njerėzimin. Besimi i kaq shumė njerėzve ėshtė shumė mė i madh se urrejtja e disave. Islami nuk ėshtė pjesė e problemit nė luftėn kundėr ekstremizmit tė dhunshėm. Ai ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e promovimit tė paqes. Ne dimė gjithashtu se fuqia ushtarake e vetme nuk mund ta zgjidhė problemin nė Afganistan dhe nė Pakistan. Kjo ėshtė arsyeja se pėrse kemi planifi kuar qė tė investojmė 1.5 miliardė dollarė ēdo vit gjatė njė periudhe 5-vjeēare nė Pakistan, pėr ndėrtimin e shkollave dhe spitaleve, rrugėve dhe bizneseve, si dhe ndihmės ndaj miliona vetėve qė janė zhvendosur pėr shkak tė luftimeve. Le tė ndalemi edhe te ēėshtja e Irakut. Ndryshe nga rasti i Afganistanit, lufta nė Irak ishte njė luftė zgjedhjeje, qė provokoi shumė kundėrshtime nė vendin tim dhe nė tė gjithė botėn mbarė. Megjithatė, unė mendoj se irakianėt tani janė mė mirė se nėn regjimin e Sadam Huseinit dhe besoj se ato ēka ndodhėn nė Irak, i kujtuan Amerikės se sa e rėndėsishme ėshtė tė pėrdorėsh diplomacinė dhe tė marrėsh njė konsensus ndėrkombėtar pėr zgjidhjen e problemeve. Pėr kėtė, mund tė kujtojmė fjalėt e Thomas Xhefersonit: "Shpresoj se menēuria jonė do tė rritet paralelisht me pushtetin dhe do tė na mėsojė se sa mė pak ta pėrdorim pushtetin, aq mė i madh do tė jetė ai". Sot, Amerika ka njė pėrgjegjėsi tė dyfi shtė: tė ndihmojė Irakun qė tė farkėtojė njė tė ardhme mė tė mirė dhe ta lėrė atė nė duart e irakianėve. Ua kam bėrė tė qartė irakianėve se nuk kemi ndėrmend tė ngremė baza dhe tė pretendojmė pjesė tė territorit irakian, apo qofshin kėto edhe burime. Sovraniteti i Irakut u takon irakianėve. Pėr kėtė arsye urdhėrova largimin e ushtarėve tanė gushtin e ardhshėm. Pėr kėtė arsye do tė respektojmė marrėveshjen tonė me qeverinė irakiane, tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike pėr largimin e tė gjitha trupave luftuese nga Iraku nė korrik dhe largimin e tė gjitha trupave nė pėrgjithėsi deri nė vitin 2012. Ne do ta ndihmojmė Irakun qė tė trajnojė forcat e tij dhe tė zhvillojė ekonominė, por do tė mbėshtesim njė Irak tė sigurt dhe tė bashkuar si njė partner dhe kurrė nė pozicionin e njė shteti mė tė fortė.
Sė fundmi, duke qenė se Amerika nuk mund ta tolerojė kurrė dhunėn nga ekstremistėt, ne nuk duhet t‘i ndryshojmė kurrė parimet tona. 11 shtatori ishte njė traumė e madhe pėr vendin tonė. Frika dhe inati qė provokoi kjo ngjarje, ishte e paēmuar, por nė disa raste na bėri qė tė sillemi nė kundėrshtim me idealet tona. Ne po marrim hapa konkretė pėr tė ndryshuar. Unė kam ndaluar plotėsisht pėrdorimin e torturės nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe kam urdhėruar mbylljen e burgut tė Guantanamos vitin e ardhshėm.
Kėsisoj, Amerika do ta mbrojė veten duke pasur respekt pėr sovranitetin e kombeve dhe ligjin. Kėtė do ta bėjmė nė partneritet me komunitetet myslimane, tė cilat ndodhen gjithashtu tė kėrcėnuara. Sa mė shpejt tė izolohen ekstremistėt, aq mė tė sigurt do tė jemi.

Burimi i dytė i madh i tensionit ėshtė nevoja pėr tė diskutuar nė lidhje me situatėn mes Izraelit, palestinezėve dhe botės arabe. Lidhjet e forta tė Amerikės me Izraelin janė tė njohura. Kjo lidhje ėshtė e pathyeshme. Ajo bazohet nė marrėdhėniet kulturore dhe historike, si dhe nė faktin se aspirata pėr njė shtet hebre i ka rrėnjėt nė njė histori tragjike qė nuk mund tė mohohet.
Nė tė gjithė botėn, hebrenjtė janė pėrndjekur prej shekujsh dhe nė Evropė antisemitizmi kulmoi me Holokaustin. Nesėr do tė vizitoj Buhenvaldin, qė ishte pjesė e njė rrjeti kampesh pėrqendrimi ku skllavėroheshin hebrenjtė, torturoheshin, vriteshin dhe ēoheshin nė dhomat e gazit nga Rajhu i Tretė. 6 milionė hebrenj u vranė, njė numėr mė i madh se ai i banorėve tė Izraelit sot. Tė mohosh kėtė tragjedi ėshtė e pabazė, ėshtė injorancė dhe e urryeshme. Tė kėrcėnosh Izraelin me shkatėrrim, apo tė pėrdorėsh sharje stereotipe ndaj hebrenjve, ėshtė thellėsisht e gabuar dhe kjo i shėrben vetėm risjelljes nė vėmendjen e hebrenjve tė kujtimeve tė dhimbshme, duke ndaluar dhe mohuar njėherazi paqen qė kėrkojnė njerėzit nė kėtė rajon. Myslimanė dhe tė krishterė kanė vuajtur pėr njė atdhe. Pėr mė se 60 vjet ata kanė duruar dhimbjen e zhvendosjes. Shumė presin nė kampet e refugjatėve nė Bregun Perėndimor, Gaza dhe vendet fqinje, pėr njė jetė nė paqe dhe siguri, njė jetė qė nuk e kanė pasur kurrė. Ata durojnė poshtėrimet e pėrditshme, tė vogla e tė mėdha, qė janė pjesė e pushtimit. Le tė mos kemi mė dyshime pėr njė fakt: situata pėr palestinezėt ėshtė tashmė e patolerueshme. Amerika nuk do t‘ua kthejė kurrizin aspiratave tė ligjshme tė palestinezėve pėr dinjitet, mundėsi dhe njė shtet tė vetin.
Pėr dhjetėvjeēarė me radhė ka ndodhur njė katrahurė e vėrtetė: dy popuj me aspirata tė ligjshme, secili syresh me njė histori tė dhimbshme. Ėshtė e lehtė tė tregosh me gisht dhe tė gjykosh: pėr palestinezėt gjykojnė hebrenjtė, pėr zhvendosjet qė shkaktuan themeluesit e Izraelit dhe pėr izraelitėt tė gjykojnė armiqėsinė e sulmeve tė palestinezėve brenda dhe jashtė kufi jve tė vendit. Por nėse do ta shihnim kėtė konfl ikt vetėm nga njėra anė e tij, atėherė do tė ishim tė verbėr ndaj tė vėrtetės. E vetmja zgjidhje pėr tė dyja vendet do tė ishte ajo e dy shteteve, ku izraelitėt dhe palestinezėt tė jetonin nė paqe dhe siguri. Kjo ėshtė nė interesin e Izraelit, interesin e Palestinės, nė interesin e Amerikės dhe nė interesin e botės mbarė. Ja pėrse kam qėllim qė personalisht ta ndjek kėtė rrugė me gjithė durimin qė kėrkon njė detyrė e tillė. Detyrimet mbi tė cilat palėt kanė rėnė dakord nė planin pėr paqe, janė tė qarta. Ėshtė koha pėr paqe, nė mėnyrė qė tė gjithė ne tė mbajmė pėrgjegjėsitė tona. Palestinezėt duhet tė braktisin dhunėn. Rezistenca pėrmes dhunės dhe vrasjeve ėshtė e gabuar dhe e pasuksesshme. Pėr shekuj, zezakėt nė Amerikė kanė vuajtur kamxhikimin dhe pėruljen si skllevėr qė ishin, si dhe turpin e segregacionit. Por ata nuk i fi tuan tė drejtat e tyre pėrmes dhunės. Ishte kėmbėngulja e vazhdueshme pėr idealet e tyre. E njėjta histori mund tė tregohet edhe pėr njerėzit e Afrikės dhe Azisė Jugore: me dhunė nuk shkohet askund. Dhuna nuk ėshtė as shenjė kuraje dhe as pushteti. Nuk ėshtė trimėri tė vrasėsh me raketa foshnjat nė gjumė, apo tė hedhėsh nė erė gratė nėpėr autobusė.
Autoriteti moral nuk fitohet pėrmes dhunės. Dhuna ėshtė dorėzim. Tani palestinezėt duhet tė fokusohen nė ndėrtimin, dhe jo shkatėrrimin. Autoriteti palestinez duhet tė zhvillojė aftėsinė e vet qeverisėse me institucione qė u shėrbejnė nevojave tė popullit. Hamas gjen mbėshtetjen e disa palestinezėve, por edhe ai ka pėrgjegjėsitė e tij. Luajtja e njė roli pėr pėrmbushjen e aspiratave tė palestinezėve dhe unifi kimi i palestinezėve duhet tė jetė parėsor pėr Hamasin, i cili nga ana e tij duhet tė heqė dorė prej dhunės, tė njohė marrėveshjet e sė shkuarės dhe mbi tė gjitha tė drejtėn e Izraelit pėr tė ekzistuar. Nė tė njėjtėn kohė, Izraeli duhet tė kuptojė qė ashtu sikurse ai ka tė drejtė tė ekzistojė, edhe palestinezėt kanė tė drejtė pėr shtetin e tyre. Shtetet e Bashkuara nuk pranojnė legjitimitetin e vazhdimit tė vendosjes sė kolonėve hebrenj nė tokat palestineze.
Kjo dhunon marrėveshjet e mėparshme dhe prish pėrpjekjet pėr arritjen e paqes. Kjo duhet tė marrė fund. Izraeli duhet qė tė pėrmbushė detyrimet e tij ndaj palestinezėve pėr ēėshtjet e punėsimit dhe zhvillimit tė shoqėrisė sė tyre. Kriza e vazhdueshme humanitare nė Gaza ka shkatėrruar familjet palestineze dhe njėherazi kėrcėnon vazhdimisht edhe vetė sigurinė e Izraelit. Pėrparimi nė jetėn e pėrditshme tė palestinezėve duhet tė jetė pjesė e rrugės drejt paqes dhe Izraeli duhet tė ndėrmarrė hapa konkretė pėr tė mundėsuar njė pėrparim tė tillė.
Sė fundmi, shtetet arabe duhet tė kuptojnė se iniciativa arabe pėr paqen ishte njė fillim i rėndėsishėm, por jo fundi i pėrgjegjėsive. Konfl ikti arabo-izraelit nuk duhet tė pėrdoret mė pėr tė shmangur vėmendjen e njerėzve nga probleme tė tjera. Ai duhet tė jetė shkaku pėr veprim, pėr tė ndihmuar palestinezėt qė tė zhvillojnė institucionet e tyre, qė do tė mbėshtesin shtetin e ardhshėm. Pėr njohjen e legjitimitetit tė shtetit tė Izraelit dhe zgjedhjen e progresit ndaj frymės vetėshkatėrruese tė sė shkuarės. Amerika do tė bėjė bashkė politikat e saj me politikat e atyre qė synojnė paqen dhe do t‘i thotė para tė gjithėve ato qė ua thotė privatisht hebrenjve dhe palestinezėve. Ne nuk mund ta imponojmė paqen. Nė veten e tyre shumė myslimanė janė tė bindur qė Izraeli do tė ekzistojė, sikundėr shumė hebrenj janė tė bindur se palestinezėt do tė kenė njė shtet tė tyren. Ka ardhur koha tė veprojmė e tė realizojmė atė qė tė gjithė e mendojnė si tė vėrtetė.
Shumė lot janė derdhur. Shumė gjak ėshtė derdhur. Tė gjithė ne kemi pėrgjegjėsi pėr tė punuar pėr ditėn kur nėnat e izraelitėve dhe palestinezėve do t‘i shohin fėmijėt tė rriten pa frikė, kur Toka e Shenjtė e tri besimeve mė tė mėdha tė planetit do tė jetė vendi i paqes, vendi qė Zoti kishte ndėrmend tė ishte, kur Jerusalemi do tė jetė njė shtėpi e sigurt pėr myslimanėt, hebrenjtė e tė krishterėt dhe njė vend pėr tė gjithė fėmijėt e Abrahamit, njė vend ku ata tė jetojnė nė paqe e sė bashku, si nė tregimin e Izras, ku Moisiu, Jezusi dhe Muhameti (paqja qoftė mbi tė) luteshin sė bashku.

Ēėshtja e tretė ka qenė njė shkak tensioni mes Shteteve tė Bashkuara dhe Republikės Islamike tė Iranit. Pėr shumė vite, Irani e ka pėrcaktuar qėndrimin e tij pjesėrisht pėrmes opozitės qė i ka bėrė vendit tim dhe mes tė dyja vendeve ka njė histori tė trazuar. Nė mesin e Luftės sė Ftohtė, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės luajtėn njė rol tė caktuar pėr pėrmbysjen nga pushteti tė njė qeverie iraniane tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike. Qė nga Revolucioni Iranian, Irani ka luajtur rolin e tij nė aktet e dhunės apo pengmarrjeve ndaj qytetarėve amerikanė ushtarakė, apo civilė. Kjo ėshtė njė histori qė tė gjithė e dimė. Por nė vend qė tė qėndroja i ngėrthyer nė tė shkuarėn, unė ua bėra tė qartė liderėve tė Iranit dhe popullit tė tij se vendi im ėshtė i pėrgatitur qė tė ecė pėrpara. Tani ēėshtja ėshtė se ēfarė tė ardhmeje kėrkon tė ndėrtojė Irani?
Do tė jetė e vėshtirė qė tė tejkalohen menjėherė dhjetėvjeēarėt e mosbesimit, por ne do tė vazhdojmė me kurajė, korrektėsi dhe vendosmėri. Ka shumė ēėshtje pėr tė diskutuar mes tė dyja vendeve dhe ne jemi tė gatshėm qė tė ecim pėrpara pa parakushte nė bazėn e respektit reciprok. Por ėshtė e qartė pėr tė gjithė se kur bėhet fjalė pėr armėt bėrthamore ne kemi mbėrritur nė njė pikė vendimtare. Kjo nuk ka tė bėjė vetėm me interesat amerikane. Kjo ka tė bėjė me parandalimin e njė gare tė armėve bėrthamore nė Lindjen e Mesme qė do ta ēonte rajonin dhe mbarė botėn nė njė rrugė shumė tė rrezikshme. Unė i kuptoj ata qė protestojnė nė lidhje me faktin qė disa vende kanė armė bėrthamore e tė tjera vende nuk kanė. Asnjė vend i vetėm nuk duhet tė vendosė, apo tė zgjedhė se cili vend duhet, apo nuk duhet tė ketė armė bėrthamore. Ja pėrse unė rikonfi rmoj zotimin e Amerikės pėr njė botė nė tė cilėn asnjė vend nuk ka armė bėrthamore dhe ēdo vend, pėrfshi Iranin, tė ketė tė drejtėn e eksesit nė energjinė bėrthamore pa i pėrdorur ato pėr shkaqe luftarake. Ky zotim ėshtė nė thelbin e marrėveshjes dhe jam i bindur qė tė gjitha vendet nė rajon mund ta arrijnė kėtė objektiv.

Ēėshtja e katėrt ka qenė kundėrshtia pėr promovimin e demokracisė gjatė viteve tė fundit dhe kundėrshtia mė e madhe ka tė bėjė me luftėn nė Irak. Mė lejoni tė jem i qartė pėr diēka: asnjė sistem qeverisės mund, apo duhet t‘i imponohet njė tjetri. Kjo nuk e zbeh aspak zotimin tim. Ēdo komb i jep jetė kėtij parimi nė mėnyrėn e tij origjinale, bazuar nė traditėn e popullit tė tij. Amerika nuk mendon se di gjithēka qė ėshtė e mirė pėr tė gjithė, por jam i bindur se tė gjithė njerėzit, pavarėsisht vendit, kanė mall pėr disa gjėra: aftėsinė pėr t‘u folur me mendje dhe pėr tė pasur zėrin e tyre nė mėnyrėn e qeverisjes, besimit te ligji dhe administrimit tė barabartė tė drejtėsisė, njė qeverie transparente qė nuk vjedh nga populli lirinė pėr tė jetuar sipas asaj qė zgjedh. Kėto nuk janė vetėm ide amerikane, ato quhen tė drejta tė njeriut dhe kjo ėshtė arsyeja pse ne i mbėshtesim kudo qofshim. Qeveritė qė mbėshtesin kėto tė drejta janė mė tė stabilizuara, mė tė suksesshme dhe tė sigurta. Shtypja e ideve nuk sjell aspak zhdukjen e tyre. Amerika respekton tė drejtėn e gjithė zėrave tė paqtė dhe pro ligjit qė tė dėgjohen kudo nė botė, edhe nėse ne mund tė mos jemi dakord me ta. Ne do t‘i mirėpresim tė gjitha qeveritė e zgjedhura nė mėnyrė paqėsore, me kusht qė ato tė qeverisin me respekt popujt e tyre. Kjo ēėshtje e fundit ėshtė e rėndėsishme, sepse ka disa qė bėjnė avokatin e demokracisė, vetėm kur nuk janė nė pushtet. Sapo vijnė nė pushtet shndėrrohen nė shtypės tė pamėshirshėm tė tė drejtave tė tė tjerėve.

Ēėshtja tjetėr pėr tė cilėn dua tė fl as ėshtė liria e besimit. Islami ka njė traditė krenare tolerance. Kėtė e shohim nė historinė e Andaluzisė dhe Kordobės gjatė periudhės sė Inkuizicionit. Kėtė e kam parė edhe vetė personalisht nė Indonezi, aty ku kristianėt e devotshėm adhuronin lirshėm Zotin e tyre nė njė vend mysliman. Ky ėshtė shpirti qė na duhet sot. Njerėzit nė ēdo vend duhet tė jenė tė lirė tė zgjedhin dhe tė jetojnė besimin e tyre bazuar nė atė ēka u thotė zemra, mendja e shpirti. Kjo tolerancė ėshtė thelbėsore pėr fenė, por sfi dohet nė mėnyra nga mė tė ndryshmet. Mes disa myslimanėve ka njė tendencė shqetėsuese pėr tė matur devotshmėrinė e njė besimi me masėn e dėnimit tė njė besimi tjetėr. Pasuria e diversitetit tė feve duhet tė mbetet. Ēarjet duhet tė mbyllen edhe mes vetė myslimanėve, pėr shembull ato mes sunitėve dhe shiitėve qė kanė shkaktuar dhunė e tragjedi, veēanėrisht nė Irak. Liria e besimit ėshtė qendrore pėr njerėzit pėr tė jetuar sė bashku. Ne duhet gjithmonė tė analizojmė mėnyrat e mbrojtjes sė saj. Pėr vendet perėndimore ėshtė e rėndėsishme qė tė shmangim pengimin e myslimanėve pėr tė praktikuar fenė ashtu sikundėr ata e kanė mė pėr mbarė, pėr shembull nė rastin e veshjes. Nuk duhet tė shfaqim armiqėsi ndaj asnjė feje nė emėr tė liberalizmit. Nė fakt besimi duhet tė na bėjė bashkė. Ja pėrse po farkėtojmė projekte tė Amerikė qė bėjnė bashkė tė krishterėt, myslimanėt dhe hebrenjtė. Ja pėrse mirėpresim pėrpjekjet e Mbretit Saudit Abdullah pėr dialogun ndėrfetar dhe lidershipin e Turqisė nė Aleancėn e Civilizimeve. Nė tė gjithė botėn ne duhet ta shndėrrojmė dialogun nė njė shėrbim ndėrfetar, kėsisoj urat mes njerėzve do tė vendosen.

Ēėshtja e gjashtė ka tė bėjė me tė drejtat e grave. E di se ka debat nė lidhje me kėtė ēėshtje. Unė nuk jam me mendimin e disave nė Perėndim, qė njė grua qė zgjedh tė mbulojė fl okėt nuk ėshtė e barabartė me njė tjetėr qė nuk e bėn kėtė zgjedhje, por besoj se njė gruaje qė i mohohet shkollimi i ėshtė mohuar barazia. Dhe nuk ėshtė rastėsi qė vendet ku gratė janė tė shkolluara mirė janė mė tė begata nga ato ku gratė shtypen. Tani mė lejoni tė jem i qartė: ēėshtjet e barazisė sė grave nuk janė njė ēėshtje vetėm e Islamit. Nė Turqi, Pakistan, Bangladesh dhe Indonezi ne kemi parė shumicėn myslimane qė tė zgjedhė njė grua si lideren e tij. Ndėrkohė lufta pėr barazitė mes burrit dhe gruas vazhdon edhe nė shumė aspekte tė jetės amerikane dhe nė vende tė ndryshme nė tė gjithė botėn. Bijat tona mund tė kontribuojnė nė shoqėrinė tonė, sikundėr edhe bijtė dhe begatia jonė e pėrbashkėt do tė avancohej mė shumė nėse burrat e gratė do tė jepnin gjithė potencialin e fuqisė sė tyre pa kufi zim. Unė nuk mendoj se gratė duhet tė bėjnė tė njėjtat zgjedhje si burrat pėr tė qenė tė barabarta me ta. Dhe respektoj ato gra qė zgjedhin njė rol tradite pėr veten e tyre. Por kjo vetėm nė rast se ato janė tė lira nė zgjedhjen e tyre. Ja pėrse Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė bėjnė partneritet me ēdo vend me shumicė myslimane, qė synon shkollimin e femrave dhe do tė ndihmojnė gratė e reja tė punėsohen nė projektet e mikro-fi nancės, e mbi tė gjitha, ndihmojnė njerėzit tė bėjnė realitet ėndrrat e tyre. Sė fundi, dua tė diskutoj zhvillimin ekonomik.
E di se pėr shumė globalizimi ėshtė kontradiktor. Interneti dhe televizioni sjellin dije dhe informacion, por edhe seksualitet tė tepruar dhe shumė dhunė. Tregtia mund tė tė sjellė pasuri dhe mundėsi, por edhe tė ndryshojė shumė komunitetet. Nė tė gjitha kombet, pėrfshi kombin tim, ky ndryshim mund tė sjellė frikė. Frikė se pėr shkak tė modernitetit mund tė humbasim kontrollin mbi zgjedhjet tona ekonomike, mbi politikėn dhe mbi tė gjitha mbi identitetin tonė. Kėto gjėra janė vlerat mė tė mėdha qė ndajmė me komunitetet dhe familjet tona. Por unė e di gjithashtu se pėrparimi njerėzor nuk mund tė mohohet. Nuk duhet tė ketė kontradiktė mes modernes dhe traditės, sepse vende si Japonia dhe Koreja e Jugut kanė arritur njė zhvillim tė madh ekonomik, duke ruajtur edhe traditat dhe kulturėn e tyre. Kjo ėshtė e vėrtetė edhe nė rastrin e Kuala Lumpurit apo Dubait. Nė lashtėsi dhe nė kohėn tonė, komunitetet myslimane kanė qenė nė avangardė tė zhvillimit dhe shkollimit. Shumė shtete tė Gjirit Persik pėrjetojnė njė pasuri e begati tė madhe si pasojė e naftės sė nėntokės sė tyre dhe disa vende tė tjera po pėrqendrohen nė zhvillimin e mėtejshėm. Por tė gjithė sė bashku duhet tė jemi tė vetėdijshėm se shkollimi dhe novacioni do tė jenė monedha e shekullit tė 21-tė. Ndėrsa nė tė shkuarėn Amerika ka pasur mė shumė interes nė naftėn dhe gazin e vendeve tė Gjirit, nė tė ardhmen interesat do tė jenė mė tė mėdha. Pėr sa i pėrket shkollimit, ne do tė nisim programet e shkėmbimit dhe shtojmė bursat e studimit, si ato qė sollėn tim at nga Afrika nė Amerikė pėr tė studiuar dhe do tė nxisim mė shumė amerikanė tė studiojnė nė vendet myslimane. Do tė investojmė te mėsuesit online dhe do tė krijojmė njė rrjet tė ri online nė mėnyrė qė adoleshentėt e Kansasit tė mund tė komunikojnė nė moment me atė tė Kajros. Pėr sa i pėrket shkencės dhe teknologjisė do tė lanēojmė njė fond tė ri pėr tė mbėshtetur zhvillimin teknologjik nė vendet me shumicė myslimane dhe do tė ndihmojmė nė transferimin e ideve tė tyre nė tregun punės, nė mėnyrė qė tė krijohen vende pune. Do tė hapim qendra shkencore nė Afrikė, Lindjen e Mesme dhe Azinė Juglindore dhe do tė caktojnė tė dėrguar tė posaēėm pėr ēėshtjet shkencore qė tė bashkėpunojnė nė programet qė zhvillojnė burime tė reja energjetike, qė krijojnė vende pune ekologjike etj. Sot po njoftoj pėr njė pėrpjekje tė re globale me Organizatėn e Konferencės Islamike pėr ērrėnjosjen e poliomielitit. Dhe do tė zgjerojmė edhe partneritetin me komunitetet myslimane pėr tė promovuar shėndetin e nėnės dhe fėmijės. Tė gjitha kėto duhet tė bėhen nė partneritet. Amerikanėt janė tė gatshėm qė tė bashkojnė forcat me qytetarėt dhe qeveritė, organizatat e komunitetet, liderėt fetarė dhe bizneset e komuniteteve myslimane nė tė gjithė botėn pėr tė ndihmuar njerėzit pėr njė jetė mė tė mirė.

Ēėshtjet qė pėrshkrova mė sipėr nuk janė tė thjeshta, por ne kemi pėrgjegjėsinė pėr t‘u bėrė bashkė nė emėr tė botės qė duam, njė bote qė nuk kėrcėnohet nga ekstremistėt dhe njė bote me trupat amerikane nė shtėpi, njė bote ku hebrenjtė dhe palestinezėt janė tė sigurt nė shtetet e tyre dhe energjia bėrthamore pėrdoret vetėm pėr qėllime civile, njė bote ku qeveritė janė nė shėrbim tė qytetarit dhe tė drejtat e gjithė bijve tė Zotit respektohen. Kėto janė interesat e pėrbashkėta. Kjo ėshtė bota qė kėrkojmė dhe qė mund ta realizojmė vetėm sė bashku. E di qė janė tė shumtė ata, myslimanė ose jo, qė e vėnė nė dyshim kėtė fi llim tė ri. Disa janė tė etur pėr fl akėt e ndarjes dhe i bėjnė pritė progresit. Disa tė tjerė sugjerojnė se nuk ia vlen pėrpjekja, sepse fati ynė ėshtė mosmarrėveshja dhe civilizimet janė tė destinuara tė pėrplasen. Tė tjerė janė thjesht mosbesues nė lidhje me ndryshimet. Ka shumė frikė, shumė mosbesim, por nėse zgjedhim tė mbesim tė lidhur me tė shkuarėn nuk do tė mund tė ecim kurrė pėrpara. Unė dua veēanėrisht tė them se tė rinjtė e ēdo feje, nė ēdo vend, ju mbi tė gjitha e keni aftėsinė e tė bėrit tė botės. Tė gjithė e ndajmė kėtė botė sė bashku pėr njė periudhė tė shkurtėr kohe. Ēėshtja ėshtė nėse kėtė kohė e kalojmė tė pėrqendruar tek ato qė na ndajnė, apo tek ato qė na bashkojnė, apo te zotimi pėr gjetjen e tė pėrbashkėtave, tek e ardhmja e fėmijėve tanė dhe respekti pėr dinjitetin e gjithė qenieve njerėzore. Ėshtė mė e lehtė tė nisėsh luftėra se sa t‘i pėrfundosh ato. Ėshtė mė e lehtė tė fajėsosh tė tjerėt se tė shohėsh brenda vetes, tė shohėsh atė ēka ke tė pėrbashkėt me dikė e pastaj kėtė ta ndash. Por ne duhet tė zgjedhim rrugėn e duhur, qė shpesh mund tė mos jetė mė e lehta. Ka gjithashtu njė rregull qė ndodhet nė bazėn e ēdo feje, ajo qė ne duhet t‘i bėjmė tė tjerėve atė qė do tė donim tė tjerėt tė bėnin pėr ne. Kjo e vėrtetė nuk njeh kufi j njerėzish dhe kombesh. Ėshtė njė besim i vjetėr, qė nuk ėshtė i bardhė, apo i zi, i krishterė, apo mysliman, apo hebre. Ėshtė njė besim qė ka pulsuar qė nė djepin e civilizimit dhe qė rreh ende zemrėn e miliona vetėve. Ėshtė besimi te tė tjerėt ai besim qė mė solli sot kėtu. Ne kemi pushtetin tė ndėrtojmė botėn qė duam, por vetėm nėse kemi kurajėn pėr tė nisur njė fi llim tė ri, duke pasur nė mendje atė qė ėshtė shkruar.
Kurani i Shenjtė na thotė: "O njerėzim! Tė kemi krijuar nė formėn e mashkullit dhe femrės dhe me kombe e fi se nė mėnyrė qė tė njihni njėri-tjetrin".
Bibla na thotė: "Tė bekuar janė paqebėrėsit, sepse ata do tė quhen bij tė Zotit".
Njerėzit e botės mund tė jetojnė sė bashku nė paqe.
Ne e dimė se ky ėshtė vizioni i Zotit.
Tani, kjo duhet tė jetė detyra jonė edhe kėtu nė Tokė.
Ju falėnderoj dhe paqja e Zotit qoftė me ju. © Gazeta Shqip - 2006-2008
Gazeta Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com