Albatlanta

DURRES-KUKES, STREHA PATRIOTIKE E SHARLATANEVE?
Andrea Stefani
Tė kritikosh sot korruptimin e procedurave tė ndėrtimit tė rrugės Durrės-Kukės po shpallet nga pushteti dhe fanatikėt e Kryeministrit Berisha, njė sakrilegj po aq i madh sa ē‘ishte deri para 20 vjetėsh, kritika qė mund t‘i bėhej Kombinatit Metalurgjik. Kush do tė guxonte tė kritikonte kombinatin "Ēeliku i Partisė" do ta kishte hak, jo vetėm damkėn e armikut tė popullit dhe Atdheut, por edhe plumbin. Edhe sot po ndodh nė thelb e njėjta gjė.
Propaganda e pushtetit e shpall ēdo kritikė pėr korrupsion nė investimin gjigant mė tė debatuar nė historinė e Shqipėrisė, si vepėr tė "armiqve" tė Shqipėrisė. Madje, ministri i Jashtėm, Lulzim Basha, gjatė njė debati televiziv, i denoncoi publikisht kritikat ndaj Rrėshen-Kalimashit, si pjesė e njė skenari tė "Sigurimit tė Shtetit"!
Po kush ėshtė armiku i klasės, tradhtari, antipatrioti qė nuk na e dashka rrugėn Durrės-Kukės, e pėr rrjedhojė, edhe bashkimin e shqiptarėve? Na qenka opozita politike, mediat dhe gazetarėt, qė kritikojnė dhunimin e ligjit dhe kostot jo vetėm shumė tė larta, por edhe mjaft tė dyshimta tė saj. Po si i bėhet? Ta shpallėsh sot median dhe opozitėn armike ėshtė antidemokratike dhe pra, antipatriotike. E vetmja mėnyrė qė qeveria tė dalė e larė nga kjo histori nuk ėshtė zhurma pėr vlerėn patriotike tė rrugės, por transparenca e saj nė ndihmė tė njė gjykimi tė pavarur tė akuzave pėr korrupsion.
Prandaj, ėshtė pėr tė ardhur keq dhe e dyshimtė qė, nė vend tė transparencės pėr shpenzimet e investimit dhe bashkėpunimit me drejtėsinė, qeveria ka zgjedhur sabotimin e procesit tė gjykimit tė akuzave pėr abuzim, tė ngritura nga prokuroria. Ėshtė po ashtu e dyshimtė dhe komprometuese pėrpjekja pėr tė mbytur kritikat antikorrupsion, duke spekuluar me vlerėn patriotike tė investimit. Edhe nė kėtė rast, "patriotizmi" po shfaqet si streha e fundit e sharlatanėve dhe e tė korruptuarve.
***
Tjetėr gjė ėshtė tė diskutosh pėr dobinė ekonomike, kombėtare dhe rajonale qė do tė ketė rruga Durrės-Kukės, dhe tjetėr ėshtė tė kėrkosh tė dish nėse mbi 1 miliard euro janė apo jo kosto e pėrligjur e saj. Kur Kryeministri Berisha deklaron se "tuneli ka qenė i vėshtirė dhe i kushtueshėm, por ēmimi i tij ėshtė dhjetėra e qindra herė mė i vogėl se vlera e tij e madhe morale, se bashkimi qė sjell midis njerėzve, se shėrbimi qė u bėn njerėzve e qytetarėve", kjo ėshtė tė diskutosh pėr dobinė e rrugės. Ka dhe propagandė populiste tė tretur nė atė frazė.
Veē, thelbi i debatit nuk ėshtė dobia e rrugės, qė nuk e kundėrshton askush, por kostoja e saj. Dhe mund tė biesh dakord me Kryeministrin dhe tė pranosh se 1 miliard euro ėshtė njė ēmim qindra herė mė i vogėl se dobia praktike e rrugės. Madje, mund tė shtosh se shumėfish mė e madhe do tė mbetej dobia e saj edhe sikur kostoja e rrugės tė kish qenė edhe 2 apo 3 miliardė euro. Por vetėm nėse kėto kosto do tė kishin qenė reale dhe jo rrjedhojė e njė abuzimi. Jo qindra milionė, sa pėrfliten dhe dyshohen, por edhe 1 milion euro mbi kosto, do tė pėrbėnin krim tė pafalshėm pėr interesin e njė publiku me buxhet shumė tė varfėr.

Thelbi i kritikės ka tė bėjė me problemin, nėse kostoja prej mbi 1 miliard eurosh e rrugės Durrės-Kukės ka qenė e pėrligjur apo e shtuar abuzivisht, pėr shkak tė shkeljes sė ligjeve tė shtetit. Dhe nuk ka shqetėsim mė patriotik, sesa ai qė kėrkon tė zbulojė nėse qeveria i pėrdor paratė e taksapaguesve tė varfėr shqiptarė (aq mė tepėr kur ato janė kredi me interesa shumė tė larta, qė do tė shlyhen nė vitet qė vijnė) nė mėnyrėn dhe sasinė qė pėrcakton ligji dhe interesi i publikut.
Nuk ka investigim mė patriotik sesa ai qė kėrkon tė dijė nėse mbi 200 milionė euro (qė nuk u investuan dot nė spitale apo shkolla), iu shtuan rrugės Durrės-Kukės pėr shkak tė kostove reale tė saj, apo si rrjedhojė e abuzimeve tė qeveritarėve dhe zyrtarėve tė lartė? Sepse jo pak pacientė humbin jetėn edhe sot e kėsaj dite, nė spitalet e kalbura, pėr shkak tė mungesės sė ilaēeve, teknikave apo pajisjeve tė kurimit.
Ndaj, ėshtė e drejtė tė mėsojnė nėse ato rreth 200 milionė euro (ose mė shumė apo mė pak) nuk u investuan me urgjencė pėr tė shpėtuar ato jetė tė humbura tashmė, sepse ishte vėrtet mė urgjente, mė e domosdoshme tė shkonin pėr rrugėn e Atdheut.
***
Mjerisht, qeveria "Berisha" nuk ka bėrė asgjė qė tė realizojė njė transparencė tė tillė. Zyrtarėt e akuzuar nga prokuroria pėr abuzim me postin nė vendimmarrjet pėr rrugėn Durrės-Kukės, bėnė gjithēka qė akuza e prokurorisė tė mos pėrfundonte nė gjykatė. Ata refuzuan tė nėnshkruajnė nė kohė njohjen me aktakuzėn ndėrsa pritej tė bėnin tė kundėrtėn, nėse vėrtet do t‘i kishin duart e pastra.
Pushteti i Berishės ushtroi tė gjitha presionet e mundshme mbi prokurorėt dhe gjykatėsit dhe ia arriti ta fusė ēėshtjen e rrugės Durrės-Kukės nė njė impas procedural. Ditėn qė gjykata shpalli pezullimin e ēėshtjes nė fjalė, mė i gėzuari u shfaq nė publik, ai qė duhej tė ishte mė i trishtuari, ministri Lulzim Basha. Pėrse? Sepse bashkė me pezullimin e dosjes, kishte rėnė edhe akuza kundėr tij pėr abuzim me postin.
Ministri i "duarve tė pastra" dukej i kėnaqur qė nuk do tė pėrballej me drejtėsinė, dukej i kėnaqur qė nuk do tė detyrohej t‘i tregonte duart drejtėsisė publike. Dhe sot ky ministėr, qė mesa duket nuk i lan dot duart, prandaj edhe i fsheh, pėrflet ekraneve pėrralla me "Sigurimin e Shtetit", duke u shfaqur edhe mė i egri ndaj lirisė sė kritikės pėr njė rrugė, qė kėrkon ta shpallė tabu "patriotike". Pėrse ėshtė mė i egri kundėr kritikės? Mesa duket ndihet mė i rrezikuari nga ajo. Pėrse i shmanget me tė gjitha dredhitė e mundshme drejtėsisė? Pėrsėri, sepse ndihet i rrezikuar nga ajo.
***
Ėshtė mėkat qė njė vepėr aq e madhe, aq e kushtueshme pėr xhepat e varfėr tė shqiptarėve dhe aq e rėndėsishme si rruga Durrės-Kukės tė fshehė nė tunelet e saj mistere qė nuk po zbardhen dot. Ėshtė mėkat qė, njė ndėrtim aq i madh, tė fshehė nė dosjet e saj, tė pandėshkuar, atė qė ėshtė armiku numėr njė i shtetit dhe Atdheut; korrupsionin. Dhe nuk po i lėnė tė zbardhen kėto mistere ata qė i tremben gjykimit nė dritėn e transparencės, ata qė fshihen pas rrugės, duke e shpallur tabu patriotike kritikėn, dyshimin ndaj abuzimeve qė mund tė jenė bėrė me tė.
Por nuk duhet harruar se nuk ėshtė vetėm opozita qė akuzon, as edhe ca segmente tė medias, pra nuk janė vetėm "armiqtė e Atdheut" qė akuzojnė "shpėtimtarėt e Atdheut" dhe kėrkojnė transparencėn mė tė madhe financiare pėr investimin mė tė madh. Ėshtė organi i prokurorisė, njė institucion i ligjshėm i Republikės, qė ka ngritur njė akuzė pėr abuzim. Duhet ta injorojmė kėtė fakt, duke marrė pėr bazė skėrmitjet e Berishės, shpifjet qė ai lėshon pėr prokurorin e radhės qė heton korrupsionin e tij dhe tė qeverisė sė tij?
Natyrisht qė Berisha do tė thotė se prokuroria ėshtė "e pėrdorur politikisht" dhe ministra si Basha do ta bėjnė atė aleate tė fshehtė tė "Sigurimit tė Shtetit". As mund tė mendohet se do tė ndodhė ndryshe ndonjėherė. Por deri kur nė Shqipėri gjėrat do tė bėhen vetėm ashtu si thotė partia nė pushtet dhe lideri i saj?
Kur do tė vijė ajo ditė qė drejtėsia tė jetė e lirė nga pushteti, nga partia, nga lideri? Kur do tė vijė dita e madhe e lirisė, kur drejtėsia, prokurori, gjyqtari, gazetari tė mos ketė frikė se e shpallin "tradhtar tė Atdheut", vegėl tė Sigurimit tė Shtetit apo tė korruptuar, nėse guxon tė hetojė korrupsionin e liderit, qeverisė apo partisė nė pushtet?

Nė pėrpjekje pėr tė lartėsuar kultin e Berishės, nė mediat dhe kampin berishist po bėhen pėrēapje pėr ta pagėzuar rrugėn Durrės-Kukės, "rruga e Berishės". Ėshtė njė pėrpjekje primitive qė tė kujton kombinatet, uzinat apo qytetet qė mbanin, qė nė gjallje tė diktatorit, emrin e tij. Kėtė vizion tribalo-patriarkal kėrkojnė ta mbėshtesin edhe me zėra perėndimorė, si kongresmeni amerikan Engel, qė e citojnė tė ketė thėnė se, rruga tregon "vizionin e jashtėzakonshėm tė Kryeministrit Berisha", se i kujton vendimin e Presidentit Ajzenhauer pėr tė ndėrtuar njė sistem kombėtar autostradash qė do lidhnin me rrugė ēdo cep tė SHBA-sė. Krahasime mund tė bėhen sa tė duash dhe si tė duash. Por vepra madhėshtore infrastrukturore kanė bėrė jo vetėm presidentėt dhe qeveritarėt demokratė, por ndoshta edhe mė shumė faraonėt, tiranėt, diktatorėt. E sigurt ėshtė qė, nė rast se nė zbatimin e projektit tė Presidentit Ajzenhauer do tė shfaqej korrupsion dhe abuzim me paratė publike, media e lirė e SHBA-sė nuk do ngurronte ta denonconte, prokuroria nuk do ngurronte ta hetonte dhe gjykata nuk do mėnonte tė jepte verdiktin e merituar. Sado patriot tė ishte projekti i Ajzenhauerit. Nė tė kundėrtėn, nė diktatura (si deri dje nėn Enverin), askush nuk do tė guxonte tė kritikonte njė vepėr edhe nė rastet kur ajo mund tė qe njė aventurė industriale apo infrastrukturore. Sepse shpalleshe armik e tradhtar.

Demokracia nuk funksionon kėshtu. Rrallė mund tė ketė nė botė ndonjė vepėr mė madhėshtore se Kanali i Panamasė me anė tė tė cilit, u bashkuan dy oqeane dhe iu kursye shumė kohė mbarė njerėzimit. Por madhėshtia dhe patriotizmi i veprės nuk e pengoi gazetarin dhe pronarin e medias, Jozef Pulitzer, tė denonconte nė gazetėn e tij "World", njė pagesė ilegale prej 40 milionė dollarėsh nga qeveria e SHBA-sė e Presidentit Ruzvelt, bėrė kompanisė franceze tė Kanalit tė Panamasė. Natyrisht, Pulitzerit iu kundėrvunė, e akuzuan pėr shpifje dhe e hodhėn nė gjyq, sepse e vėrteta i dhemb ēdo qeverie, madje edhe asaj mė demokratikes. Por gjyqi i hodhi poshtė akuzat dhe media shėnoi njė fitore mbi qeverinė.

Problemi i qeverisė "Berisha" ėshtė se refuzon tė dalė para drejtėsisė pėr tė dėshmuar me prova korrektesėn financiare e juridike tė investimit qė po kryhet nė rrugėn Durrės-Kukės. Ajo kėrkon tė fshihet pas madhėshtisė sė rrugės dhe ta bėjė tė heshtė antikorrupsionin, duke i kundėrvėnė patriotizmin e veprės. Por kėtu edhe gabon. Sepse nuk ka vepėr mė tė madhe patriotike sesa tė mbrosh ligjin, qė ėshtė themeli i shtetit, lirisė dhe drejtėsisė nė Atdheun tėnd.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com