Albatlanta

Pronat, si dėshtoi projekti i PD-sė
ARD KOLA

Kompensimi, me ritmin aktual procesi mbyllet pas disa shekujsh. Fatura financiare, nė rritje

Skema e Partisė Demokratike, kur erdhi nė pushtet, pėr tė kthyer dhe kompensuar pronat, nė kufijtė maksimalė, duket gjerėsisht e dėshtuar. Mendohet se janė tė paktėn mbi 70 mijė ish-pronarė, qė nuk e kanė marrė ende pronėn e tyre, ndėrsa nė mandatin qeverisės tė demokratėve, vetėm 500 individėve iu njoh e drejta e kompensimit. Tjetėr fakt qė krijon bindjen e njė skeme qė nuk funksionoi ėshtė fatura financiare, e cila rritet ēdo vit. Shifrat janė tė ndryshme, por nga llogaritjet e bėra del njė faturė kompensimi, tė paktėn pėr Tiranėn, nė rreth 8.8 miliardė euro, kurse nė katėr vjet, qeveria ka akorduar rreth 20 milionė euro pėr kompensimin. Duke parė kėta faktorė, edhe vet qeveria e ka krijuar bindjen se procesi i kthimit dhe kompensimit tė pronės nuk do tė pėrfundojė kurrė, jo mė nė 2009, por as nė 2014, sikurse thuhet nė strategjinė e qeverisė. Aktualisht moszgjidhja e ēėshtjes sė pronės po mban peng investimet e huaja, duke u mjaftuar vetėm me privatizimet.

E vėrteta

Ēmimi mesatar i kompensimit, i njohur nga qeveria, tė paktėn pėr Tiranėn ėshtė diku te 40 mijė lekė pėr metėr katror, ndėrsa sipas Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronės (AKKP) janė rreth 22 milionė metėr katrorė, pronė qė duhet kthyer, fizikisht ose me mjete financiare. Nga kjo del se fatura financiare, pėr Tiranėn ėshtė rreth 8.8 miliardė euro, tregues i qartė se procesi i kompensimit me fondet qė akordon qeveria do tė vijojė edhe pas 6-7 shekujsh. Ish-pronarėt ankohen se nuk kanė informacionin e duhur rreth procesit qė po ndjek qeveria pėr kthimin fizik ose monetar tė pronės. Ata thonė se ēdo llogaritje dhe pretendim nė qėndrimet rreth procesit, i referohet shifrave tė dala pėr herė tė fundit zyrtarisht nė vitin 2007. Kur erdhi nė pushtet, e djathta kishte bindjen se "pronat do tė kthehen fizikisht kudo ku ėshtė e mundur dhe nė ēdo rast tjetėr ato do tė kompensohen nė natyrė me troje turistike apo nė vlerėn e tregut". Tė paktėn nė troje turistike nuk ka ndodhur asnjė kompensim, sikurse u premtua, kurse nė mjete monetare, janė dhėnė rreth 20 milionė euro nga ku kanė pėrfituar gati 500 familje ish-pronarėsh. Ritmi ėshtė tepėr i ngadaltė dhe ēdo vonesė rrit detyrimisht faturėn financiare, pasi ēmimi i tokės merr njė vlerė gjithnjė e mė tė madhe. Ēdo vit qeveria ka rishikuar ēmimin e tokės pėr metėr katrorė, pėr efekt tė kompensimit monetar, pėr t‘iu pėrshtatur realitetit, qė gjithsesi mbetet larg tregut. Ish-pronarėt deklarojnė me bindje se janė tė zhgėnjyer nga politika nė tėrėsi dhe se mendojnė rishikimin e strategjisė. "Pėr legalizimet, qeveria pėrdor ēmim 10 dollarė/metri katror, ndėrsa pėr kompensimin monetar, vlera pėr Tiranėn ėshtė 250 dollarė, pėr rajonet periferike. Vetėm kėtu mund tė shikosh kontradiktėn. Tokat e zėna padrejtėsisht po shiten me ēmime tepėr tė lira, pėr rrjedhojė, gjetja e parave pėr ish-pronarėt bėhet mė e vėshtirė", thotė pėr "Shqip" Myrshit Vorpsi, pėrfaqėsues i Shoqatės sė ish-Pronarėve. Reagimi i qeverisė nė kėtė pikė ėshtė i gatshėm, kur vlerėson se nga procesi i legalizimeve do tė ēlirohen gati 8 miliardė euro pasuri. Nė rang vendi janė rreth 80 milionė metėr katror tokė, qė u takon ish-pronarėve, ku nga kėto, rreth 2 milionė janė nė Tiranė dhe gati 125 mijė janė tokė bujqėsore. Tjetėr shqetėsim shikohet ndarja e tokės bujqėsore, qė pėr ish-pronarėt vlerėsohet e padrejtė. "Do tė amendohet ligji aktual, duke eliminuar kufizimet diskriminuese tė tij", ishte premtimi i qeverisė demokrate, e cila i referohet Ligjit 7105, i cili u bllokua vetėm nė fund tė 2008-s, dy vjet e gjysmė pas ardhjes nė pushtet tė sė djathtės. Kur ka mbetur edhe njė muaj nga zgjedhjet, qeveria "Berisha" nuk e di ekzaktėsisht se ēfarė ka ndodhur me tokat e ndara sipas Ligjit 7105, pasi dhe komisioni i ngritur posaēėrisht pėr tė ėshtė bllokuar. Pėr tė gjetur njė zgjidhje, qeveria shtyu afatin e Komisionit tė Verifikimit tė Titujve tė Pronėsisė, por ende nuk ka njė tė dhėnė se sa ėshtė sipėrfaqja e tokės, qė ėshtė ndarė padrejtėsisht, duke ia mohuar pronarit tė vėrtetė.

Tjetėr formė kompensimi shikohet ai fizik, por edhe nė kėtė pikė, nuk ka rezultat konkret, pasi jo tė gjitha institucionet kanė paraqitur tokat e lira, kurse nė bregdet, ashtu siē u premtua, nuk ka asnjė kompensim.

Ish-pronarėt ankohen se nuk kanė informacionin e duhur rreth procesit qė po ndjek qeveria

Strategjia elektorale

Legalizimet, procesi qė ecėn mė shpejt

Nė tė vetmin sektor tė pronės ku ėshtė punuar mbetet ai i legalizimeve tė ndėrtimeve pa leje. Nė rang vendi, numėrohen rreth 350 mijė ndėrtime pa leje dhe aprovimi i certifikatės sė pronėsisė, tani nė prag zgjedhjesh, gėzon tė paktėn 700 mijė individė. Njė manovėr e pastėr politike kur shikon se, procesi i legalizimeve ka ecur mjaft shpejt, duke favorizuar personat qė kanė zėnė padrejtėsisht pronat e atyre individėve qė sot ankohen se nuk po marrin kompensimin. Deri tani janė identifikuar dhe plotėsuar dosjet pėr tė paktėn 200 mijė ndėrtime, ndėrsa iu ėshtė dhėnė aprovimi paraprak pėr 150 mijė tė tjerė. Ēmimi i blerjes sė tokės nga familjet brenda ndėrtimeve pa leje ėshtė tepėr modest, ndėrsa toka ku ėshtė ngritur objekti ka njė pronar tė ligjshėm, i cili nuk po merr paratė, pėr shkak se qeverisė i mungojnė fondet. Nė njė situatė tė komplikuar, qeveria preferoi t‘i japė zgjidhje kategorisė informale, nė numėr mė tė madh, pėrpara ish-pronarėve.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com